Kampionati italian

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Tue, 03 May 2005 , 10:55

Të përpiqemi të fitojmë gjithçka


Kanë mjaftuar 10 minuta të Shevçenkos më të mirë për ta kthyer Milanin te fitorja ndaj Fiorentinës: "Ka qenë një hap i rëndësishëm. Milani tani nuk shkëlqen së tepërmi, por kemi arritur të fitojmë një ndeshje të vështirë, çka s'është gjë e vogël, - deklaroi ukrainasi. - Tani të shohim rezultatet e të tjerëve me vetëdijen se shpejt mund të bëjmë më shumë. Juvja? Do të jetë një betejë deri në fund, tani duhet të përpiqemi të fitojmë gjithçka".
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Tue, 03 May 2005 , 10:59

Juventusi, ne heshtje per shtyp


Vazhdon heshtja e bardhezinjve. Fabio Kapelo i ka dhënë një ditë pushim të gjithë grupit, i cili do t'i rikthehet stërvitjes sot në mëngjes, në kuadër të sfidës së ardhshme në kampionat ndaj Milanit. Sot do të vlerësohet gjendja e Birindelit dhe e Takinardit ndërsa në ditët e ardhshme Zebina dhe Montero pritet t'i bashkohen stërvitjes me grupin.
VLLAZNIA PER GJITHMON

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 03 May 2005 , 17:41

Pas golit të parë ndaj Lacios, serbo-malazezi i Leçes shpjegon arsyen e gjestit "makabre"

Vuçiniç: "Prerja e fytit", një imitim




Gjatë ndeshjes Leçe-Lacio para dy ditësh u pa në fushë një mënyrë festimi, që ka ngjallur shumë diskutime. Serbi Mirko Vuçiniç, pas golit të parë të shënuar ndaj bardhekaltërve, festoi duke imituar një "killer" që tregonte prerjen e kokës. Një gjest pak a shumë makabre, që lojtari i Leçes e bëri për të imituar një protagonist të njohur në botën e "Wrestlingut" (mundje e egër), ku sulmuesi 22-vjeçar është tifoz i amerikanit Kris Benua, i ashtuquajturi "fytprerësi". Pas shumë gjesteve të ndryshme drejt tribunave të tifozëve, kufuri i ri i ekzaltimit për një gol bën fjalë për një prerje fyti makabre. Pas "mitralozit" të Batistutës apo "pushkës" së Van der Meides, në Itali është parë edhe përshëndetja romane e Di Kanios, grushti i mbyllur i Zampanjës ose gjesti "i sfidës", me anë të të cilit Ibrahimoviçi feston çdo gol të tijin. Por të dielën, në minutën e 47-të, të ndeshjes Leçe-Lacio, ka vend edhe për "Wrestling"-un. I kritikuar nga shumë specialistë, sepse konsiderohet pak edukativ, spektakli që po ndez tifozët në të gjithë botën, po intrigon edhe futbollistët. I fundit është serbo-malazezi i Leçes, Vuçiniç, që kundër Lacios ka festuar duke imituar prerjen e fytit, siç bëjnë Kris Benua dhe "Undertaker". I pari është mbizotërues i "prerjes së fytit" kanadez. Katër herë kampioni i kësaj kategorie e bën gjestin e tij para se të bëjë lëvizjen e famshme të ashtuquajtur "Tomstone". Nëse do të ishte një lojtar i futbollit amerikan dhe nëse Italia do të ishte SHBA-ja, Vuçiniçi do të pezullohej. Por ky nuk është i fundit. Edhe Lukareli me Mikolin janë tifozë të rregullt të këtij sporti në SHBA.
Por për fat të mirë, çështja shfryhet. Dhe vetë Vuçiniçi shpjegon arsyen e këtij gjesti. Asgjë e veçantë, politike apo e dhunshme, asnjë paralajmërim ndaj ndonjë tifozi: "Kur jemi në stërvitje, - tha serbo-malazezi, - na pëlqen të shikojmë në televizor "Wrestling". Një nga luftëtarët, kur ngjitet në ring, e bën këtë gjest (preren e fytit) dhe ne na pëlqen ta imitojmë. Kaq".

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 03 May 2005 , 17:41

Ndërkohë, trajneri Mançini i ka përgënjeshtruar mosmarrëveshjet me Vierin

H.Zaneti: Kupën, për të hapur një cikël




Havier Zaneti, kapiteni i Interit, dëshiron të fitojë Kupën e Italisë, e vetmja veprimtari në të cilën zikaltrit janë ende në "valle". Sipas argjentinasit, fitorja e këtij trofeu mund të jetë e rëndësishme për klubin, për të hapur një cikël suksesesh.
"Shpresojmë ta fitojmë Kupën e Italisë. Eshtë e rëndësishme të fillojmë të fitojmë diçka, që të hapim një cikël. Të gjithë së bashku po përpiqemi të ndërtojmë diçka të rëndësishme, në mënyrë që të arrijmë ato rezultate që presin të gjithë prej nesh, - ka deklaruar Havier Zaneti, në emisionin sportiv italian të kanalit "Rai 2", "Domenica Sportiva". ? Më vjen keq që dhuruam shumë pikë në fillim të sezonit. Nga njëra anë, u nisëm me një skuadër dhe një trajner të ri, dhe për të ndërtuar diçka të rëndësishme, duhet kohë. Nga ana tjetër, është po aq e vërtetë se në një klub të madh si Interi duhet të përpiqesh gjithnjë të fitosh menjëherë."
Ndërkohë afron përfundimi i kampionatit dhe tek Interi kthehet në modë ajo që tanimë është kthyer në një zakon në stinën e verës: të diskutohet për të ardhmen e Kristian Vierit. Skeçi i filmit është i dëgjuar: përshpëritet se klubi zikaltër do të kishte ndër mend të lirohej nga kontrata e shtrenjtë e numrit 32, i cili konsiderohet edhe "i moshuar", dhe do të kishte nisur bisedimet me Juven për t'ia shitur kësaj të fundit. Por Vieri ka dashur të saktësojë se nuk ka aspak dëshirë të largohet: "Kam edhe një tjetër vit kontratë. I mbyll të gjitha dyert. Marrëdhënia me Mançinin? Jam nën urdhrat e tij, nuk kam asnjë problem me të". Ka qenë vetë trajneri që ka përgënjeshtruar çfarëdo lloj zëri lidhur me keqkuptimet me Bobon: "E çmoj Vierin si njeri dhe si lojtar, nuk kam ndryshuar aspak mendim për të. Nëse në këtë fazë të fundit të sezonit nuk ka luajtur shumë, kjo ka ndodhur për shkak të problemeve që ka pasur në gju."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 03 May 2005 , 17:42

Bardhezinjtë kanë rikuperuar Nedvedin, Trezegenë dhe Emersonin, në kuadër të supersfidës me Milanin

Juve, dalja nga Championsi i kthen shkëlqimin




Milanin në "shënjestër". Juventusi do të paraqitet me pikë të barabarta në ndeshjen direkte me kuqezinjtë, falë fitores së arritur të dielën ndaj Bolonjës. Një sukses pa defekte, që vuri në dukje një përmirësim të skuadrës së Kapelos, përsa i takon anës atletike. Eliminimi nga Liga e Kampioneve i ka ndihmuar më shumë bardhezinjtë që t'i rikuperojnë forcat dhe të kryejnë një përgatitje të goditur për kampionatin.
Jo të gjitha të këqijat lënë pasoja. Eliminimi nga Liga e Kampioneve i ka sjellë më shumë të mira Juventusit, të paktën nga pikëpamja fizike. Kapelo ka mundur të rinisë të punojë me qetësi, lidhur me formën fizike të djemve të tij, duke e sistemuar përgatitjen në bazë të kësaj faze të fundit të kampionatit. "Don Fabio" e ka thënë gjithnjë: organika e Juventusit nuk është edhe aq e gjerë dhe kur cungohet nga dëmtimet, bëhet edhe më pak konkurruese. Dhe në këtë kuadër është për t'u parë si një gjysmë mrekullie rendimenti i skuadrës, përpara eliminimit nga Liga e Kampioneve. Në këtë sezon, sipas rendit, Kapelos i është dashur të bëjë pa Del Pieron, Trezegenë, Nedvedin dhe Emersonin, çka në fakt janë boshti i ekipit të tij. Edhe pse nganjëherë s'ka qenë fort bindës, Juventusi ka arritur të qëndrojë gjithnjë në krye, më shumë me forcën e karakterit sesa me lojë. Tani, ky i fundit është përmirësuar ndjeshëm dhe ka edhe një lajm të mirë: Nedvedi është në kulmin e formës. Në të majtë, ndaj Bolonjës arriti të çante me dhjetëra herë, ka rigjetur vrapimin dhe driblimin, dhe në gjuajtje e harkime është i saktë si gjithnjë. E gjithë kjo, kur mungon një javë nga ndeshja e madhe e "San Siros", që me shumë mundësi do t'i japë një të shtyrë vendimtare drejt titullit, atij që do ta fitojë. Ndaj Milanit pritet të kthehet nga minuta e parë edhe Trezegeja, ashtu sikurse pritet të rishfaqet edhe Emersoni. Dy rikuperime që mund të rezultojnë kyçe dhe në gjendje që të mos ndihet së tepërmi mungesa e shënuesit më të suksesshëm të bardhezinjve për këtë sezon, Ibrahimoviçit. Ndërkohë, Juvja vazhdon të mbajë heshtje për shtypin, një lëvizje dinake dhe ndoshta e arrirë pas një jave plot polemika dhe në prag të shtatë ditësh të tjera plot tension.

"Zonja", sot i kthehet stërvitjes në heshtje
Vazhdon heshtja e bardhezinjve. Fabio Kapelo i ka dhënë një ditë pushim të gjithë grupit, i cili do t'i rikthehet stërvitjes sot në mëngjes, në kuadër të sfidës së ardhshme në kampionat ndaj Milanit. Sot do të vlerësohet gjendja e Birindelit dhe e Takinardit, ndërsa në ditët e ardhshme Zebina dhe Montero pritet t'i bashkohen stërvitjes me grupin.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 03 May 2005 , 17:43

Ndëshkimi i brazilianit me të kuq ndikoi në humbjen e Lacios në Leçe


Sezar: Kërkoj falje për kartonin tim




"Mea culpa" e Sezarit. Anësori brazilian i Lacios, një ditë pas humbjes ndaj Leçes, i ka kërkuar ndjesë skuadrës për protestën e tepruar që i kushtoi kartonin e kuq, nga ana e gjyqtarit Airoldi. Ishte minuta e katërt e pjesës së dytë dhe Lacio po mundej 2?1. Bardhezinjtë, edhe pse mbetën me 10 vetë, arritën ta çonin rezultatin në 3-2 për ta, por ndeshja u mbyll me rezultatin 5-3 për puljezët. "Dua t'u kërkoj falje të gjithëve për sjelljen time, - deklaroi Sezari përmes adresës elektronike të Lacios në internet, - gabova sepse thashë disa fjalë pa vend dhe e vura skuadrën në vështirësi të mëdha. Pas disavantazhit fillestar, skuadra reagoi mirë, edhe pse në përfundim të pjesës së parë po mundeshim. Shokët e mi treguan, menjëherë pas daljes sime nga fusha, se ishin në gjendje ta merrnin ndeshjen në dorë. Në fakt barazuan menjëherë, madje kaluan edhe në avantazh, por më pas lodhja dhe vapa si dhe zotësia e kundërshtarëve e përmbysën sërish situatën." Numri 10 bardhekaltër do të mungojë në ndeshjen e brendshme ndaj Udinezes. Atij i vjen shumë keq që s'do ta japë kontributin për skuadrën: "Uroj të kthehem sa më parë. Gjëja më e keqe ishte që e pashë ndeshjen e Leçes përpara ekranit, duke vuajtur. Pagova për një çast nervozizmin. Mendoja se më ishte bërë një padrejtësi, por nuk kam asnjë justifikim për atë që bëra. E kisha thënë edhe pak ditë më parë, se këto gjëra nuk duhet të ndodhin, aq më tepër një lojtari me përvojë si unë, por ja që për fat të keq ndodhin. E përsëris, më vjen keq, sepse e vura skuadrën në vështirësi në një moment shumë delikat të ndeshjes, sikurse për fat të keq kishte ndodhur edhe në Rexhio Kalabria."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 03 May 2005 , 17:46

Tre bomberat jane kthyer ne makthin e gjithe mbrojtesave te Serise A.



Xhila, Lukareli e Toni, mbi 40 gola




Marçelo Lipi mund të flerë i qetë, përsa i takon së ardhmes së Italisë. Kampionati i Serisë A ka lëshuar në orbitë tre golashënues të mëdhenj, të cilët kanë dy sezone që shënojnë pa pushim. Alberto Xhilardino, të cilin tanimë komisari teknik e ka bërë titullar, ndodhet në kuotën 44 (23 vjet, 21 deri tani sivjet), Luka Toni - 47 (30 në Serinë B, 17 sivjet) dhe Kristiano Lukareli prek kuotën e 50-të golave (29, vjet në Serinë B dhe 20 këtë sezon). Adriano, Shevçenko dhe Trezege? Jo, asnjëri prej tyre... Pas disa vitesh të zotëruara nga të huajt në renditjen e shënuesve (5 fitore në 7 vitet e fundit dhe një barazim), golashënuesit italianë në këtë sezon po hakmerren madhërishëm. Në fakt, renditja e golashënuesve sheh në krye të saj Xhilardinon dhe Montelën, me 21 gola për kokë, të ndjekur nga Kristiano Lukareli, me 20, dhe Luka Toni, me 17. Shevçenko, shënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, është i pari i të huajve, me 16 rrjeta.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 03 May 2005 , 17:47

Sulmuesi i Parmës, "i kryqëzuar" nga kuqezinjtë, Reali dhe Interi, do të vendosë pas 29 majit për të ardhmen

Xhilardino: Milani më intereson, por...




Katër golat që i shënoi Livornos, që e çuan në 21 shifrën e golave të tij në këtë kampionat, e ka rritur çmimin e tij të paktën 5 milionë euro. Edhe pse shpëtimi nuk është siguruar ende, në kampin e Parmës po mendohet se si ta rregullojnë sa më mirë sulmuesin 23-vjeçar, i cili vazhdon të magjepsë me gola përrallorë dhe një vazhdimësi rendimenti mbresëlënëse. Janë tri skuadra që janë gati të ndërmarrin një luftë me miliona euro për ta blerë: Milani, Interi dhe Real Madridi. Kuqezinjtë janë në "pole-position", sepse kanë qenë të parët që janë vënë në lëvizje, duke u ofruar emilianëve 30 milionë euro, por në këtë pikë, në mungesë të një marrëveshjeje, ekziston me të vërtetë rreziku i një ankandi të mirëfilltë. Kurse spanjollët mund të mbështeten te marrëdhëniet e privilegjuara mes Sakit dhe klubit emilian. Në takimin mes Sakit dhe Baraldit është folur për kryegolashënuesin e Serisë A. Finalja e sezonit të Xhilardinos mund të cilësohet jashtëzakonisht e qetë. Por tani po përpiqet të shpëtojë "varkën" e Karminjanit dhe për më shumë që nuk arrin të qëndrojë indiferent ndaj "sirenave" kuqezi, që bien prej kohësh për të. Madje, këtë herë të lë të kuptosh se destinacioni i ardhshëm i parapëlqyer, duket se është pikërisht Milani. "Sigurisht, - shpjegon "bomberi" 23-vjeçar i dukalëve, - një klub si Milani më intereson shumë, por pas 29 majit do të vlerësohet roli im dhe do të vendosim se çfarë do të bëjmë. Për momentin, Parma e di se cilat janë zgjedhjet e mia". Mes të tjerash, në luftën për titull, Xhilardinoja i shikon kuqezinjtë si favoritë: "Milani ka diçka më shumë se Juvja, që është gjithsesi një skuadër e shkëlqyer dhe nuk dorëzohet, por takimi direkt do të vendosë gjithçka". Mbi gjurmët e sulmuesit emilian, sipas "radio-merkatos", është edhe Reali i Madridit, që tani në timon ka një njohje të vjetër të Xhilës: "Nuk do të më shpifej fare nëse do të shkoja te Reali i Madridit, që është një skuadër e madhe, - nënvizon Xhilardinoja. - Saki më njeh mirë, duke parë se ka qenë drejtori sportiv i Parmës dhe besoj se më çmon si lojtar, por të shohim në të ardhmen". Megjithatë, takimi i parë në axhendë është të shpëtojë Parmën e tij, e cila ka një sfidë vendimtare të dielën që vjen në "Tardini", ndaj Romës: "Verdhekuqtë kanë individualitete të mira, por kanë vetëm 40 pikë, - vijoi numri 11 i verdhebluve. - Sigurisht, ata nuk do të shpërqendrohen, sikundër dhe ne. Kemi probleme që të dyja, sepse shpesh kemi mungesë vëmendjeje, si për shembull ndaj Livornos". Në fund, kapitulli "axurr": "Në kombëtare jap më pak, sepse luaj shpesh me shokë të rinj në sulm dhe nuk është e lehtë të gjesh menjëherë gjendjen e duhur. A mund të luaj bashkë me Totin e Kasanon? Shpresoj që ky "tredhëmbësh" të përsëritet në kombëtare. Ndihem mirë me ta".

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 03 May 2005 , 18:39

Seria A:Top 11 i javes.

Pagliuca(Bologna)


Aronica(Messina) Cannavaro(Juventus) Serginho(Milan)




Veron(Inter) Mozart(Reggina) Morfeo(Parma) Jorgensen(Fiorentina)



Lucarelli(Livorno) Gilardino(Parma) Vucinic(Lecce)

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 03 May 2005 , 18:50

Image
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 03 May 2005 , 19:47

Tesh po Piero! :D

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Tue, 03 May 2005 , 21:35

A e keni at foton kur ka ba autogol a ? :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 04 May 2005 , 00:49

Kush?

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Wed, 04 May 2005 , 12:41

Buffoni
VLLAZNIA PER GJITHMON

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Wed, 04 May 2005 , 14:26

Ta bana qefin e vuna edhe nje here Gigin tesh me nje foto te re.Hajt thashe po e nderroj i here po ai mbetet gjithmone ma i miri.Ne duart e tija jena te dilen. :D :arrow: :wink:
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Wed, 04 May 2005 , 14:27

Sulmuesi 32-vjeçar, që i skadon kontrata më 2006-n, siguron se do të luajë edhe 5-6 vjet para fundit të karrierës

Vieri: Edhe një vit patjetër me Interin




E vetmja gjë që nuk mund ta shtynte, ishte ai gol. Pjesa tjetër edhe mundet, para së gjithash kur bëhet fjalë për të ardhmen, që Kristian Vieri ka ditur gjithnjë ta menaxhojë me kujdes. Dhe një gjë e tillë fillon me datën e skadencës së kontratës së tij. "Që është me Interin dhe ka vlerë ende edhe për një vit", - ka përsëritur për të disatën herë të dielën që shkoi. Po ku i dihet nëse do të vazhdojnë të jenë sërish bashkë Vieri dhe Morati. Përsa u takon golave, "Boboja" gjithnjë ia ka dalë i vetëm. Edhe pse më parë nuk ka luajtur kushedi se çfarë, të dielën, në minutën e 31-të në Inter-Siena, rikthehet te goli, i cili i mungonte që prej 6 shkurtit, kur sulmuesi shënoi me 11-metërsh golin e barazimit ndaj Parmës. "Duke parë që jam 32 vjeç dhe po luaj prej kohësh, nuk duhet t'i tregoj asgjë askujt, - thotë Vieri, - sepse në stërvitje tallem gjithnjë me Kili Gonzalesin, pasi nuk jep asnjë kros të saktë. Duke u përpjekur për të shënuar, rrezikova ta godisja topin me hundë, sepse e kam pak të madhe. Por gjithsesi më shkoi mirë". Shumë mirë i shkoi në pjesën e parë, kur Vieri hyri në fushë i vendosur, duke zëvendësuar të dëmtuarin Kruz. "Kisha kohë që nuk luaja më shumë se një orë (që nga derbi i kampionatit më 27 shkurt, që mbetet ndeshja e tij e fundit si titullar), - tregon sulmuesi zikaltër, - dhe në fund isha pak i lodhur, siç u pa mirë kur Adrianoja më dha atë top dhe unë e goditja në qiell. U përpoqa ta godisja në shtyllën e dytë, por nuk kisha më fuqi. Pastaj ishte edhe një temperaturë e nxehtë, ndaj vuajtëm të gjithë". Në të vërtetë, në dy muajt e fundit, Vieri ka vuajtur për shumë gjëra të tjera. Ndoshta i është dashur të pranojë, duke iu dorëzuar zgjedhjeve të Mançinit, që më shumë se një herë e ka detyruar të ulet në stol, saktësisht 8 herë mes kampionatit dhe Championsit, pas atij derbi të dy muajve më parë, që ishte "fotografia" e saktë e filozofisë së trajnerit. Mançini filloi ta shikonte me sy tjetër sulmuesin, por koha do ta tregojë nëse marrëdhëniet e mira mes të dyve do të jenë të mira dhe normale. Të dielën, kur Mançini foli me diplomaci: "Nuk mrekullohem nëse Vieri nuk ka qenë i kënaqur të shkojë në stol. Asnjë nuk është dhe jo vetëm Vieri. Unë e çmoj Bobon si njeri dhe si lojtar, dhe nëse kohët e fundit nuk ka luajtur shumë, ka ndodhur për shkak të problemeve në gju. Nëse një lojtar nuk luan, është e dukshme që ka probleme. Nuk varet nga fakti që trajneri bëhet në mënyrë të papritur i çmendur. Por nuk kam ndryshuar ide për Vierin. Nëse është mirë dhe stërvitet rregullisht, është një lojtar i rëndësishëm". Ndërkohë, Vieri mendon kështu: "Trajner është Mançini dhe formacionin e bën ai, - shpjegoi numri 32 i Interit. - Jam ulur shpesh në stol, por ajo që ka rëndësi, është të jesh i gatshëm në momentin e duhur. Kam pasur probleme në gju, sepse është një problem i vjetër dhe ndonjëherë i duhet pak "vaj". Tani jam më mirë dhe jam i gatshëm. Diplomatik? Mos duhet të bëj gjithnjë rrëmujë, përndryshe duket se jam gjithnjë dhe vetëm unë ai që krijoj probleme. Jo, jo, me Mançinin është gjithçka mirë, nuk ka asnjë problem. E ardhmja ime tek Interi është gjithnjë një problem? Me Interin kam një tjetër vit kontratë, ndaj i mbyll të gjitha "portat". Sa i takon mbylljes së karrierës dhe barit që do të hapë në Majemi, në fillim do të luajë edhe 5-6 vjet dhe të paktën njëri nga këta do të jetë me Interin, sepse këtë e thotë kontrata".

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Wed, 04 May 2005 , 14:28

De Sanktis: Zemani na hapi sytë për dopingun



"Në vitet e fundit, Zemani u ka hapur sytë shumë futbollistëve, duke na lënë të kuptojmë se duhet të jemi më të ndërgjegjshëm për atë që bëjmë". Kështu, Morgan De Sanktis falënderon trajnerin e Leçes, i pari në Itali që ka denoncuar problemin e dopingut. Portieri i Udinezes nënvizoi: "Në fillim gjërat ishin sipërfaqësore, ne lojtarët u besonim mjekëve. Tani jemi më të ndërgjegjshëm, e dimë që duhet të jemi të kujdesshëm nga çdo substancë që na jepet. E përsëris se duhet të falënderojmë Zemanin që na hapi sytë".

Koluçi dhe Lanxhela, pezullime të rënda
Gjykatësi sportiv tregohet i pamëshirshëm, pasi dje ka pezulluar me 6 ndeshje pa luajtur, Xhuzepe Koluçin e Rexhinës dhe me 3, kaljaritanin Antonio Lanxhela. Mesfushori kalabrez është pezulluar për shkak të "sjelljes jo korrekte ndaj një kundërshtari", sepse në fund të ndeshjes i është afruar një vijërojtësi, duke i ulëritur me fjalë të rënda. Ndërsa sulmuesi sard e ka sharë rëndë gjyqtarin e ndeshjes ndaj Rexhinës, pasi është ndëshkuar me karton të verdhë. Ndërkaq, me një javë u pezulluan: Sezar e Seriç (Lacio), Dala Bona (Leçe), Bega (Kaljari), L.Koluçi (Bolonja), Kopola (Mesina), De Rosi (Roma), A.Lukareli (Livorno), Mareko (Breshia), Rosini (Samp).

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Wed, 04 May 2005 , 15:10

Kunder Milanit do te jene ne fushe qe nga minuta e pare.Si binjak i francezit ne sulm Del Piero duket me i favorizuar se Zalayeta,ndersa eshte balotazh mes Appiah dhe Blasit per nje vend ne mesfushe.



Juve,Trezeguet dhe Emerson ok


Gojen e qepur dhe perqendrim maksimal;heshtja e Juves me shtypin me shume mundesi do te perfundoje pas ndeshjes me Milanin.Lajmet e mira ne shtpime e Juves vine nga infermeria qe dita-dites po boshatiset;i vetmi qe duket akoma i demtuar eshte Tacchinardi ,i cili ka nje infiamacion ne gju,ndersa te gjithe te tjeret jane te disponueshem ose jane duke rekuperuar.Fabio Capello qe sot ne mengjes mund te mbeshtetet edhe te Zebina qe ka filluar te punoje bashke me shoket e tjere,por francezi nuk ka zhvilluar ndeshjen mes lojtareve juventine dhe zor se mund te grumbullohet kunder Milanit.Te disponueshem jane edhe Montero dhe Birindelli te cilet kane zhvilluar ndeshjen 7 kunder 7 me fushe te reduktuar dhe kunder Milanit mund te ulen ne stol.

Pushimi kunder Bolonjes i ka bere mire edhe brazilianit Emerson,qe kunder kuqezinjve do te niset qe nga minuta e pare;ne krah te tij Capello nuk e ka vendosur akoma se ke te vendose mes Appiah dhe Blasit(duke qene se Tacchinardi eshte i demtuar):tani per tani duket i favorizuar ganezi duke qene se ne ndeshjen e mengjesit te sotem ka luajtur ne krah te Pumes.Ne sulm tekniku bardhezi ka perseri disa dyshime:Trezeguet nuk ndien me dhimbje ne kavilje dhe keshtu do ta nisi ndeshjen si titullar.Del Piero duket me i favorizuar se uruguaiani Zalayeta per rolin e sulmuesit te dyte.Pas shpines se tyre do te jete Nedved si gjithmone i spostuar nga e majta.Sulmuesi uruguaian mund ta nise ndeshjen nga pankina,Edhe pse jo qysh nga minuta e pare Capello kunder Milanit mund te perdore edhe tredhembeshin:sot ne mengjes tekniku friulan ka vendosur bashke Del Pieron,Trezegene dhe Zalayeten:kuqezinjte jane te paralajmeruar.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 05 May 2005 , 13:44

Ok Piero!Njish asht Gigi.Ishalla me rezultat pozitiv ne Milano te dilen.
Kristian,Buffoni nuk ban autogola,nuk asht Khani! :D :D :D :D

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 05 May 2005 , 16:27

Me kyt Milan te lodhun qe pame mrame ishalla kena ne dore dicka,por prep se prep Milani mbetet Milan edhe per Juven ka me kene e veshtire shume,po shpresa kena per rezultat pozitiv. :wink:
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion

Post Reply