Page 1 of 1

Alcani, pikëpyetja e vetme për Bicin

Posted: Fri, 11 Feb 2005 , 16:29
by Admin
Alcani, pikëpyetja e vetme për Bicin



Nëse aktivizimi i brazilianit Junior është një lajm i mirë për drejtuesit e Vllaznisë në prag të ndeshjes me Partizanin, një tjetër jo i tillë është ai i gjendjes jo shumë të mirë të Alcanit. Ky i fundit, ndonëse të mërkurën ka luajtur në miqësoren kundër Adës, sërish duket se ka disa probleme që kanë të bëjnë me një dëmtim të hershëm. Bëhet fjalë për një tërheqje muskulare që ai ka pësuar pak kohë më parë dhe ndoshta ajo nuk është rikuperuar ende plotësisht. Megjithatë, ende nuk është e sigurt nëse do të luajë apo jo. Nëse nuk luan, atëherë ka shumë të ngjarë që braziliani Junior të mos luajë në mesfushë, por në repartin e mbrojtjes. Megjithatë, janë gjëra që mbeten për t'u parë deri të dielën.