Forumi

Boks

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...

Re: Boks

Postnga fpjalmi » E Premte, 04 Qershor 2010 , 17:37

Skodrinon shkroi:
urime edhe sead bushatit per punen e mire qi paska ba me partizanin



skodrinon ,shkodran assht a ?,se nga mbiemri duket shkodrane
Avatari i antarit
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
 
Poste: 11278
Antarësuar: E Shtunë, 09 Shkurt 2008 , 13:32
Vendodhja: Amsterdam Holland
Skuadra: Ajax Vllaznia

Re: Boks

Postnga Skodrinon » E Djelë, 06 Qershor 2010 , 23:19

fpjalmi shkroi:
Skodrinon shkroi:
urime edhe sead bushatit per punen e mire qi paska ba me partizanin



skodrinon ,shkodran assht a ?,se nga mbiemri duket shkodrane

po
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4693
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Boks

Postnga Skodrinon » E Hënë, 21 Qershor 2010 , 19:47

Vllaznia, Kampione E Shqipërisë Për Boksin E Moshave

Vllaznia e Shkodrës është shpallur kampione në finalet e kampionatit kombëtar të moshave 17-18 vjeç, të zhvilluar këtë fundjavë në Durrës.


Vllaznia zuri vendin e parë me 21 pikë, ndërsa në vend të dytë u rendit Teuta me 20 pikë, dhe në të tretin Fieri me 16 pikë. Boksieri më i mirë i aktivitetit u shpall Mërgim Biberi i Teutës për aftësitë e larta sportive të shfaqura në këtë aktivitet.

Ndërsa, boksieri më luftarak është shpallur Xhuljo Vrenozi i Apolonisë, i cili është shpallur për të disatën herë kampion kombëtar në peshën e tij.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Boksit, Edmond Kabashi, u shpreh për ATSH-në se “finalet janë shoqëruar me rivalitet të lartë ndërmjet ekipeve, nisur nga diferenca e vogël në pikë dhe ambicja e lartë për titullin. Nuk kanë munguar tensionet dhe konstestimet. Tre nga takimet finale janë kontestuar nga trajnerët e ekipeve për nivelin e gjykimit”. Federata Shqiptare e Boksit bën të ditur se janë grumbulluar të gjitha materialet dhe së shpejti do të fillojë gjykimin e rasteve, për të marra dhe masat e duhura. – Kampionët sipas peshave në kampionatin kombëtar të boksit 17-18 vjeç

Pesha Emri Mbiemri Ekipi

48kg Ardit Alia Teuta
51 kg Ramazan Cena Kukësi
54 kg Ermal Kaculi Kukësi
57 kg Esild Kalemi Partizani
60 kg Kristian Matija Vllaznia
64 kg Xhuljo Vrenozi Apolonia
69 kg Emiljano Cekini Vllaznia
75 kg Mergim Biberi Teuta
81 kg Bekim Vjerdha Vllaznia
91 kg Klison Beqaraj Teuta

shkodra ws
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4693
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Boks

Postnga Skodrinon » E Premte, 01 Tetor 2010 , 00:48

Teuta, rivalja e re e Vllaznisë në boks

Në klubin durrsak po bëhet një punë e mirë në sportin e dorezave

Në klubin “Teuta” prej vitesh ka nisur të bëhet një punë e kujdesshme në sportin e boksit. Ardhja në Durrës e specialistit të njohur Neki Abazaj, nxiti riorganizimin e këtij sporti tradicional për durrsakët. “Kemi qenë me fat, - shprehet Nekiu. - Puna e nisur rrok përpjekjet e disa viteve, duke filluar me boksierë të moshës 10 12 vjeç dhe tani është siguruar një masivitet i ndjeshëm që po shoqërohet me arritje cilësore.

” Në aktivitetin e moshës 17 18 vjeç organizuar në Durrës në pranverën e këtij viti, Teuta u rendit në vendin e dytë me diferencë shumë të vogël pikësh nga ekipi kampion i Vllaznisë. Por ajo që vlen të evidentohet është arritja e fundit e durrsakëve. Në kampionatin kombëtar për të rritur, organizuar në Shkodër në mesin e muajit shtator, Teuta renditet me meritë në vendin e dytë.

Ajo konkurroi ekipin e fortë dhe kampion të Vllaznisë dhe meritoi vlerësimin e specialistëve, për boksin cilësor që kreu, por edhe për moshën shumë të re të boksierëve të saj. Në peshën 51 kg shkëlqeu boksieri durrsak Ardit Aliaj. Titulli kampion ishte argumenti më i mirë i cilësive dhe talentit të tij, duke mundur të gjithë rivalët më të rritur. Aliaj është klasifikuar i pari edhe me të rinjtë dhe kërkon të kthehet që në këtë moshë kampion absolut në të gjitha nivelet e konkurrimit.

Vetëm kampioni shkodran Feliks Kruja, ndërpreu ecurinë inkurajuese të Preng Kaçanit në peshën 57kg. Së bashku me Neki Abazajn, punon edhe Jani Nano një specialist i aftë i angazhuar edhe në boksin grek. Dyshja Abazaj Nano po ia ngre kryet lart boksit durrsak, duke ngjallur traditën e hershme me përfaqësuesit idealë si Reka, Allushi, Reçi, Bardheti, Çeta, Sadushi, Shkaba etj. Boksieri me peshë 60kg, Almarin Kulla nuk e mat ecurinë e tij me vendin e tretë, por edhe me atë që gjykon se mund të realizoj në të ardhmen.

“Jemi një grup boksierësh të rinj të një moshe, - shprehet Kulla, - që shumë shpejt do të dominojmë në boks. Na janë krijuar kushte të mira në stërvitje dhe me trajtimin gjithnjë e më të mirë që po bëhet, e ardhmja e boksit shumë shpejt do t’i takojë Teutës.” Ndërsa Jani Nano tregon se në hapa të mbara janë edhe boksierët e peshave më të rënda si Enton Kikrri, Mergim Byberi, Klison Beqaraj, Ervin Kibja etj. “Janë boksierë që kombinojnë përgatitjen serioze fizike me atë tekniko taktike dhe psikologjike.

Veç këtyre cilësive mbeten pasionantë dhe të bindur për ecurinë e tyre. Ne si trajnerë kemi kënaqësinë që po punojmë me boksierë të talentuar dhe shpresojmë të arrijmë atje ku dëshirojmë,” - thotë Nano. Në peshën 69 kg durrsakët i përfaqëson 24-vjeçari Faslli Selimi, boksieri më “i moshuar”, por dhe shumë i përgatitur. Ndeshja e Selimit me kampionin Asmir Bilali të Vllaznisë mbetet më e bukura e kampionatit të fundit kombëtar, ku durrsaku mbetet përsëri i dyti.

Nga 11 peshat konkurruese Teuta konkurroi në tetë dhe doli nënkampione e vendit. Inspektori i sporteve të rënda në shumësportëshin durrsak Fatmir Zeneli është optimist për punën e kryer dhe rezultatet e arritura: “Me këta djem të shkëlqyer që kemi, Teuta kërkon jo vetëm të “betonojë” vendin e dytë, por vitin e ardhshëm të pretendojë edhe titullin kampion.”

s.shqiptar
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4693
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Boks

Postnga Skodrinon » E Premte, 01 Tetor 2010 , 00:53

vazhdojne me fole per arritjen e madhe te atyne qi kan dale n'vend t'dyte e jo per vllaznine e vendit t'pare. heren tjeter per partizann tash per teuten. ket her e paskan permend n'titull vllaznine t'pakten
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4693
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Boks

Postnga fpjalmi » E Premte, 01 Tetor 2010 , 03:42

Vllazni kurr ska pas rival ne box dhe gjithmone do jete e vecuar
Avatari i antarit
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
 
Poste: 11278
Antarësuar: E Shtunë, 09 Shkurt 2008 , 13:32
Vendodhja: Amsterdam Holland
Skuadra: Ajax Vllaznia

Re: Boks

Postnga GOLDIAN » E Shtunë, 06 Nëntor 2010 , 12:04

ran desi kane rezultatet e vllaznise
tjert te na e marrin te keqen
i perjashtuar
Avatari i antarit
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
 
Poste: 7274
Antarësuar: E Djelë, 02 Korrik 2006 , 18:14
Vendodhja: perjashtuar nga forumi
Skuadra: vllaznia

Re: Boks

Postnga Skodrinon » E Shtunë, 19 Shkurt 2011 , 19:49

Shkodrani Asmer Bilali, medalje ari në Hercegnovine

Shqipëria bën një paraqitje mjaft të mirë në Turneun Ndërkombëtar të Boksit që është zhvilluar në Hercegnovi të Malit të Zi. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Zef Gjoni kanë qenë protagonistë në ring gjatë këtij aktiviteti, ndërsa rezultati më i lartë ishte medalja e artë e fituar nga boksieri Asmer Bilali. Shkodrani, i cili është shpallur boksieri më i mirë në Shqipëri gjatë kampionatit të kaluar, konkurroi në peshën 69 kg, ndërsa i ka fituar të tria duelet e zhvilluara gjatë turneut dyditor. Në dy sfidat e para, ai kaloi pa vështirësi një rival polak dhe një bullgar, ndërsa u kualifikua me diferencë të konsiderueshme pikësh. Në duelin e tretë, që ishte edhe finali, Bilali triumfoi 9 me 7 me pikë përballë kampionit të Bosnjë-Hercegovinës, duke fituar në këtë mënyrë medaljen e artë për peshën ku konkurronte.

Mjaft pozitive ka qenë edhe paraqitja e dy boksierëve të tjerë të përfaqësueses shqiptare që morën pjesë në turneun e Hercegnovit, Kruja e Demaj të skuadrës së Vllaznisë dhe Bërmeta i Tiranës. Ata kanë mbërritur në finalet e peshave të tyre, por në duelin vendimtar janë mposhtur, duke u pozicionuar vetëm në vendin e dytë.

Gazeta SHQIP.
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4693
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Boks

Postnga Skodrinon » E Djelë, 03 Prill 2011 , 19:31

Tre shqiptarë në finalet e Memorialit “Vllaznia 2011?

Dje janë zhvilluar ndeshjet e ditës së dytë. Sot finalet në Shkodër

Dita e djeshme nuk ka qenë shumë e mbarë për boksierët tanë. Ndër 4 që kanë garuar në ditën e dytë të Memorialit të 8?të ndërkombëtar të boksit “Vllaznia 2011?, kanë arritur të fitojnë vetëm dy prej tyre: fieraku Vrenozi, që ka rezultuar i suksesshëm në peshën 64kg si dhe shkodrani Asmer Bilali, që ka arritur një fitore shumë të bukur ndaj kazakistanasit Svary. Ky, madje, mund të cilësohet si dueli më interesant i kësaj dite. Dy boksierët e tjerë të përfaqësueses sonë, shkodranët Shytani dhe Çekini kanë dalë të humbur ndaj kundërshtarëve të tyre. Në këtë mënyrë, është reduktuar ndjeshëm numri i boksierëve tanë që mund të marrin një medalje në këtë turne. Duhet thënë se nga përfaqësuesja jonë, kanë fituar të drejtën për të boksuar në finalet e sotme tre sportistë: Xhulio Vrenozi, Asmer Bilali dhe Kritian Demaj. Nga ana tjetër, ka vazhduar sërish paraqitja e mirë e boksierëve kazakistanas, që me shumë mundësi do të marrin medalje më shumë se të gjithë ekipet e tjera pjesmarrëse në “Vllaznia 2011?. Edhe takimet e djeshme janë shoqëruar nga një mbështetje e zjarrtë e tifozëve shkodranë që kishin mbushur shkallët e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. Ndeshjet finale të ditës së sotme pritet të shoqërohen edhe ato me një interes shumë të madh për të mbyllur kështu aktivitetin më të rëndësishëm të boksit shqiptar.

Gjergj Kola



Fituesit e ditës së dytë

Pesha 49kg

Ganselam (Mong)?Hitarihun (Ind) 3?6

Pesha 60kg

Mandiaga (Ind)?Zekir (Maq) 9?0

Dariadi (Mong)?Amirzakov (Kaz) 6?8

Pasha 64kg

Vrenozi (Shqi)?Sharibar (Kaz) 11?3

Shytani (Shqi)?Munkh (Mong) 3?7

Pesha 69kg

Brivc (Sllo)?Cereti (Ita) 0?4

Bilali (Shqi)?Svarv (Kaz) 5?4

Pesha 75kg

Elevsinov (Kaz)?Tumprkavyg (Mong) 10?2

Zuta (Maq)?Çekini (Shqi) 8?6

Pesha 81kg

Fidri (Ita)?Erdenegayer (Mong) 5?3

Pesha 91kg

Stermbayer (Kaz)?Radoniç (M.Zi) 9?3

Pesha +91 kg

Urbane (Sllo)?Rossano (Ita) 2?5
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4693
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Boks

Postnga Skodrinon » E Hënë, 16 Maj 2011 , 17:08

Boksieri shqiptar dueloi për titullin e Anglisë së Jugut

Kreshnik Qato humbet duelin me Geri Bulton


Boksieri i njohur shqiptar Kreshnik Qato ka humbur dje duelin me Geri Bulton, i vlefshëm për titullin e kampionit të Anglisë së Jugut. Dueli mes tyre u zhvillua në sallën “York Hall” të Londrës, ku shqiptarët që kanë mbështetur boksierin durrsak kanë qenë të shumtë.

Qato, që njihet me nofkën “The Eagle” (shqiponja), nuk arriti dot që ta fitojë këtë sfidë në ringun londinez ndaj rivalit të tij britanik, rezultat të cilin e kërkoi me ngulm. Për boksierin shqiptar kjo është humbja e 8 të në karrierën e tij, ku ka edhe 24 fitore. Ndërsa për Bulton kjo është fitorja e 9 të, ndërkohë që numëron edhe 2 humbje e 2 barazime.
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4693
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Boks

Postnga Skodrinon » E Mërkurë, 01 Qershor 2011 , 16:26

Ndoc Gjoni, boksieri antikomunist shkodran, që u vra në kufi

Historia e dhimbshme e boksierit, i cili asnjëherë nuk u pajtua me regjimin, u arratis, vuajti 12 vjet në burgun e Burrelit, derisa u eliminua në kufi dhe sot nuk i dihet as varri


Vitin e ardhshëm mbushen 30 vjet që ai është vrarë në kufi nga shteti i asaj kohe. Që atëherë, askush nga familjarët e tij nuk e di as ku janë eshtrat e djalit të tyre dhe, ndonëse janë bërë shumë kërkime, asgjë nuk është konkretizuar me gjetjen e tyre.

Bëhet fjalë për ish-boksierin shkodran, Ndoc Gjoni, të cilin diktatura komuniste e eliminoi në kufi, në përpjekjet e tij për t’u arratisur. Një histori e dhimbshme e një njeriu, për të cilin të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë jetuar me të, flasin me respektin më të madh. Një kohë e vështirë ajo, e cila bëri që shumë familje të ndiejnë dhimbje të mëdha në ato vite diktature. Madje edhe sot, sepse pjesëtarët e tyre nuk kanë shpeshherë as një vend për t’i qarë.

Kështu ndodh edhe me familjen Gjoni (Ndou), e cila nuk di asgjë për djalin e saj edhe sot e kësaj dite, pavarësisht përpjekjeve të Zefit, këtij emri të njohur të sportit të boksit shqiptar. Po cila është historia e këtij boksieri të vrarë nga shteti komunist? Më poshtë po ju njohim me jetën e tij të plotë deri në moshën 39-vjeçare, sepse më tej nuk e lanë të jetonte.

Kush ishte sportisti shkodran Ndoc Gjoni?


Ka lindur në Shkodër në vitin 1943. Pas kryerjes së shkollës fillore në qytetin e tij, të mesmen e kryen në Tiranë, ku fillon të merret me boks me ekipin e Dinamos. Është kampion me të rinjtë dhe të rinjtë e rritur, duke treguar vlerat e një boksieri cilësor të asaj periudhe.

Në vitin 1961 kthehet në Shkodër dhe bën boks për Vllazninë, ndërsa një vit më pas sërish kalon në Tiranë, së bashku me shkodranët e tjerë, Viktor Martini dhe Ramiz Halili, nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur Ali Kastrati. Vazhdimësinë në sport, Ndoci nuk do ta kishte më të gjatë, sepse në vitin 1963 sporti i boksit konsiderohet armiqësor nga shteti i asaj kohe dhe mbyllet.

Martini: Ndoci, një boksier që s’binte kollaj në tokë


Janë të dy të të njëjtës datëlindje: 1943. Moshatarë dhe për rrjedhojë e kanë njohur mirë njëri-tjetrin. Viktor Martini ka se çfarë të kujtojë nga vitet e sportit që ka kaluar me Ndoc Gjonin. Për 3 vjet me radhë, kontaktet e tij në ring kanë ekzistuar, por përveç tyre miqësia në stërvitje, koha e kaluar së bashku ushtar, janë të mjaftueshme për të dhënë një opinion për këtë ish-sportist të vrarë nga diktatura komuniste.

“Me Ndoc Gjonin, kontaktin e parë e kam pasur në ring. Ka qenë kampionati i vitit 1960 në Tiranë. Unë bëja boks për Vllazninë, ndërsa ai për Dinamon, sepse ishte në shkollë në atë kohë. Mbaj mend që kam fituar unë, por në raundet e ndeshjes, Ndoci nuk më la njëherë të merrja frymë. Ishte shumë fort, një boksier që nuk binte kollaj në tokë,” - tregon Viktor Martini, ky emër i mirënjohur i boksit shkodran dhe atij shqiptar. Në vitin 1961, Ndoci kthehet në Shkodër dhe bën boks me Vllaznisë sërish me Viktorin, ndërsa një vit më pas të dy merren ushtarë me Partizanin.

“Kemi kaluar dy vjet bashkë, bënim stërvitje dhe, përveç kësaj, gjatë gjithë kohës kemi qenë të pandarë. Ndoc Gjoni ka qenë një njeri me veti të rralla. Një i ri me shumë pasion për boksin, por edhe për jetën. Megjithatë, mënyra si i rrodhën ngjarjet, na ka bërë të ndihemi keq të gjithë ne që e kemi njohur,” - thotë në fund Viktori, bashkëmoshatari dhe një nga shokët e tij më të mirë me boksin.

Vuajtjet për Ndocin nisin në vitin 1967


Boksieri Ndoc Gjoni kishte filluar të bënte emër në Shkodër, si një sportist cilësor dhe kuptohet që rreth vetes kishte shumë të rinj. Ky njeri, natyrisht, ka qenë një kundërshtar i flaktë i sistemit komunist. Prejardhja familjare, vuajtjet e ndryshme, mbyllja e sportit të tij të preferuar, boksit, ishin disa nga shkaqet pse ai nuk pajtohej me asgjë të atij sistemi.

“Ndarja” përfundimtare me të ka ndodhur në vitin 1967, në atë vit kur ish-diktatori vendosi mbylljen e kishave dhe xhamive në gjithë vendin. Ndoci nuk mund ta pranonte këtë gjë. Ai ishte i lidhur shumë me kishën, madje edhe çelësin e saj, prifti ia linte atij. Gjatë atij viti fatëkeq, ish-boksieri nuk mund t’i duronte dot fletë-rrufetë, që njerëzit e Partisë kishin filluar të vinin nëpër muret e Shkodrës, në të cilat u bëhej thirrje njerëzve të mos besonin në fe dhe ndër të tjera thuhej, se objektet e kultit do të mbylleshin. Për rrjedhojë, ai angazhon më të rinj se ai dhe pikërisht Tonin Demën, Mark Degën etj., për t’i hequr këto fletë-rrufe. Këto veprime e kishin futur Ndocin “në rreth” nga Sigurimi i Shtetit.

Për rrjedhojë, ai e ndan mendjen: Vendos të arratiset. I vëllai, Zefi e kujton atë ngjarje, pavarësisht se në atë periudhë ai ndodhej ushtar në Elbasan.

“Ndoci erdhi në Elbasan për të më takuar dhe e pashë qartë se kishte vendosur të ikte. Mënyra si fliste, mënyra si sillej, ishte e kuptueshme. Për rrjedhojë, pas 20 ditësh ai u arratis.”

Ka ikur në fund të atij viti drejt pikës kufitare te Muriqanit dhe pas disa peripecish, ka kaluar kufirin, duke hyrë në tokën jugosllave. Mendoi se tashmë shpëtoi, por nuk do të ndodhte kështu. Fqinjët në atë periudhë i kishin raportet e mira me shtetin shqiptar dhe njerëzit që thyenin kufirin, me marrëveshje ktheheshin sërish në vendin e tyre.

Kështu i ndodhi edhe Ndocit. Pas 20 ditë qëndrimi në tokën jugosllave, ai kthehet në Shqipëri nga UDB-ja, duke u ndërruar me 2 jugosllavë, që kishin bërë të njëjtën gjë si ai, duke kaluar kufirin për në tokën tonë.

12 vjet burg në Burrel, vuajtjet e mëdha


Dënimi ka qenë i patolerueshëm. Ndoc Gjoni për tentativën e arratisjes do të dënohej nga shteti shqiptar me 12 vjet burg. Vendi i vuajtjes së këtyre viteve dihej, në burgun e tmerrshëm të Burrelit, ku mbaheshin kundërshtarët më të rreptë të regjimit dhe anti-komunistët.

Kanë qenë vite të llahtarshme vuajtjesh, megjithatë karriera si boksier e ndihmoi t’i përballonte disi më me pak dhimbje ato. Bashkëvuajtës të tij shprehen me fjalët më të mira për mënyrën se si i ka rezistuar këtyre vuajtjeve Ndoci, si i ka shprehur gjithnjë bindjet e tij kundër shtetit të asaj kohe. Jo më kot, edhe koha e burgimit nuk i është zbritur, por e ka përfunduar të plotë atë, duke bërë plot 12 vjet në qeli.

Dalja nga burgu dhe arratisja e dytë

Ndoci ka dalë nga burgu në vitin 1980. Shumë nga pasionet e tij të rinisë kishin marrë fund, megjithatë tenton ta rinisë jetën. Martohet dhe punon me shumë devotshmëri në uzinën “Drini”, por sërish nuk ndihet mirë. Ndikojnë edhe disa probleme familjare dhe prandaj tenton sërish arratisjen.

Atë ditë, teksa ka marrë sërish rrugën për në Muriqan, në xhep me vete ka pasur edhe dy fotografi. Njëra ka qenë e nënës së tij, për të cilën ka bërë shumë dhe tjetra, ka qenë ajo e mbesës së vogël, vajzës së vëllait, Zefit, të cilën e donte shumë dhe e merrte kudo me vete. Me sa duket, këta dy njerëz të shtrenjtë për të, donte t’i kishte kudo me vete.

Por në këtë arratisjes të dytë, gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Kjo përpjekje do të jetë shumë fatkeqe, sepse do t’i merrte jetën. U tha se ishte mbytur në lumin Buna, në përpjekje për të kaluar kufirin, por e vërteta ka qenë krejt ndryshe.

Ndoc Gjoni është vrarë me një pistoletë në kokë. Ky lajm në fakt u është bërë i ditur familjarëve të tij vetëm pas rënies së diktaturës, sepse më parë, as që nuk bëhej fjalë. Ai që është marrë shumë me këtë ngjarje është vëllai i tij, trajneri aktual i boksit të Vllaznisë dhe njëkohësisht i përfaqësueses shqiptare, Zef Gjoni, i cili për “Sporti shqiptar” do të shpjegonte:

“Njerëz të Sigurimit të Shtetit erdhën dhe na thanë se Ndoci asht mbytë në ujë, duke tentuar të kalonte kufirin. Vetëm kaq. Ne nuk mund të bënim asgjë më shumë në atë periudhë. Vetëm pas ardhjes së Demokracisë, e kam mësuar të vërtetën. Një nga kufitarët e asaj periudhe, ka ardhë, më ka taku dhe më ka shpjegu krejt ngjarjen. Sipas tij, e kanë pa Ndocin nëpër ujë, e kanë ndjek nga pas, duke kaluar në tokën jugosllave dhe sa ka dalë nga uji, e kanë godit me një plumb në kokë dhe e kanë lanë aty. Kjo është më se e sigurtë.”

Tentativa e dështuar për t’i gjetur eshtrat


Nëse Ndoci ka vdekur, kjo duket e keqja më e vogël për familjen Gjoni. Pjesëtarët e saj nuk kanë ende edhe sot një varr për ta qarë, sepse nuk kanë arritur dot t’i gjejnë as trupin dhe as eshtrat e tij. Fakti që është vrarë në tokën jugosllave e ka komplikuar shumë punën.

I vëllai, Zefi, mban mend që pjesëtarë të Sigurimit të shtetit kanë shkuar në shtëpinë e tyre pas vrasjes së Ndocit dhe kanë marrë të gjitha fotografitë që ka patur ai. Qëllimi ka qenë zhvillimi i ekspertizës së trupit, që është gjendur i vrarë.

“Pas kryerjes së ekspertizës, pala jugosllave i ka kërkuar palës tonë 500 dollarë, si shpenzime të punës që ishte bërë gjatë ekspertizës. Por kuptohet që Sigurimi i Shtetit tonë nuk kishte interes për trupin e një ‘armiku të popullit’ dhe ktheu përgjigje negative. Të gjitha këto m’i kanë thënë pas viteve ’90 njerëz që janë marrë me këtë punë. Kuptohet, të penduar për çfarë kishin bërë, por rregjimi i tillë i detyroi ata të vepronin në këtë mënyrë. Për 500 dollarë të asaj kohe, familja jonë sot nuk ka as eshtrat e tij, nuk kemi një vend për ta qarë,” - shpjegon Zefi.

Përpjekjet e tij për t’i gjetur eshtrat të vëllait kanë vazhduar shumë pas ndërrimit të sistemeve. Bashkë me njerëz me reputacion nga shteti fqinj, kanë shkuar në fshatin ku mendohet të jetë vrarë Ndoci për të kuptuar dhe marrë vesh, nëse ndokush dinte ndonjë gjë për atë vrasje dhe vendin ku mund të jetë varrosur trupi i shqiptarit. Fjalë ka pasë shumë, por asgjë konkrete.

Trajneri aktual i përfaqësueses shqiptare të boksit është interesuar edhe në Sigurimin e Shtetit fqinj për të hapur dokumentet e atij viti, në mos në ndonjërin prej tyre është e detajuar ajo ngjarje, por asnjë gjë konkrete. Për rrjedhojë edhe sot e kësaj dite Ndoc Gjonit nuk i dihet vendi ku është varrosur, nuk i dihet vendi ku mund të jenë eshtrat e tij.

Familja Gjoni, familje boksierësh

Ndoci ka pasur karrierën më të gjatë në sportin e boksit, madje do kishte pasur arritje të shkëlqyera, në të nëse ky sport nuk do të ndalohej nga shteti. Edhe Zefi ka veshur dorezat, duke qenë i suksesshëm deri në vitin 1963, teksa do tëshpallej kampion me të rinjtë dhe të rinjtë e rritur. Për këta dy vëllezër e dinë të gjithë, që janë marrë me boks, por Zefi zbulon se edhe vëllai i dytë, Ndoja, është marrë me boks në periudhën që ka qenë ushtar.

“Ka qenë i fuqishëm edhe Ndoja. Të gjithë moshatarët e tij kujtojnë një ndeshje, kur pat rrahur Bejkush Birçen, i cili edhe ai merrej me boks në atë periudhë. Por pas përfundimit të ushtrisë, Ndoja, vendosi të heqë dorë nga ky sport. Më pas edhe ai ka pasur probleme me shtetin. Për një vit me radhë ka qendru nëpër hetuesi, sepse akuzohej për vënie fletë-rrufesh dhe tentativë arratisjeje, por ai s’pranonte asnjërën nga këto akuza dhe nuk mundën ta burgosin,” - shpjegon njëri prej vëllezërve Gjoni, pikërisht Zefi, ai që ka bërë emrin më të madh me këtë sport pas viteve ’90.

Zef Gjoni: Gjithnjë kemi qenë të shtypur, por kryelartë

Me boksin e ka mbyllur herët, vetëm 16 vjeç, sepse “rrahja konsiderohej sport imperialist” nga pushtetarët tanë. Prandaj Zef Gjoni kalon menjëherë te sporti i basketbollit, nisur edhe nga shtatlartësia e tij. Problemet që familja e tij hasi nga tentativa për arratisje e Ndocit, sigurisht që do të ndikonin edhe te djaloshi i ri.

Megjithatë, ai e vazhdon sportin, duke gjetur edhe dashamirësinë e njerëzve, që e rrethonin, ndër të cilët edhe të disa prej drejtuesve të sportit. Një ndër ta është edhe ish-trajneri i basketbollit, Bujar Golemi, për të cilin edhe sot ai ruan respekt të madh.

“Karriera ime me basketbollin duhej të kishte marrë fund, pas tentativës për t’u arratisur dhe më pas burgosjes së vëllait tem. Por unë ia di shumë për nder ish-trajnerit të basketbollit, Bujar Golemi, që duke shfrytëzuar miqësinë dhe rrethin shoqëror me drejtuesit në rreth, ndërhyri duke mos më nxjerrë asnjë problem me vazhdu sportin. Por nga ana tjetër, duhet pranu se për familjarët e atyre që kishin tentu arratisjen, por që e bënin burgun këtu, masat nuk kanë qenë dhe aq të ashpra. Por kuptohet, megjithëse e vazhdova basketbollin deri në vitin 1981, nuk më është dhanë mundësia ta kaloj asnjëherë kufirin. Edhe në një rast, kur trajneri Feti Borova deshi të më shkruante emrin në kombëtare, sapo i thanë kush isha, menjëherë u anulua ajo gjë,” - tregon Zefi.

Historia e kësaj familje ka pasur jo pak dhimbje brenda saj në vite. Por Zefi arriti të bëjë realitet edhe një premtim të pambajtur të vëllait të tij, Ndocit, për të mos e lejuar shtetin komunist të mbyllte objektet fetare. Ai në vitin 1967 ka luajtur jo pak rol për mosmbylljen e kishës. Zefi, ndërkohë ka qenë i pari që në vitin 1990, së bashku me dom Simon Jubanin, ndihmuan për dhënien e meshës së parë në Shqipëri pas rënies së komunizmit.

“E kisha edhe si detyrim ndaj vëllait. Ai luftoi mos me u mbyllë kishat, unë luftova dhe rrezikova jo pak për me i rihapë sërish ato,” - thotë ai i kënaqur, që çoi në vend një nga “amanetet” e të vëllait më të madh.

Karriera si trajner, 17 tituj në 20 vite boks

Si sportist nuk pati mundësinë t’i gëzonte siç duhet sukseset në këtë sport. E detyruan ta linte vetëm kur ishte 16 vjeç. Por pasioni i tij për dorezat dhe ringun nuk do të ndalej.

“Shihja çdo natë ëndrra me boks, me ndeshje, me ring, me dorezat veshur. Ky sport ishte gjithçka për mua. Ashtu si dhe për vëllanë tem, Ndocin, prandaj isha i obligum me ba ma të mirën për ta ringjallë këtë sport në vendin tonë sërish pas ardhjes së Demokracisë. Kam qenë ndër iniciatorët e ngritjes së këtij sporti në Shqipëri, ndërsa nën drejtimin tem, Vllaznia, në këta 20 vjet kampionate që janë ba pas vitit 1990, ka marrë 17 tituj kampion! S’më ka mbetë asgjë gja peng. Kupa e kampionate pa fund, po ashtu edhe jo pak medalje në arenën ndërkombëtare me boksierët tanë. Nëse ky sport nuk do të ishte ndalë nga komunizmi, ju siguroj se sot do të kishim kenë shumë të zhvilluar me të. Megjithatë, ky ishte fati i shqiptarëve, që u morën me këtë sport dhe i shumë dashamirësve të tij,” - thotë Zef Gjoni, trajneri i Vllaznisë dhe i përfaqësueses shqiptare të boksit.

Memoriali, edhe për nder të të vëllait


Jo vetëm për atë, por për të gjithë njerëzit që i kanë dhënë shumë boksit shkodran dhe atij shqiptar. Zef Gjoni, prej 8 vitesh organizon në Shkodër, një memorial boksi, në nderim të gjithë njerëzve që kanë dhënë për këtë sport.

E bën këtë për Dervish dhe Fadil Efovinë, Shyqyri Halilin, Kolec Ashikun, por edhe për Ndocin, të vëllanë. Nuk mund ta ndante kurrsesi nga këta figura të shquara të këtij sporti, sepse edhe ai ka kontribuar për këtë sport, pavarësisht se nuk e lanë. Memoriali i përvitshëm që është kthyer tashmë edhe në një turne ndërkombëtar që njihet zyrtarisht nga Federata Europiane e Boksit, është mënyra më e mirë për t’i kujtuar këta njerëz. Dhe Zef Gjoni ka shumë meritë për këtë.



Shyqyri Halili (traineri), boksieri Viktor Martini (Axha i Edi Martinit), Nush Marina, Ndoc Gjoni (mrapa)
Imazh
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4693
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Boks

Postnga Skodrinon » E Shtunë, 11 Qershor 2011 , 14:53

Zef Gjoni: Pretendojmë medalje në Europianin e Boksit


Kombëtarja shqiptare e boksit përgatitet për kampionatin europian, që do të zhvillohet javën e ardhshme në Ankara të Turqisë

Javën tjetër niset për në Turqi ekipi ynë kombëtar i boksit, i cili do marrë pjesë në Kampionatin Europian, që starton më 17 qershor në Ankara . Katër boksierë dhe dy trajnerë përgatiten prej kohësh për këtë eveniment shumë të rëndësishëm të këtij sporti dhe çka është më e rëndësishmja, pretendimet janë për medalje.

Këtë e thotë për “Sportin shqiptar” vetë trajneri i kombëtares, Zef Gjoni, që shprehet: “Kemi kohë që jemi grumbulluar dhe po përgatitemi për këtë eveniment shumë të rëndësishëm. Mendoj se forma e sportistëve është shumë e mirë, sepse edhe stërvitja e zhvilluar ka qenë e tillë.Kemi shumë shpresë se do të paraqitemi mirë në këtë europian dhe, pse jo, të synojmë edhe ndonjë medalje.”

Synimi Nëse do ndodhte kështu, do ishte vërtet një lajm shumë i mirë për boksin shqiptar, sepse nuk ka ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë, ndonëse në disa raste i janë afruar shumë kësilloj suksesesh. Për trajnerin e kombëtares, shkodranin Gjoni, në aktivitetin e radhës shanset më të mëdha për të hyrë në zonën e medaljeve i kanë dy sportistë.

“Nga forma që po tregojnë, mendoj se më shumë shanse kanë boksierët Xhulio Vrenozi dhe Kristian Demaj. Ata gëzojnë një formë shumë të mirë sportive, janë sportistë që edhe më përpara kanë treguar se dinë të boksojnë si të barabartë ndaj kundërshtarëve europianë dhe, pse jo, të mos shpresojmë sërish për medalje me ta.

Natyrisht kemi shpresë edhe te një short i përshtatshëm dhe, nëse ndodh kështu, ju siguroj që shanset për t’u kthyer në Shqipëri me medalje janë të mëdha,” - ka thënë Zef Gjoni.

Boksierët Vrenozi, një boksier ky fierak, do të konkurrojë në peshën 64kg, ndërsa Demaj i Vllaznisë në peshën 91kg. Dy sportistët e tjerë nuk është se nuk kanë shanset e tyre, megjithatë janë pesha me shumë rivalitet. Tiranasi Alban Bermeta do të konkurrojë në peshën 75kg, ndërsa shkodran Asmer Bilali në peshën 69kg.

Edhe ata do të konkurrojnë denjësisht dhe shpresat nuk është se mungojnë edhe për këta dy sportistë për medalje. Katër sportistët dhe dy trajnerët Zef Gjoni e Jozef Sermi nisen për në Turqi më datën 14 mars.

Kampionati Europian i Ankarasë nuk është një aktivitet që kualifikon sportistë për në Olimpiadën e Londrës. Aktiviteti i parë që do ta bëjë këtë gjë do jetë Kampionati Botëror, që do zhvillohet në Azerbajxhan në shtator të këtij viti.
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4693
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Boks

Postnga Skodrinon » E Martë, 28 Qershor 2011 , 19:33

jane eliminu qysh n'tur t'pare kta ndigjova.....
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4693
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Boks

Postnga Skodrinon » E Martë, 27 Shtator 2011 , 13:28

kristian demaj ka fitu ndeshjen e pare te botnorit kunder nji boksierit australian
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4693
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Boks

Postnga Skodrinon » E Premte, 30 Shtator 2011 , 14:57

asmer bilali edhe vrenozi i firit jane eliminu qysh ne tur te pare
tash na ka met vetem demaj, qi ka me u ndesh me nji hungarez ne tur te dyte
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4693
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Boks

Postnga Skodrinon » E Hënë, 10 Tetor 2011 , 18:15

Vllaznia triumfon në Prishtinë, Matija zgjidhet boksieri më luftarak

Në kryeqytetin kosovar është zhvilluar një turne ndërkombëtar në sportin e dorezave. Të gjithë boksierët shqiptarë fitojnë në peshat e tyre

Boksierët shkodranë kanë arritur suksesin e radhës në aktivitetin zhvilluar dje në pallatin e sportit të Prishtinës. Të katër boksierët pjesëmarrës të ekipit të Vllaznisë kanë arritur t’i fitojnë ndeshjet e tyre, duke zënë vendet e para. Kështu, në peshën 64kg, Kristian Shytani ka fituar ndaj një kundërshtari bullgar, ndërsa në peshën 69kg Kristian Matija ka rezultuar edhe ai më i miri, duke fituar.

Ashtu siç kanë triumfuar në peshën 75kg Emiliano Çekini dhe në peshën 81kg Bekim Vjerdha. Përveç kësaj, boksieri Kristian Matija ka marrë edhe kupën e “boksierit më luftarak të aktivitetit”. Kjo tregon edhe një herë tjetër se sportistët shkodranë të sportit të dorezave vazhdojnë të tregojnë vlerat më të mira të boksit shqiptar edhe në arenën ndërkombëtare.

Në aktivitetin e mbrëmshëm të zhvilluar në Prishtinë, kanë marrë pjesë boksierë nga Kosova, Shqipëria, Gjermania, Italia, Maqedonia, Bullgaria, Bosnja dhe Mali i Zi dhe ai i është kushtuar një ish-boksieri të njohur kosovar, Lah Nimanit. Organizatori i këtij aktiviteti ka qenë emri më i madh i boksit shqiptar, Aziz Salihi, i cili ka meritën e madhe të këtyre aktiviteteve të njëpasnjëshme që zhvillohen në Kosovë.

Trajneri që drejtoi kombëtaren tonë në aktivitetin e mbrëmshme të Prishtinës, Jozef Sermi, shprehet shumë i kënaqur me paraqitjen boksiereve shqiptarë në ringun kosovar, duke treguar një performancë të mirë në të gjitha ndeshjet e zhvilluara. Fakti që Kristian Matija është vlerësuar edhe boksieri më i mirë i aktivitetit, ia rrit edhe më shumë vlerat këtij suksesi të boksit shkodran.
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4693
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Boks

Postnga VOJO KUSHI » E Djelë, 30 Tetor 2011 , 15:03

SOT VLLAZNIA U SHPALL KAMPIONE KOMBETARE PER HERE TE 18 NE BOKS ME 4 KAMPIONA E 2 NEN KAMPIONA,VLLAZNIA NUK KISHTE RRIVALE ASNJI EKIP DHE E FITOI TITULLIN NE NDESHJEN E TRETE ,NE FUND TE NDESHJES NDERRMJET NELSON HYSES DHE ATIJ SORRES SE TIRANES U BA NJI RREMUJE E MADHE KU U FUTEN NE RING DHE U PERLESHEN RRETH 50 VETA SHKODRAN DHE TIRANSA POR SHKODRANET FITUAN EDHE ATY :D KAMPIONA DOLEN ZLLATICANI ,BILALI (NUK ZHVILLOI NDESHJE SE NUK ERDHI KUNDERSHTARI) DEMA DHE HYSA,NENKAMPION DOLI BEKIM VJERDHA DHE NJE TJETER URIME VLLAZNIS DHE TRAJNERIT ZEF GJONI :D
VOJO KUSHI
Tifoz
Tifoz
 
Poste: 58
Antarësuar: E Djelë, 06 Mars 2011 , 13:43
Skuadra: Vllaznia

Re: Boks

Postnga Skodrinon » E Djelë, 30 Tetor 2011 , 16:48

urime urime. ktu nuk na del kush para, se nuk asht ba hala biznes e lozin tan per qytetet e tyne
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4693
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

Re: Boks

Postnga fpjalmi » E Djelë, 30 Tetor 2011 , 22:34

Urime vllaznise per shpalljen kampion ne box.

Gjithmone brez pas brezi shkodra ka tregu qe nuk ka rival ne ring
Avatari i antarit
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
 
Poste: 11278
Antarësuar: E Shtunë, 09 Shkurt 2008 , 13:32
Vendodhja: Amsterdam Holland
Skuadra: Ajax Vllaznia

Re: Boks

Postnga Skodrinon » E Hënë, 31 Tetor 2011 , 18:58

Vllaznia kampione në boks, titulli i 18-të kombëtar

Skuadra shkodrane shpallet kampione e Shqipërisë pas garave të zhvilluara në Durrës. Tirana dhe Enea ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me pikë të barabarta


Skuadra e Vllaznisë është shpallur dje kampione e Shqipërisë në boks, pas përfundimit të kampionatit kombëtar të boksit, që për tri ditë me radhë u zhvillua në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit. Ky është titulli i 18-të për shkodranët në këtë sport, që konfirmohen si ekipi më i mirë dhe më i përgatitur, ndonëse këtë herë rivaliteti ka qenë shumë i madh.

Shkodranët, që drejtohen nga trajneri Zef Gjoni dhe ndihmësat e tij Kujtim Demi, Jozef Sermi e Besnik Limani, kanë arritur që të nxjerrin katër boksierë kampionë nga 10 pesha, duke grumbulluar në total 27 pikë. Në vendin e dytë dhe të tretë, me pikë të barabarta 17, dolën ekipi i Tiranës dhe ai privat Enea e më pas u renditën Apolonia (11 pikë) e Flamurtari (8 pikë). Pa asnjë boksier kampion e mbylli këtë turne skuadra vendase e Teutës, që shihej si pretendente.

Turneu Që prej datës 28 nëntor, 13 skuadra nga e gjithë Shqipëria morën pjesë në këtë kampionat kombëtar të dorezave, që nxori kampionët e 2011-s. Ditën e parë u zhvilluan ndeshjet eliminatore, të cilat përcaktuan 4 boksierët më të mirë për çdo peshë. Të shtunën u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale dhe dje paradite, duke nisur nga ora 11.00, u zhvilluan duelet finale. Suksesi i skuadrës shkodrane ishte e i merituar, pasi nxori 6 boksierë në finale, nga të cilët 4 u shpallën kampionë e dy nënkampionë.

Tirana dhe Enea nxorën nga 2 boksierë kampionë, ndërsa Apolonia e Flamurtari nga një boksier kampionë. Duelet e këtij turneu kanë qenë mjaft interesante, ku rivaliteti ka qenë i madh, duke bërë që sportdashësit e shumtë të pranishëm në pallatin e sportit të mbesin të kënaqur, duke përkrahur idhujt e tyre.

Kampionët Skuadra private Enea i nisi mbarë finalet, duke marrë dy peshat më të ogla, atë 49kg me R.Zajmin dhe 52kg, me R.Cenajn. Më pas do t’i vinte e E.Kalemit të Tiranës të shpallej kampion në peshën 56kg, M.Zllatiç të Vllaznisë në peshën 60kg dhe Xh.Vrenozit në peshën 64kg. Deri në mesditë gjithçka ishte e hapur për sa i përket titullit kampion, teksa A.Bilali i Vllaznisë shpallej kampion në peshën 69kg dhe A.Barmeta i Tiranës në peshën 75kg, duke bërë që tri ekipe të kishin pikë të barabarta.

Por boksierët shkodranë do të bënin diferencën në peshat e rënda, ku pas fitores të A.Ramës të Flamurtarit në peshën 81kg, në dy peshat e fundit janë K.Demaj (91kg) dhe N.Hysa (+91kg) të Vllaznisë që shpallen kampionë, duke siguruar matematikisht titullin kampion.

Fituesit Në përfundim të turneut, Federata Shqiptare e Boksit shpalli është sportistët më të mirë të turneut, teksa fieraku Xhulio Vrenozi mori trofeun e bokserit më të mirë dhe shkodrani Astmer Bilali atë të boksierit më luftarak.

Për t’u veçuar fakti që përgjatë tri ditëve gara të gjithë gjyqtarët kanë mbajtur një shirit të zi në krah, për të përkujtuar Neki Abazin. Në fund, drejtuesit e FSHB-së kanë ndarë kupat e medaljet për boksierët fitues dhe kupën për ekipin kampion të Vllaznisë, që sërish konfirmohet si skuadra më e mirë dhe ende pa rivalë në boksin shqiptar.
Avatari i antarit
Skodrinon
Administrator
Administrator
 
Poste: 4693
Antarësuar: E Djelë, 16 Dhjetor 2007 , 20:09
Vendodhja: ITALI

MëparshmePërpara

Kthehu tek Sporte te ndryshme


Kthehu tek Forumi

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor

cron