Mirel Josa

Historia e Vllaznise dhe lojtarët e saj në vite.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
dejan
Antar
Antar
Posts: 44
Joined: Wed, 09 May 2007 , 20:05
Location: RUSIA

Post by dejan » Fri, 15 Jun 2007 , 08:30

Me than tdrejten dalja prej fushs lojs asht ken jo sportive. Prandaj duhet me e pranu vendimin e komisionit te disiplines. Biles un do ti pershendesja antart e komisioinit te disiplins dhe apelit e do tu thoja se gezojn repektin tem ma te mall dhe me vjen kec si s'jam en shipni me jua shk..lly ropt.
Detyra e Oficerit te Frcave Ajrore eshte mbrojtja e Atdheut me jeten e tij.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 15 Jun 2007 , 12:59

Naqe kur shkosh me e kry njate borxh me difto qe te vij edhe un e te nihmoj pak se jane shum! :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Fri, 15 Jun 2007 , 15:03

Kalimi i vllaznise ne ligem malazese do te ishte nga pikepamja historike dhe politike nji turp i madh per shqiperine duke pas parasysh se mali i zi gjithmone ka dasht me e pushtu shkodren, Megjithate (edhe pse une studioj histori dhe shkenca politike dhe i di mire kto gjana) un do tkisha dasht ma shume se cdo gja qi me kalu, ne ligen malazese, ngaqe per mendimin tem ky denimi i joses dhe i vllaznise eshte vendimi ma i padrejte i dhane ndonjehere nga FSHF, qysh mas 1990. Po veprohet ma zi se ne komunizem dhe mqs josa ka refuzu tiranen, denohet mas me lujte 6 muj me vllaznine. Ishalla bahet realitet kjo gja njashtu si ka thane edhe grima.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Fri, 15 Jun 2007 , 16:56

Josa: Megjithatë, do të jem!
15 Qershor Josa në krye të detyrës! Ky është lajmi kryesor që vjen nga kampi kuqeblu i Vllaznisë. Gjithçka është mësuar pak çaste përpara fillimit të seancës stërvitore të skuadrës shkodrane, që edhe dje e ka zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”. Që Josa do të vijonte të drejtonte stërvitjen, u pa që në momentet e para, kur ai zbriti nga makina përpara hyrjes së stadiumit, i veshur me kostumin sportiv. Por pastaj, një vonesë në dhomat e zhveshjes me sportistët, jo aq e zakonshme, krijoi keqkuptim te ata që pritnin jashtë, se mos ndoshta, Josa është duke i dhënë “lamtumirën” skuadrës, për t’i qëndruar kësisoj paralajmërimeve që kishte lëshuar në ditët e mëparshme. Megjithatë, kjo situatë nuk ka zgjatur shumë dhe, në prononcimin e tij për “Sport Ekspres”, Josa ka deklaruar vazhdimin në detyrën e trajnerit të Vllaznisë.

Indinjata ndaj vendimit të Apelit

Përpara se të fliste për vendimin e tij, nëse do të qëndronte te Vllaznia, apo jo, Josa nuk ka lënë pa prekur edhe Komisionin e Apelit. “Ishte një vendim krejt i padrejtë, i cili nuk mori parasysh asgjë nga ankimimet tona. Një komision, i cili u mblodh sa për të kaluar radhën. Aty, me përjshtimin tim, nuk u lejua asnjë nga përfaqësuesit e klubit Vllaznia për të dhënë shpjegimet e duhura”, thotë Josa, i cili më tej përpiqet të sqarojë pozicionin e tij si trajner, në lidhje me ngjarjen në ndeshjen në “Qemal Stafa”. “Jam i pastër në ndërgjegjen time dhe e kam shprehur qartë, se futja ime në fushë nuk ka qenë për të larguar ekipin, ? ka shpjeguar trajneri i kuqebluve. ? Një gjë të tillë ia parashtrova edhe Komisionit të Apelit, sepse ai i Disiplinës nuk ka denjuar të na dëgjojë për këtë problem. Megjithatë, ky është vendimi që ata morën dhe nuk dua ta diskutoj. Ne nuk ishim dakord me të, pasi nuk kishte asnjë masë lehtësuese nga ato të Disiplinorit”. Duke mos dashur t’i komentojë më tepër vendimet, Josa shton se “ato duhet të na bëjnë më të fortë si skuadër”.

“Nuk kam gjë me Tiranën”

I pyetur, nëse u qëndron deklaratave, që ka dhënë në “Sport Ekspres” para pak ditëve, se te Tirana nuk e duan, tekniku i kuqebluve në përgjgjien e tij nuk qëndron shumë në atë linjë, madje, përpiqet ta anashkalojë këtë temë. “Jo, nuk jam shprehur në atë mënyrë. Thjesht, unë kam thënë se në një skuadër ka njerëz që të duan dhe që nuk të duan. Personalisht, në nuk doja që hedhja e dollarëve, e cila ishte diçka e organizuar që më përpara nga njerëz të veçantë në skuadër, të ndiqej dhe nga ata, me të cilët kam patur marrëdhënie të mira te Tirana”, është shprehur Josa. Ndërsa, në lidhje me disa opinione që qarkullojnë, se në dënimin e tij kanë dorë direkte drejtuesit e Tiranës, ai nuk është i këtij mendimi, teksa thotë: “Jo, jo, nuk e ndaj atë mendim. Nuk jam njeri që shkoj me hamendje. Hamendje mund të ketë shumë, por nuk do të merrem më me pistën e dënimit. Unë do të përqendrohem në punën time me skuadrën”.

Garancia e presidentit motivon Josën

Pika më delikate, në komunikimin tonë me Josën, ishte të mësonim prej tij lidhur me vijueshmërinë në krye të pankinës shkodrane. “Kam patur disa luhatje në lidhje me qëndrimin, apo jo, në krye të Vllaznisë, gjithnjë nëse nuk do të më hiqej masa e dënimit. Por tani mund t’ju konfirmoj se do të vazhdoj punë si trajner i kësaj skuadre” thotë Josa, duke sqaruar se këtë vendim e ka marrë pasi është konsultuar edhe me presidentin Valter Fushajn, i cili i ka kërkuar të vazhdojë punën. Sipas Josës, kur është njohur me mosndryshimin e masës së dënimit ndaj tij, ai i ka kërkuar presidentit që të shikohet mundësia për të mos e mbajtur peng ai stolin e Vllaznisë, por Fushaj i ka kërkuar të vazhdojnë punën i qetë. Edhe pse e di mirë se do të ballafaqohet me probleme jo të vogëla, nëse masa e dënimit do të vijojë të jetë e pandryshuar, Josa thotë: “Do të bëjmë më të mirën në shërbim të skuadrës, për të realizuar objektivat që janë marrë, duke filluar nga Kupa Intertoto, ku kërkohet kalimi i turit të parë”. Pastaj, në mbyllje të bisedës, pak si me humor, Josa shton se “nuk e kam provuar të drejtojë ndonjëherë jashtë pankinës, as edhe me celular, por do ta shohim në vazhdim”. Pas kësaj bisede me ne, Josa është “zhytur” në stërvitje me skuadrën, madje, me një angazhim maksimal, aq sa ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve të shumtë, që ndiqnin nga afër përgatitjen e Vllaznisë. GASPER MARKU
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 15 Jun 2007 , 19:26

Po me bahet qefi qe Josa vazhdon me ken trajneri jone por i duhen lojtar me ba nej san persmarit.Se me ita qe kena deri tesh skena gja per fije.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 15 Jun 2007 , 19:27

ta po na i bjen valteri kdal kadal lojtaret
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 15 Jun 2007 , 19:31

Prej ka naqe?
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 15 Jun 2007 , 19:32

ne pazar kishin dal da te zi
thoshin se losin me te shpresat e senegalit
2 me te rinjte e kamrunit
e jeni ishte kapiteni i ganes per under 21
i perjashtuar

kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Post by kuqeblu4ever » Fri, 15 Jun 2007 , 19:34

Po degjoj disa mendime ktu e po habitem, me vjen keq po nuk jam dakord as me Grimen as me disa mendime qe thojne me lujt ne Mal te Zi.

Ne rradhe te pare kjo gja asht e parealizueshme por edhe sikur te ishte e mundshme sic e tha Man in Redblue asht turp per ne me lujt me Malazezt bile vetem me u diskutu keta mendime asht turp, tham qe Grima e disa te tjere ma teper jane te nervozum per momentin e japin keto deklarata, Mali i Zi e ka pas anderr me e pushtu Shkodren e me e shpall kryeqytet te Malit te Zi ne diskutojme me lujt me Malazezt, mos ju ka marre malli me pa boks edhe ne ndeshje miqesore, jo se ja kemi friken se per boks jena kampiona (bile edhe Lici e vertetoj vjet) po keto gjana nuk duhet me u diskutu, sllavt ne pergjithesi na kane inat por ne jena popull i mire e falim e harrojme ma shpejt se duhet. Nqs do kishte ken e mujtun ma mire do ishte me lujt ne kampionatin e Kosoves se te pakten aty na nderojne e na respektojne shume ma teper se ne Shqipni.
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 15 Jun 2007 , 19:35

Ku e kishin hotelin ne hymje te Shkodres rranze kalase? :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 15 Jun 2007 , 19:38

kuqeblu4ever wrote:Po degjoj disa mendime ktu e po habitem, me vjen keq po nuk jam dakord as me Grimen as me disa mendime qe thojne me lujt ne Mal te Zi.

Ne rradhe te pare kjo gja asht e parealizueshme por edhe sikur te ishte e mundshme sic e tha Man in Redblue asht turp per ne me lujt me Malazezt bile vetem me u diskutu keta mendime asht turp, tham qe Grima e disa te tjere ma teper jane te nervozum per momentin e japin keto deklarata, Mali i Zi e ka pas anderr me e pushtu Shkodren e me e shpall kryeqytet te Malit te Zi ne diskutojme me lujt me Malazezt, mos ju ka marre malli me pa boks edhe ne ndeshje miqesore, jo se ja kemi friken se per boks jena kampiona (bile edhe Lici e vertetoj vjet) po keto gjana nuk duhet me u diskutu, sllavt ne pergjithesi na kane inat por ne jena popull i mire e falim e harrojme ma shpejt se duhet. Nqs do kishte ken e mujtun ma mire do ishte me lujt ne kampionatin e Kosoves se te pakten aty na nderojne e na respektojne shume ma teper se ne Shqipni.
Pak ransi ka se ku,ose mali zi ishte thjeshte sa me thane nej san se ne Kosove kishte me kene ma mire por noshta malin e zi e kena ma afer,noshta per njate.Kryesorja asht me ja dhi ktyne legenave qe na kan hale ne sy.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 15 Jun 2007 , 19:38

vllaznia1919 wrote:Ku e kishin hotelin ne hymje te Shkodres rranze kalase? :lol: :lol: :lol: :lol:
nen ure :lol: :lol: :lol:
i perjashtuar

kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Post by kuqeblu4ever » Fri, 15 Jun 2007 , 19:49

vllaznia1919 wrote:
Pak ransi ka se ku,ose mali zi ishte thjeshte sa me thane nej san se ne Kosove kishte me kene ma mire por noshta malin e zi e kena ma afer,noshta per njate.Kryesorja asht me ja dhi ktyne legenave qe na kan hale ne sy.
Naqe e di se e thashe edhe vete qe s'ma merr mendja ta kete pase perimend e sic thu ti ma teper per me ja lan dhishem FSHF-se, ndoshta jam ma patriot se duhet por i kam parasysh serbo-malazezt se ka boll ketu edhe e di se sa qef na kane prandaj tham keto muhabete nuk duhet as me u permend por te gjejne ndonji gja ma te bindshme me ju kundervu FSHF-se jo perralla qe nuk i beson kush.
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

PARTIZANI
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 945
Joined: Fri, 18 May 2007 , 16:25
Location: ITALIA
Contact:

Post by PARTIZANI » Sat, 16 Jun 2007 , 09:25

sipas meje e kane tepruar me kete denim se s'eshte hera e pare qe ndodh te ne e hajde te veme rregullin.kjo gje ndodh cdo kampionat.sipas meje josa ka te drejte se ne shqiperi trajneret s'kane aq autoritet sa te nxjerrin skuadren nga fusha dhe nga pamjet qe pashe ishte fushaj ai qe po i bente thirrje skuadres per te dale.

P.S POSHTE TIRANA(skuadra,jo qyteti)
FORCA DEMAT E KUQImage

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Sat, 16 Jun 2007 , 13:06

vllaznia1919 wrote:Edhe un nuk jam me e hjek Josen.Duhet me e majte sezban edhe me marre pjese ne kampionatin Malazez.Me ja iq ropt ktyne tedegjenerumve te tiranse. :evil: :evil: :evil: :evil: (si federate ja si ekip) :lol: :lol: :lol:
Jo jo!! Unë propozoj që ma mirë të marrim pjesë në seria A sesa tek kto Shkërdhatat e FSHF-së!!!!... :lol: :lol: :P

A jeni në terezi a jo?!!!! :shock: Ça jeni tuj folë kshtu?!!! :oops: :oops:
Lëre që kjo që thoni është e pamundur,por nuk ka sens kjo që thuhet këtu.Siç thotë nji flalë popullore:Nga inati i vjerrës do shkoj me mullixhiun!!

Unë e kuptoj që jeni të nxehur për momentin dhe dalin fjalët e nxituara por mos harroni që ky është forum i hapur dhe të gjithë i lexojnë ato që shkruajmë ne dhe na vlerësojnë në bazë të atyre opinioneve që japim.N.q.s. nuk e pëmbani dot zëmërimin,lejmë takim nji orë të caktur në çatin e forumit dhe shfryjmë inatin,por jo kështu....do shkojmë në kampionatin e Malit të zi!!!!! :oops: Edhe po të arrihej kjo,a kujtoni se do kishim trajtim ma të mirë në Mal të zi?!!!

Pastaj kështu si flisni ju bini në kundërshtim me komplimentat apo vlerat që i kemi dhënë skuadrës tonë e cila është një nga perlat e pasurisë Shqiptare dhe jo Malazeze.Pse,sipas jush,po të na jepej mundësia,ne duhej të braktisnim gjithë mundin,djersën apo kontributin e gjithë këtij shekulli thjesht për kapriçion apo qefin e nji apo më shumë byth q... që janë sot në FSHF?!!

JO!!!Po të kisha gjë në dorë,do gjeja mënyra shumë më efikase për të zgjidhur këtë problem,mënyra të sjellshme,të pasjellshme apo edhe sakrifica me pak dhimbje,pasi këtu bëhet fjalë për çështje nderi.Po hidhet baltë mbi ne,po egzagjerohet me ne,dhe kjo thjesht për të na bërë shëmbull në sytë e të tjerëve,ndërkohë që "Vallja e turpit as që zihet në gojë".Unë mendoj se ata kanë zgjedhur skuadrën e gabuar për të bërë shembull ,pasi ka ohuuu!!! sa skuadra të tjera para nesh për ti bërë shëmbull,në fund vijmë ne.

Skuadra jonë nuk është amatore!!!!!
Trajneri aktual i skuadrës tonë nuk është amator por mëse profesionist!!!!
Drejtuesit dhe financuesit e skuadrës tonë nuk janë amatorë(kështu shpresoj të jetë,ishalla do jenë në gjëndje të mbajnë të pastër faqen e tyre pastaj ne apo skuadrën tonë)!!!!!!

Këtu luhet me ndjenjat e nji qyteti me peshë jo të vogël dhe nuk mund të merret kollaj nëpër këmbë nga disa ........ të pafytyrë.

Drejtues të klubit!!!! po të jeni të aftë,jepini zgjidhje këtij problemi ose jepni dorëheqje,pasi këtu nuk luhet thjeshtë me reputacionin e skuadrës por me gjithë qytetin që përfaqëson ajo.

P.S.Shpresoj që tju kujtohet që,
Vllaznia është e Shkodrës dhe jo e Lufit.
Para VLLAZNIA!

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 08 Jul 2007 , 21:31

ndeshja sot ishte puc kunder joses
i perjashtuar

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Sun, 08 Jul 2007 , 22:42

kuqeblu4ever wrote:
vllaznia1919 wrote:
Pak ransi ka se ku,ose mali zi ishte thjeshte sa me thane nej san se ne Kosove kishte me kene ma mire por noshta malin e zi e kena ma afer,noshta per njate.Kryesorja asht me ja dhi ktyne legenave qe na kan hale ne sy.
Naqe e di se e thashe edhe vete qe s'ma merr mendja ta kete pase perimend e sic thu ti ma teper per me ja lan dhishem FSHF-se, ndoshta jam ma patriot se duhet por i kam parasysh serbo-malazezt se ka boll ketu edhe e di se sa qef na kane prandaj tham keto muhabete nuk duhet as me u permend por te gjejne ndonji gja ma te bindshme me ju kundervu FSHF-se jo perralla qe nuk i beson kush.
jo jo nuk je ma nacionaliste se duhesh por je njaq sa duhesh.asht marre me permend malazez bile un kurr nuk i kam dasht as ne skuader por shume prej nesh kan harru vujtjet e tuzianve,ulqinakve e te gjithe malsorve qe per fat te keq kan ra nga ana tjeter e kufinit.kam zili per ata tifoza kroat qe parvjet bojkotunen skuadren e vet vetem sepse ne skuader u afru nje serb

PARTIZANI
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 945
Joined: Fri, 18 May 2007 , 16:25
Location: ITALIA
Contact:

Post by PARTIZANI » Mon, 09 Jul 2007 , 09:57

si p.sh rasti i drobnjek te partizani e vllaznia vjet :evil:
FORCA DEMAT E KUQImage

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 15 Jul 2007 , 16:23

dicka nuk shkonne skuader dhe mireli po rri e merr paret
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 15 Jul 2007 , 20:26

Qa ka me i ba mireli i shkret kur ata skan takat as me nga vrep.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply