Vllaznia me 9 mungesa ndaj Skernderbeut
Fitorja ndaj Korabit shërbeu për ti dhënë pak frymëmarrje Vllaznisë në garën për mbijetesë. Pas dy sukseseve radhazi në kampionat, tashmë shkodranët janë përballë një testi mjaft të vështirë, ndaj Skënderbeut.
Fitorja ndaj Korabit shërbeu për ti dhënë pak frymëmarrje Vllaznisë në garën për mbijetesë. Pas dy sukseseve radhazi në kampionat, tashmë shkodranët janë përballë një testi mjaft të vështirë, ndaj Skënderbeut.
Takimi i djeshëm i tifozëve të Vllaznisë me futbollistët dhe stafin teknik, nuk duhet konsideruar as protestë dhe as revoltë por mbështetje për skuadrën. Kështu e ka komentuar për mediat drejtori sportiv i klubit shkodran Eugent Zeka atë çfarë ndodhi në stërvitjen e djeshme të kuqebluve. Sipas tij, fakti që tifozët janë pranë Vllaznisë në këtë moment, ka më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër.
Klubi I Futbollit Vllaznia është I detyruar të dalë me këtë deklaratë për shtyp pas ndeshjes së sotme Teuta- Vllaznia, e vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, nisur nga arbitrimi I turpshëm I kryesorit Enea Jorgji. Themi I turpshëm sepse ky arbitër vendosi jo vetëm fatin e kësaj ndeshje por edhe atë të kualifikimit. Natyrisht që për ne nuk ishte ndonjë gjë e re me këtë arbitër sepse sidomos në këtë sezon na ka dëmtuar sistematikisht.
Pas humbjes ndaj Partizanit, Armando Cungu për SuperSport u shpreh: “Humbja na zhgënjen, sepse është disfata e dytë rresht dhe përsëri e pësojmë në fund. Është edhe mungesë përqendrimi e jona. Megjithatë, unë nuk mund ta qortoj skuadrën, lojtarët kanë dhënë më të mirën dhe kaq është maksimumi i kësaj Vllaznie. Duhet të vihemi në lëvizje të gjithë, sepse është një moment delikat.” “Nëse në dy fazat e para ecëm më mirë, kjo ka ardhur edhe për faktin se lufta nuk ishte kaq e egër sa tani. Nuk ndërtuam ndonjë skuadër të nivelit të lartë dhe e kam thënë gjithmonë që duhet kujdes dhe të qëndrojmë sa më larg fundit të tabelës, sepse është një kampionat shumë i vështirë.”
Një gjuajtje e shkëlqyer nga jashtë zone, ka bërë që topi të përfundojë në rrjetën e portës së Teutës dhe jo vetëm kaq. Kjo kryevepër i dha fitoren Vllaznisë dhe po ashtu, hodhi edhe një hap të rëndësishëm për kualifikimin në turin tjetër të Kupës. Alsid Tafili është i kënaqur natyrisht për këtë gol por nuk ka dëshirë të ndalet në aspektin personal. Në një prononcim për mediat, ai shprehet se ishte një fitore e rëndësishme për skuadrën. "Një ndeshje e rëndësishme, një fitore e rëndësishme për skuadrën tonë,për synimet dhe objektivat që ka klubi si për mesin e tabelës në kampionat, por edhe në kupë këtë vit sepse mund të kapim Kupat e Europës nëpërmjet saj. Për këtë duhet të japim maksimumin edhe në ndeshjen e kthimit që në fillim të kalojmë këtë tur dhe pastaj të mendojmë edhe për ndeshjet e tjera"- thotë Tafili.
Vllaznia ka arritur te fitoje me rezultatin 1-0 ndeshjen e pare te vlefshme per kupen e Shqiperise kunder ekipit durresak te Teutes.