Page 1 of 2

Vllaznia - Apolonia

Posted: Sun, 23 Aug 2009 , 22:59
by Skodrinon
Po e hapi une ket teme me bindjen ma t'madhe qi Vllaznia ka me e fitu ket ndeshje. Me kthimin e titullarve qi na mungune me Besen nuk e diskutoj 3-pikshin. Para Vllaznia

Re: Vllaznia - Apolonia

Posted: Mon, 24 Aug 2009 , 20:34
by GOLDIAN
per mu si gold skuadra fierake per momentin a klubi ma i mire menaxhum ne superlige
flas per mu si gold
ato lojtare qe dote i mori me kohe dhe kan nje muj qe bajne stervitje tan bashke
atmosfera asht pozitive nga infot qe une kam (mos harrojme na let nje shkodran atje)
te sigurte une se kam fitoren sdo cuditesha nese humim
e vetmja shprese qe kam asht qe e ke hap ti temen skodrinon e ishalla po na bjen fat

Re: Vllaznia - Apolonia

Posted: Tue, 25 Aug 2009 , 08:39
by Ledi1920
Me e bukura eshte se te dyja ekipet pretendente vjet,si Tirona si Vllaznia jane dobesu dhe gjithe ekipet e tjera vijn e forcohen dita-dites...kjo e tregon me se bukri se ne doren e kujt kane ra klubet dhe se cfare manaxhimi po ecet...TURP

Re: Vllaznia - Apolonia

Posted: Thu, 27 Aug 2009 , 21:46
by Miri
Prsh te gjitheve:
ishalla nje ndeshje e bukur dhe me fitore.
Kur luhet ndeshja dhe cfar oret?
per ju qe keni digitalb ju ka ik radio tirana apo vetem mu nuk me del?

Re: Vllaznia - Apolonia

Posted: Sat, 29 Aug 2009 , 01:19
by vllaznia1919
Per mu ka te drejte Goldi deri diku.Deri diku sepse per mu skan nej ekip kushedi se qa.Mendim jem ky.

Re: Vllaznia - Apolonia

Posted: Sat, 29 Aug 2009 , 18:50
by jeti
Hajt ishalla me nje fitore sot se per ndryshe skuadrat e tjera do shkeputen shume, po nuk fitume sot do rrijm te tan kampionatin si skuadra qe pretendon vendin e 2-te.

Forca djema.

Re: Vllaznia - Apolonia

Posted: Sat, 29 Aug 2009 , 18:55
by Miri
Normale qe sonte nuk duhet te diskutohet fitorja por kete do te na e vertetojne ne fushen e lojes.

Re: Vllaznia - Apolonia

Posted: Sat, 29 Aug 2009 , 19:00
by fpjalmi
duke pa realitetin besa dhe dinamo jan 2 skuadrat pretendente deri tash .

edhe pse humbem me besen nuk asht asgja e keqe .

nese dona te jena pretendente me besen dhe dinamon ,atehere do e kuptojm sot ne loro boriqi per arsyjen se skuadra asht e kompletume 100%

do shohim vetem forcen e vllaznise ,ndaj firakeve ,te cilet duken mjaft te forte kete vit

Re: Vllaznia - Apolonia

Posted: Sat, 29 Aug 2009 , 19:02
by jeti
Tu pa ate qe Vllaznia ka paraqit ne fushen e Kavajes :roll:
une ja kam frigen ndonje barazimit, ne kete ndeshje i kam shpresat vec tek futbollistat me eksperience qe sic flitet do lozin sot.

Re: Vllaznia - Apolonia

Posted: Sat, 29 Aug 2009 , 19:15
by shkodran i vjeter
a e jep kush ndeshjen?

Re: Vllaznia - Apolonia

Posted: Sat, 29 Aug 2009 , 20:11
by Miri
55 min loj gjithnje rrezultati 0-0

Re: Vllaznia - Apolonia

Posted: Sat, 29 Aug 2009 , 20:56
by Miri
Vllaznia 1-0 Apolonia
Zoti President zoti tranjer si dhe zotni futbollista urime per rrezultatin e arritur.

TYRP TE KENI

Re: Vllaznia - Apolonia

Posted: Sat, 29 Aug 2009 , 21:01
by Skodrinon
nallbani ne minutat shtese...... nuk kena gja n'vi kshtu

Re: Vllaznia - Apolonia

Posted: Sat, 29 Aug 2009 , 21:04
by vllazni76
Skuader kot. Do te luftojme per mbijetese kete vit.

Re: Vllaznia - Apolonia

Posted: Sat, 29 Aug 2009 , 21:27
by fpjalmi
urime per fitoren

Re: Vllaznia - Apolonia

Posted: Sat, 29 Aug 2009 , 21:49
by fpjalmi
mjaft bukur kja fitore qe ne fund te fundit te jep 3 pikeshin,dhe me kalimin e kohes lojtaret e rij me te vjetrit i len kohe me kombinu ma shum.

faleminders likes qe po mundohet me ba ma te miren me eksperiencen e tij ,dhe faleminders per 3 pikeshin

Re: Vllaznia - Apolonia

Posted: Sat, 29 Aug 2009 , 21:55
by fpjalmi
kampionati duket shum i forte dhe mund te them se te gjitha skuadrat pothuajse jan te barabarta .

por dicka tjeter te ban shum pershypje

albitrat po favorizojn ekipet e medha qe kan lek .

tirana dhe vllaznia bane gol sot ne min e 73

dicka qe ndryshon ketu asht qe vllaznia e ban golin me sulm kurse tirana me penallti.

jam shum kurioz me pa se a ishte penallti apo ja

Re: Vllaznia - Apolonia

Posted: Sat, 29 Aug 2009 , 21:56
by fpjalmi
deshta me than qe tirana dhe vllaznia bane gol ne min e 93

Re: Vllaznia - Apolonia

Posted: Sat, 29 Aug 2009 , 22:02
by fpjalmi
Dinamo dhe Besa “lokomotiva”, Tirana dhe Vllaznia fitojnë në kohën shtesë


Autori: editor
Data: 28/08/2009
Version Print


Java e dytë e superligës ka konfirmuar dy skuadra, Dinamo dhe Besa, që tashmë tregojnë se janë në gjendje të fitojnë edhe në transfertë, madje në fusha tepër të vështira. Kështu, Dinamo ka shpartalluar Flamurtarin në Vlorë, 3-0, ndërsa Besa ka mundur Shkumbinin në Peqin 2-1. Në këtë mënyrë, këto dy skuadra, jo vetëm janë në krye të renditjes me pikë të plota, me nga dy fitore secila, por kanë zhvilluar lojërat më bindëse dhe kanë arritur rezultatet më pretenduese të mundshme. Java e dytë ka nxjerrë në pah sërish Tiranën kampione në pikë të hallit, e cila mezi ka arritur të fitojë brenda në “Qemal Stafa” ndaj Skënderbeut debutues në superligë, me anë të një penalltie të dhënë në favor të saj në minutën e 90-të të ndeshjes, e kthyer në gola nga portiere Nallbani. Rigjen fitoren Teuta e Durrësit, në shtëpi, duke mundur 2-1 Kastriotin e Krujës, që nuk e njeh akoma pikën në këtë kampionat, ndërkohë që Gramozi surprizon Lacin, në fushën e këtij të fundit, teksa barazon 1-1. Ndeshja e fundit, qe nisi ne oren 19:00, ne stadiumin “Loro Borici” te Shkodres, dhuroi nje “hapyy end” per kuqeblute dhe nje hidherim te madh per fierak, pikerisht ne minuten e dyte shtese. Nese deri ne minuten e 92-te, fieraket kishin arritur t’i rezistonin Vllaznise vendase, duke e ruajtur te paprekur rrjeten e tyre, ka mjaftuar minuta e fundit shtese, ajo e 93-ta ne total, qe te vulose fitoren e Vllaznise. Goli i Ilir Nallbanit ka ngritur peshe tifozet e shumte kuqeblu, ndersa ka ngrire buzeqeshjen e miqve nga Fieri. Tri piket e para per shkodranet, te cilet i kane rrembyer me shume sakrifica fitoren Apolonise, qe nga ana e saj demonstron edhe ne javen e dyte pretendimet e saj ne kete kampionat

Re: Vllaznia - Apolonia

Posted: Sat, 29 Aug 2009 , 22:10
by Edmond-Cela
skam koment du me pa robrikat sportive