Pas problemeve qe po kalon Vllaznia per te gjetur rrugen e rrjetes , në Shkodër po qarkullojnë zëra se në orbitën e klubit është Xhevahir Sukaj.
Futbollisti i Flamurtarit ka treguar që vitet që mban mbi supe janë vetëm një numër, pasi në fushë cilësitë e tij janë ende të “gjalla”. Situata në kampin vlonjat nuk është aspak pozitive dhe mund të përfitohet pikërisht nga ambienti i zymtë për të rikthyer në shtëpi "djalin" e tyre.
Në këtë sezon, Sukaj është aktivizuar në 8 ndeshje duke arritur të realizojë 3 gola. Eksperienca dhe aftësitë që zotëron, e kanë shndërruar 32-vjeçarin në objektivin e Vllaznisë. Megjithatë periudhat e hyrje-daljeve kanë qenë gjithmonë surprizuese.

Komentet