Page 1 of 8

VLLAZNIA ____BESA

Posted: Sat, 18 Apr 2009 , 18:26
by fpjalmi
VLLAZNIA BESA

Re: VLLAZNIA ____BESA

Posted: Sat, 18 Apr 2009 , 18:35
by Edmond-Cela
fpjalmi wrote:VLLAZNIA BESA
a e kape edhe nje here mar te kap dreqi a.

ishalla se leshon deri ne fund pra

Re: VLLAZNIA ____BESA

Posted: Sat, 18 Apr 2009 , 18:36
by fpjalmi
KETE JAVE DO LOZIM ME SKUADREN E BESES

mendoj te nje fitore te padiskutueshme e vllaznise.

fatin e kishim kunder me teuten ,duke e shpartalluar per 94 minuta loje .

kam besim te fitorja ME BESEN.

EDHE PSE KETE JAVE HUMBEM MUND TE THEM SE JENA SKUADRA MA E MIRE E KAMPIONATIT dhe po lozim me gjithe shpirt ,ndrysh nga tirana qe jo vetem po blen ndeshjet ndeshjet e saj ,por po blen edhe ndeshjet kundershtare qe vllaznia luan.

jemi 1 pike larg tiranes qe me siguri edhe 3 pikeshin ne javes tjeter me teuten e ka te sigurt duke pa qe tiufozat durresak bertisnin forca tirana ne niko dovana .

mund te them qe nese deri ne ndeshjen e fundit me tiranen do jena 2 pike larg ,atehere mendoj se kjo skuader qe vllaznia tregoj sot ne durres,mendoj se e ka te vdekun kampionatit.

pra vllaznia kete jave mendoj se jo vetem do fitojn me besen ne loro boriqi,por mendoj se zoti shansin e vllaznise qe e mori sot qe e kishte mundesi jo vetem te barazonte me durresin ,por edhe te fitonte ,pra ate shans ai zot te na japin ne ndeshjet ardhshme.

Re: VLLAZNIA ____BESA

Posted: Sat, 18 Apr 2009 , 18:37
by Ujku
Urime Fpjalmi ishalla temat tua na xjerrin kampion.

Re: VLLAZNIA ____BESA

Posted: Sat, 18 Apr 2009 , 18:38
by fpjalmi
edmondi shkruan

a e kape edhe nje here mar te kap dreqi a.

ishalla se leshon deri ne fund pra

_________________________________________-

faleminders mondi :D :D

ishim pa shans ne durres naqe.

kena pas raste jo vetem me fitu,por me fitu thell fort ,dhe me vjen inat qe nje gabim i mbrojtjes sone qe na ndershkoi shum keq

Re: VLLAZNIA ____BESA

Posted: Sat, 18 Apr 2009 , 18:42
by fpjalmi
ujku shkruan

Urime Fpjalmi ishalla temat tua na xjerrin kampion.

__________________________________________________

faleminders ujku , dhe faleminderit per shancin qe na dhe ,ne 8 ndeshjet e shkume duke i fitu tana tema jote,por sot me te vertete nuk kishte shans vllaznia ,edhe pse e shpartallume durresin ,ashtu siq nuk pati shans vllaznia me dinamon ,qe ra tema jeme.

Re: VLLAZNIA ____BESA

Posted: Sun, 19 Apr 2009 , 18:53
by vllaznia1919
Ishalla spo e lshon ma naqe.Por mi kan qu nervat shum me humjen e djeshme.

Re: VLLAZNIA ____BESA

Posted: Sun, 19 Apr 2009 , 19:59
by Man in Redblue
Edmond-Cela wrote:
fpjalmi wrote:VLLAZNIA BESA
a e kape edhe nje here mar te kap dreqi a.

ishalla se leshon deri ne fund pra

E treta, e verteta Pjalmi, kyt rradh do ta nxjerrish Vllaznin kampion :lol: :lol: :lol:

Re: VLLAZNIA ____BESA

Posted: Sun, 19 Apr 2009 , 21:26
by Ujku
Fpjalmi e rendesishme esht me ndjell mir ashtu si ti po ban
ather se a dalim kampion a jo kjo do te shifet.
mundesit jan ranci per momentin ka optimizmi mos te na mungojn.

Re: VLLAZNIA ____BESA

Posted: Sun, 19 Apr 2009 , 22:21
by fpjalmi
v1919 shkruan

Ishalla spo e lshon ma naqe.Por mi kan qu nervat shum me humjen e djeshme.
________________________________________-

ke te drejt vg1919.

mu me duket se sulmi nuk po funksionon

_______________________________________________________________________________-

ujku shkruan

Fpjalmi e rendesishme esht me ndjell mir ashtu si ti po ban
ather se a dalim kampion a jo kjo do te shifet.
mundesit jan ranci per momentin ka optimizmi mos te na mungojn
____________________________________________________________________________

ashtu asht ujku .

__________________________________________________________________

man in red blu

E treta, e verteta Pjalmi, kyt rradh do ta nxjerrish Vllaznin kampion

__________________________________________________________________

man in red blu.

nuk e nxjerri un naqe por lojtaret :D :D :D

Re: VLLAZNIA ____BESA

Posted: Sun, 19 Apr 2009 , 22:24
by fpjalmi
jam shum i sigurte qe loro boriqi do jete plot me besen.

jam kurioz se kush po lun sepse thojn qe sukaj asht shum dobt ,kurse mu me duket sinani.

pse nuk fusin kaqin me lujt mor zot .

shtubina kisha dasht me ken ne sulm iher edhe pse asht mesfushor.

nuk di qa me than por kur merr topin asht shum i shpejt dhe i kaqlon lojtaret si fmi ,dhe mendoj se do kishte ba pune ma shum se sinani dhe sukaj.

Re: VLLAZNIA ____BESA

Posted: Mon, 20 Apr 2009 , 13:30
by Skodrinon
Java e parakalimit!

Re: VLLAZNIA ____BESA

Posted: Mon, 20 Apr 2009 , 13:53
by kristiani
Urime per temen fpjalmi ishalla t'hec deri nfund me fitore te vllaznise...
Un kam prep besim se si ka than Skodrinon te nji teme tjeter nuk ka ndrerru pozicioni qi kena pas para ji jevet me tiranen se prep se prep me dasht me dal kampjon na duhet me i rra ne qemal stafa ne fun te kampjonatit.
Para vllaznia...

Re: VLLAZNIA ____BESA

Posted: Mon, 20 Apr 2009 , 22:56
by Admin
Une sja kam fart besen BESES :lol: :lol: por besoj se skuadra ka me dit me reagu.

Kismet kete ndeshje kam me e ndjek live per ju ne stadium e ishalla me kam te mbare:D

Re: VLLAZNIA ____BESA

Posted: Tue, 21 Apr 2009 , 02:15
by fpjalmi
te lumte goja kristian


un mendoj se vllaZNIA SKA RRUGE TJETER JO vetem te fitoje ,por kete rradhe duhet te fitojm qe ne pjesen e pare 2 me 0 dhe kete rradhe mendoj se do fitojm.

teuta ka nje ndeshje te veshtire me tiranen dhe per me hi ne kupen uefa nuk ka rruge tjeter perveq 3 pikeshit ose ma e keqja barazimi dhe shpresoj qe teuta te lozin fort .nese teuta lot si lujti me vllaznine atehere mendoj se tirana e ka TE FITUME NDESHJEN ,SEPSE sulmi i tiranes nuk mendoj se do humbin ato dhjetera raste qe humbi vllaznia para portes se teutes.

Re: VLLAZNIA ____BESA

Posted: Tue, 21 Apr 2009 , 16:05
by Ledi1920
Skodrinon wrote:Java e parakalimit!
Nqs ke timon me krah anglez kujdes se shkon per lesh...

Diferenca prej nji pikesh do ruhet dhe ket jave.
Si tirona si Vllaznia kane per me fitu them une

Re: VLLAZNIA ____BESA

Posted: Tue, 21 Apr 2009 , 17:21
by Miri
Admin wrote:Une sja kam fart besen BESES :lol: :lol: por besoj se skuadra ka me dit me reagu.

Kismet kete ndeshje kam me e ndjek live per ju ne stadium e ishalla me kam te mbare:D
Larg qofte ba me humb mas u kthe ma nkyt vend :D :D :D

Re: VLLAZNIA ____BESA

Posted: Wed, 22 Apr 2009 , 00:33
by futbollist
Edhe une besoj kena me fitu te shtunden.Kam frige se do bajne ndonje loje Starova me Tiranen,mire e tha ai ,tifozat e durrsit tu bertit forca tirana...duken qarte synimet e tyne,se per vedi i kane hup shpresat por qyrin mos po fitojne ndonje pare...rrisku jone me na ndodhe kshu :?

Re: VLLAZNIA ____BESA

Posted: Wed, 22 Apr 2009 , 01:37
by fpjalmi
futbollisti.

teuta do luftojn per kupe uefa dha ka mjaft shpresa.

nese tirana i jep pare ma shum se cdo marrin ne europe nese hyjne ne kupe uefa ,atehere skam qa tham.

staroves i bahen syte jeshil $$$$$$$ nese sheh pare dhe nuk lodhet per kupe uefa.

zoti e baft mire dei ne kete ndeshje .nese e parakalojme tiranen kete jave ,du me than se nuk ndalna ma

Re: VLLAZNIA ____BESA

Posted: Wed, 22 Apr 2009 , 02:24
by fpjalmi
Kavajasit tani synojnë t'u
prishin punë kryesuesve
Në dy javët e ardhshme të kampionatit, kavajasit do të përballen
me dy ekipet që kryesojnë kampionatin, Tiranën dhe Vllazninë.
Verdhezinjtë e drejtuar nga Ilir Biturku, megjithëse e kanë pothuajse
të pamundur që të arrijnë objektivin tyre në javët e mbetura,
do të përpiqen të luajnë denjësisht deri në fund. Edhe pse
kampionatit i kanë mbetur pesë javë deri në përfundim, kjo për
Besën nuk ka aspak rëndësi, sepse sezoni quhet i dështuar
për të. Megjithatë verdhezinjtë do të bëjnë maksimumin që të
marrin pikët e plota në këto takime. Në një farë mënyre, ekipi
kavajas ka mundësinë që të tregojë se është një skuadër
serioze dhe ndër më të fortat në Kategorinë Superiore. Për
rastësi, kalendari do t’i vë përballë Besë dy ekipe jo shumë të
lehta për t‘u kaluar Vllazninë dhe Tiranën. Kështu, verdhezinjtë
do të kenë shansin më të mirë për t’iu treguar të gjithëve
sesa vlejnë në të vërtetë. Rivaliteti
mes ekipeve kryesuese
është shumë i madh,
ndërkohë që kavajasit “kanë
në dorë” ecurinë e tyre të
mëtejshme. Portieri beratas i
rikthyer në formacion, Bledar
Dura, shprehet se Besa do
të japë maksimumin kundër
Vllaznisë në ndeshjen e
kësaj jave, por gjithashtu,
edhe në ndeshjet që do të
vijojnë. “Megjithëse jemi shkëputur
disi nga objektivi që
kishim, ne sërish nuk do të
neglizhojmë aspak në kampionat.
Kanë mbetur edhe
pesë ndeshje deri në përfundim
të gjithë sezonit, ndaj
do t’i shfrytëzojmë në maksimum
për të marrë sa më
shumë pikë. Në këto ndeshje
duhet të vëmë në vend dinjitetin
tonë dhe do të tregojmë
se jemi një skuadër e denjë
dhe ndër më të fortat në Superiore.
Për fat të keq, ky
sezon nuk ishte shumë i
mirë për ne dhe këtu
ndikuan shumë faktorë.
Patëm shumë luhatje gjatë
gjithë kësaj rruge të gjatë
dhe tashmë nuk na ka mbetur
gjë tjetër, veçse të tregojmë
se sa vlejmë. Kundër Vllaznisë, këtë të shtunë do të
japim maksimumin dhe do të luajmë me ta si të ishim në pozita
të barabarta. Nuk kemi ndërmend të tolerojmë askënd në këto
javë të mbetura”, u shpreh portieri i Besës, Bledar Dura.
Kavajasit do të udhëtojnë për në Shkodër këtë javë, ku Vllaznia
do të kërkojë medoemos fitoren për të mbajtur distancën
e ngushtë, që ka me Tiranën. Por verdhezinjtë duket
se kanë ndërmend që t’ia bëjnë sa më të vështirë detyrën,
por jo vetëm atyre. Bardheblutë një javë më pas do të zbresin
në Kavajë dhe ndaj tyre Besa sërish do të kërkojë një
rezultat pozitiv, pse jo dhe një fitore. Megjithatë, vëmendja e
djemve të Biturkut është përqendruar vetëm te sfida e kësaj
fundjave ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, në mënyrë që ta
kalojnë me sukses atë. Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë do
t’i prishin shumë punë shkodranëve. Çelik Kolgega