Boterori 2010

Diskutoni per Kupen e Botes , Kupen e Europes , Ligen e Kampioneve , Kupen Uefa , Kupa Intertoto .

Moderator: Man in Redblue

Post Reply
REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Boterori 2010

Post by REINIS » Sun, 05 Apr 2009 , 15:07

Miri wrote:
REINIS wrote:Tashti do rrifeni 6-0, jo mo 6-1. :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen:
Tashti une ty( :D )po te them qe nga fitorja ne fitore do shkojme :wink:
Nqs fillo lu prap Maradona po.
"Dora e Zotit"??? :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen:
Ose majeni me shkum juve!!! :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen:
:D :D :D :D :D
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Boterori 2010

Post by Ledi1920 » Mon, 06 Apr 2009 , 16:44

Maradona nga inoti mori nje pip dhe filloi te thithte vizen fatale te portes...
Nuk e di pse i kishte ik menja????mbase nga 6 golat???
Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Boterori 2010

Post by vllaznia1919 » Wed, 08 Apr 2009 , 23:40

bolivija gelqere ka pak kurse gjana te tjera ka shum qe rriten neper kodra.Hahahahahaah!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Boterori 2010

Post by shv13 » Thu, 09 Apr 2009 , 00:00

gjysa e ma shume e bolivianeve e kane emnin Maria Espinella Canones... :lol:
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Boterori 2010

Post by vllaznia1919 » Thu, 09 Apr 2009 , 00:30

Ne dashni e thrrasin Cocinha. :D :D :D :D
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Boterori 2010

Post by Skodrinon » Thu, 09 Apr 2009 , 16:56

shv13 wrote:gjysa e ma shume e bolivianeve e kane emnin Maria Espinella Canones... :lol:
vllaznia1919 wrote:Ne dashni e thrrasin Cocinha. :D :D :D :D
:lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Boterori 2010

Post by Man in Redblue » Thu, 09 Apr 2009 , 19:07

Ledi1920 wrote:Maradona nga inoti mori nje pip dhe filloi te thithte vizen fatale te portes...
Nuk e di pse i kishte ik menja????mbase nga 6 golat???

jo, jo, kyt gja e ban mbas cdo ndeshje, e ka tradit me thith me pip vizat fatale te portes, ngadonjiher edhe vijat ansore :D :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Boterori 2010

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 21:28

:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Boterori 2010

Post by fpjalmi » Wed, 11 Nov 2009 , 07:29

Biletat e fundit” për Botërorin, në fundjavë ndeshjet e fundit


Autori: editor
Data: 10/11/2009
Version Print .
.

Kjo fundjavë do të përcaktojë skuadrat e fundit që do të shkojnë në Botërorin e Afrikës së Jugut, teksa në Evropë do të zhvillohjen 4 supersfidat. Detyrën më të vështirë do ta ketë Franca e Rajmond Domenek, që do të përballet me Irlandën e Trapatonit. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Dublin dhe ajo e kthimit në Paris. Trajneri Domenek është nën një presion të madh në vendin e tij, megjithatë “Gjelat” mbeten favoritë. Në krahun tjetër, Trapatoni ka deklaruar se skuadra e tij do të dijë ta kalojë edhe këtë pengesë. “Askush nuk priste që ne të ishim këtu pas atij grupi të vështirë”, deklaroi Trapatoni. Për Irlandën do të rikthehet sulmuesi Robi Kin, që duket e ka lënë pas dëmtimin.
Një tjetër ndeshje tepër e vështirë është ajo mes Portugalisë dhe Bosnjë Hercegovinës. Skuadra e Keiroz ka një eksperiencë të madhe në arenën ndërkombëtare, por përballë është një ekip i mbushur me talente si Xheko, Misimoviç apo Ibiseviç. Trajneri i Portugalisë ka thirrur edhe Kristiano Ronaldon, por sulmuesi i Realit është i dëmtuar dhe vështirë se do të luajë. Madje, midis klubit madrilen dhe Federatës Portugeze ka lindur edhe një polemikë në distancë nëse Ronaldo duhet të aktivizohet apo jo. “Mjafton që ai të luajë vetëm disa minuta”, tha Keiroz, megjithatë do të jenë testet mjekësore që do të vendosin.
Ndeshja tjetër është ajo mes Rusisë dhe Sllovenisë. Për takimin e së shtunës në Moskë, shqetësimi kryesor i Gus Hidink lidhet me sulmin, duke parë formën aspak të mirë të Roman Pavliçenkos. Edhe kundër Gjermanisë një muaj më parë, një nga shkaqet kryesore të disfatës ruse ishte pikërisht mungesa e finalizimit para portës kundërshtare. Gjithsesi, Rusia duket se ka qenë edhe skuadra më me fat në shortin e hedhur më 19 tetor në Zyrih të Zvicrës.
Takimi tjetër i zonës europiane është ai mes Greqisë dhe Ukrainës që vendos përballë dy ekipe me një nivel thuajse të barabartë, por me grekët që shihen lehtësisht favoritë.

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Boterori 2010

Post by Ledi1920 » Wed, 11 Nov 2009 , 10:00

Per mu kailifikohen Franca,Portugalia,Ukraina dhe Rusia...
Image

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Boterori 2010

Post by REINIS » Wed, 11 Nov 2009 , 17:11

Qejfi ma ka te kualifikohet Bosnja, jo Portugalia. Kom inot Ronaldon.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Boterori 2010

Post by GOLDIAN » Wed, 11 Nov 2009 , 21:10

edhe une kisha dasht bosnjen
i perjashtuar

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Boterori 2010

Post by Ledi1920 » Thu, 12 Nov 2009 , 12:20

REINIS wrote:Qejfi ma ka te kualifikohet Bosnja, jo Portugalia. Kom inot Ronaldon.
inot e kom dhe une por gjithsesi mbetet nje lojtar superklass...
portugalia ka lojtar klasi dhe eshte gjynof me ngel jashte boterori ky ekip me lojtar si Pepe,Ronaldo,Simao,Karvalho,Deco etj
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Boterori 2010

Post by fpjalmi » Fri, 13 Nov 2009 , 02:48

Kur largohesh me dëshirë nga kombëtarja


Autori: Sporti Shqiptar
Data: 12/11/2009
Version Print .
.

Jang i Aston Vilës dhe Irland i Sitit i kanë dhënë lamtumirën kombëtares ditët e fundit. Ka ndodhur edhe më parë…

Një prej "yjeve" të Mançester Sitit, ish?ndërkombëtari i Republikës së Irlandës, Stivën Irland është betuar se kurrë më nuk do të luajë për përfaqësuesen e vendit të tij, sa kohë që në krye të saj do të jetë trajneri Xhovani Trapatoni. Sidoqoftë, Irland nuk është futbollisti i parë i famshëm, që "i kthen krahët" me dëshirë përfaqësueses. Dje, mbrojtësi i Aston Vilës, Jang, e njoftoi trajnerin Fabio Kapelo që të mos e konsiderojë në planet e tij për botërorin afrikan. "Fabio më tha se nëse luaja mirë mund të isha mbrojtësi i shtatë apo i tetë i Anglisë në botëror, por unë dua të përqendrohem vetem te Aston Vila," - tha Jang.
1) Johan Krujf
"Mjeshtri" holandez, ishte me gjasa futbollisti më i mirë në Europë, kur "vari këpucët në goxhdë" në vitin 1977, kur ishte 30 vjeç dhe po e ndihmonte aq shumë Holandën e tij të kualifikohej për në Botërorin 1978. Arsyeja e ofruar në atë kohë ishte se Krujfi nuk ishte në një mendje me diktaturën ushtarake të kohës në vendin mikpritës, Argjentinën. Më pas ai zbuloi se familja e tij dhe vetë ai kishin qenë subjekte të një kërcënimi për rrëmbim në Barcelonë. Ai tha: "Të luash në një Botëror duhet të jesh 200% i vetvetes, por ka edhe momente të tjerë, kur në jetë ka vlera më të rëndësishme".
2) Roi Kin
Një tjetër futbollist që u largua më shumë se një herë; "tërheqja e parë" e tij ishte me "shumë stil", kur u largua nga mjedisi stërvitor i Republikës së Irlandës në Botërorin 2002, duke qortuar rëndë mangësitë e mjediseve stërvitore dhe itineraret e çrregullta të udhëtimeve të përfaqësueses, teksa e quajti trajnerin e kohës, Mik MekLartin, "një k.. të ndyrë". Ai u rikthye me përfaqësuesen në prill 2004, kur ajo drejtohej nga trajneri tjetër, Brajan Kerr, por u largua edhe një herë në tetor 2005, kur Republika e Irlandës nuk arriti të kualifikohej për në Botërorin 2006. Sërisht "luftoi" me trajnerin.
3) Zinedin Zidan
Mjeshtri francez u largua nga përfaqësuesja në fund të orvatjeve të vendit të tij për të ruajtur titullin e kampionit të Evropës në Euro 2004. Pasi Franca u mund në ¼ e finales nga Greqia, "Zizu"?ja vendosi ta mbylllte karrierën me përfaqësuesen. "Tani ka përfunduar karriera ime ndërkombëtare. Ky është fundi i historisë. E rëndësishme është të dish se kur ka ardhur koha për ty që të largohesh". Por teksa Franca haste vështirësi për Botërorin 2006, ai u josh të rikthehej dhe i ndihmoi "Les Bleus" të arrinin në finalen e atij Botërori, duke arritur 100 ndeshje për përfaqësuesen e tij në këtë orvatje. Në atë finale të mallkuar për Francën dhe vetë atë, në moshën 34-vjeçare ai e humbi torruan, mori një karton të kuq, ndërsa Franca u mund nga Italia me 11?metërsha.
4) Alan Shirër
Heroi i një qyteti dhe një skuadre, Njukasëllit, ishte vetëm 29 vjeç, kur vendosi se kishte luajtur dhe dhënë gjithçka për "Tre Luanët". Ai luajti ndeshjen e fundit për Anglinë, në atë humbje ndaj Rumanisë, çka vendosi edhe moskualifikimin e tyre për në Euro 2000. Pavarësisht orvatjeve të të gjithëve për t’iu rikthyer vendimit të tij për të marrë pjesë në përpjekjet e Anglisë për kualifikim në Botërorin 2002 dhe Euro 2004, ai mbeti larg nga përfaqësuesja.
5) Rajan Gigs
Pavarësisht se Rajani po i afrohej 34 viteve të jetës së tij, kur bëri me dije për tërheqjen nga përfaqësuesja e Uellsit, në maj 2007, ai ende ishte futbollisti më i mirë i vendit të tij, duke vazhduar edhe sot e kësaj dite të jetë një prej kolonave të Mançester Junajtid. Ai ka luajtur 64 ndeshje për Uellsin, por do të kishte pasur shumë më tepër, nëse Fergusoni do ta kishte lejuar të luante edhe ndeshjet miqësore.
6) Xhemi Karrager
Kolona mbrojtëse frymëzuese e Liverpulit, e la pas me dëshirë karrierën e tij ndërkombëtare, pas zhgënjimit të vlerësimit si zgjedhje e pestë, pas Xhon Territ, Rio Ferdinandit, Ledlej Kingut dhe Xhonatan Udgejtit. Ai tha: "Tani jam 29 vjeç dhe nëse nuk jam titullar i rregullt në këtë stad për Anglinë, nuk e mendoj se do të jem më pas. Do të jetë e vështirë për mua të shihem këtej e tutje, vetëm një futbollist klubi, sikurse nuk jam i interesuar për përfaqësuesen aktualisht".
7) Pol Skols
Skolsi, një prej mesfushorëve më të mirë të brezit të tij, i dha lamtumirën përfaqësueses angleze, pas Euro 2004, atëherë kur vendosi se nuk mund të aktivizohej në të majtë të repartit mesfushor, për t’i lënë hapësirë Frenk Lampardit dhe Stivën Xherrardit në qendër. Vetëm dy muaj para se të mbushte 30 vjeç, ai përmendi karrierën tek Mançester Junajtid dhe shkaqe familjare si arsyet e kësaj tërheqjeje, por edhe shtoi: "Ky nuk është një vendim që e mora lehtësisht". Më pas ai refuzoi një thirrje për t’u përfshirë në përfaqësuesen e drejtuar nga Stiv MekLareni.
Dankën Ferguson
"Big Dunc" luajti vetëm shtatë ndeshje për Skocinë në harkun kohor 1992?1997, para se të njoftonte tërheqjen nga përfaqësuesja, si protestë ndaj Federatës Skoceze të Futbollit, që e kishte pezulluar për 12 ndeshje. Në fakt ai ishte dënuar me tre muaj burgim, pasi sulmoi mbrojtësin e Raithit, Xhon MakSteji.
9) Stilian Petrov
Petrov i tregoi "derën" përfaqësueses bullgare pas mosmarrëveshjeve me trajnerin e asaj kohe Hristo Stoiçkov, në tetor 2006. Mesfushori i Aston Vilës, atëhere vetëm 27?vjeçar, u largua si kapiten i Bullgarisë dhe u betua se nuk do të rikthehej derisa Stoiçkovi të hynte në histori. "U tërhoqa nga përfaqësuesja bullgare për sa kohë të jetë trajner Stoiçkovi, ? tha ai. ? Për mua është tejet e vështirë, sepse më pëlqen pa masë të luaj për vendin tim, por disa gjëra nuk po shkojnë si duhet, nuk dua të bëhem pjesë e kësaj. Nëse në të ardhmen do të kishte ndryshim trajneri, do ta mendoj rikthimin". Trajneri ka ndryshuar, por Petrov ende po mendohet
10) Françesko Toti
Kanakari i Romës, mori një pushim të gjatë, larg përfaqësueses italiane, pas Botërorit të fituar në 2006. Ai në botëror u aktivizua paçka se me dëmtim serioz në kyçin e këmbës, vetëm për dashurinë ndaj fanellës "azzurre". Verën pasuese ai njoftoi se nuk do t’i përgjigjej më thirjeve në përfaqësuese, në moshën 30?vjeçare. "Fjala fund është e shëmtuar, por vendimin për ta mbyllur kapitullin me përfaqësuesen e mora për disa arsye fizike. Më vjen keq, por shëndeti është gjëja më e rëndësishme".

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Boterori 2010

Post by Ledi1920 » Fri, 13 Nov 2009 , 10:19

Man in Redblue wrote:
Ledi1920 wrote:Maradona nga inoti mori nje pip dhe filloi te thithte vizen fatale te portes...
Nuk e di pse i kishte ik menja????mbase nga 6 golat???

jo, jo, kyt gja e ban mbas cdo ndeshje, e ka tradit me thith me pip vizat fatale te portes, ngadonjiher edhe vijat ansore :D :D
nga gezimi per kualifikim tu thith vijen anesore, pa dashje thithi dhe per inerci ... anesorin :mrgreen: :mrgreen:
Image

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Boterori 2010

Post by REINIS » Fri, 13 Nov 2009 , 19:13

Ledi1920 wrote:
REINIS wrote:Qejfi ma ka te kualifikohet Bosnja, jo Portugalia. Kom inot Ronaldon.
inot e kom dhe une por gjithsesi mbetet nje lojtar superklass...
portugalia ka lojtar klasi dhe eshte gjynof me ngel jashte boterori ky ekip me lojtar si Pepe,Ronaldo,Simao,Karvalho,Deco etj
Pepe e Deco jon brazilion me pashaporte portugeze. Nuk ka pas ku me i fut Brazili e ia ka dhon borxh Portugalise.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Boterori 2010

Post by Ledi1920 » Sun, 15 Nov 2009 , 02:01

REINIS wrote:
Ledi1920 wrote:
REINIS wrote:Qejfi ma ka te kualifikohet Bosnja, jo Portugalia. Kom inot Ronaldon.
inot e kom dhe une por gjithsesi mbetet nje lojtar superklass...
portugalia ka lojtar klasi dhe eshte gjynof me ngel jashte boterori ky ekip me lojtar si Pepe,Ronaldo,Simao,Karvalho,Deco etj
Pepe e Deco jon brazilion me pashaporte portugeze. Nuk ka pas ku me i fut Brazili e ia ka dhon borxh Portugalise.

ej osht vend qe prodho futboll mos me permen pepe e deco...
se po qe me permen emra portugez(o i cik e rond plako, si Neri)

dalin shume masanej, dalin ikona te futbollit botenor qe nga Eusebio, paolo Sosa, Rui Kosta, Figo etj etj...
Kshuqe Bosnje perlesh ka me ik mgjth sot lujti shume me mire...
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Boterori 2010

Post by fpjalmi » Sun, 15 Nov 2009 , 07:30

Russia 2 - 1 Slovenia

ketu ka mundesi me u kualifiku slovenia dhe goli ne min e fundit i ka dhan shans 75 % slovenise per kualifikim

Greece 0 - 0 Ukraine

ketu mendoj se ukraina asht ma afer dhe do ta rrahin greqine ne ukraine

Ireland 0 - 1 France

ketu 99 perqind asht franca e kualifikume

Portugal 1 - 0 Bosnia-Herzegovina

kurse ketu portogalia asht shum afer kualifikimit

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Boterori 2010

Post by fpjalmi » Sun, 15 Nov 2009 , 07:31

mendoj se slovenia ukraina franca dhe portogalia jan shum afer kualifikimit

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Boterori 2010

Post by Man in Redblue » Sun, 15 Nov 2009 , 14:14

a ishte nji kjo slloveni qi i falme dy barazime ne kohen e baricit ????!!!!pah sa hajrsyza paskena pa ken mor aman,vec me llap posht e perpjet neper gazeta shqiptare, marrim naj barazim tu lujt me 10 vet nmrojtje e mandej shperthiqena keqas ...e prap i bjen ne mend Canes me deklaru kerkojm kualifikimin per evropian

Post Reply