
A ja vlen te besh tifozllik per keta lojtare?
Shqiperi-Bullgari
Edhe durimi sos* (mbaron) nje here... Nuk ka me durim per lojtare, qe dhe me porte bosh nuk dine te shenojne, apo me falni mos ishte penallti? Lind pyetja, sa vjet ka ai lojtar qe luan ne Bundezligen Gjermane? Shume! Do ishte pergjigja. Nuk di a hahen fara luledielli dhe ne Bundezligen Gjermane ashtu si ne Superligen Shqiptare, sepse ajo penallti nuk duhej humbur. Shume nga ju do thone, e se gje qe ndodh eshte. Ashtu eshte nje gje qe ndodh eshte per nje Itali qe eshte e velur me fitore, nje Brazil apo Gjermani, por jo per nje Shqiperi, per miliona njerez qe e quajne veten Shqiptare ajo penallti eshte gezimi i nje jete, te cilen do e permendnim me vite, ashtu sic permendim fitoren kundrra Grekut. E keshtu me ze te fuqishem them: A ja vlen tifozlliku per keto lojtare? Tifozllik per kombetaren do bejme gjithmone, por me keto lojtare qe te cojne deri tek burimi e s'te japin uje, a ja vlen? Atehere, me te drejte une them, se ne kombetare kemi lojtare lara lara. Lojtare qe shpresojme per nje te ardhme te madhe Vangjeli, Salihi, Hyka etj. Lojtare qe shpresojme te na ikin sa me pare Bogdani, Duro, Skela etj. Lojtare qe japin shpirtin ne kombetare, por s'kane karakterin e duhur per nje futbollist Dallku, Muka, Haxhi etj.
Me sakte, nga t'ja fillosh e nga t'ja mbarosh me kete kombetaren tone. Po e kap nga Barici gjak nxehte, por dhe mund te ishte ndeshkuar me te verdhe, gjithesesi ne moshen e tij nuk i falen keto gabime amatoreske. Nje trajneri ne rang kombetar, qe ka shijuar te qenurit i treti ne nje boteror te madh, lenia e skuadres ashtu nuk i shkon per shtat. Ta marresh kete ndeshje Shqiperi-Bullgari me seriozitet do thuhej se ishte nje loje e bukur ne thonjza te pergjithshme, por ne nje aspekt me te imet do kuptoni se ishte nje gjurulldi e vertete. Gabime pa fund si ne sulm dhe ne mbrojtie. Nje e vrapuar pa matematike, por si kal karroce - thote nje shprehje e urte. Me nje Salihi ne forme, por qe i le vendin nje Bogdani qe pa frike do thoja e ka harruarr se cfare ere mban goli. I cili pervecese te humbi raste, shkakton dhe denime te shumta ne sulm. Per nje Hyka te ulur ne stol per 90min, edhe pse nje Skele qe ka fuqi vetem per 45min luan 90min. Apo nje Duro, i cili beson verberisht se i vetem mund te mundi nje ekip kundershtar, harron se te ben te cohesh e te dalesh prej stadiumi ose.. ose te fikesh televizorin. Nje Haxhi ne forme per moshen qe ka. Nje Haxhi qe luan me zemer gjithmone, ashtu sic ben nje Dallku, por lojtare qe ne momente te caktuara gabimet e tyre na ndeshkojne shume. Eshte e kote te marrim nje per nje ne emer, sot me eshte mbushur mendja seriozisht, se lojtareve tone i mungon mentaliteti i duhur kur hyjne ne fushen e lojes. Kane nje mentalitet deshtak, qe bejne nje gol, me falni autogol. Humbasin raste te panumerta, sepse sulmojne me frike dhe jo sepse mund ose duhet te bejne gol. Humbasim dhe penallti nga kjo frike deshtaku apo mentaliteti jo profesional. Por mbi te gjitha marrin nje gol ne minute te 88. Kjo eshte vertetesia e nje ekipi qe sado te na egzaltoje ne nje ndeshje, ne minuten e 88 di mjaft mire te ta shkul zemren prej kraharori. Nje ekip pa mentalitet! E vertete, qe me Hollanden fituam nje kombetare, por nje kombetare qe ka nevoje per ndrryshime, nje kombetare qe ka nevoje per mentalitet luftarak, sepse baza eshte aty, por duhet te dime si ta shfrytezojme. Nje kombetare qe luan pa tru i rrofte zemra ose kemba e palodhur. Sot, mjaftonte zgjuarsia minimale per te kuptuar se Bullgaret ishin ne nje nga ditet e tyre me te keqija, por jo ne duhet te mbrohemi, duhet te luajme te terhequr, ne vend qe piken e dobet te kundershtarit ta shfrytezonim ne favorin tone, per te shenuar jo vetem 1 gol, por 2 ose 3. Le te pesonim 1gol, do e quanim sikur prishte syrin e keq. E verteta pra lexues eshte, se ne jemi po aq keq sa pame nje Bullgari, sepse dhe ajo Bullgari aq dobet sa qe pati raste te shumta per gol, por falenderojme nje Vangjeli e nje Beqaj te cilet s'na lane te turperoheshim. Falenderojme dhe gjygjtarin, qe mesefundi na dha nje penallti shume mese te merituar, per t'na bere te kuptoje se sado te mbrohemi duke thene se na kushtezojne gjygjtaret, ne dime te humbim dhe penallti.