Page 1 of 8

Kupa e Shqiperis 2008-2009

Posted: Wed, 29 Oct 2008 , 20:51
by Miri
Ndeshjet e vajtjes së turit të parë i edicionit të 57-të Kupës së Shqipërisë ishin thuajse nën dominimin e skuadrave të mëdha, më përjashtim të Tiranës, që në mungesë të disa lojtarëve titullarë, duket se mbërriti në Pukë për të festuar.

Në Grupin A

Gramozi i vendit të dytë në Kategorinë e Parë nuk mundi t’i rezistojë superioritetit të Shkumbinit, duke humbur në shtëpi 0-2.

Agim Canaj (i kritikuar së fundi në kampionat) kërkoi nga Vllaznia goleadë në Librazhd, që mundi Sopotin 4-0, e katërta fitore në Kupë kundër Sopotit në 7 ndeshje historike

Fitore në transfertë arriti edhe Teuta e Starovës: 1-0 kundër Pogradecit, në ndeshjen e 12-të historik midis tyre (7 fitore Teuta, 3 Pogradeci).

Apolonia pas humbjeve në Superligë është shfryrë ndaj Dajtit: 3-0 në “Skënder Halili” në kryeqytet, në takimin e parë historik midis tyre.

Besa mundi 2-0 Ilirinë e Fushë Krujës, në takimin e parë historik midis tyre.

Dinamo fitoi 1-0 në Patos me Albpetrolin vendas (Kategoria e Dytë) , në të parin takim historik në Kupën e Shqipërisë.

Laçi fitoi derbin me Skënderbeun -dy skuadra të Kategorisë së Parë- me rezultatin e ngushtë 2-1.

Luftëtari i Andrea Çullit barazoi 1-1 në shtëpi me Kastriotin, që tashmë drejtohet nga i mirënjohuri Luan Sengla.

Grupi A
Gramozi-Shkumbini 0-2
Sopoti-Vllaznia 0-4
Pogradeci-Teuta 0-1
Dajti-Apolonia 0-3
Iliria-Besa 0-2
Luftëtari-Kastrioti 1-1
Albpetrol-Dinamo 0-1
Laçi-Skënderbeu 2-1


--------------------------------------------------------------------------------

Në grupin B

Tirana nuk u ndahet barazimeve as në Kupën e Shqipërisë. Madje as kundër Tërbunit të Pukës, në një ndeshej që ka pasur tërësisht ngjyrat e festës: 1-1. Ky ishte barazimi i parë i bardhebluve në tre përballje historike me Tërbunin (2 fitore Tirana)

Flamurtari i Slavko Kovaçiçit luajti tenis me Naftëtarin vendas: 6-1 në Kuçovë, duke siguruar praktikisht dhe kualifikimin për në turin e dytë. Kjo fitore e vlonjatëvë, prishi edhe ekuilibrat e plotë para takimit. Tani në 4 ndeshje, Flamurtari ka 2 fitore kundrejt 1 të Naftëtarit (1 barazim)

Elbasani nuk mund të ndryshonte nga skuadrat e mëdha, duke fituar 3-1 ndaj një emri të njohur si Tomori, por që tani militon në Kategorinë e Dytë. Bilanci pas 14 ndeshjeve: 5 fitore Elbasani, 5 barazime e 4 fitore Tomori.

Skrapari dhe Besëlidhja u ndanë në barazim 2-2 në stadiumin e Lezhës, por që konsiderohet në pikëpamjen statistikore si “shtëpia” e formacionit skrapali pas marrëveshjes midis dy ekipeve për të luajtur në Lezhë.

Trajneri Vasil Bici e nisi aventurën në bankinën e Lushnjë me një barazim të bardhë në Cërrik kundër Turbinës vendase.

Partizani fitoi thellësisht 5-1 në transfertë me Tepelenën, duke i mbyllur kështu llogaritë edhe pse janë ende dhe 90 minuta për t’u luajtur. Në tri përballje midis tyre: tre fitore të Partizanit, 10 gola të shënuar, 2 të pësuar

Grupi B
Tomori-Elbasani 1-3
Tërbuni-Tirana 1-1
Nafëtari-Flamurtari 1-6
Turbina-Lushnja 0-0
Skrapari-Besëlidhja 2-2
Tepelena-Partizani 1-5
Bilisht Sport-Bylis 0-1
Ada-Burreli ?-?

Posted: Wed, 29 Oct 2008 , 20:54
by GOLDIAN
bravo vllaznia
te ka frike sopoti
dridhet nga lemeria

Posted: Wed, 29 Oct 2008 , 23:10
by vllaznia1919
Hahahaha.Kishte ken hata te mas kishin fitu.

Posted: Thu, 30 Oct 2008 , 06:41
by jeti
vllaznia1919 wrote:Hahahaha.Kishte ken hata te mas kishin fitu.
Mos u c'udit, se prej ketyne toneve gjithcka pritet.
Kompeticioni sa ka fillu, qe ne raundin e dyte ka mu diskutu fitorja.

Posted: Thu, 30 Oct 2008 , 09:07
by fpjalmi
un kisha pas qef me na ra me tiranen qysh turrin e dyte te kupes se shqipnise,sepse edhe nese eleminona ,te pakten shterngona fort per titull ka kampionati,sepse nuk kam qefe ma qe vllaznia me e marr kupen e shqipnise ,por kampionatit sepse kena shum kohe qe skena lujt ne kupen e kampioneve

Posted: Fri, 31 Oct 2008 , 22:26
by vllaznia1919
Qamu shterngu ktaj maj naqe.Veq se kan lujt me te rit se as ne Librazhd skishin fitu.

Posted: Sat, 01 Nov 2008 , 03:47
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Qamu shterngu ktaj maj naqe.Veq se kan lujt me te rit se as ne Librazhd skishin fitu.
libraszhdi kur a kriju naqe
se kam nje parandjeje ne 1891 :lol:

Posted: Sat, 01 Nov 2008 , 14:44
by Miri
vllaznia1919 wrote:Qamu shterngu ktaj maj naqe.Veq se kan lujt me te rit se as ne Librazhd skishin fitu.
po edhe me pa humb do ju kishim lan vet:D

Posted: Sat, 01 Nov 2008 , 14:45
by Miri
GOLDIAN wrote:
vllaznia1919 wrote:Qamu shterngu ktaj maj naqe.Veq se kan lujt me te rit se as ne Librazhd skishin fitu.
libraszhdi kur a kriju naqe
se kam nje parandjeje ne 1891 :lol:
O Gold lene mar burr ate muhabet se ita postime shofin skuadrat tjera e manej asht faji tyne qe zbresin ka 100 vjet :lol: :lol:

Posted: Sat, 01 Nov 2008 , 16:26
by vllaznia1919
Ne vitim 1900 asht themelu! :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sat, 01 Nov 2008 , 17:21
by fpjalmi
:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

po elbasani qa pati sot.

me duket se ne elbasan po thojn ,qe elbasani asht kriju nji dite me vllaznine si klub ,por tashti jan tu than qe jan formu nji ore para nesh

:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sun, 02 Nov 2008 , 00:30
by GOLDIAN
Miri wrote:
GOLDIAN wrote:
vllaznia1919 wrote:Qamu shterngu ktaj maj naqe.Veq se kan lujt me te rit se as ne Librazhd skishin fitu.
libraszhdi kur a kriju naqe
se kam nje parandjeje ne 1891 :lol:
O Gold lene mar burr ate muhabet se ita postime shofin skuadrat tjera e manej asht faji tyne qe zbresin ka 100 vjet :lol: :lol:
se di si me erdhi kja puna e sopotit
po thashe afer elbasanit jane e gjithcka pret :D

Posted: Sun, 02 Nov 2008 , 02:30
by fpjalmi
:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sun, 02 Nov 2008 , 14:41
by vllaznia1919
Jane sportdasesha te mdhaj ne at zone.Edhe futbollin e kan shpik njaty kot thojne ne Angli. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sun, 02 Nov 2008 , 14:44
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Jane sportdasesha te mdhaj ne at zone.Edhe futbollin e kan shpik njaty kot thojne ne Angli. :lol: :lol: :lol: :lol:
edhe ngjasojne london-librazhdon :lol:
te dyja fillojne me L :D

Posted: Mon, 03 Nov 2008 , 05:56
by jeti
GOLDIAN wrote:
vllaznia1919 wrote:Jane sportdasesha te mdhaj ne at zone.Edhe futbollin e kan shpik njaty kot thojne ne Angli. :lol: :lol: :lol: :lol:
edhe ngjasojne london-librazhdon :lol:
te dyja fillojne me L :D
Si puna Burrel - Bruksel... :wink:

Posted: Thu, 13 Nov 2008 , 00:48
by fpjalmi
keto jan ndeshjet e turrit te dyte te kupes se shqiperise

Çiftet e turit e dytë
Datë 03.12.2008/17.12.2008
GRUPI A
Skënderbeu - Dinamo
Kastrioti - Besa
Apolonia - Shkumbini
Teuta - Vllaznia
GRUPI B
Burreli - Partizani
Besëlidhja - Elbasani
Lushnja - Tirana
Bylis - Flamurtari

Posted: Tue, 02 Dec 2008 , 20:34
by jeti
Nis neser faza e dyte e Kupes se Shqiperise

Nesër starton faza e dytë e Kupës së Shqipërisë, në të cilën do të përballen 16 skuadra, të ndara në dy grupe, A dhe B. Sfida më interesante në grupin A është ndeshja që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit mes Teutës dhe Vllaznisë, të cilat renditen përkatësisht në vendin e tretë dhe të parë në Superligë.
Në grupin A do të luhen edhe tre sfida të tjera. Kampionët e Dianmos do të udhëtojnë për në Korçë, ku do të luajnë ndaj Skënderbeut, ndërsa Besa do të shkojë në Krujë për t’u përballur me Kastriotin. Ndeshja Apolonia – Shkumbini, është një sfidë në të cilën çdo rezultat është i mundshëm.
Në grupin B, duket se detyrën më të lehtë do ta kenë Partizani dhe Elbasani që do luajnë përkatësisht ndaj Burrelit dhe Besëlidhjes. Takimi Lushnja – Tirana pritet të luhet në fushë asnjanëse pas ngjarjeve të ndodhura në stadiumin e Lushnjes “Roza Haxhiu” këtë fundjavë. Nesër FSHF- do të japë vendimin përsa i përket kësaj ngjarjeje. Sfida e katërt e grupit B është ndeshja Bylis – Flamurtari, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive të kampionatit.

- Ndeshjet e fazës së dytë të Kupës së Shqipërisë.

Grupi A

Skënderbeu-Dinamo

Kastrioti -Besa

Apolonia -Shkumbini

Teuta -Vllaznia

Grupi B

Burreli -Partizani

Besëlidhja -Elbasani

Lushnja -Tirana

Bylis -Flamurtari

Posted: Wed, 17 Dec 2008 , 04:37
by jeti
Ndeshjet Ora Vendi Arbitri

Partizani-Burreli (1-0) 13:30 Kamez Lulaj

Elbasani-Beslidhja (2-2) 13:30 Elbasan Alla

Tirana-Lushnja (4-1) 13:30 Tirane Jorgji

Flamurtari-Bylis (1-1) 13:30 Vlore Meta

Dinamo-Skenderbeu (0-1) 13:30 S.Halili Cekaj

Besa-Kastrioti (2-1) 13:30 Kavaje Dervishi

Shkumbini-Apolonia (0-0) 13:30 Peqin Hoxha

Vllaznia-Teuta (0-1) 13:30 Shkoder Taullau

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Posted: Wed, 25 Feb 2009 , 12:47
by REINIS
Neshjet e sotme:
VLLAZNIA-DINAMO
SHKUMBINI-BESA
FLAMURTARI-PARTIZANI
TIRONA-ELBASANI
Tgjitha neshjet luhen ne 14:30.