Vllaznia zyrtarizon mbrojtësin belg dhe Bakajn
Tashmë është zyrtare! Landry Mulemo do të jetë lojtar i Vllaznisë deri në fund të sezonit. Mbrojtësi belg ka firmosur ditën e sotme kontratën me klubin shkodran, duke u bërë zyrtarisht lojtar i tyre.
Tashmë është zyrtare! Landry Mulemo do të jetë lojtar i Vllaznisë deri në fund të sezonit. Mbrojtësi belg ka firmosur ditën e sotme kontratën me klubin shkodran, duke u bërë zyrtarisht lojtar i tyre.
Skuadrat ndajnë nga një pikë, çka kënaq deri diku kuqeblutë, sepse ruajne diferencen me Luftëtarin, ndërsa bardheblutë e rrisin edhe më hendekun me tre kryesuesit e superiores.
Ndeshja Vllaznia-Tirana, e fundit për këtë vit, do të zhvillohet ditën e enjte, në orën 14:00. Ndonëse fillimisht u mendua të luhej në orën 17:00, orari ka ndryshuar dhe nuk do të ketë nevojë për prozhektorë. Natyrisht, një sfidë e tillë pritet me interes, për më tepër që të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren. Atmosfera në këtë pragndeshje duket e ndezur, sepse dihet edhe rivaliteti mes dy tifozërive. Nga sa merret vesh, në “Loro Boriçi” do të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh bardheblu dhe kjo do të bëjë që edhe numri i tifozëve shkodranë të jetë më i madh këtë herë.
Antonio Marku nuk e ka kaluar dëmtimin në kaviljen duke munguar kështu në sfidën e sotme ndaj Laçit.
Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, u shpreh se humbja e djeshme përballë Luftëtarit erdhi si pasojë e mungesave që kishte ekipi i tij dhe jo për shkak të një nënvlerësimi ndaj kundërshtarit.
Mesjava e kthen në transfertë Vllazninë, pasi shkodranët udhëtojnë drejt Laçit për t’u përballur me vendasit. Në atë ndeshje kuqeblutë do të jenë të plotë, teksa në dispozicion të Cungut do të jenë edhe lojtarët që ishin të pezulluar me kartonë.