Lajmet e fundit

Hebaj: Ta shpëtojmë Vllazninë!

Hebaj: Ta shpëtojmë Vllazninë!

Rubin Hebaj, sulmuesi i Vllaznisë, ka dhënë një deklaratës për “Telesport”, ku e cilëson ndeshjen me Tiranën si një finale, të cilën shkodranët duhet ta kalojnë me sukses. Hebaj pranon vështirësinë e ndeshjes, por sipas tij presioni është m ai madh te kundërshtari, të cili i duhet vetëm fitorja.

Cungu: S’është ndeshja e sezonit, por Luftëtari duhet mundur!

Sot në Shkodër do të luhet takimi Vllaznia-Luftëtari, i cili pritet të përcaktojë shumë gjëra, sa i takon fatit të vendit të katërt. Në opinion konsiderohet ndeshja e sezonit për kuqeblutë, që me një fitore të mundshme mund të arrijnë objektivin që i kanë vënë vetes. Por trajneri Armando Cungu mendon krejt ndryshe. Ai nuk e konsideron “ndeshje për jetë a vdekje”, por thjesht një përballje të radhës, që duhet fituar: “Unë nuk do ta quaja ndeshje të sezonit këtë përballjen me Luftëtarin. Natyrshëm, ekziston dëshira e madhe për të marrë vendin e katërt në renditje, nisur nga rrethanat që na erdhën në këtë fundkampionati. Duke folur në aspektin profesional, jam shumë i kënaqur me ecurinë e ekipit, sepse pas 6 vitesh nuk e kemi diskutuar kurrë mbijetesën, madje erdhëm në një moment për të kërkuar edhe Europën. Besoj se ky është një progres i dukshëm, ky është një realitet, paçka se dikujt nuk i pëlqejnë këto gjëra dhe nuk duan t’i marrin parasysh.

Cungu: S’është ndeshja e sezonit, por Luftëtari duhet mundur!