Lajmet nga Vllaznia

Buxheti i bashkisë, 550 milionë lekë shkojnë për Vllazninë

Buxheti i bashkisë, 550 milionë lekë shkojnë për Vllazninë

Ka nisur prej gati 3 orësh mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, e cila ka rezultuar shumë e rëndësishme edhe për Vllazninë, sepse një nga pikat e rendit të ditës ka qenë edhe ajo e miratimit të buxhetit të saj për vitin 2018. Rrjedhimisht, edhe i buxhetit të futbollit. Burime pranë këshilltarëve bëjnë të ditur për ?shkodrasport.com? se institucioni i pushtetit lokal ka planifikuar për vitin e ardhshëm një shumë prej 550 milionë lekësh të vjetra. Nuk dihet nëse është e mjaftueshme apo jo kjo shumë, megjithatë aq është planifikuar. Tashmë mbetet vetëm miratimi i buxhetit të bashkisë, rrjedhimisht edhe ai për Vllazninë, me të cilin do të zgjidhen jo pak probleme.