Page 1 of 1

Armeni - Shqipëri, miqësore më 20 gusht

Posted: Sun, 13 Jul 2008 , 11:12
by Miri
Armeni - Shqipëri, miqësore më 20 gusht


Armenia pritet të jetë kundërshtari i Shqipërisë në miqësoren e 20 gushtit. Takimi nuk do të luhet në Tiranë, por në kryeqytetin armen, Yerevan. Lajmi pohohet nga zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Edhe pse trajneri holandez i Kombëtares sonë, Ari Han, do të donte të luante miqësoren e dytë të tij në Shqipëri, duket se ka pranuar të luajë kundër Armenisë, që renditet e 96-të në FIFA dhe e 39-të në UEFA, ndërkohë që Shqipëria renditet e 100-ta në botë dhe e 42-ta në Europë.

Shqipëria dhe Armenia janë ndeshur dy herë midis tyre në fushatën eliminatore të Kampionatit Botëror “Francë 1998”. Në Tiranë, përfaqësuesja jonë e drejtuar nga Astrit Hafizi barazoi 1-1 (9 nëntor 1996), ndërsa në Yerevan humbëm thellësisht 3-0, më 6 shtator 1997.

Armenia është një vend që ka një sipërfaqe të përafërt me Shqipërinë: 29.800 km2, dhe një popullsi prej 3.3 milionë banorësh.

Trajneri Ari Han do të mbërrijë, më datën 16 korrik në Tiranë, dhe pas vizitës së shkurtër do të udhëtojë drejt Sllovenisë për të parë nga afër ndeshjen Koper-Vllaznia, e vlefshme për turin e parë të Kupës UEFA.

Posted: Tue, 15 Jul 2008 , 20:32
by cmpunkcana
ishalla shqiperia fitoj kete ndeshje kunder armenise

Re: Armeni - Shqipëri, miqësore më 20 gusht

Posted: Wed, 10 Jun 2009 , 19:51
by GOLDIAN
a dihet gja si jena da ne kete ndeshje

Re: Armeni - Shqipëri, miqësore më 20 gusht

Posted: Sat, 20 Jun 2009 , 18:17
by Miri
GOLDIAN wrote:a dihet gja si jena da ne kete ndeshje
Skena lujt hiç :D :D

Re: Armeni - Shqipëri, miqësore më 20 gusht

Posted: Sun, 21 Jun 2009 , 20:10
by GOLDIAN
Miri wrote:
GOLDIAN wrote:a dihet gja si jena da ne kete ndeshje
Skena lujt hiç :D :D
FLM miri per infon
se smu kujtote hic rezultati