Post
by vvvllaznia » Sat, 01 Dec 2007 , 17:48
Kombëtarja shiti flamurin
Vendosur: 01/12/2007 - 13:01
• Kryeministri Berisha reagon ashpër ndaj humbjes së fundit 6-1 të Shqipërisë me Rumaninë për eliminatorët e kampionatit evropian, duke e akuzuar kombëtaren për shitjen e flamurit dhe të fanellës kuqezi.
Dy javë pasi kombëtarja e ish-trajnerit Oto Bariç pësoi një humbje të turpshme në fushën rumune, kreu i qeverisë ka folur hapur për një grup mafioz që ka shkemuar flamurin kuqezi, në mes të Evropës, siç e quaji ai. "Turpi që kanë bërë, aty është flamuri kombëtar, ajo nuk do të mund të kapërcehet, ç'është ai grup mafioz që shkelmon mbi flamurin që bën një amoralitet të madh në mes të Evropës si përfaqësuesi i kombit. Kam pritur një reagim shumë më të madh nga mediat dhe shoqëria civile, ai ishte një poshtërim, fyerje për tifozët e Shqipërisë dhe shqiptarë, të cilët kanë ndjekur këtë futboll më me pasion se çdo gjë tjetër. Kanë skuqur me flamur kombëtar jo vetëm stadiumet e Shqipërisë, por edhe stadiumet e Evropës. Duhet të marrë përgjigjen më të rreptë", u shpreh kryeministri në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi. Një vit e gjysmë më parë përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës dhe Sportit u futën në një "luftë të ftohtë" me Federatën e Futbollit, ku u kërkua edhe largimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i akuzuar nga ish- ministri Bujar Leskaj për korrupsion me fondet e shtetit, edhe pse organizmi më i lartë i futbollit në vend varet vetëm nga UEFA. Ndërkohë që mbrëmë kryeministri Berisha ka folur nga një pozicion tjetër, jo si zyrtar i lartë i vendit, por si sportdashës për të sulmuar krerët e lartë të federatës së futbollit. Ndonëse e ka pranuar se nuk mund të bëjë ekspertin dhe të vlerësojë rolin e ish-trajnerit Oto Bariç, kryeministri është shprehur, se nën drejtimin e tij kombëtarja ka zhvilluar ndeshje shumë të mira, ku ka përmendur edhe lojën me Holandën në "Qemal Stafa". "Deri tani nuk ka asgjë, duket se e përzunë atë kroatin. Unë nuk jam ekspert për të vlerësuar kapacitetet e tij, por kjo skuadër në drejtimin e tij realizoi lojëra nga më të shkëlqyerat, siç ishte ajo me Holandën që ishte për mua e vetmja "humbje fitore" që kisha parë. Si pa gjë të keq e përzunë, shitën golat, shitën flamurin, shitën çdo gjë. Situata është jashtëzakonisht dramatike. Nuk mundet që një grup mafioz të mëkëmbë përfaqësimin kombëtar", tha më tej kryeministri. Sipas kreut të qeverisë, një grup të papërgjegjshmish pa asnjë vetëdije kombëtare e bënë dy javë më parë këtë turp vendit, duke i kërkuar në të njëjtën kohë, organeve përgjegjëse që të merren masat ndaj të gjithë atyre lojtarëve që në mënyrë të papërgjegjshme, sipas tij, kanë shkelur simbolet kombëtare. "E kam përjetuar me trishtim shumë të madh, me një fyerje shumë të madhe. Një grup të papëgjegjshmish pa asnjë vetëdije kombëtare i bëjnë këtë turp vendit. Përgjegjësit duhet të vendosen para të gjitha përgjegjësive, duhet të përjashtohen në mënyrën më të prerë nga aktivitetet kombëtare të këtij vendimi dhe të bëjnë çdo lloj dënimi dhe dinjiteti kombëtar të rivendoset", theksoi më tej kryeministri Berisha.
---------------------------
shpresoj qe tja fusi nje shqelm ne beth Dukes edhe siku te dalim jashte fifas e uefas