Lajmet e fundit

Prezantohet Elis Bakaj. Nuk kam ardhur për të kaluar rradhën

Prezantohet Elis Bakaj. Nuk kam ardhur për të kaluar rradhën

Vllaznia ka bërë realitet sot marrjen e një tjetër lojtari cilësor. Bëhet fjalë për Elis Bakajn, i cili ka firmosur për të qenë pjesë e skuadrës tonë deri në fund të këtij sezoni. Një marrëveshje e cila është mbyllur me sukses pas shumë negociatash nga drejtuesit e klubit me lojtarin i cili kishte edhe oferta të tjera por në fund është bindur për t'u veshur kuqeblu. Pas hedhjes së firmës në kontratë, Bakaj është prezantuar para gazetarëve nga drejtori sportiv i klubit Eugent Zeka.