Belisha: Kombëtarja më shton përgjegjësinë
Një ftesë për kombëtaren natyrisht që nuk ka si të pritet në mënyrë tjetër, përveçse me një kënaqësi të madhe nga një futbollist. Kështu ka ndodhur edhe me mesfushorin e Vllaznisë, Amarildo Belisha, i cili është pjesë e listës së Brigelit për ndeshjen me Ukrainën. Forma e tij kohët e fundit ka qenë më se e shkëlqyer, duke qenë një nga pikat më të forta të kuqebluve. Kjo formë e mirë e tij është reflektuar edhe në të gjitha "zboret" që Brigeli ka zhvilluar me lojtarët e kampionatit tonë, prandaj dhe është përzgjedhur prej tij për ndeshjen e pas disa ditëve. "Të luash me kombëtaren natyrisht që është ëndrra e çdo futbollisti dhe për rrjedhojë kjo ftesë e Brigelit që më gëzon, por njëkohësisht më shton përgjegjësinë për të punuar sa më tepër për të justifikuar këtë grumbullim me kombëtaren," - ka thënë ai.
Belisha ne kombetare
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia