Post
by Edmond-Cela » Sat, 28 Jul 2007 , 17:08
Klodian Duro: Dhashe 200%, por vuajme ikjen e Sinanit ne sulm
Ne Shkoder kane “cek te bardhe” per Duron
Ne Shkoder nuk eshte me sekret. Madje vene bast qe shifra e ofruar per Duron eshte me e cmendura ne kete sezon futbollistik ne Shqiperi. Pas disa ngacmimeve, thirrjeve te Sinanit dhe vete tifozerise, klubi shkodran ka filluar te levize seriozisht. Burime shume te sigurta prane presidentit Fushaj, bejne te ditur se nje njeri shume i afert i tij ka qene te marten ne Tirane dhe i ka bere oferten zyrtare mesfushorit bardheblu: shifra duket se e ka tunduar lojtarin e perfaqesueses, qe gjithsesi brenda stilit te tij ka thene: “Flasim me vone, kam ndeshjen Champions me Tiranen dhe nuk dua te perqendrohem ne asgje tjeter”. Nuk ka thene “jo” dhe kjo i mjafton drejtuesve shkodrane qe te besojne. Me te njejten shifer(madje thuhet me para ne dore) drejtuesit e Vllaznise kane zbritur serish dje ne Tirane dhe i kane kerkuar Duros te vendose. Ky i fundit u ka kerkuar kohe dhe nje gje e tille eshte normale, por burimet qe kane qene brenda ne takim bejne te ditur se vertet i ka pelqyer oferta financiare.Vete Duro ben si gjithmone diplomatin: “Vllaznia, ashtu sikunder edhe disa klube te tjera, kane ofertat e tyre, nuk mund ta mohoj. I vleresoj te gjitha, por une tani jam i Tiranes. Nuk dihet se cfare do te ngjase”. Nje gje e sigurte, ai do te jete ne merkato deri me 31 gusht, brenda dhe jashte vendit.Joshje nga Shkodra nuk ka vetem parate, pervec mikut te tij Sinani, qe gjithnje e ka keshilluar te luaje ne te njejten skuader me te, eshte vete trajneri Josa, i cili shprehet me nota pozitive per transferimin e Duros ne Shkoder: “Une dua shume qe ky lojtar te vihet nen urdherat e mia dhe kete nuk kam se si e fsheh. Eshte nje futbollist i perfaqesueses, nje nga ata qe bene diferencen. Por ende nuk di t’ju them dicka zyrtare ne lidhje me piken qe jane tratativat. Ka ende kohe”.Opinioni ne Shkoder e do dhe madje betohet se do t’i beje nje pritje madheshtore lojtarit, icili ka shkelqyer ne “Loro Borici” ne vitin e titullit te fundit shkodran. Gjithashtu edhe lojtaret e Vllanzise ne unison e therrasin: ”Ketu do jete shume mire, nuk besoj se do t’i mungoje, edhe ambiciet jane te medha”.Presidenti Fushaj nga ana tjeter tregohet i kujdesshem, e di shume mire qe eshte merkato dhe qe gjerat mund te prishen ne minuten e fundit dhe per kete arsye preferon te thote ”asnje koment”, megjithese nen ze nuk mungon te deklaroje “do bejme nje blerje te madhe”.Nga kampi bardheblu ka heshtje, ne fund te fundit edhe ata e dine qe Duro eshte lojtar i perfaqesueses dhe kundrejt tij do te kete gjithnje shume oferta. Ne kete rast e vetmja pengese qe ata mund t’i hapin eshte kartoni, por burime nga Shkodra bejn- te ditur se drejtuesit shkodrane jane te gatshem per te paguar dicka ekstra.
Duro, per momentin, ka pasur edhe tre oferta konkrete nga jashte vendit. Ne Bukuresht e kerkon Rapidi, nderkohe qe ne muajin mars e ka kerkuar CSKA Sofia. Se fundmi, ne tratativa me lojtarin ka hyre ne menyre te fuqishme edhe skuadra greke, Veria, e cila mendohet qe t’i kete ofruar futbollistit 120 mije euro. Nese Vllaznia jep me shume, atehere vertete qe kjo do te ishte levizja me bujshme e kesaj vere ne futbollin shqiptar. Duro eshte gjithnje i njejti, ne qender te vemendjes.
Me Klodin ne bord
Ai gjithnje ka pasur marredhenie te shkelqyera me kete qytet. Ne Shkoder edhe sot, nese dikush e permend Duron, te tjeret marrin fryme thelle. Ne vitet e te ndjerit Myftar Cela ka qene gati nje mit. Dhe nuk ka qene e lehte, me gjithe ata shkodrane “neper kembe”, shume te nderuar e te talentuar, per nje qe nuk kishte lindur ne ate zone te fitonte nje fame te tille, duhet patjeter te kishte dicka te vecnte. Nese ka ndonje moment qe tifozet e Vllaznise e kujtojne me nostalgji ka qene padyshim vera e vitit 2001. Dy gola te Duros e derguan Vllaznine ne turin e dyte te Champions, perballe gjigandeve te Gallatasarait.
Sot, kur kane kaluar 6 vite nga ajo dite, Duro eshte i njejti. Ne drejtim te perkushtimit kundrejt faneles, dhe i rritur shume profesionalisht. Ne Shkoder mund te mos beje mrekulline (fundja i vetem askush nuk e ben) por me nje Sinan perpara, me te cilin ka maredhenie te shkelqyera edhe jashte fushes, gjerat do ishin me miqesore. Nese ky ekip ka ndermend te investoje deri me 31 gusht per te fituar titullin, atehere nese ia del te marre Duron ka bere kolpon e merkatos. Sepse me kete levizje, jo vetem eshte forcuar vete, por ka dobesuar edhe rivalen direkte, Tiranen.Shuma sigurisht do te jete e madhe, perpos ofertes qe duhet te jete me e larte se sa Tirana apo pista greke, Duro duhet te perfitoje dicka me shume edhe per faktin qe ne nje fare menyre do te heqe dore nga te jetuarit ne Tirane. Dhe nese kjo eshte nje dileme per lojtarin, disa para me shume do ta bindin. Askush nuk duhet ta interpretoje si “makuteri”, pervec deshirave dhe nostalgjise, Duro eshte ne merkato ashtu sikunder te gjithe, dhe meriton t’i krijoje luksin vetes te kerkoje aq sa e sheh te arsyeshme. Josa vete e di mire: me te ne skuader dhe per ate behet gjithcka me e thjeshte; Por, kete radhe me kembe ne toke. Sepse me Duron gjerat ndryshojne brenda sekondit, kerkohet edhe jashte. Te dalesh e te thuash qe “e kemi marre” eshte gabim, sepse mund te zhgenjesh nje tifozeri te tere. Dhe per fat nga Vllaznia askush s’e ka bere nje gje te tille deri tani
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]