kupa uefa

Diskutoni per Kupen e Botes , Kupen e Europes , Ligen e Kampioneve , Kupen Uefa , Kupa Intertoto .

Moderator: Man in Redblue

Post Reply
piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

kupa uefa

Post by piero » Wed, 23 Mar 2005 , 18:12

Karminjani:Do te provojme te shkojme deri ne fund.


Hera e fundit qe parma kaloi cerekfinalet e kupes uefa ishte sezoni 1998-1999,sezon ne te cilin parma fitoi kupen uefa dhe kupen e italise.Kohe te tjera ato,nuk eshte me ajo parme qe enderronte per titull edhe disa vite i kishte shkuar afer deri ne vend te dyte.Tani parma lufto per mosrenien nga kategoria,edhe pse mbart nje pjese te historise te futbollit italian ne 15 vitet e fundit duke permendur qe eshte i vetmi ekip italian qe keta 15 vjet eshte kualifikuar rregullisht ne kupat e europes."Nuk e dime se cfare do te bejme ne-thote tekniku verdheblu-por do te provojme te shkojme deri ne fund.Kjo eshte nje skuader qe ka mundesi te beje mire po eshte fakti se ne duhet te mendojme per kampionatin ne te cilin jemi zhytur keqas ne zonen e ftohte.Nqs fitojme kupen do te marrim pjese dhe vitin tjeter,meqenese fituesja kualifikohet direkt pa marre parasysh renditjen ne kampiopnat.Ne europe kemi kater ndeshje qe nuk pesojme gol dhe eshte nje gje e mire,por po te ishim edhe ne kampionat keshtu nuk them se do ishim ne rregull,por te pakten me mire ne klasifim do te ishim.Eshte e pashpjegueshme qe rendimenti ne kampionat eshte i ndryshem nga ai i kupes,ketu jemi ndeshur me dy skuadra shume te forta si shtutgart dhe fc sevilja dhe kemi dale fitimtare pa pesuar gol ne asnje ndeshje.Tani ne kampionat na presin dy transferta te veshtita si ajo e rexhios dhe e verones me kievon qe eshte 1pike para nesh.Do jene sfida vendimtare per ne dhe per klubin dhe do te kerkojme qe kesaj here te mos vime me duar bosh si heret e tjera.Persa i perket shortit ne kupen uefa trajneri i dukaleve tha:"Austria e vienes eshte ekip shume i mire duke pasur parasysh se ka eleminuar ekipe si atletik bilbao dhe real saragoza,por ne nuk do te shkojme ne vjene thjeshte si turiste do ta kerkojme me ngulm kualifikimin.Eshte kjo nje mundesi e mire per lojtaret e ri qe kemi te shfaqin vlerat e tyre ne arenen nderkombetare.Kemi disa lojtare te demtuar,po do te mundohemi me te rinjte qe kemi te bejme nje formacion sa me te mire -perfundoi Karminjani.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Wed, 06 Apr 2005 , 12:17

Fillon shitja e biletave per finale e madhe te kupes uefa e cila zhvillohet ne Lisbone ne stadiumin Jose Alvalade.Eskluzivisht vetem ne uefa.com mud te blihen biletat deri me date 18 prill.



Fillon gjuetia e biletave per ne finale.


Shorti per biletat.Tifozet neutrale mund te bejne kerkese per blerjen e 8.000 biletave,duke plotesuar formularin online.Dhenia e biletave do te behet me anen e nje shorti.Mund te blihen maksimumi dy bileta per cdo kerkese.Kategorite:Jne disa kategori te ndryshme biletash ne shitje.1(100 euro),2(65euro),3(35euro),4(25euro).Do te kerkohet edhe derdhja e nje kontributi per shitjen per portugezet 10%,per ata qe nuk jane portugeze 15%.Cdo ekip finalist ka te drejten e 12.000 biletave,ndersa 7000 bileta do t'i jepen uefas,komitetit organizator lokal,federatave kombetare,partnereve komerciale dhe kanaleve televizive.Kapaciteti i stadiumit Jose Alvalade per finale e Kupes Uefa 2005 do te jete 46.500 spektatore.Te gjithe ata qe do te blejne bileten do te respektojne rregullat e vendosura nga UEFA.Jane parashikuar sanksione ne rast shkeljeje te tyre.Te gjithe ata qe vine ne stadium do te kontrollohen imtesisht nga policia dhe kontrolli i stadiumit.Uefa kujton se asnje bilete nuk do te shitet me ane te agjensive dhe paralajmeron tifozet te mos blejne bileta ne te zeze.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 07 Apr 2005 , 11:56

Shirer me golat e tij sfidon Sportingun. Parma beson te mrekullia. CSKA-ja, për historinë ndaj Okserit



Kupa UEFA krenaria e "të voglave"




Trajneri i Njukasëllit, Gram Sounes, duhet të luajë pa dy mesfushorët Li Bojer dhe Kiron Dajer, për ndeshjen e sotme të Kupës UEFA. Ky është takimi i parë çerekfinal. Njukasëlli do të përballet me Sportingun e Lisbonës. Që të dy këta lojtarë kanë marrë kartonë, për këtë arsye do të mungojnë. Pas kësaj ndeshjeje të Kupës UEFA, Njukasëlli do të luajë gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë kundër Mançesterit. Ditën e shtunë, ata humbën në stadiumin e tyre 3-0 ndaj Aston Villës. kjo ishte humbja e tyre e parë pas 13 ndeshjesh me rezultate pozitive. Sounesi u ka kërkuar lojtarëve të tij që të përqendrohen te ndeshja që do të luajnë kundër Sportingut së Lisbonës në "Sant Xhejms Park". "Dua të siguroj të gjithë tifozët se nga tani dhe deri në fund të sezonit, do të jemi shumë të përqendruar. Kemi shumë ndeshje të rëndësishme për të luajtur dhe do të japim maksimumin për të marrë një trofe për këtë skuadër," - ka thënë Sounesi. Robi Eliot mund të jetë në repartin e mbrojtjes, pasi do të mungojnë Zhan Alen Boumsong, Titus Brambëll dhe Çelestin Babajaro, të cilët janë të dëmtuar. Sportingu ka barazuar 1-1 me Njukasëllin në ndeshjet me grupe në dhjetor. Mbrojtja portugeze duhet të jetë shumë e fortë në këtë përballje, pasi i duhet të përballet me Alan Shirerin, i cili ka arritur të shënojë 10 gola në 7 ndeshjet që ka luajtur në Kupën UEFA, në këtë sezon. Sportingu ka arritur të mundë me rezultatin 4-0 Boavistën. Portieri i tij, Rikardo Pereira, ka deklaruar se pretendojnë për një rezultat pozitiv edhe në këtë ndeshje. "Ne do të luajmë për fitore. Gjithsesi, mund të them se çdo rezultat do të jetë pozitiv, pasi gjithçka do të vendoset në takimin e dytë." Skuadra portugeze ka 2 lojtarë të dëmtuar, mbrojtësin Hugo dhe mesfushorin Kustodio. Megjithatë, mesfushori Hugo Vian nuk do të luante në këtë ndeshje kundër Njukasëllit, pasi këtë gjë nuk ia lejonte as kontrata që ka firmosur me skuadrën e tij. Një tjetër ndeshje e Kupës UEFA është ajo mes Vilarealit dhe AZ Alkmarit. E para është e vetmja skuadër spanjolle që vazhdon të marrë pjesë në veprimtaritë europiane. Në ndeshjen e sotme, skuadra nuk do të ketë sulmuesin Diego Forlan. Në sezonin e kaluar të Kupës UEFA, në gjysmëfinale ata arritën ta ruanin portën e tyre të pastër, duke regjistruar ndeshjen e 11-të radhazi në Europë pa pësuar gol. Me këtë gjë, ata kanë arritur të barazojnë rekordin e Sëlltikut, i cili ka bërë të njëjtën gjë mes viteve 1963-'66. Trajneri Manuel Pelegrini do të mundohet të ndërtojë një formacion pa Havi Ventën, Huan Manuel Penën dhe Kuik Alavarez, të cilët janë të dëmtuar. Në dyshim për këtë ndeshje është edhe Havi Salea. Skuadra holandeze e Alkmarit ka arritur në vitin 1981 deri në finalen e Kupës UEFA. Ditën e diel, ata janë mundur me rezultatin 4-2 nga Fejënordi, rezultat ky që i lë ata 10 pikë larg kryesuesve të PSV Eindhovenit. Ata kanë në dyshim mbrojtësin Horsi Matijsen, i cili është i dëmtuar, ndërsa Zhaliensi është në dyshim gjithashtu. Ndeshja tjetër është ajo mes francezëve të Okserit dhe rusëve të CSKA-së së Moskës. I pari do të mundohet të luajë pa mesfushorin Benua Sheiru, i cili është i dëmtuar. Trajneri Gi Rum do ta ndërtojë formacionin edhe pa mbrojtësit Ren Bolf, Stafan Grishting dhe Johan Radet. Skuadra ruse e CSKA-së duket se është më e freskët, pasi kampionati vendës ka vetëm 3 javë që ka filluar. Në këto ndeshje, ajo ka arritur të marrë një fitore dhe 2 barazime. Dyshja e fundit për ndeshjet e Kupës UEFA është ajo mes Parmës dhe Austrisë së Vienës. Për herë të parë, italianët do të shkojnë në këtë vend. Sulmuesi i tyre, Alberto Xhilardino, do të jetë në formacion në ndeshjen e sotme. Skuadra e Vienës ka arritur të fitojë 1-0 në ndeshjen e së dielës në kampionat kundër Vaker Tirolit. Ndeshjet e kthimit të këtyre çifteve do të luhen më 14 prill.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 08 Apr 2005 , 17:20

Skuadra verdheblu sheh me optimizem ndeshjen e kthimit ne Tardini,pas barazimit te arritur dje.


Parma dhe surprizat e saj ne Kupen Uefa.


Po te kishte kete Parme ne kampionat,Karminjani mund te flinte me i qete,sepse tani do te ishin te shpetuar nga renia e kategorise.Parma mesa duket ka nder mend ta coje deri ne fund kete kupe.Barazimi i djeshem eshte me se i kenaqshem per ndeshjen e kthimit,ku dukalet do ta kene me te lehte,duke pare se para publikut te tyre ne Tardini jane ne gjendje te zhvillojne lojra te bukura.Ishte i mbushur plot stadiumi Prater i Vienes per ndeshjen e mbremshme midis Austrise se Vienes dhe Parmes.Si gjithnje Karminjani zgjedh Parmen2 me Frey,Morfeo,Gilardino dhe Bresciano qe nisen nga pankina te zevendesuar nga Bucci,Pisanu,Gibbs dhe Dessena.35000 shikues nuk trembin djemte e Karminjanit te cilet edhe pse me i madhi i tyre ishte 25 vjec luajten sikur te kishin eksperience disa vjecare.Param e fillon mire takimin duke e qarkulluar topin.Austriaket nga ana e tyre luajne me te kujdesshem,por krijojne edhe ndonje rast te rrezikshem.Por vjen minuta e 34' dhe Parma kalon ne avantazh.Nje kundersulm nisur nga Bolano dhe i finalizuar nga Pisanu me nje goditje qe devijohet nga mbrojtesi austriak Dospel dhe perfundon ne rrjete.Goli cliron emilianet qe per here te pare ne Europe luajne me fanellen e pare me kryq ne mes.Austriaket humbin toruan dhe kalojne momente nervozizmi.Parma kontrollon lojen.Pjesa e pare mbyllet me nje rast te mire per Austrine e Vienes por Bucci portieri i dyte i Parmes eshte gati dhe pret i sigurt.Ne pjesen e dyte Austria e Vienes e shtyre nga tifozeria vendase e fillon lojen me e karikuar.Ne minuten e 6' duhet nje super Bucci per te grushtuar nje gjuajtje te rrezikshme te Papac.Trajneri Karminjani nxjerr nga loja Pisanun dhe Dessenen dhe fut ne loje Morfeon dhe Breshianon.Por pikerisht ne kete moment Austria e Vienes barazon.Polaku Mila zoteron nje top ne qender te zones dhe me te majten mposht Buccin qe deri atehere kishte 422 minuta qe nuk pesonte gol.Deri ne fund vetem tre raste shenohen;nje here Morfeo godet fort me te majten dhe topi perfundon pak mbi tra,ndersa Mila nuk arrin te godase fale edhe rekuperimit te Bolanos,i cili menjehere nis nje top per Simplicion.Braziliani ne kundersulm del i vetem perballe portierit Safar,i cili ne nje dalje te shpejte largon topin.4 minutat shtese te akorduara nga gjygjtari nuk sjellin asgje.Perfundimisht Austria Vienes Parma 1-1.Emilianet i gezohen barazimit si nje rezultat i mire per ndeshjen e kthimit.



AUSTRIA VIENA(4-4-2);Safar,Dospel,Antonsson,Afulabi,Papac;Vachoushek,Blanchard,Kiesenebner(15'st Dosunmu),Mila,Vastic(31'st Wagner),Rushfeldt


TRAJNER:Kronsteigner



PARMA(3-5-2)Bucci,Cannavaro,Bonera,Bovo;Pisanu(12'st Bresciano),Dessena(12'st Morfeo)Bolano,Simplicio,Camara;Vigniaroli(23'st Cardone),Gibbs



TRAJNER:Carmignani



ARBITER:Poulat(france)
ANESOR:Viennot,Dagorne(france)
GYQTAR I KATERT:Ledentu(france)


SHENIM:Jane ndeshkuar me karton te verdhe:Vignaroli(p),Dessena(p)Bolano(p)Vastic(A)

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 08 Apr 2005 , 18:13

Rusët mposhtin thellësisht Okserin. Holandezët mposhtin Vilarealin. Fiton Njukasëll,



CSKA-ja dhe Alkmar, një hap nga gjysmëfinalet




Janë luajtur dje ndeshjet e para çerekfinale të vlefshme për Kupën UEFA. Emocione, gola dhe spektakël në veprimtarinë e dytë për nga rëndësia në Evropë, në rang klubesh. CSKA-ja e Moskës ka hedhur një hap të sigurt për në gjysmëfinale, pas fitores 4-0 ndaj Okserit. Braziliani Vanger Love ishte protagonisti i takimit. Okseri e mbylli lojën me dhjetë lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Minjot në minutën e 84-t. Pas ndeshjes, trajneri i CSKA-së, Valeri Gazaev, u shpeh: "Nuk dua që futbollistët e mi të mendojnë për këtë rezultat në ndeshjen e kthimit. Na duhen edhe 90 minuta, të cilat duhet t'i luajmë me kujdes për të mos hedhur poshtë punën e mirë që kemi bërë sot." Në ndeshjet e tjera, Njukasëlli me gol të të zakonshmit Alan Shirer, goli i tij i dhjetë në tetë ndeshje, fitoi minimalisht ndaj Sportingut të Lisbonës. Ndërsa Parma mori një barazim të vyer në Vienë ndaj Austrisë vendase. Skuadra emiliane kaloi e para në avantazh, por austriakët barazuan në pjesën e dytë me golin e Milas. Surpriza më e madhe e mbrëmjes ka ardhur nga Vilareali, atje ku vendasit, finalistët e edicionit të fundit të kësaj veprimtarie, janë mundur 1-2 nga Alkmari. Skuadra holandeze është kështu pranë gjysmëfinaleve historike. 11-metërsi i gabuar nga Rikelme vështirëson më shumë ecurinë për skuadrën e vetme spanjolle në Kupat e Evropës. Kupa UEFA (çerekfinalet) CSKA M.- Okser 4-0 Odiah 21', 63' (pen), Vagner Love 71', Gusev 77' Austria V. - Parma 1-1 Mila 61'/Pisanu 34' Vilareal - Alkmar 1-2 Rikelme 14',/Landzat 12', Neilse 74' Njukasëll - Sporting L. 1-0 Shirer 39' (ndeshjet e kthimit luhen më datë 14 prill)

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Sat, 09 Apr 2005 , 11:34

Parma, Karminjani: Tani na mjafton një 0-0




Pietro Karminjani e ka komentuar me gëzim, por edhe me pakëz hidhërim barazimin në fushën e Austrisë së Vienës: "Është një rezultat i mirë, edhe pse na la një shije të hidhur, sepse po fitonim 1-0. Kur je në avantazh dhe të barazojnë, të vjen keq, - tha ai. - Por është një barazim i drejtë, i ekuilibruar, që ne e arritëm duke menduar edhe për ndeshjen e së dielës. Tani na mjafton një 0-0 për ta kaluar turin". Edhe administratori i deleguar i Parmës, Luka Baraldi, ka qenë i kënaqur nga barazimi 1-1, i arritur në transfertën e Vienës. "Rezultati ishte i drejtë, - tha ai. - Në pjesën e parë, Parma ishte më lart se kundërshtari si teknikisht, ashtu edhe taktikisht dhe arriti të kalonte në avantazh me meritë. Në pjesën e dytë pësuam reagimin e Austrisë së Vienës, që mbështetej nga 35.000 tifozë. Dua të nënvizoj paraqitjen e madhe të të rinjve tanë, të cilët po e ngrenë lart emrin e Parmës në Europë." Lidhur me shanset e kualifikimit, Baraldi tha: "Ndeshja e kthimit është brenda mundësive tona".

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 12 Apr 2005 , 18:56

Administratori i deleguar i Parmes flet per mostransmetimin e ndeshjeve te ekipit dukal nga ana e kanaleve televizive shteterore.


Baraldi:Mire ne Uefa,por nuk konsiderohemi nga askush.


Eshte administratori i deleguar i fc Parmes Luca Baraldi qe ngre zerin per nje problem i cili lidhet me ndeshjet e dukaleve ne kupen Uefa.Ne fakt edhe kete here nuk transmetohet trasferta e luajtur ne Austri kunder vendasve te Austrise se Vienes nga asnje kanal tv italian.I pyetur rreth kesaj ceshtjeje ad i Parmes shprehet mjaft me keqardhje.-"Ne senzibilizuam tv italiane.Sic dihet ndeshjet te drejtat e ndeshjeve ne trasferte i perkasin ekipeve vendase,te cilat natyrisht kerkojne te perfitojne sa me shume nga shitja e tyre.Nderhyrja ime pas ndeshjes qe zhvilluam ne "Prater" ishte per te treguar qe nuk kemi asnje qellim perfitimi.Ne te kunder kemi dashur te ngrejme nje problem social:kur ekipi i vetem italian i mbetur ne nje eveniment me rendesi sic eshte kupa Uefa ka te drejten te trasmetohet nga kanali shteteror,i cili duhet 'ia trasmetoje italianeve te cilet paguajne edhe taksen.Ne rrethin tone prej 100km jemi me shume se 15 milione banore dhe kane te drejte te shikojne ekipin e tyre.Mendoja qe do te kishte pak interes nga ana e tv shteteror.Parma ka nje projekt mbi te rinjte dhe po con ne Europe emrin e italise.Ne "Prater" kishte shume italiane qe bene tifo per ne ,sikurse ne te gjitha trasfertat qe kemi zhvilluar,sepse italianet jane kudo.Ne rralle te pare jemi italiane pastaj parmigjane:une personalisht ndihem i fyer nga mos interesimi i tv shteteror per ate ndeshje.Kjo per mua eshte nje fakt shume i rende,sidomos per sportin dhe per kulturen sportive qe Parma po con perpara.Ajo e jona nuk eshte politika e parave,por politika e te rinjve dhe defrimit.
Kush e do futbollin dhe paguan rregullisht taksen pervec ndonje filmi apo emisioni ka te drejten te shikoje edhe nje ndeshje futbolli".
Pyetjes se a eshte Parma qe nuk i intereson kujt apo kupa Uefa Baraldi u shpreh:-"Te them te drejten per mendimin tim eshte Parma qe nuk i intereson askujt.Ne fakt tv shteteror i bleu ndeshjet e Lazios per kupen Uefa dhe me vjen mire per kete.Ato ishin ndeshje qe jane zhvilluar ne fazen ne grupe,sepse pastaj sic dihet Lazio u eleminua dhe interesi i atyre ndeshjeve nuk ishte sa ky i sotmi.Nuk jemi ne problemi pasi jemi shume te ndjekur kur luajme.Eshte e vertete ne shtepine tone kemi pak probleme me pjesemarrjen ne stadium,por kur luajme ne trasferte vijne gjithmone 40000-50000 spektatore te na shikojne dhe kjo tregon qe ka interes.Ne fund falenderoj kanalin televiz "LA7" qe disa ndeshjet tona i ka trasmetuar,por e perseris qe eshte detyra e tv shteteror t'i transmetoje ata.Shpresoj qe fjalet e mia nul rane ne vesh te shurdhet"-perfundoi Baraldi.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 12 Apr 2005 , 19:02

Sa per kronike:Edhe kjo ndeshje e kthimit mes FcParma-Austria Wien qe do te luhet diten e enjte date 14/04/2005 ne stadiumin "Ennio Tardini" te Parmes parashikohet qe te mos transmetohet nga asnje kanal televiziv italian.Duket se fjalet e ad te Parmes Luca Baraldi nuk jane degjuar nga askush.Megjithate te shpesojme qe deri te enjten ndonje kanal te marre guximin dhe ta transmetoje ate.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Wed, 13 Apr 2005 , 12:13

Stacioni televiziv privat italian "LA7" do te transmetoje ndeshjen e kthimit per Kupen Uefa:Parma-Austria Wien direkt nga stadiumi "Ennio Tardini" i Parmes ne oren 20:30 diten e enjte.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 14 Apr 2005 , 14:42

Alkmari kërkon të zgjasë ëndrrën. Parma dhe Njukasëlli, për konfirmimin

Kupa UEFA, sot përcaktohen gjysmëfinalistët




Sot do të luhen ndeshjet e kthimit për çerekfinalet e Kupës UEFA. Ekipi holandez i AZ Alkmarit vazhdon rrugën e tij pas fitores "surprizë" në Spanjë ndaj Vilarealit. Alkmari do të kërkojë të ruajë avantazhin e ndeshjes së parë dhe do të presë Vilarealin për ndeshjen e kthimit. Ndeshja e parë përfundoi me fitoren e ekipit holandez, me rezultatin 1-2. Ekipi i Alkmarit, në Europë nuk është mundur asnjëherë brenda fushës së tij, që nga pjesëmarrja e tyre e parë në vitin 1978. Skuadra e Alkmarit ndodhet në vend të tretë në kampionatin holandez dhe është jashtë luftës për titull pas humbjes së pësuar ndaj Fejënordit. Fitorja në Spanjë ka konfirmuar gjendjen e mirë të ekipit, duke parë edhe aktivizimin e disa lojtarëve në kombëtaren holandeze. Të enjten Alkmari do të ketë avantazhin e një goli në fushën kundërshtare dhe do të kërkojë gjysmëfinalen e dytë të historisë së tij. Për trajnerin Adrianse, i vetmi problem është mungesa e disa lojtarëve titullarë, për shkak të dëmtimeve. Të enjten nuk do të luajnë mbrojtësit Joris Matijsen, Jan Kromkamp dhe Tim Kler, ndërsa mesfushori Martin Merdink do të qëndrojë jashtë fushave deri në fund të sezonit, pas dëmtimit të ligamenteve të gjurit. Vilareali, i cili po lufton për një vend për Champions në kampionat, do të kërkojë menjëherë golin me sulmuesin e tij, Diego Forlan. Trajneri Manuel Pelegrini ka gjithashtu mungesa në mbrojtje. Alvarez dhe Javi Venta janë akoma në dyshim, ndërsa mesfusha do të jetë e kompletuar. Ndeshja tjetër çerekfinale do të luhet në Francë ndërmjet Okserit dhe ekipit rus të CSKA-së. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 4-0 për ekipin rus. Për trajnerin veteran, Gi Ru, në ndeshjen e sotme do të duhet një mrekulli për t'u kualifikuar. Okseri nuk do të ketë të gatshëm mesfushorin Benua Sheirou, për shkak të një dëmtimi në gjurin e djathtë. Lojtari i Okserit, Luixhi Pieroni, deklaroi: "Do të na duhet një mrekulli për ta përmbysur rezultatin. Shpresojmë të paktën të arrijmë një fitore në fushën tonë." Ekipi i CSKA-së është e vetmja skuadër e mbetur në Kupën UEFA, e cila ka luajtur në Ligën e Kampioneve. Sportingu i Lisbonës do të presë gjysmëfinalistët e vitit të kaluar, Njukasëllin. Ndeshja e parë në Angli përfundoi me fitoren 1-0 për ekipin e drejtuar nga tekniku Sounes. Ekipi italian i Parmës do të kërkojë kualifikimin ndaj Austrisë të Vienës, pas barazimit 1-1 të ndeshjes së parë në Austri. Parma vjen pas fitores 3-1 në kampionat ndaj Rexhinës dhe gjendet jashtë zonës së "ftohtë" të renditjes. Kupa UEFA (çerekfinalet) (ndeshjet e kthimit) Sot 20:45 Az Alkmar - Vilareal (2-1) 20:45 Okser - CSKA Moskë (0-4) 20:45 Parma - Austria Vienë (1-1) 20:45 Sporting L. - Njukasëll (0-1)

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 14 Apr 2005 , 18:22

Ekipi emilian behet gati sonte te ndeshet me austriaket qe vijne nga nje fitore ne trasferte ne kampionatin e tyre.



Parma ne proven e forces.


Gjithcka duket se po ece mire per ekipin dukal kete jave.Fitorja ne fushen e veshtire te Rexhios dhe konfirmimi i trajnerit Carminjani per vitin e ardhshem duket se kane kthyer qetesine e nevojshme per vazhdimin e ketij sezoni mjaft te veshtire per parmenset.Sonte per Carminjani-band eshte nje tjeter provim para ndeshjes te rendesishme per luften per mosrenie nga kategoria me Kievon.Kundershtari i sotem eshte Austria e Vienes,nje kundershtar per te thene te drejten jo shume i forte.Megjithate ata kane eleminuar ekipe si Athletic Bilbao dhe Real Saragoza dhe vijne ne "Tardini" per t'u perseritur.Mbizoteron nje klime e gezueshme ne ambjentet e shtypit ne stadiumin "Tardini" ku shihen fytyra te qeshura si ati te Boneres dhe trajnerit Carminjani qe me rradhe dalin ne konference shtypi.Mbrojtesi emilian tregon nje fakt te bukur se para ndeshjes ne "Granillo" te Rexhios trajneri i tyre i kishte thene qe te mendojne se jane duke luajtur ne Kupen Uefa dhe ndeshja e pare kishte perfunduar 0-0.-"Kjo gje na ka bere shume mire - tha Bonera -sepse na beri qe te mos shqetesohemi shume per klasifikimin dhe rezultati u pa apo jo?".Ne fakt dukalet zhvilluan nje nga ndeshjet me te bukura te sezonit duke fituar 1-3 kundrejt nje Rexhine anemike.Morfeo ose sic e quajne shoket e ekipit "Mimmo" ishte protagonisti absolut i ndeshjes.Dy gola dhe nje asist per golin e trete te shenuar nga Simplicio.Edhe sot pritet te luajne te rinjte ne fillim,me biget si Frey,Gilardino dhe Morfeo qe do te nisen nga stoli.Trajneri Carminjani synon perseri te te rinjte e tij qe deri tani,ndryshe nga c'pritej kane bere nje figure te shkelqyer ne Europe dhe sipas trajnerit te tyre kane te drejte te luajne edhe sot.-"Edhe sonte do te fillojme ndeshjen si heret e tjera - vijoi Carminjani ,sepse linjat e dyta kane bere nje figure te mire.Skema me te cilen mendoj ta filloj takimin do te jete nje 3-5-2."Lidhur me faktin e motivimit te lojtereve para ndeshjes trajneri tha:-"Po ne Rexhio i thashe djemve te luajne si ne kupe e te mos shohin klasifikimin dhe kjo pati rezultat,por sonte nuk e di se cfare do i them do me vije dicka ne mend deri atehere".-perfundoi Carminjani.
Eshte e qarte pasi askush nuk e mendoi se ekipi i Parmes mund te arrije deri ketu duke pare edhe problemet lidhur me kampionatin,por duke pare qe jane ne pozita te favorshme per te kaluar ne gjysemfinale i urojme djemve te Carminjanit te shkojne ne Lisbone ku i pret Kupa.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 22 Apr 2005 , 17:44

Me rezultatin me minimal ekipi i Parmes kalon ne gjysemfinale ku do te ndeshet me ruset e Cska se Moskes.


Parma vazhdon marshimi ne Uefa.



Misioni u krye.Parma eshte ne gjysemfinalen e Kupes Uefa.Dukalet nuk eshte se magjepsin me loje,por shyejne nje 0-0 aq te vlefshem qe duke e kombinuar me 1-1 e "Praterit" behet pasaporta e gjysemfinales nje arritje qe ne fillim te sezonit askush se kishte menduar.Ne fakt djemte e Carminjanit treguan edhe nje here se dine t'i shterngojne dhembet,cilesi kjo qe do t'i ndihmoje shume edhe ne luften e mosrenies nga kategoria.Vuajten ne pjesen e pare dhe ne pjese te dyte ngriten koken dhe e moren veten.

Fraksioni i pare i lojes eshte i markes austriake.Carminjani si zakonisht mban ne pankine Frey,Bovo,Morfeo dhe Gilardino.Mungesa te renda keto duke pare qe Savi playmaker dhe Gibbs ne sulm nuk arrijne te shqetesojne aq shume mbrojtjen austriake.Austria e Vienes fiton luften ne mesfushe dhe ne dy raste eshte e rrezikshme.E para ne minuten e 38' ku gjiganti norvegjez Rushfeld godet me koke por topi perfundon jashte.
Pastaj ne minuten e 45' Bucci behet shpetimtar i atdheut;ne goditjen e denimit te gjuajtur nga Sionko ekzaltohet dhe me ndihmen e shtylles grushton nje top qe dukej i pakapshem:rrezilu kaloi.
Pjesa e dyte eshte muzike tjeter.Hyjne Bolano nje dige e rendesishme ne mesfushe dhe Gilardino i afte te marre per dore ekipin ne momentet me te veshtira.Emilianet qe ne pjesen e pare kishin qene te rrezikshem vetem me nje gotitje te Camara,ne pjese te dyte behen kliente te keqinje per austriaket me ane te kundersulmeve.Ne minuten e 8' Simplicio i vetem perballe portierit nuk arrin te shenoje,Safar ben mrekulline.Eshte perseri Parma e rrezikshme.Ne minuten e 32' e djathta e Breshianos perfundon jashte per pak.Pastaj ne fund eshte vetem presion austriak:shume rremuja dhe pak finalizime,por ne kohen shtese dritherima per emilianet.Per fat te mire Papac godet dobet dhe topi perfundon ne krahet e Buccit.Perfundon 0-0 nje rezulat qe i projekton emilianet ne gjysemfinale,ku do te ndeshen me Cska-ne e Moskes.Por per te mahnitur ka kohe perseri.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 22 Apr 2005 , 17:58

REZULTATET E NDESHJEVE TE KTHIMIT:


Auxerre(Fra)-Cska(Rus)* 2-0
*Parma(Ita)-Austria Wien(Aut) 0-0
*Sc Sporting Lisboa(Por)-Newcastle Fc(Eng) 4-1
*Az Alkmar(Ned)-Villareal(Esp) 1-1








* Jane skuadrat qe kualifikohen per ne gjysemfinale.




TAKIMET GJYSEMFINALE:

Parma(Ita)-Cska(Rus) 21:00
Sporting Lisboa(Por)-Az Alkmar(Ned) 20:45



Ndeshjet e para do te luhen me date 28 prill

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 28 Apr 2005 , 16:47

Baby Parma, me turnover, pret CSKA-në, një hap larg historisë. Sportingu ëndërron finalen ndaj Alkmarit surprizë 28-04-2005

Kupa UEFA, sot luhen gjysmëfinalet...




Trajneri i Parmës, Pietro Karminjani, duket se do të mendojë më shumë për qëndrimin në Serinë A, sesa për vazhdimësinë e skuadrës emiliane në Kupën UEFA. Parma do të ndeshet sot ndaj CSKA-së së Moskës, në gjysmëfinalen e parë të kësaj veprimtarie. Dy herë fituesit e Kupës UEFA janë përballur me probleme të shumta financiare dhe renditen në vendin e parafundit të Serisë A, pas humbjes 3-0 ndaj Milanit në fundjavën e kaluar. Karminjani ka vendosur të lërë pushim futbollistët e kryesorë të Parmës, me Xhilardinon në krye. Sulmuesi i talentuar ka fituar si titullar vetëm tri nga 12 ndeshjet e luajtura nga Parma në Kupën UEFA. "Do t'i japim më shumë prioritet ndeshjes ndaj Livornos në Serinë A, sepse duam të qëndrojmë mes më të mirave të Italisë. Një sukses në Kupën UEFA do të ishte i kotë në rast se Parma vitin e ardhshëm do të luajë në Serinë B," - tha mbrojtësi i kësaj skuadre, Daniele Bonera. Në ndeshjen e parë, që do të luhet në "Tardini", verdheblutë nuk mund të aktivizojnë australianin Mark Breshiano, të skualifikuar. Parma është ndeshur me CSKA-në edhe në raundin e parë të sezonit 2002/03. Italianët u kualifikuan me rezultatin e përgjithshëm 4-3, falë një goli të shënuar nga Mutu në minutën e fundit të ndeshjes. Gjithsesi, CSKA-ja shihet si favorite dhe ka mundësinë më të mirë për të arritur në finalen e parë të historisë së saj. Skuadra ruse ka eliminuar në këtë veprimtari pretendentë të tillë si Okseri, Partizani i Beogradit apo Benfika dhe është e vetmja skuadër e ardhur nga Liga e Kampioneve, ende në garë për të fituar Kupën UEFA. Trajnerit Gazaev, për ndeshjen ndaj Parmës, do t'i duhet të bëjë pa Aldonin, të dëmtuar. Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të jetë ajo ndërmjet Sportingut të Lisbonës dhe Alkmarit, e cila do të zhvillohet në Lisbonë. Atje ku është programuar të zhvillohet edhe finalja e kësaj veprimtarie, më 18 maj. Kjo do të jetë një arsye më shumë për Sportingun, që të eliminojë Alkmarin, surpriza e vërtetë e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve. Skuadra holandeze ka luajtur në finalen e Kupës UEFA, në vitin 1980, dhe ka humbur në finale ndaj Ipsuiçit. Ndërsa Sportingu, finalen e vetme të historisë së tij e ka fituar ndaj Budapestit, në vitin 1964, në Kupën UEFA. Sportingut do t'i duhet të bëjë pa kapitenin Beto, të skualifikuar, ndërsa Alkmari rigjen Lidsonin, i cili me tetë gola është shënuesi më i mirë i skuadrës holandeze në Europë. Por, nga ana tjetër, skuadra që renditet në vendin e dytë të kampionatit holandez, nuk do të ketë në radhët e saj Merdinkun dhe dy mbrojtësit Matijsen dhe Kromkamp.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 29 Apr 2005 , 13:35

Emilianet edhe pse me nje baby formacion i nuk i lene gje moskoviteve te sponsorizuar nga Abramovich.Per te shkuar ne finale s'duhet te humbasin ne Moske.



Parma,e ardhmja eshte tani.


Parma ne kupe vazhdon te cudise.Edhe kete here kane perballe nje kundershtar me te kuotuar se ata dhe jane ruset e Cska se Moskes te sponsorizua nga Abramovich.Rezultati i bardhe 0-0 i lejon trupes se Carminjanit te shkojne ne Moske me te qete dhe duke ditur se kan ne xhep 2 rezultate ne 3.

Carminjani vendos te privilegjoje kampionatin,sepse pas qoshes eshte sfida e rendesishme me Livornon dhe con ne tribune lojtare si Gila,Morfeo dhe Fabio Simplicio edhe pse nje gjysemfinale meriton formacionin me te mire.

Keshtu Parma format "Primavera"(quhet ekipi i te rinjve ne Itali)dje me shume se kurre tregoi se ka nje te ardhme te sigurte perpara nga talenti i shume te rinjve qe ka ne dispozicion,qe kane kembe te mira dhe kane mentalitetin e sakte per t'u perballur me nje ndeshje kaq prestigjoze,qe kishte bere te dridheshin edhe kampionet me te konsumuar.Parma ne Kupe nuk ka cfare te humbase dhe luan me entusiazem dhe pa frike,por mbi te gjitha ben qe te luaje keq kundershtari.E provon nje Cska i dobet ne te cilin e ndez dhe fik driten nje Carvalho,por edhe ai asnjehere i rrezikshem.

Keshtu qe ndeshja zhvillohet ne ritme shume te uleta.Parma ben aq sa mundet ndoshta edhe me shume,ndersa ruset adoptojne sloganin "Dua por nuk mundem",sulmojne,por kane nje zoterim topi steril.Ne pjesen e pare shenohet vetem nje e djathte e Vignarolit(me i miri ne fushe per Parmen)qe perfundon jashte.Ne pjesen e dyte ngrihen ritmet dhe nuk kishte si te ishte ndryshe.Fatmiresisht shenohen rastet e para.Ne minuten e 14'Ruopolo ne kundersulm godet fort,por jashte.Ne minuten e 32'Carvalho shpik nje goditje denimi qe perfundon pak mbi traverse,ne te 37'Vignaroli nga distanca i pickon duart Akinfeev.Eshte emocioni i fundit i ndeshjes qe dhuroi pak per 5000 paguesit e "Tardinit",te cilet e mbeshteten ekipin e tyre deri ne minuten e fundit.Perfundon 0-0 dhe Parma beson ende,ndoshta edhe me shume.

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Fri, 06 May 2005 , 16:24

CSKA - Sporting, finalja e Kupës UEFA


Parma nuk arrin të bëjë mrekullinë dhe në stadiumin "Lokomotiv", emilianët duhet të dorëzohen përballë CSKA-së së Moskës dhe t'i japin lamtumirën ëndrrës së tyre për finalen e Kupës UEFA. Skuadra e Pietro Karminjanit reziston vetëm një pjesë loje, ndërsa më pas, ndryshimi i nivelit ndërmjet dy skuadrave dhe eksperienca më e madhe e rusëve ndihet. Si në ndeshjen e parë, CSKA-ja nuk luajti në ndeshjen e kampionatit rus dhe ishte më e freskët se Parma, e cila vinte në këtë takim me moralin e lartë, pas fitores ndaj Livornos, të dielën, por me një nevojë të domosdoshme për pushim. Valeri Gazaev rigjen Evnji Aldolinin dhe Vagner Loven, të cilët munguan për shkak të një dëmtimi, përpara shtatë ditësh në "Tardini". Nga ana tjetër, si gjatë gjithë kësaj veprimtarie, Karminjani u jep hapësirë të rinjve, duke lënë në stol disa nga pikat kyçe të skuadrës. Në sulm luan dyshja Ruopolo-Grela, ndërsa në stol janë ulur Xhilardino dhe Morfeo. Mesfusha u është besuar dy 18-vjeçarëve, Desena dhe Savi. Fillimi i ndeshjes ishte i mirë nga Parma. Aspak të frikësuar, të rinjtë e Karminjanit janë afër golit të avantazhin në minutën e katërt. 19-vjeçarit Furlan i mungon vetëm fati. Por kaq zgjat loja e emilianëve, sepse në minutën e dhjetë pësojnë golin e parë. Krosimi i ulët nga Zhirkovi në të majtë gjen të lirë portugezin Karvalho, i cili i kalon rusët në avantazh. I pafajshëm portieri Buçi, që kishte shpëtuar edhe një minutë më parë portën e tij, pas goditjes së Oliçit. Pak minuta më vonë, portieri emilian dëmtohet dhe u zëvendësua nga Frei. Fundi i pjesës së parë flet për Parmën. Ruopolo, në goditje nga këndi, mund ta barazojë rezultatin dhe skuadrat futen në dhomat e zhveshjes me bindjen se asgjë nuk ka mbaruar. Por pjesa e dytë do të vërtetojë të kundërtën. Parma aktivizon Xhilardinon dhe fillon të besojë te finalja, por pikërisht dhjetë minuta më vonë emilianët pësojnë dy gola në harkun e pesë minutave. Ishte goli i dytë i Karvalhos në këtë ndeshje dhe goli i Berezoutskit në minutën e 60-të, që shënuan përfundimisht fatet e këtij takimi. Më pas, deri në fund të ndeshjes, për t'u shënuar ishte vetëm një goditje e traversës nga Xhilardino. CSKA-ja arrin në finalen e parë për një skuadër ruse, në Kupat e Europës, ndërsa Parma u ka dhënë lamtumirën shpresave për të fituar Kupën e tretë UEFA, në historinë e saj.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sat, 07 May 2005 , 15:51

Huliganizëm në Moskë, Parma ankohet


Pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës UEFA, midis CSKA-së së Moskës dhe Parmës, policia ruse arrestoi 40 tifozë vendës, të cilët shfaqën disa akte huliganizmi, duke thyer xhamat e disa makinave të parkuara pranë stadiumit. CSKA-ja fitoi 3-0 ndaj Parmës dhe u bë ekipi i parë rus që arrin finalen e Kupës UEFA, pas 33 vitesh. Ata do të ndeshen në finale ndaj Sportingut të Lisbonës, i cili eliminoi ekipin holandez të Alkmarit. Pas shënimit të golit të parë, tifozët rus hodhën shumë fishekzjarre pas portës së Parmës, duke dëmtuar edhe portierin Luka Buçi. Italiani nuk mundi ta vazhdonte takimin dhe u zëvendësua nga francezi Sebastian Frei.
Ndërkohë, drejtuesit e klubit të Parmës kanë dërguar një letër ankese drejt organizatës së UEFA-s, për atë që ndodhi në Moskë.
VLLAZNIA PER GJITHMON

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 09 May 2005 , 17:42

Edhe pse emilianet kishin paraqitur nje kerkese per rezultat ne tavoline,komisioni disiplinor i Uefas e kthen prapsht ate.



Parma:"Vdes dhe shpresa e fundit"
Image


Komisioni disiplinor i Uefa-s e kthyer prapsht kerkesen e Parmes,per 0-3 ne tavoline kunder Cska se Moskes.Emilianet e kerkuan kete rezultat pasi ne minuten e 11' menjehere pas shenimit te golit rus nje tymce shperthen 2 hapa larg portierit Lucca Bucci dhe detyron ate t'ia lere vendin portierit te pare Sebastien Frey.Parma kishte shkruar ne kete kerkese se ishte detyruar te kyente nje zevendesim te detyrueshem dhe per kete duhet te paguante klubi rus,pasi edhe masat e sigurise nga ana e organizatoreve nuk ishin marre ashtu sic duhet.Kunder Cska-se Komisioni Disiplinor ka marre disa masa.Ruset duhet te luajne 2 ndeshje me porta te mbyllura dhe duhet te paguajne nje gjobe prej 100.000 frangash zviceriane afro 65.000 euro.Duket se per ta shuma nuk do te jete shume problem pasi sic dihet sponsori i tyre eshte as me pak as me shume por Roman Abramovich.Te enjten portieri verdheblu i Parmes Lucca Bucci eshte detyruar te lere lojen ne minuten e 20' pasi ne minuten e 11' afer kembeve te tij kishte shperthyer nje kapsolle.Ai per 10 minuta u perpoq te rrinte ne fushe,por pastaj i beri me shenje pankines per zevendesim.Luca u detyrua te dilte i demtuar dhe shihej qarte se kishte probleme me te degjuarin.Ne loje hyri portieri titullar Frey,ndersa Bucci u shtrua menjehere ne nje klinike te Moskes ku ka qendruar edhe pas nisjes se skuadres per ne Itali.Portieri nuk eshte kthyer akoma ne Itali.

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Thu, 19 May 2005 , 10:49

Fitoj CSKA-ja kunder sportingut 3 me 1.
VLLAZNIA PER GJITHMON

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 19 May 2005 , 12:49

Rusët cinikë mposhtin portugezët e pafat dhe festojnë trofeun e parë në historinë e tyre në kupat e Europës

CSKA e Moskës fiton Kupën UEFA



Futbolli është bërë një sport gjithnjë e më i paparashikueshëm. CSKA-ja e Moskës ka fituar Kupën UEFA dhe është bërë kështu skuadra e parë ruse që fiton një trofe në kupat e Europës. Skuadra e Gazaevit, e ndihmuar edhe nga fati, ka dalë me kokën lart nga Lisbona. Një ndeshje, e cila u dominua nga Sportingu, pa të fitonte një kundështar të pagabueshëm përpara portës kundërshtare. Një kundërshtar cinik që diti të godasë pikërisht në momentet kur skuadra e Peseiros kishte kontrollin e lojës. Pjesa e parë ishte e tëra për skuadrën vendëse, që kaloi në avantazh me anë të Roxherios në minutën e 29-të. Gjithsesi, rastin më të pastër për shënim e pati CSKA-ja, por Vagner Love nuk arriti ta kontrollonte topin i vetëm me portierin. Kjo gjë nuk do të ndodhë në pjesën e dytë. Në minutën e dhjetë të pjesës së dytë, mbrojtja portugeze "harron" një nga vëllezërit Berezutski dhe Aleksei barazon rezultatin. Nën mbështetjen e publikut vendës, Sportingu e rrit volumin e lojës dhe i shkon shumë pranë golit të barazimit. Por me një zbritje të rrezikshme, rusët përfitojnë nga hapësirat që kanë lënë pas portugezët dhe gjejnë golin e avantazhit. Eshtë mesfushori 21-vjeçar Zhirkov që e bën Lisbonën të heshtë në minutën e 66-të. Më pas ndodh e pabesueshmja... Roxherio, i vetëm me portën, një metër larg saj, godet shtyllën dhe humbet rastin më të mirë për të barazuar. Topi përfundon në duart e portierit të CSKA-së, i cili e rivë menjëherë në lojë në të majtë për te braziliani Karvalho. Ky i fundit kroson në zonë, atje ku Vagner Love tregon aftësitë e tij dhe fiton duelin me Rikardon. 1-3, CSKA-ja fiton Kupën UEFA. Pra, pas golit të tretë u vendosën fatet e kësaj finaleje, pavarësisht nga këmbëngulja e Sportingut. Peseiro nuk arriti të përsërisë suksesin e 40 viteve më parë, ndërsa Gazaevi ka hyrë në histori si trajneri i skuadrës së parë ruse që fitoi në Kupat e Europës. CSKA-ja ka imituar ecurinë e Valencias sezonin e kaluar, pasi edhe rusët si skuadra e Benitezit një vit më parë, fituan Kupën UEFA duke ardhur në këtë veprimtari pas eliminimit nga Liga e Kampioneve. 2000 tifozët e CSKA-së, të pranishëm në Lisbonë, kanë fituar me skuadrën e Gazaevit. Klubi rus, në të cilin aksioner është edhe presidenti i Çelsit, Roman Abramoviç, i kthen Europës Lindore Kupën UEFA, pas 38 vitesh kur fitonte Dinamo e Zagrebit në vitin 1967.

Post Reply