Denimi i Haxhiosmanoviçit

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Denimi i Haxhiosmanoviçit

Post by vllaznia1919 » Wed, 20 Jul 2005 , 14:02

Apeli i ul një vit dënim "Dedës"

Komisioni i apelit i Federatës Shqiptare të Futbollit i mbledhur dje ka marrë vendim të ulë në një vit dënimin e trajnerit të Vllaznisë Dervish Haxhiosmanoviç. Kështu komisioni i apelit i mbledhur në federatë ka shqyrtuar gjatë vendimin e komisionit të disiplinës të para disa ditëve për problemet e kampionatit të minifutbollit. Në tryezë 3-shja e apelit ka pasur dy kërkesa një nga Vllaznia për dënimin e Dedës dhe një nga klubi i minifutbollit "Erzeni". Komisioni i Apelit pasi ka shqyrtuar me kujdes të dyja ankesat që kishin ardhur në drejtim të tij mori edhe vendimet përkatëse. Komisioni i apelit ka vendosur të ulë dënimin e Dervish Haxhiosmanoviç. Nga 2 vjet pezullim Deda duhet të vuajë vetëm një vit pezullim. Ndërkohë përsa i përket vendimeve të tjera Apeli ka lënë në fuqi vendimet e disiplinës. Kështu kampionati i takon Dinamos, pasi Erzeni skuadra fituese në fushë, ka aktivizuar lojtarë me probleme në dokumentacion dhe që kanë luajtur paralelisht edhe në Mal të Zi. Po kështu Apeli ka lënë në fuqi edhe gjobën prej 200.000 lekësh të reja për ekipin e Erzenit. Me këtë vendim do të jetë Dinamoja skuadra që do të përfaqësojë Shqipërinë në kupat e Europës në minifutboll.

Post Reply