Merkato Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 11 Aug 2005 , 13:35

7-8 lojtarë të huaj janë shënjestruar nga Tirana për sezonin e ri. Donatorët kanë lajmëruar disa menaxherë futbollistësh, duke u dhënë atyre tëra parametrat që kërkohen nga ekipi kampion, por do të jetë trajneri i ri ai që do të vendosë për ta sapo të caktohet dhe lojtarët të dalin në stërvitje. Bëhet fjalë për javën tjetër. "Ne kemi menduar që t'i sjellim dhe bëhet fjalë për lojtarë cilësorë. Bëhet fjalë për 7-8 lojtarë të huaj, për të cilët nuk mund të jap hollësi, sepse është ende shpejt të flasim. Akoma nuk kemi një marrëveshje paraprake me ta, pastaj trajneri i ri do të vendosë në fund se sa vlejnë," - përfundon Papuli.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 12 Aug 2005 , 13:35

Boshllëqet që u krijuan nga largimi i disa lojtarëve të huaj nga Besa, stafi kavajas kërkon t'i plotësojë sa më shpejt. Pas ardhjes në provë të Jakupit, me Besën është bashkuar dje edhe
ish-futbollisti i Erzenit dhe i Vllaznisë, Karapici. Ndërkohë, por dje kanë mbërrritur për t'u provuar edhe tre futbollistë të tjerë me ngjyrë. Për ta është menduar të aktivizohen në miqësoren në miqësoret e këtyre ditëve, ku do të nxirren edhe konkluzione përkatëse. Në këtë mënyrë, Besa vazhdon ta kompletojë ekipin me futbollistë cilësorë, ndërkohë që shpresohet se sot ose nesër do të mbërrijnë dhe 5 brazilianët e shumëpritur nga presidenti Bizhdili.

Dy të mbërriturit e fundit te Dinamo, shqiptari Leonard Bisaku dhe Goran Vinçentiç, e kanë të ardhmen e tyre në dorë të presidentit Besnik Sulaj. Duke qenë se nuk kanë nevojë për provë, pasi i ka thirrur "nën armë" trajneri Bonaçiç, tani çdo gjë do të varet te ana financiare e kontratës që palët do të bien dakord. Dje, të dy futbollistët u aktivizuan ndaj Shkumbinit dhe gjatë kësaj jave pritet të mësojnë fatin e tyre në ekip. "Ne kemi ardhur me rekomandim të trajnerit. Bonaçiçi i njeh cilësitë tona dhe në këtë mënyrë s'ka nevojë të provohemi, sepse kemi luajtur nëpër ekipet më të mira të Kroacisë dhe Koresë së Jugut. Problemi ynë i vetëm do të jetë konsensuesi për sa i takon kontratës që do të na propozohet,"- tha dje mesfushori Bisaku, në emër edhe të shokut të vet, kroatit Goran Vinçetiç.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 12 Aug 2005 , 13:38

Rikthimi i Huan Karlos Marinjos dhe Leandro Eskuderos te Dinamo po kthehet në telenovelën më të gjatë të merkatos së verës. Mesfushori peruan dhe mbrojtësi argjentinas e kishin në plan për t'u kthyer dje, por sërish nuk e bënë një gjë të tillë. Është e disata herë që të dy këta futbollistë, nëpërmjet drejtorit sportiv Pedro Pablo Paskulin, informojnë se do të nisen sot, më pas e shtyjnë për nesër, çka ka sjellë çoroditje të madhe në kampin blu. Nga të dhënat më të fundit, të mbledhura dje në klub, mësohet se arsyeja e shtyrjes së rikthimit edhe për një herë tjetër ka të bëjë me faktin se mesfushori Huan Karlos Marinjo është duke pajisur bashkëshorten e vet me pasaportë dhe vizë ndërkombëtare, ndërkohë që për momentin ka edhe një fëmijë të vogël 5-muajsh. Në të tilla situata, dihen shtyrjet burokratike për t'u pajisur me një dokument zyrtar dhe kjo ka bërë që të gjithë në kampin blu të mërziten për të këtë telenovelë që nuk ka të sosur. Edhe vetë trajneri Luka Bonaçiç, në lidhje me ardhjen e dyshes amerikano-latine, u shpreh i shqetësuar: "E kam humbur durimin për sa i takon ardhjes së Marinjos dhe Eskuderos. Drejtuesit më thonë që do të vijnë të hënën, më pas të martën, pastaj të mërkurën, e kështu me radhë, ndërkohë që unë të dy këta futbollist nuk po i shoh në stërvitje. Kjo nuk është normale për një klub të madh dhe profesionist, i cili pretendon titullin kampion.

Alban Tafaj paralajmëroi dy ditë më parë se largimi i tij nga skuadra ishte thjesht një rastësi, kështu që i është bashkuar dje ekipit të Tiranës. Kur u bë "furtuna" pas eliminimit nga "Champions"-i, mbrojtësi thotë se ka parë emrin krejt i habitur në listën e të larguarve. Gjatë dy ditëve të fundit ai ka takuar të katër donatorët, me të cilët ka folur për të sqaruar pozicionin e tij. Dje, Tafaj mori "ok" për të filluar stërvitje.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 12 Aug 2005 , 13:39

Kosova dhe Maqedonia janë dy pistat në të cilat po orientohet aktualisht merkatoja e stafit të Teutës. Pas afrimit në ekip të futbollistit të Bashkimit të Kumanovës dhe një futbollisti tjetër nga Presheva, stafi i Teutës së Durrësit po mendon dhe për afrimin e një futbollisti tjetër nga Kosova. Për sa i përket mesfushorit Jeton Qerimaj, i cili është testuar në seancat e para stërvitore te Teuta, trajneri i dytë i Teutës, Niko Jani, është shprehur se ky futbollist ka treguar një formë të mirë sportive, duke justifikuar veten në testimin e bërë. Aktualisht futbollisti i është drejtuar klubit të Bashkimit të Kumanovës për të marrë kartonin e largimit, por nga burime konfidenciale bëhet e ditur se klubi maqedonas e ka refuzuar fillimisht dhënien e kartonit për futbollistin. Pritet që në ditët në vijim çdo gjë të zgjidhet dhe Jeton Qerimaj të jetë pjesë e Teutës në sezonin e ri futbollistik. Si një mesfushor i krahut të majtë, Qerimaj mendohet të plotësojë boshllëkun e krijuar nga largimi i Tetovës.Pas Shaqirit, Jeton Qerimaj është shqiptari i dytë nga Maqedonia, që militon në radhët e ekipit të Teutës.
Futbollisti i ekipit të Preshevës, Jeton Jakupi, ka mbrritur tashmë pranë Teutës së Durrësit. Mbrojtësi potent i ekipit kosovar ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me ekipin durrsak. Sipas burimeve nga stafi i Teutës, ky futbollist do të jetë për një periudhë prove te ekipi durrsak, ndonëse sipas të njëjtave burime shanset për afrimin e tij te Teuta janë të mëdha.
Stafi i Teutës po bën tratativa për afrimin e dy futbollistëve cilësorë, siç janë Behari dhe Hasalla. Burime zyrtare nga stafi i ekipit durrsak nuk kanë bërë komente në lidhje me afrimin e mundshëm të këtyre futbollistëve, ndonëse burime konfidenciale bëjnë të ditur se janë realizuar kontaktet e para.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 13 Aug 2005 , 15:03

Numri 1 i klubit verdheblu nuk e ka pritur mirë lajmin për largimin e futbollistit Skerdi Bejzade nga Elbasani, madje ka reaguar ashpër ndaj këtij të fundit. "Bejzade është një lojtar që ka firmosur kontratë me Elbasanin dhe është i detyruar të rikthehet në ekip, sepse ne nuk mund të lejojmë aktivizimin e tij në asnjë vend tjetër. Firma e tij është në të katërta kopjet e kontratës,"- ka sqaruar presidenti Laze në lidhje me largimin e papritur të Bejzades, ndërkohë që vetë lojtari deklaroi se nuk ka asnjë detyrim ndaj Elbasanit. Nga ana tjetër, presidenti i nënkampionëve të vendit ka bërë të ditur se Elbasani do të pësojë shumë ndryshime gjatë javës së ardhshme. Sipas tij, në ekip do të vijnë disa futbollistë vërtet cilësorë, nga brenda dhe jashtë vendit, të cilët do t'i japin sërish Elbasanit pamjen e pretendentit për sezonin e ardhshëm. "Ne kemi vendosur të bëjmë një merkato të fuqishme, që do të konkretizohet mendoj javën që vjen. Nuk mund të përmend emra konkretë, por mund të them se do të jenë disa futbollistë shqiptarë, maqedonas, apo dhe nga ndonjë vend tjetër, që do ta përforcojnë Elbasanin për sezonin e ri. Me këtë dua të them se Elbasani do të jetë pretendent për fitimin e trofeve të sezonit të ardhshëm. Përveç Bejzades, që e ritheksoj se do të rikthehet, ne do të sjellim në ekip ata lojtarë që vërtet do të na ndihmojnë për të arritur objektivat e sezonit," - është shprehur presidenti elbasanas, duke qartësuar opinionin sportiv të qytetit të tij, i cili shpreson që edhe këtë vit ta shohë skuadrën e tij në majat e futbollit shqiptar.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 13 Aug 2005 , 15:04

Gjermani Aksel Ros së bashku me trajnerin e përfaqësues sonë, Hans Peter Brigel, do të mbërrijnë sot në Tiranë. Gjatë mbrëmjes, Rosi do të shqyrtojë ofertën konkrete të bardhebluve. Donatori i kampionëve të vendit, Refik Halili, thekson se me kandidatin numër një për trajner të ardhshëm do të shqyrtohen anë të veçanta të kontratës, pasi deri tani është arritur vetëm një marrëveshje paraprake. "Sigurisht, është bërë e ditur edhe në shtyp se ka pasur bisedime dhe gjithashtu është arritur një marrëveshjë konkrete me gjermanin Aksel Ros. Mirëpo do të flasim më konkretisht me të në lidhje me detaje të tjera, që kanë të bëjnë me kontratën përfundimtare. Ne e dimë që trajneri, para se të ulet në stolin e Tiranës, do të parashtrojë kërkesat e tij, sikurse ne do të parashtrojmë kërkesat tona. Pra, gjithçka do të marrë fund sot dhe ndoshta mund të mbetet edhe për nesër," - shton në fillim të fjalës së tij donatori i kryeqytetasve, Halili.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 14 Aug 2005 , 19:35

Me sa duket, drejtuesit lushnjarë nuk heqin dorë nga afrimi i elementit të ri cilësor në radhët e ekipit të tyre, duke lënë mënjanë blerjet e bujshme të emrave të njohur të kampionatit tonë. Kësaj here, me sa duket, "peshku" i radhës nuk është nga brumi lushnjar, por i shkollës gjirokastrite të futbollit dhe quhet Gjergji Dhima. 19-vjeçari Dhima është parë të rreshtohet nën urdhrat e teknikut të verdhjeshilëve, Llazar Dushi, në seancën stërvitore të së enjtes mbasdite, ku falë aftësive teknike dhe fizike që zotëronte, binte në sy edhe për një trup të bukur e mjaft sportiv. Menjëherë pas kësaj seance stërvitore, ne biseduam me talentin gjirokastrit, që nëse arrin të bjerë dakord me drejtuesit lushnjarë, mund të thuhet pa frikë se do të jetë pasardhës i denjë i bashkëqytetarit të tij, Arlind Norës, për "lagunarët".

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 14 Aug 2005 , 19:36

Mbrëmjen e së shtunës, ekipit të Elbasanit i janë bashkuar në Strugë të Maqedonisë edhe dy futbollistë të huaj. Njëri prej tyre është kamerunasi Abdurrahman Muhamed, ndërsa tjetri nigeriani Abraham Alechenu. Që të dy këta futbollistë, në sezonin e fundit kanë luajtur për ngjyrat e Apolonisë së Fierit dhe me këmbënguljen e njërit prej financuesve të Elbasanit kanë zgjedhur ekipin nënkampion të superligës për të luajtur në sezonin e ri. Futbollisti 20-vjeçar nga Kameruni luan mbrojtës qendre dhe është 1.90 metra i gjatë, ndërsa bashkëmoshatari tij nigerian luan mesfushor i majtë dhe është 1.68 metra i gjatë.
Po kështu, mbrëmë është konfirmuar se Elbasanit të hënën do t'i bashkohet futbollisti rumun Koneak Eduart Andrei, i cili luan stoper dhe është 1.86 metra. Ndërsa futbollisti francez Dialo, 23 vjeç, 1.92 metra i gjatë, që ka luajtur me ekipet e Peruxhias, Venecias dhe Kaljarit, së bashku me nigerianin Napoleon Amaefule, që ka luajtur sulmues te Paoku i Selanikut, do t'i bashkohen Elbasanit në mëngjesin e të martës. Sipas zevendëspresidentit Çërraga, edhe lojtarë të tjerë mjaft cilësorë të huaj do të provohen tek Elbasani.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 16 Aug 2005 , 14:45

Para tavolinës së donatorëve të Tiranës, dje mbetën për diskutim vetëm 4 CV trajnerësh të huaj. Duke filluar që nesër, midis katër trajnerëve të huaj, Tirana duhet të zgjedhë njërin prej tyre. Burime të sigurta saktësojnë se katër donatorët kanë seleksionuar dje në katërshen finale një gjerman, dy italianë dhe një kroat. Nga këta, njëri do të ulet brenda javës në stolin bardheblu. Që të katër emrat e përzgjedhur janë për momentin në diskutim e sipër nga ana e donatorëve, të cilët janë mbledhur dhe kanë folur dje me njëri-tjetrin posaçërisht për emrin e trajnerit të ri. Por në të njëjtën kohë ata kanë menduar ta ruajnë sekret emrin e trajnerit të ardhshëm derisa të bëhet takimi zyrtar me të dhe të arrihet marrëveshja. "Kemi pasur shumë oferta gjatë dy ditëve të fundit. Midis CV-ve të shumta kemi seleksionuar katër nga shumë emra trajnerësh," - thekson Shefikat Ngjela, një nga donatorët vetëm pak momente pas takimit të djeshëm, duke mos dhënë hollësi për emra, sepse kështu e kanë menduar më parë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 18 Aug 2005 , 12:34

Një futbollist kamerunas ka udhëtuar në drejtim të Maqedonisë pasditen e së mërkurës, i shoqëruar nga drejtuesit e klubit verdheblu. Sipas menaxherit të këtij klubi, ky futbollist është 21 vjeçari Mohndi Didier, me kombësi kamerunase dhe pasaportë franceze. Lojtari në fjalë luan në mbrojtje në rolin e stoperit. Në vitin 2002, Mohndi Didier është aktivizuar me përfaqësuesen e 21 vjeçarëve të Kamerunit dhe pas kësaj kohe është sistemuar në Francë. Në kampionatin e fundit, Didier është aktivizuar në kampionatin anglez. Ekipi me të cilin ai ka luajtur është Kingstoni i kategorisë inferiore. Didier, sipas të dhënave të siguruara nga ana e klubit të Elbasanit, është një mbrojtës i shkëlqyer, që ka pranuar të luajë në superligën shqiptare për të bërë karrierë. Në radhët e verdhebluve, këto ditë jenë duke u stërvitur tre futbollistë afrikanë. Nigeriani Abraham Alecham dhe kamerunasi Abdurrahman Muhamed iu bashkuan Elbasanit pak ditë më parë. Sipas teknikëve të Elbasanit, të dhënat paraprake të tyre janë të mira, prandaj ata mund të fitojnë një vend në formacion që në javët e para të kampionatit të ri.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 18 Aug 2005 , 12:37

"Çmendet" presidenti i Partizanit. Albert Xhani, duke parë që Lorik Cana ka refuzuar 200 mijë euro, ka vënë në dispozicion 500 mijë euro për asin kosovar, kjo shumë për dy sezone futbollistike. Nuk e dimë nëse njëshi i klubit të kuq e ka bërë këtë ofertë nga euforia, pasi ka parë nga tribuna lojën e shkëlqyer të 22-vjeçarit nga Prishtina. Por si duket oferta e Xhanit është serioze, sepse thotë se ai e kërkon shërbimin e Lorik Canës për dy vjet, duke marrë 250 mijë euro për sezon, shumë kjo e madhe, pasi edhe në Francë do të ishte një ofertë serioze. Nëse do të bëhet realitet ky kalim, atëherë kjo do të ishte edhe blerja më e shtrenjtë e të gjithë kohëve në kampionatin shqiptar. Ndërkohë nuk dihet se si do ta presë këtë ofertë të dytë vetë Cana, i cili pas ndeshjes ka udhëtuar drejt Parisit për të nxituar në prishjen e kontratës me ekipin e tij. Edhe klubi i Marsejës, që e kërkon kosovarin për dy vjet, do të habitej nga oferta shqiptare. Të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim dhe ku do të përfundojë Lorik Cana, i cili për momentin është kthyer në simbol jo vetëm nga loja e bukur që ka bërë në ndeshjen e fundit, por edhe nga ofertat e shumta që ka pasur këto ditë. Ndërkohë do të shohim se deri ku do të shkojë këmbëngulja e presidentit Xhani për ta veshur me të kuqe Lorik Canën.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 19 Aug 2005 , 12:22

Donatorët dhe kandidati për postin e trajnerit të Tiranës, Leonardo Menekin, ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare. Bisedimet dhe takimet e shumta kanë vijuar edhe gjatë ditës së djeshme, por deri në mbrëmje nuk u tha zyrtarisht as po e as jo për trajnerin e ri. Pra, vazhdon telenovela me kandidatin italian, që duhet të vendosë sot për të pranuar ofertën e drejtuesve të Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, italiani, para se të vendosë në lidhje me postin e trajnerit, ka preferuar të njihet një herë me skuadrën dhe me kushtet stërvitore. Dje kampionët kanë bërë një seancë stërvitore nën vëzhgimin e kandidatit italian që synon të marrë frenat e bardhebluve për sezonin në vijim. Tirana, dje pasdite, zbriti në "Skënder Halili" për të bërë një seancë të gjatë stërvitore, me e forta e zhvilluar që pas shkarkimit të Starovës. Stërvitja drejtohej nga shefi i klubit, Muça, dhe në pjesën e fundit të saj kampionët zhvilluan një ndeshje kontrolli. Ideja ishte që pretendenti për të marrë në dorë frenat e Tiranës të shikonte më nga afër kontigjentin e lojtarëve që mund të drejtojë më pas. Kështu, në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Shqipëri, Menekin ka folur gjerësisht me donatorët bardheblu, ka parë infrastrukturën e Tiranës dhe në fund të seancës së djeshme është larguar i qeshur në shoqërinë e një prej donatorëve, Agron Papulit."Po i vazhdojmë bisedimet. Nuk kemi arritur asgjë konkrete deri tani, prandaj nuk mund të flasim asgjë më shumë se kaq, pa rënë përfundimisht dakord," - sqaron donatori Papuli, që lë të nënkuptohet se dy palët kanë rënë në ujdi me njëri-tjetrin vetëm në disa pika të veçanta.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 22 Aug 2005 , 13:15

Pasditen e së dielës, një tjetër futbollist i njohur i kampionatit shqiptar, por që ka provuar jo pa sukses edhe eksperiencat kuqezi dhe ato të kampionateve të huaja, është konfirmuar se do të firmosë për ekipin verdheblu. Sipas burimeve zyrtare pranë presidencës së Elbasanit, ky është futbollisti i njohur Albert Duro, mbrojtësi i njohur elbasanas, i cili pas një sezoni jo fort të suksesshëm tek ekipi kampion, ka vendosur të rikthehet pas një mungese të gjatë në gjirin e ekipit të qytetit të tij, ku u formua si lojtar profesionist. Kalimi i Albert Duros te verdheblutë ka qenë një surprizë për elbasanasit, të cilët më shumë besonin se do të vinte tek ekipi nënkampion vëllai i tij, Klodian Duro.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 02 Sep 2005 , 13:27

Tirana-Duro, pritet takimi i dytë

Klodian Duro do të jetë lojtar i Tiranës nëse pranon ofertën e donatorëve, pas një takimi të dytë që do të zhvillohet pas pak ditësh në kryeqytet. Një nga donatorët e kampionëve në fuqi konfirmoi dje se Duro është takuar zyrtarisht në Tiranë dhe ka folur imtësisht për të nënshkruar një kontratë me ekipin kampion të vendit. Gjatë takimit të parë nuk është arritur marrëveshja konkrete. Më pas, futbollisti është larguar drejt Gjermanisë, sepse ka pasur disa punë të tijat dhe ka premtuar se do të rikthehet për një takim të dytë, për të arritur marrëveshjen në fjalë. Marrëveshja përfundimtare, sipas donatorëve, mund të arrihet kur Duro të mbërrijë nga Gjermania pas pak ditësh. Kësisoj, Duro dhe donatorët do të takohen për të dytën herë gjatë javës në vijim për të biseduar rreth një rikthimi të mundshëm të lojtarit në kampin bardheblu.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 15 Sep 2005 , 13:40

Nigerianit Gabriel Samuel Auia më së fundi i ka mbërritur edhe kartoni, që do të thotë se ky mbrojtës tashmë është i gatshëm për të luajtur për ngjyrat e Skënderbeut. Në fakt, Auia ka mbërritur në Korçë qysh para fillimit të kampionatit, por vetëm përballë Partizanit do të jetë i gatshëm për në formacion. Drejtuesit e klubit kanë marrë konfirmimin edhe nga Federata e Futbollit, çka do të thotë se këtë të shtunë ai do të jetë që nga minuta e parë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 15 Sep 2005 , 13:41

Dje, në ekipin Besa është afruar edhe një futbollist tjetër i huaj. Bëhet fjalë për futbollistin me banim në Francë, por me origjinë marokene, Midia Camel. Mësohet se presidenti Bizhdili i ka besuar sugjerimit të futbollistit Furtunat, i cili ka luajtur me të njëjtin ekip me Camelin. Marokeni luan si mesfushor qendre, ka një shtatlartësi mbi 185 cm dhe është i datëlindjes 1980. Ai është aktivizuar në ligën e tretë franceze, si dhe me ekipin e Katarit.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 16 Sep 2005 , 13:38

Hitaj: Duro federohet më 15 tetor

Blerja më e re e Tiranës, Klodian Duro, duket se do të presë 15 tetorin për të prekur fushën e lojës. Elbasanasi, me shumë mundësi, nuk do të federohet nga sektori i garave për t'u aktivizuar gjatë këtyre javëve kampionat. Edhe pse është kontigjent i ekipit kombëtar, Duro duhet të presë 10-ditëshin e dytë të tetorit për të marrë kartelën e federimit. Kjo sepse këtë sezon është anuluar nga FSHF neni që lejonte që lojtarët e ekipit kombëtar të federoheshin deri më 31 janar në çdo moment në kampionatin shqiptar. Sipas shefit të garave, Hito Hitaj, rregulloret nuk lejojnë që Klodian Duro të federohet. "Po jua them me përgjegjësi të plotë se Klodian Duro nuk do të federohet në këtë moment që po flasim. Sektori i garave e ka mbyllur derën për federimet e lojtarëve. Tirana, apo kushdo qoftë, për të federuar një lojtar të caktuar duhet të presë datën 15 tetor. Vetëm nga ajo datë e tutje, Duro mund të federohet. Nuk jam unë që e them një gjë të tillë, por është rregullorja ajo që e sanksionon,"është shprehur dje shefi i sektorit të garave, Hito Hitaj. Gjithsesi, shpresa e vetme për Tiranën mbetet komiteti ekzekutiv i FSHF-së, i cili në raste të tilla mund të marrë ndonjë vendim qarkullues me celular.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 13 Oct 2005 , 13:12

Dy afrikanë firmosin për Shkumbinin

Pas një qëndrimi disa ditor në Peqin dhe vëzhgimi të vazhdueshëm në sesancat stërvitore, më në fund trajneri Ferko ka dhënë miratimin për dy futbollistët e parë që do t'i bashkohen ekipit të Shkumbinit. Të dy futbollistët janë nga Nigeria dhe kanë rënë dakord që të luajnë për Shkumbinin. Valentin Onjeka dhe Tochuku Nëabunëane, i pari 23 vjeç dhe i dyti 19 vjeç, kanë firmosur dje kontratën për një vit dhe janë sistemuar në një apartament në Peqin, pasi kanë marrë edhe këstet e para nga drejtuesit bardhekaltër. Të dy futbollistët afrikanë luajnë në mesin e fushës, atje ku ka çaluar më shumë Shkumbini në 6 javët e para, duke përforcuar këtë sektor. Afrikanët e Shkumbinit janë provuar duke e aktivizuar edhe në miqësoren me Sopotin e zhvilluar në Peqin javën e kaluar. Valentino dhe Tochuku pritet të jenë në formacion të dielën përballë Teutës në Peqin.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 14 Oct 2005 , 13:08

FSHF: Merkatoja, të hënën hap dyert

Merkatoja e lojtarëve dhe klubet që duan të federojnë të tjerë futbollistë në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar duhet të presin ditën e hënë për të bërë federimet e reja. Ky është vendimi më i fundit i Federatës Shqiptare të Futbollit. Kështu, sipas këtij vendimi, klubet e të gjitha kategorive futbollistike do të nisin regjistrimet shtesë vetëm ditën e hënë, ora 9.00.
Këtë fakt e ka pohuar dje edhe shefi i sektorit të garave në FSHF, Hito Hitaj. Sipas këtij të fundit, është marrë vendim që merkatoja e futbollistëve të nisë ditën e hënë dhe jo të dielën, siç e parashikon rregullorja e aktivitetit. "Ne si federatë kemi vendosur që merkatoja të hapet ditën e hënë. U vendos kështu meqenëse ndeshjet e kategorisë superiore u spostuan të dielën me kërkesën e presidentëve të klubeve të kategorisë së parë,"është shprehur dje për këtë problem shefi i sektorit të garave, Hito Hitaj. Sipas këtij të fundit, një vendim i tillë u mor që të mos kishte ndonjë kontestim apo paragjykim nga palët që luajnë ditën e premte, të shtunë, por edhe të diel. Kështu të paktën klubet, sipas palës institucionale, federatës, të hënën do të jenë të barabarta në garën për të federuar lojtarët në merkaton e fundtetorit.
Në fakt, ndoshta është hera e parë në Shqipëri që FSHF lejon që në mes të tetorit të zhvillohet një merkato për lojtarët që duan të luajnë në kampionatin shqiptar. Data e nisjes, sipas rregulloreve të aktivitetit 2005-2006, është 16 deri më 30 tetor. Por me shtyrjen e javës së 7-të kategorisë superiore është vendosur që tregu i lojtarëve të nisë 24 orë më pas. Pra, për këtë javë, të gjitha klubet duhet t'i përballojnë ndeshjet me ata lojtarë që kanë federuar që në muajin gusht.
Federohen të huazuarit dhe ata që s'kanë luajtur
Në fakt, merkatoja e dimrit, nëse do ta quajmë kështu, është pak e kushtëzuar nga dy periudhat e tjera të merkatos. Kështu, në këtë 15-ditësh, mund të federohen vetëm lojtarët që kanë luajtur me një ekip dhe për një arsye të ndryshme huazohen nga ekipi mëmë në një skuadër tjetër të paktën 6 muaj. Një ekip mund të bëjë huazime deri në 3 lojtarë. Gjithashtu, në merkaton e tetorit mund të federohen edhe lojtarë që vijnë nga jashtë Shqipërisë apo lojtarët vendës, të cilët nuk kanë luajtur deri tani me asnjë ekip. Largimi nga një skuadër tek tjetra bëhet vetëm me anë të huazimit.
Klubet e para trokasin në FSHF...
Me afrimin e merkatos, të gjitha klubet kanë filluar interesimin në FSHF. Kështu, Tirana, sipas shefit të sektorit të garave në federatë, Hito Hitaj, është interesuar për federimin e Albert Duros dhe mundësisë për riveshjen bardheblu të Patushit. Të kuqtë e Partizanit duket se do të synojnë të federojnë Orges Shehin. Nuk mbetet pas as Vllaznia, që ka marrë 3 brazilianë dhe dy lojtarë nga Erzeni i Shijakut. Edhe Shkumbini i Peqinit është interesuar për të federuar disa lojtarë. Duket se me të vërtetë kjo merkato e tetorit do të jetë e gjallërishme, pasi klubet vazhdojnë të mendojnë për përforcime.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 21 Oct 2005 , 13:36

Merkatoja e tetorit, sa e lakmueshme nga klubet

Për herë të parë këtë sezon në kampionatin shqiptar të futbollit nga ana e FSHF së është aplikuar edhe merkatoja e tetorit. Kjo merkato, e cila u ideua nga sektori i garave, po rezulton shumë e frytshme për ekipet e kategorisë superiore, të parë dhe të dytë. Mjaft drejtues skuadrash, menjëherë pas 7 javësh kampionat, po tregohen aktivë dhe po mundohen të afrojnë lojtarë cilësorë, ndonëse merkatoja e gushtit s'ka shumë kohë që është mbyllur. Shumë skuadra me emër si Partizani, Tirana, Vllaznia, Besa dhe të tjera, po hedhin shumë para në futboll për t'u përforcuar në ato pozicione, të cilat trajnerët i konsiderojnë të zbuluar. Madje, edhe paratë që janë shpenzuar deri tani, nuk janë pak. Kështu, vetëm largimi i Sajmir Patushit nga Vllaznia dhe afrimi tek Tirana u ka kushtuar bardhebluve rreth 70.000 dollarë, gjithmonë sipas shifrave zyrtare nga Vllaznia. Edhe Partizani, duke parë që portën nuk e ka të sigurt, ka menduar të afrojë Shehin. Vllaznia ka afruar 3 lojtarë brazilianë, ndërkohë që emrat më të mëdhenj i ka afruar në ekip Tirana. Bëhet fjalë për Sajmir Patushin dhe Albert Duron. Merkato serioze ka bërë edhe Besa. Skuadra kavajase u ka besuar më së shumti të huajve, të cilët fitojnë jo pak para në një sezon. Edhe skuadrat e kategorive inferiore, sidomos ato të kategorisë së parë, janë përforcuar, duke parë luftën e fortë sportive që po zhvillohet. Duket se merkatoja e tetorit është shumë e sukseshme, pasi ekipet kanë qenë shumë aktive. Deri më datën 31 tetor, presidentët e klubeve premtojnë të tjera goditjeje në merkato. Ermat janë të shumtë dhe të njohur, duke filluar nga mbrojtësi Tefik Osmani e deri tek lojtarët më pak të njohur. Gjithsesi, vetëm ditët në vazhdim do të tregojnë blerjet e radhës të klubeve shqiptare.
Ja federimet e tetorit:
Tirana: S.Patushi (nga Vllaznia), A.Duro (nga Elbasani)
Vllaznia: Sh.Kelmendi (nga jashtë), D.M.Rinaldo, Leandro, Zheraldinjo (nga jashtë)
Partizani: O.Shehi (nga Vllaznia)
Besa: N.Bikoula, P.M.Binogol (nga jashtë), D.Islamaj (i lirë)
Shkumbini: O.Valentin (nga jashtë), M.Toçuku, E.Varfi, D.Muça (të lirë)
Apolonia: J.Ziambo (nga jashtë)
Laçi: A.Jakupi (i lirë), E.Kadillari (i lirë), A.Mistraj (i lirë)
Gramshi: V.Gjoni (nga Laçi), B.Zyba (nga Shkumbini), E.Isaku (nga Turbina)
Sopoti: B.Lena (nga Gramshi), M.Dushku (nga Turbina), E.Belba (i lirë)
Burreli: K.Mehmeti (nga Gramshi)
Egnatia: E.Hoxha, Sh.Barameta, B.Sinella (të lirë)

Post Reply