Post
by Man in Redblue » Tue, 20 Oct 2009 , 17:34
U-15, Mali i Zi – Shqipëria 1-2 (ne Fakt 2:1)
Golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Franc Ymeralilaj në minutën e 68-të
Shqipëria U-15 humbi 2-1 me Malin e Zi, në finalen e grupit të saj kualifikues për Lojërat Olimpike të Singaporit 2010. Mali i Zi preu biletën për një Lojërat Olimpike të Singaporit 2010. Takimi i ndoq nga vetëm 200 shikues.
Golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Franc Ymeralilaj (ne foto) në minutën e 68-të, ate 2-1 të ndeshjes, edhe pse Mali i Zi luajti nga minuta e 12-të me dhjetë lojtarë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të portierit Kordiç.
Sipas faqes së Federatës Malazeze të Futbollit, fscg.co.me, për Malin e Zi shënuan Krstoviç (47') dhe Kosoviç (58').
Pesë kartonë të verdhë u dhanë për Kombëtaren e Malit të Zi, ndërsa vetëm Taçi u ndëshkua me karton të verdhë nga Shqipëria.
Takimi u gjykua nga arbitri nga Kazakistani, Arjom Kushin.
Në gjysmëfinale, Kombëtarja shqiptare U-15, e drejtuar nga Sulejman Demollari fitoi me Lihtenshtejnin 2-0. Jurgen Vatnikaj shënoi në minutën e 49-të dhe Hoxha në të 53’, pas një goditje këndi.
Në takimin tjetër të grupit tonë, San Marino fitoi 2-1 me Lihteshtejnin.
Skeda e ndeshjes, gjithmonë sipas faqes së federatës malazeze:
Shqipëria: Tekja, Taçi (Kalaja (Tirana), Borakaj, Bardi, Marku, Hoxha, Nuri, Vatnikaj (Milori), Çakali, Ymerailaj, Hoksalari.
Mali i Zi: Kordiç, Vico, Markoviç, Sarkiç, Prançiç, Nedoviç (Neneziç), Jovanoviç (Çosiç), Kosoviç, Krivokapiç (Dragoviç), Krstoviç, Grboviç.Strijelac:
Shenues
1:0 – Krstovi? 47'
2:0 – Kosovi? 58'
2:1 – Ymeralilaj 68'