Page 1 of 6
					
				VLLAZNIA - FLAMURTARI
				Posted: Fri, 02 Nov  2007 , 03:45
				by Shkodrani81
				Si ma , hala se paskeni hap temen e t'shtunen luhet neshja ?! . Ma keni lan mu a? 
 
 
Une prape jam per nje fitore te thelle, 5-1 (Sinani, Kaci, Lici).
 
			
					
				Re: VLLAZNIA - FLAMURTARI
				Posted: Fri, 02 Nov  2007 , 06:57
				by iliriny
				Shkodrani81 wrote:Si ma , hala se paskeni hap temen e t'shtunen luhet neshja ?! . Ma keni lan mu a? 
 
 
Une prape jam per nje fitore te thelle, 5-1 (Sinani, Kaci, Lici).
 
6-1 maj naqe. A me harrove mua?
 
			
					
				
				Posted: Fri, 02 Nov  2007 , 16:39
				by Miri
				thame mor djema me fitu por jo me ja ba m krejt
per mendimin tim 2-0 do ishte rrezultat i pastert.
			 
			
					
				Re: VLLAZNIA - FLAMURTARI
				Posted: Fri, 02 Nov  2007 , 17:39
				by Shkodrani81
				
			 
			
					
				
				Posted: Fri, 02 Nov  2007 , 17:41
				by Shkodrani81
				akaliptos wrote:thame mor djema me fitu por jo me ja ba m krejt
per mendimin tim 2-0 do ishte rrezultat i pastert.
Pse mar m. A te met hatri ty me fitu 5-1 a ?! 

 
			
					
				
				Posted: Fri, 02 Nov  2007 , 18:25
				by Ultras Kuqeblu
				Mendoj se do ti bajme do gola bajagi, 5-0 rezultati them un ,hajde ishalla me kame te mare dhe ket ndeshje.Para VLLAZNIAAAAAAAAAAAA
			 
			
					
				
				Posted: Fri, 02 Nov  2007 , 18:31
				by Ultras Kuqeblu
				Përcaktohen arbitrat e Kategorisë Superiore                                               
Dinamo – Tirana B.Pashaj, D.Koreshi, E.Biçaku 
Partizani - Elbasani Sh.Guçe, A.Pregja, S.Avdo 
Shkumbini – Besa M.Sopjani, S.Zeka, L.Mustafaraj 
Beslidhja – Skenderbeu B.Breshanaj, A.Molla, M.Dervishi 
Vllazia – Flamurtari E.Peza, G.Qiriçi, E.Miho 
Kastrioti – Teuta A.Lulaj, G.Maloku, A.Guçe 
Të gjitha ndeshjet do luhen ditën e shtunë. Ndeshjet do fillojnë në orën 14.00’-të, me përjashtim të përballjes midis Partizanit dhe Elbasanit e cila do luhet me drita në orën 18.00’-të, në stadiumin kombëtar Qemal Stafa.
			 
			
					
				
				Posted: Fri, 02 Nov  2007 , 18:39
				by Miri
				Shkodrani81 wrote:akaliptos wrote:thame mor djema me fitu por jo me ja ba m krejt
per mendimin tim 2-0 do ishte rrezultat i pastert.
Pse mar m. A te met hatri ty me fitu 5-1 a ?! 

 
me ner me than ne rradh te par 
 
 
ne rradh te dyt po me rrin hatri
ne rradh te tret ska rradh te tret 

 
			
					
				
				Posted: Fri, 02 Nov  2007 , 20:25
				by Shkodrani81
				O s'kam qa me t'ba nese te mbet hatri se une nuk e nderroj mendjen. 5-1 tham. 

 
			
					
				
				Posted: Fri, 02 Nov  2007 , 21:40
				by vllaznia1919
				
			 
			
					
				
				Posted: Fri, 02 Nov  2007 , 21:55
				by Shkodrani81
				Jo as 3-0 nuk asht keq. 

 
			
					
				
				Posted: Fri, 02 Nov  2007 , 21:59
				by Edmond-Cela
				une nuk tham se kena me fitu aq fell. se mos harron se nuk i ka kot ato 12 pik flamurtari po se asht skuader e mire
une jam per 2-1
			 
			
					
				
				Posted: Sat, 03 Nov  2007 , 06:16
				by iliriny
				O Admin a din gja me na thane  a kena ndonje shanc me e pa ndeshjen direkt apo jo.
			 
			
					
				Re: VLLAZNIA - FLAMURTARI
				Posted: Sat, 03 Nov  2007 , 06:19
				by iliriny
				
Shife moj naqe se ba mas me pa kritiku Vllaznia nuk kishte ken ne kete vend ku asht tesh. Masandej a nuk e ka meritu a?
 
			
					
				
				Posted: Sat, 03 Nov  2007 , 06:29
				by Shkodrani81
				Pa maj naqe e ka meritu, pa edhe me e lavdu kajher duhet, kur i takon bahet fjale. 

 
			
					
				
				Posted: Sat, 03 Nov  2007 , 11:17
				by vllaznia1919
				
			 
			
					
				
				Posted: Sat, 03 Nov  2007 , 13:01
				by Admin
				Hajt ishalla me nji fitore sot, ja kam pak frike euforise si edhe nenvlersimit te kundershtarit, por besoj se kena me e kalu me sukses kete ndeshje.
Supersport e jep ndeshjen pa nuk e di nqs kam se ku me e lidh.
Nqs doni po ju lidhi ndeshjen e tiranes 

 apo te Partizanit.... 
 
  
, se te Vllaznise nuk kam ku me e lidh.. 
 
   
  
 
			
					
				
				Posted: Sat, 03 Nov  2007 , 13:04
				by Edmond-Cela
				Vllaznia: fitorja ne Durres s’vlen nese nuk kalojme Flamurtarin
Te gjithe jane gezuar natyrisht per fitoren ne Durres aq me teper qe ajo ka qene e paster ne shifrat 3-0. tregoleshi i Sinanit u ka dhene tre pike teper te rendesishme kuqebluve dhe ata tashme ndjehen me te qete sa i takon presionit qe eshte mbi skuadren, ndryshe nga javet e para te kampionatit. Por ne te vertete qetesia ka mbizoteruar deri te merkuren ne darke sepse te enjten ka nisur puna per ndeshjen e rradhes kunder Flamurtarit. Portieri Armir Grima, njekohesisht dhe kapiteni i skuadres shprehet qarte se per te dhe koleget e tij nuk ka asnjehere qetesi deri ne fund te kampionatit. “Te them te drejten presioni ka qene i madh per te fituar ne Durres dhe tashme qe ia arritem sigurisht qe jemi me te lehtesuar. Megjithate kjo nuk vlen dhe shume sepse çdo gje shumezohet me zero nese nuk mundim Flamurtarin. Nese do arrijme edhe kete fitore, pastaj njerezit do na kerkojne fitoren ne Korçe. Kjo do te thote se ne çdo moment jemi nen presion por jemi mesuar tashme me te dhe e rendesishme eshte te bejme sa me mire punen tone. Kur jane rezultatet sigurisht qe ndjehemi edhe me mire dhe ky eshte pikesynimin yne ne çdo takim”-ka thene ai. Edhe vete trajneri Josa thuajse ka te njejten logjike. Fitoren me Teuten e konsideron shume te rendesishme por jo gjithçka. Padiskutim qe ate e ngrohin golat e Sinanit dhe ai ka qene njeriu qe gjithnje ka patur besim tek aftesite e ketij lojtari. Dalja tek goli e ketij lojtari dhe tashme shenimi rregullisht i tyre jane nje plus i madh edhe per skuadren dhe kjo reflektohet qarte tek te gjithe pjestaret e saj. “Ne Durres skuadra luajti shume mire, i zbatoi siç duhet detyrat e dhena dhe si rrjedhoje erdhi edhe fitorja. Me kenaqin serish golat e Sinanit sepse ai eshte lojtar kyç per ne por tashme duhet te mendojme per ndeshjet e tjera. Flamurtari eshte kundershtari i rradhes dhe sigurisht qe ka nje ekip me te mire se Teuta. Kjo duhet te na beje qe ta vleresojme seriozisht kete sfide. Ajo qe nguli kembe une vazhdimisht eshte euforia e lojtareve te tij. Ua kam bere te qarte se nje fitore nuk eshte asgje sepse vjen ndeshja tjeter dhe per rrjedhoje duhet shume kujdes ne çdo takim. Per me teper tani qe edhe kalendari eshte i ngjeshur dhe do kemi ndeshje edhe ne mesin e javes qe vjen ne Korçe. Prandaj e theksova se duhet ta vleresojme seriozisht ndeshjen me Flamurtarin ku nuk duhet te llogarisim asnje rezultat tjeter veç fitores”-ka thene “timonieri” kuqeblu. Vete fakti qe te dy ekipet jane me pike te barabarta ne renditje e ka ngacmuar Josen t’i konsideroje ata te njejte edhe deri para fillimit te ndeshjes prandaj ne fund do shtonte: “SI ne ashtu dhe Flamurtari jemi me pike te barabarta ne renditje dhe duke qene keshtu na duhet qe vleresimi te jete maksimal duke e llogaritur kundershtar te barabarte per nga vlerat me ekipin e Vllaznise. Diferenca nese ka duhet demostruar ne fushen e lojes pastaj”.
			 
			
					
				
				Posted: Sat, 03 Nov  2007 , 13:05
				by Edmond-Cela
				Formacioni pak gjasa per t’u ndryshuar
Mirel Josa eshte trajneri qe nuk i ka shume per zemer levizjet e shpeshta ne formacion. Kjo duket qarte ne punen e tij me secilin skuader ku ka drejtuar dhe po konstatohet edhe tek Vllaznia. Nese ne nje ndeshje te rradhes, skuadra e tij fiton, Josa ne ndeshjen pasuese aktivizon serish te njejtet lojtare. Keshtu pritet te ndodhe edhe per ndeshjen ndaj Flamurtarit ku pritet te jene ne fushe te 11 lojtaret qe fituan ne Durres. Kjo do te thote se lojtare te tille si Delain, Leandro e Sukaj mund ta nisin serish ndeshjen nga stoli. Megjtihate vete Josa ka lene te hapur mundesine e ndonje ndryshimi te vogel sot ne formacion, kupohet per t’iu pershtatur lojes se kundershtarit.
 / Formacioni i mundshem:Grima, Teli, Lici, Kapaj, Hoti, Kotrri, Osja, Lika, Nora, Kaçi, Sinani. Tr:M.Josa
			 
			
					
				
				Posted: Sat, 03 Nov  2007 , 13:07
				by Edmond-Cela
				hajt ishalla fitojm ja kam pak friken flamurtarit po ishalla don zoti dhe fitojm