“Vllaznia” mënyrë tjetër loje
ShkodraOnline
Besi Bekteshi Sport Futboll
Josa: Nuk mund të bëhet asnjë parashikim për ndeshjen me Dinamon. Janë gjashtë ekipe që deklarojnë “do dalim kampion” dhe ndeshjet do të shihen një pas një.
Sinani: Do të jap më të mirën.
Shkodër---Përpara ndeshjes me Dinamon traineri i “Vllaznisë” ka mbetur me “këmbë për tokë” duke sqaruar jo vetëm idetë e tij mbi kundërshtarin, por edhe mungesat që ka në skuadër.
Gjithsesi mediatikisht Josa ka deklaruar se “gjëndja e skuadrës është e mirë” duke vlersuar edhe një stërvitje një ditë më përpara për të parë problemet që mund të jenë.
Mendoj se do të zhvillohet një loje e bukur deklaron Josa dhe vlerson të dy skudrat në përfaqësimin e vitit në zezonin futbollistik të kaluar. Traineri kuq e blu thotë se Dinamo e ka nisur kampionatin në mënyrë shumë ambicioze dhe nuk mund të bëjë asnjë lloj parashikimi për këtë ndeshje.
Megjithatë Josa deklaron haptas se kanë formuar një mënyrë loje krejt tjetër dhe i përmbajtur do të presë për të parë si do t’ja dalin për këtë gjë kur të vihet në zbatim në fushë të lojës.
Parashikimi nuk mund të jepen jo vetëm për këtë ndeshje, por për të gjithë kampionatin thotë Josa. Janë gjashtë ekipe të kampionatit që e kanë filluar atë duke thënë “ do dalim kampion”, por puna është ti shohim ndeshjet në mënyrë një pas një.
Kështu mbas ndeshjes me Elbasanin thotë Josa, ne u munduam të riparojmë të metat në favor të ndeshjes me Dinamon. Kurse për mungesa traineri i “Vllaznisë” konfirmoi atë të Licit dhe po kështu sqaroi se do të “shikonte se në ç’gjendje është Norra”.
Qëndërsulmuesi Vioresin Sinani ka treguar se ekipi ka qënë vazhdimisht në rritje dhe ka shpresuar shumë që ekipi do të paraqesë në javë të dytë një formë të tillë e cila të shpërblehet me fitore.
Sinani është shprehur mediatikisht se besonte shumë se do të bënte me të mirën.
Ai ka thënë se problemi i golashënuesit më të mirë është në plan të dytë dhe është ekipi në rend të parë, sepse për pikërisht golashënuesin, është shumë herët të diskutosh.
Kështu “Vllaznia” duket se ka një kompaktësi dhe një ekip të mirë dhe me shumë të ardhur në një formë të mirë sportive. Ndeshja me Dinamon do të luhet me ndriçim dhe mendohet se tifozeria shkodrane do të mbushë shkallët e “Loro Boriçit”.
www.ShkodraOnline.com