Turqi - Shqiperi 2-0
Posted: Sun, 27 Mar 2005 , 06:40
Shqipëria shkatërrohet brenda 5 minutave
Që një ndeshje futbolli zgjat vetëm 5 minuta këtë më mirë se kurrë e vërtetoi dje përfaqësuesja shqiptare e futbollit që, në një ndeshje pa histori, është dorëzuar në Stamboll 0-2 kundër vendësve. Armend Dallku mund të ketë kaluar mbrëmjen më të errët të gjithë jetës së tij, teksa ka "prodhuar", sigurisht pa dashje, dy golat e vetëm të ndeshjes: shkakton një 11-metërsh në minutën e 3-të dhe bën një gabim foshnjarak, që mund t'i rastisë vetëm një futbollisti të kampionatit shqiptar, vetëm dy minuta më vonë. Ates shndërron në gol 11-metërshin, ndërkohë që Basturk dhe Beqiri kombinojnë me njëri-tjetrin në rastin e golit të dytë, për të ndëruar debutimin e pafajshëm të Ilion Likës.
Trajneri Janal me siguri është sinjalizuar se një sërë eksperimentimesh i prisnin kuqezinjtë në prapavijë dhe menjëherë ka urdhëruar të tijtë për gola të shpejtë. I janë bindur, gjë që djemtë e Brigelit nuk e kanë bërë kundrejt gjermanit që drejton pankinën kuqezi. Pas minutës së 5-të ka pasur histori sa të duash, madje në ndonjë moment kemi qenë edhe pranë ndonjë goli shpresëdhënës, por kjo nuk ka ndodhur. Simptomat e fillimit janë transmetuar edhe disa minuta më vonë, kur në të 11-tën Lika, që ende s'e kishte marë veten nga dy gola të shpejtë, rrezikon dhe për pak sa nuk shkakton ai tashmë penalltinë. Rast për moviolë. Deri në minutën e 15-të ka vetëm një simfoni, ajo turke, që me dy goditje këndi rresht për pak sa nuk i çojnë shqiptarët nën dushe më shpejt se mendohej. Emre është i papërmbajtshëm dhe në ndonjë rast do të duhej një ndërhyrje e dyfishtë e Lalës dhe e Haxhit për ta ndaluar futbollistin e Interit. Pas minutës së 30-të, qoftë se turqit bien në ritmin dhe qoftë se Bogdani, mbi të gjitha, beson se skuadra shqiptare fillon e kupton se mrekullia mund të realizohet. Nuk do të ndodhë, gjithsesi. E provon Aliaj nga larg, me një goditje dënimi, por Rustu, megjithëse i pasigurt, arrin ta neutralizojë situatën. Portieri turk, i cili feston ndeshjen numër 100 me përfaqësuesen, nuk ka shumë punë dhe shqiptarët "bëjnë të pamundurën" t'ia bëjnë punën edhe më të thjeshtë. Në të 35-ën dhe 36-ën shqiptarët kanë shansin më të mirë për të shënuar golin e parë. Cana dhe më pas në goditje këndi i përhershmi Bogdani, kanë qenë pa fat teksa gjuajtjet e tyre kanë përfunduar jashtë kuadratit turk. Fraksioni i dytë duket ndryshe. Kushedi çfarë u ka thënë Brigel në pushim kuqezinjve, sepse, të paktën Lala, Cana e Skela, filluan të lëviznin në momentin e ndërrimit të portave, një gjë që në pjesën e parë as nuk kishin provuar ta bënin. Në minutën e 48-të është Tare që provon, por sërish pa probleme Rustu e ka pritur topin. Në minutën e 65-të Aliaj godet një ence, Bogdani gjuan me kokë, por Rustu vetëm e shoqëron topin jashtë portës. Nuk do ta ketë të lehtë gjithsesi 3 minuta më vonë, kur po Bogdani, njeriu i ndeshjes për shqiptarët (një Zot e di pse Brigel nuk e aktivizonte më parë!), godet shtyllën pas një topi qe për Rustunë ishte i humbur. Brigel, që deri në fund nuk bëri asgjë për të provuar se kishte dëshirë që gjërat të ndryshonin. Provoi edhe Bushin, por 12 minuta, për atë që e njeh më mirë se kushdo skuadrën turke, janë shumë pak. Në të 81-tën në mundësinë e fundit, kuqezi protagonist është piëkrisht "Loku", të cilit pas një topi të Tares i mohohet një 11-metërsh i pastër. Deri në minutën e fundit në fushë është dukur vetëm Lika, që me mrekullitë e tij provoi se Strakosha është tashmë një emër "i harruar". Nuk mjaftoi, ashtu si nuk mjaftoi as Bogdani. Dallku i vetëm u prishi ëndrrën shqiptarëve për të shkuar në Botëror. Një dorë i dha edhe Brigel me zgjedhjet e tij të çuditshme. Pas katër ditësh në Athinë të dy duhet të reflektojnë…