Problemet me regjistrimin dhe identifikimin
- Pse nuk mund të identifikohem?
- Ka disa arsye pse mund të ndodhë një gjë e tillë. Së pari, sigurohuni që pseudonimi dhe fjalëkalimi juaj janë korrekt. Nëse janë, kontaktoni administratorin e bordit për t’u siguruar që nuk jeni përjashtuar. Gjithashtu është e mundur që bordi të ketë një gabim në konfigurim dhe administratorët duhet ta rregullojnë.
- Ngjitu lart
- Përse duhet të regjistrohem?
- Ndoshta nuk ka nevojë. Eshtë në dorë të administratorit të bordit të përcaktojë nëse ju duhet të regjistroheni në mënyrë që të keni mundësi të postoni. Gjithsesi, regjistrimi ju jep akses më tepër i cili nuk është i mundur për vizitorët, si përshëmbull avatar personal, mesazhim privat, dërgim të mesazheve e-mail ndërmjet përdoruesve, pranim në grupe, etj. Regjistrimi zgjat vetëm disa moment, kështu që ju rekomandojmë t’a bëni.
- Ngjitu lart
- Përse ç’regjistrohem automatikisht?
- Nëse ju nuk zgjidhni funksionin Më identifiko automatikisht kur identifikoheni, bordi do t’ju mbajë të identifikuar vetëm për një kohë të caktuar. Kjo bëhet në mënyrë që të evitohet përdorimi I bordit nga dikush tjetër. Për të qëndruar të identifikuar, zgjidhni funksionin gjatë identifikimit. Kjo nuk është e rekomandueshme nëse ju përdorni bordin nga një kompjuter publik, p.sh. librari, internet kafe, kompjuter universiteti etj. Nëse ju nuk e shihni këtë funksion do të thotë që administratori e ka ç’aktivizuar.
- Ngjitu lart
- Si mund të ndaloj shfaqjen e pseudonimit tim në listën e përdoruesve që janë në linjë?
- Në Panelin e Antarit, nën “Preferencat e bordit”, ju mund të plotësoni opsionin Mos trego statusin tim në linjë. Aktivizoni këtë opsion me Po dhe ju do të shfaqeni vetëm për administratorët, moderatorët dhe veten tuaj. Ju do të numëroheni si përdorues i fshehur.
- Ngjitu lart
- Kam humbur fjalëkalimin tim!
- Mos u mërzisni! Edhe pse fjalëkalimi juaj nuk mund të rikuperohet, mund të resetohet me thjeshtësi. Vizitoni faqen e identifikimit dhe klikoni Kam harruar fjalëkalimin. Ndiqni instruksionet dhe do të keni mundësi të identifikoheni shumë shpejt.
- Ngjitu lart
- Jam regjistruar por nuk mund të identifikohem!
- Së pari kontrolloni pseudonimin dhe fjalëkalimin tuaj. Nëse janë korrekt, atherë një nga dy gjëra mund të ketë ndodhur. Nëse opsioni COPPA është aktivizuar dhe ju keni specifikuar që jeni nën 13 vjeç gjatë regjistrimit, ju duhet të ndiqni instruksionet që keni marrë. Disa borde kërkojnë gjithashtu që regjistrimi të aktivizohet, nga ju ose nga një administrator para se ju të identifikoheni. Ky informacion j’u është bërë i ditur gjatë regjistrimit. Nëse ju është dërguar një e-mail, ndiqni udhëzimet. Nëse ju nuk keni marrë një e-mail, mund të keni dhënë një e-mail të gabuar gjatë regjistrimit ose e-mail është bllokuar nga filtri i spam. Nëse jeni të sigurt që adresa juaj është korrekte dhe nuk keni e-mail në folderin spam, mundohuni të kontaktoni administratorin.
- Ngjitu lart
- Jam regjistruar në të kaluarën por nuk mund të identifikohem më?!
- Mundohuni të gjeni e-mail që keni marrë kur jeni regjistruar, kontrolloni pseudonimin dhe fjalëkalimin tuaj dhe provoni përsëri. Eshtë e mundur që një administrator të ketë ç’aktivizuar ose fshirë llogarinë tuaj për ndonjë arsye. Gjithashtu, shumë borde periodikisht fshijnë përdoruesit që nuk kanë qënë aktiv për një kohë të gjatë për të ulur masën e bazës së informacionit. Nëse ka ndodhur një gjë e tillë, regjistrohuni përseri dhe mundohuni të jeni më tepër aktiv në diskutimet e bordit.
- Ngjitu lart
- Çfarë është COPPA?
- COPPA, ose Akti i Mbrojtjes së Fshehtësisë së Fëmijëve Në Linjë (Child Online Privacy and Protection Act) i vitit 1998, është një ligj në Kombet e Bashkuara që detyron faqet e Web-it që mund të mbledhin informacion nga minorenët nën moshën 13 vjeçare, të shkruajnë një dokument konsensual prindëror ose një metodë tjetër të ngjashme duke lejuar mbledhjen e informacioneve personale nga një minoren nën moshën 13 vjeçare. Nëse nuk jeni i sigurt nëse kjo vlen për ju si dikush që mundohet të regjistrohet këtu ose në çdo faqe tjetër, kontaktoni një këshilltar ligjor për asistencë. Ju lutemi të vini re që phpBB Group nuk mund të ofrojë këshillim ligjor dhe nuk është një pikë kontakti për preokupime ligjore të çdo lloji, përveç termave të lartpërmendura.
- Ngjitu lart
- Pse nuk mund të regjistrohem?
- Eshtë e mundur që administratori të ketë përjashtuar adresën tuaj IP ose pseudonimin që ju po mundoheni të regjistroni. Administratori mund edhe të ketë ç’aktivizuar regjistrimet për të ndaluar vizitorët të regjistrohen. Kontaktoni një administrator të bordit për asistencë.
- Ngjitu lart
- Çfarë bën funksioni “Fshi të gjithë cookies” e bordit?
- “Fshi të gjithë cookies” fshin cookies të krijuara nga phpBB të cilat ju mbajnë ju të identifikuar në bord. Gjithashtu ofrojnë funksione të tjera nëse të aktivizuara nga administratori. Nëse keni problem me identifikimin ose ç’identifikimin, fshirja e cookies të bordit mund të ndihmojë.
- Ngjitu lart





