Biletat e shqiptarëve do t'u shiten grekëve
Posted: Tue, 22 Mar 2005 , 14:42
Federata Greke e Futbollit merr vendimin ekstrem ndaj bashkatdhetarëve tanë
Përsëri për biletat. Bëhet fjalë për ato që do të dalin treg dhe jo për ato që janë shitur. Po kur njihesh me faktin tashmë të përsëritur se edhe ato u takojnë grekëve, atëherë gjithçka merr kuptimin e duhur. Sigurisht, për ta kuptuar më mirë këtë që po them, po i referohem sajtit të Federatës Greke të Futbollit të datës së djeshme, 21 mars. Nën titullin "Bileta të tjera për ndeshjen Greqi-Shqipëri", shkruhet: "Federata Shqiptare e Futbollit nuk bëri kërkesë për bileta për ndeshjen e fazës kualifikuese të Botërorit 2006, Greqi-Shqipëri. Me vendimin e EPO-s (Federata Greke e Futbollit) 1500 bileta do të hidhen në treg për tifozët grekë të mërkurën, më 23.3.2005, nga sporteli i sheshit Koriu (sporteli do të funksionojë nga ora 10.00). Numri i biletave që do të shiten i përkasin 5-përqindëshit të biletave që i takonin skuadrës mike në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mbas shortit të Botërorit 2006. Në marrëveshje parashikohet gjithashtu se kërkesa për bileta bëhet më e vona 14 ditë para zhvillimit të ndeshjes. Kujtojmë se çdo tifoz ka të drejtë të blejë deri 2 bileta, mbasi të tregojë "Astinomiqi Taftotitën". Pra, shuhet edhe shpresa e fundit që shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj të pajisen me bileta. Gjërat janë thënë krejt hapur dhe nuk lënë asnjë vend për ekuivok. Pra, do të shkojnë të paraqiten për të marrë biletat ata tifozë që paraqesin "Astinomiqi Taftotitën", një letërnjoftim, të cilën sot për sot e disponojnë vetëm grekët. Pra, federata greke nuk është tundur fare as nga lutjet e tifozëve shqiptarë, as nga kërkesat plotësisht të drejta të gazetarëve grekë në një letër të bërë publike me siglën "Shqiptarë mirë se të vini!" Federata greke ka bërë sikur nuk sheh e nuk dëgjon, edhe pse në mjaft kanale televizive greke janë shfaqur njerëz të ndryshëm, të cilët kanë thënë se shqiptarët duhet ta shikojnë kombëtaren e tyre në Faliro. Mirëpo vendimi për të mos u dhënë bileta shqiptarëve, duket se është pjekur me kohë në zyrat e Federatës Greke të Futbollit. Të enjten ata nxorën në treg borxhin që u kishte atyre FSHF-ja për një ndeshje të luajtur në qershor të vitit 2001 në Kretë. Ndërsa në njoftimin e botuar në sajtin e saj, federata greke kujton: "Në marrëveshje parashikohet gjithashtu se kërkesa për bileta bëhet më e vona 14 ditë para zhvillimit të ndeshjes." Pra, nëse qenka ky rregull, i cili paska qenë vendosur më parë, përse ngrihet borxhi, që federata shqiptare i ka asaj greke? Nuk ka dyshim që gjithçka ka si qëllim që shqiptarët të mos jenë të pranishëm në stadiumin e Faliros në mbrëmjen e 30 marsit. Nëse 4 vjet më parë ndeshja u dërgua të zhvillohej në Kretë, tani është hedhur në treg "Frika e shqiptarëve". Fjalët e botuara pak kohë më parë në një të përditshme sportive vendëse, se "mundësia e ndodhjes në stadiumin e Faliros të shqiptarëve, mund të bëhet "shkëndijë" që do t'i vërë... zjarrin ndeshjes", nuk kanë nevojë për koment.