Lajmet e fundit

EUGENT ZEKA EMËROHET DREJTOR SPORTIV TEK VLLAZNIA

EUGENT ZEKA EMËROHET DREJTOR SPORTIV TEK VLLAZNIA

Eugent Zeka është drejtori i ri sportiv i klubit të futbollit Vllaznia. Ai është emëruar sot në këtë detyrë nga drejtuesit e lartë të këtij klubi dhe zë vendin e Armir Grimës që ka mbajtur këtë post prej pesë vitesh. Nga sa mësohet, Grima ditët e fundit ka paraqitur dorëheqjen në klub për shkak të angazhimeve të tij personale por edhe profesionale ngaqë siç dihet ai është trajner i kombëtares së futbollit të femrave.

Iniciativa humane e Vllaznisë: Çdo javë, ndihma për të varfërit

Dy prej futbollistëve të Vllaznisë, pikërisht kapiteni Ndriçim Shtubina dhe Alsid Tafili, sot kanë ndërmarrë një veprim shumë fisnik. Duke shfrytëzuar faktin që ishte festa e Kurban Bajramit, ata kanë bërë kurban. Mishin e kanë dërguar te shtëpia e të moshuarve në Shkodër, në mënyrë që edhe ata të gëzojnë një ditë ndryshe. Një iniciativë që e kanë ndërmarrë në emër të të gjithë ekipit, futbollistëve dhe stafit teknik. Ekipi nuk ka qenë në qytetin e vet së fundi, për shkak të angazhimit në ndeshjen e radhës, të luajtur pasditen e së hënës, në Elbasan, ndaj Partizanit, por mëngjesin e sotëm, puna e parë që kanë bërë kuqeblutë, ka qenë ndarja e kurbanit.

Iniciativa humane e Vllaznisë: Çdo javë, ndihma për të varfërit
Trajneri Cungu: Kukësi kaloi, tani mendjen tek Partizani

Trajneri Cungu: Kukësi kaloi, tani mendjen tek Partizani

Barazimi në ndeshjen e parë hapëse të kampionatit, atë ndaj Kukësit, është konsideruar rezultat pozitiv në kampin shkodran. Natyrisht që të gjithë shkodranët dëshironin fitoren në këtë përballje, megjithatë trajneri i Vllaznisë Armando Cungu mbetet "me këmbë në tokë" e për këtë thotë: "Ndeshjen edhe mund ta kishim fituar sepse na u krijuan dy-tre raste shumë të volitshme. Por e kam të qartë se edhe kundërshtari pati rastet e tij dhe në këtë aspekt, duhet të jemi të kënaqur me barazimin. Në fakt, pikësynimi im para ndeshjes ishte të mos humbnim duke ditur edhe forcën e kundërshtarit dhe për këtë arsye, i kisha porositur të mos zhballancoheshin shumë në fushë.