Page 1 of 6
Java-12 Vllaznia Gramozi
Posted: Tue, 17 Nov 2009 , 19:09
by Edmond-Cela
ndeshja e ardhshme do luhet naj gramozit, video per prag ndeshjen intervist tranjeri luci, Kaci. ne intervist kaci thot qe e kan lurguar vet. kasapi sinani duk do luajn i pari nga qe ka nje demtim te rend kurse i dyti per shkak kartonash.
http://vimeo.com/7651722
Re: Java-12 Vllaznia Gramozi
Posted: Wed, 18 Nov 2009 , 04:44
by fpjalmi
nese dona me fitu ,duhet me ba gola shum me rregullu golavarazhin se e kena minus
Re: Java-12 Vllaznia Gramozi
Posted: Wed, 18 Nov 2009 , 05:00
by fpjalmi
Vllaznia, ndaj Gramozit mungon Sinani
Vllaznia është skuadra që ka shënuar më pak gola, 5 në 10 javë.
Vllaznia (vendi i fundit, 8 pikë) do të përballet në javën e fundit të fazës së parë më Gramozin (vendi i 9-të, 10 pikë). Trajnerit Roland Luçi do t’i mungojë sulmuesi i njohur shkodran Vioresin Sinani (asnjë gol këtë sezon). Me Bekim Balën të konfirmuar në sulm, vendin e Sinanit pritet ta zërë i riu Ansi Nika. Vllaznia është skuadra që ka shënuar më pak gola, 5 në 10 javë.
http://www.albania-sport.com/mat.php?idm=12811
Re: Java-12 Vllaznia Gramozi
Posted: Wed, 18 Nov 2009 , 05:02
by fpjalmi
hajt ishalla do kena nji kombinim te bukur bala nika,se i ka ik koha sinanit
a dihet gja ,cfare cilesish ka sulmuesi nika
Re: Java-12 Vllaznia Gramozi
Posted: Wed, 18 Nov 2009 , 15:14
by REINIS
E mer i trepiksh Vllaznia ksaj jave duke qene se lujn ene ne Shkoder. O ksaj rradhe o kurr mo.
Re: Java-12 Vllaznia Gramozi
Posted: Wed, 18 Nov 2009 , 15:20
by Skodrinon
Vllaznia, “epidemi” dëmtimesh para Gramozit
Java e fundit e fazës së parë e gjen ekipin shkodran me një sërë dëmtimesh të rëndësishme
Kështu nuk e kishte parashikuar askush. Vllaznia për ndeshjen me Gramozin pritet të mos ketë disa lojtarë të rëndësishëm të saj. Ditën e djeshme, plot 3 futbollistë të saj, kanë lënë stërvitjen në mes, ngaqë kanë ndier shqetësime dëmtimesh. Një ditë më parë, një tjetër futbollist kishte marrë lajmin e keq se duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për të kaluar dëmtimin që ka. Përpos këtyre, edhe sulmuesi kryesor i skuadrës do të mungojë për arsye dëmtimi. Këto ndodhin të gjitha te Vllaznia në pragndeshjen me Gramozin. Nëse për Sinanin dihej që do të mungonte ngaqë ka plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë, për të tjerët shkak janë dëmtimet. Te skuadra shkodrane duket se ka rënë “epidemia” e tyre.
Ditën e hënë kosovari Kasapi ka qenë në Tiranë dhe ka bërë rezonancën magnetike, ngaqë kohët e fundit ka pasur dhimbje. Rezultati i saj ka sjellë një lajm të keq për të, por edhe për stafin. Ai ka probleme me meniskun e gjurit dhe po ashtu edhe në gjurin tjetër ka probleme me ligamentet. Për pasojë, do të duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Kjo do të thotë se mbase sezoni është mbyllur për të. Sikur të mos mjaftonte kjo gjë, në stërvitjen e djeshme, e cila ka konsistuar në një ndeshje kontrolli kundër ekipit të të rinjve, kanë shfaqur probleme plot 3 futbollistë.
Kështu, Shtubina, që në seancën e së hënës ka pasur shqetësime në pjesën e prapme të kofshës dhe dje është këshilluar nga mjekët për të bërë stërvitje individuale, në fakt e ka ndërprerë shpejt atë, sepse ka ndier dhimbje. Fizioterapisti Haxhaja dhe masazhatori Mesi janë dukur skeptikë për rikuperimin e këtij lojtari për ndeshjen e kësaj jave. Kjo do të thotë se me shumë gjasa Shtubina nuk do të luajë ndaj Gramozit, duke e çuar kështu në tre numrin e mungesave në këtë ndeshje. Bashkë me të, dje ka bërë stërvitje individuale edhe kosovari Nallbani.
Edhe ai ka ndjerë shqetësime në pjesën e pasme të kofshës, por sipas stafit mjekësor, gjendja e tij nuk duket problematike dhe për këtë arsye, në ditët në vazhdim do të punohet me shumë kujdes me të në mënyrë që të rikuperohet për këtë ndeshje. Sakaq, në ndeshjen ndaj të rinjve ka luajtur në formacion edhe i riu Nika.
Ai është projektuar nga stafi drejtues për të qenë në sulm ndoshta në takimin e radhës, ngaqë do të mungojë Sinani, por ndërkohë gjatë ndeshjes së djeshme, ai është detyruar ta ndërpresë atë në pjesën e dytë, sepse ka ndier shqetësime në muskujt rrëzë kofshës. Mjekët janë alarmuar dhe menjëherë janë vënë në shërbim të këtyre futbollistëve të dëmtuar me qëllim rikuperimin e tyre sa më parë. Gjatë një momenti të lojës, edhe Elvin Beqiri është parë të shtrihet në fushë pas një përplasjeje me një kundërshtar dhe kjo e shtoi edhe më tepër panikun te stafi. Dje të gjithë që kanë qenë të pranishëm në fushën sportive të Shtojit, kanë menduar se te Vllaznia kishte rënë “epidemia” e dëmtimeve. Një problem ky jo i vogël në përgatitjet ndaj Gramozit.
s.shqiptar
Re: Java-12 Vllaznia Gramozi
Posted: Wed, 18 Nov 2009 , 15:22
by Skodrinon
edhe demtimet kena mangut....
Re: Java-12 Vllaznia Gramozi
Posted: Wed, 18 Nov 2009 , 17:01
by Man in Redblue
per mendimin tem Nika asht nji futbollist shume i vlefshem nqs vendoset ne sulm, deri tash Lika e ka pa vu ne mesfushe, ku edhe nuk ka ken i sukseshem...shpresoj qe kyt ndeshje te losin ne sulm
Sinani- sulmuesi kryesor????!!!! nuk pyt kush si ke ken-po si je!
Parashikimi jem:
Vllaznia 2-0
Golashenues Bala, Nika ose dy gola Nika (nqs aktivizohet si sulmus)
Re: Java-12 Vllaznia Gramozi
Posted: Wed, 18 Nov 2009 , 17:03
by Man in Redblue
Skodrinon wrote:edhe demtimet kena mangut....
a me ken qi damtohen tan e losin vec me te rijte, kishin me pas rezultate ma tmira
Re: Java-12 Vllaznia Gramozi
Posted: Wed, 18 Nov 2009 , 18:47
by Ujku
Ndodli edhe kjo Vllaznia te lujn derby me Erseken cila me i ik venit te fundit e pabesushme por e vertet
sa per neshjen tham duhet me fitu se s'ban rezultat tjeter do te ishte i pa pranushem por edhe i turpshem
pavarsisht se ku jena ne renditje.
Kto mungesat qe po fliten kto ditet e funit per disa lojtar titullar sidomos ne repartin e sulmit
mu m'bajn me dyshu .
Re: Java-12 Vllaznia Gramozi
Posted: Thu, 19 Nov 2009 , 00:33
by Man in Redblue
kto titullaret a jan damtu apo "jan damtu" ?
Re: Java-12 Vllaznia Gramozi
Posted: Thu, 19 Nov 2009 , 02:37
by fpjalmi
Man in Redblue wrote:per mendimin tem Nika asht nji futbollist shume i vlefshem nqs vendoset ne sulm, deri tash Lika e ka pa vu ne mesfushe, ku edhe nuk ka ken i sukseshem...shpresoj qe kyt ndeshje te losin ne sulm
Sinani- sulmuesi kryesor????!!!! nuk pyt kush si ke ken-po si je!
Parashikimi jem:
Vllaznia 2-0
Golashenues Bala, Nika ose dy gola Nika (nqs aktivizohet si sulmus)
ishalla nika del i sukseshem se sulmin e kena amator
Re: Java-12 Vllaznia Gramozi
Posted: Thu, 19 Nov 2009 , 02:40
by fpjalmi
Ujku wrote:Ndodli edhe kjo Vllaznia te lujn derby me Erseken cila me i ik venit te fundit e pabesushme por e vertet
sa per neshjen tham duhet me fitu se s'ban rezultat tjeter do te ishte i pa pranushem por edhe i turpshem
pavarsisht se ku jena ne renditje.
Kto mungesat qe po fliten kto ditet e funit per disa lojtar titullar sidomos ne repartin e sulmit
mu m'bajn me dyshu .
edhe mu ujku
un mendoj se nuk ka asnji demtim ,por meqa po kuptoj dojn me aktivizu lojtaret e rinj ngaqe gramozi asht dobt.
ishalla nuk na bajn nej gafe
Re: Java-12 Vllaznia Gramozi
Posted: Thu, 19 Nov 2009 , 18:37
by Miri
Neshjen e transmeton SS te shtunen ora 14:00
Re: Java-12 Vllaznia Gramozi
Posted: Thu, 19 Nov 2009 , 18:48
by fpjalmi
Re: Java-12 Vllaznia Gramozi
Posted: Fri, 20 Nov 2009 , 09:31
by Ledi1920
Man in Redblue wrote:kto titullaret a jan damtu apo "jan damtu" ?
jan demtu por stafi mjekesor i ka riaftesu mrena notes

Re: Java-12 Vllaznia Gramozi
Posted: Fri, 20 Nov 2009 , 15:42
by Admin
Duhet sesban me marre pikt e plota....
Papapap ku ka shku puna me diskutu edhe ndeshjet mrenda me ekipe qe kane marre pjese per here te pare ne Superlige......
Hyrja ne stadium asht falas.
Re: Java-12 Vllaznia Gramozi
Posted: Fri, 20 Nov 2009 , 16:49
by Skodrinon
shtubina, nika edhe nallbani jane e rekuperum
Re: Java-12 Vllaznia Gramozi
Posted: Fri, 20 Nov 2009 , 19:49
by GOLDIAN
une tham 3-1 na rrah gramozi
Re: Java-12 Vllaznia Gramozi
Posted: Fri, 20 Nov 2009 , 23:43
by Man in Redblue
GOLDIAN wrote:une tham 3-1 na rrah gramozi
sa i poshter je mar burre.... e kam dite gjithmone se thell ne shpirt je tifoz i flakt e ultras gramozlli
