Ke harru me permend Shtubinen qe e kam pa me vemendje ne ndeshjen me Dinamon dhe asht nji lojtar tjeter me shume vlera qe kena fitu, i ka ba 90 minuta zbor ne krah lojtarit te Dinamos qe e markonte dhe gjithe aksionet luheshin nga krahu i Shtubines. Asht nji zbulim i Vllaznise per kete sezon i po te njejtit talent me Sukajn, Salihin, Liken te koheve te fundit.
Grima me vjen keq me e than por nuk ban ma si portier dhe me te ne porte ne ndeshjen me Dinamon kemi pas shume pasiguri, si dhe me portierin qe u fut rezerve (sepse Grima u shkapet me shtyllen) qe nuk dinte me mbush topin, 2 here u mundu me e mbush edhe nuk mujti por dha top te ulet qe nuk shkoi as deri ne mesfushe dhe e mori lojtari i Dinamos, ndersa heret e tjera erdhi nji lojtare i joni qe i mbushi topat ne vend te tij.
Nji gja interesante ishte se ne dimer ne shqiperi lojtaret ne pankine u mbuloshim me batanije, kishin marre nja 2 batanije pnakina jone dhe 2 ajo e dinamos

, demtimi i grimes erdhi papritur e kur portieri rezerve doli nga batanija e siduket ka merdhit ne fushe se ishte pa nxemje e prandaj i bante çep.
Ne e kemi urgjentisht te nevojshme nji portier te mire te tipit te atij te Dinamos Elvis Kotorri qe ishte lojtari me i mire ne fushe i Dinamos jo vetem ngaqe priti 2 here penalltine e Sinanit por edhe nje pritje tjeter spektakolare qe Grima do ta hante gol te sigurte. Grima asht shume i vjeter e nuk ban ma per portier te Vllaznia. Nje here Valteri e hoqi por e hoqi kot dhe u detyru me e rikthy nga halli se nuk kishte portier tjeter. Ne na duhet nje blemje se s'ban per me ken te sigurte ne porte se Grima nuk ban ma edhe ai duhet ta pranojne vete.
Gjithashtu Dhembi nuk me ka pelqy hic kete ndeshje, nuk e kam pa ne ndeshjet tjera por kete ndeshje vetem ecte ne fushe dhe nuk bante asnji sakrifice per ekipin por vetem u ecte si me ken turist.
Sinani ne ndeshjen me Dinamon nuk ka lujt mire hic, te gjithe pritshim shume prej tij dhe kjo mund ta kete ngarku psikologjikisht dhe bani gabime te renda, bile duke ja heq edhe topin prej kembeve shokut te tij ne menyre qe ta gjuante vete, ishalla na e shperblen ne ndeshjet e tjera mbeshtetjen qe i dhame ne stadium duke bertit ujku ujku.
E rendesishme asht per momentin me mbajt Beqirin dhe me ble nje portier. Sinani kur i gjujti penalltine Kotorrit kujtoi se po i bante gjujte Grimes ne stervitje qe i ban gola me thase, por harroi qe ne porte nuk ishte Grima por nje portier shume ma i mire, prandaj asht teper urgjente nji portier qe me ken te sigurte te porta per sezonin ne vazhdim e jo me u kujtu ne mes qe skemi portier apo grimen e kapi ngerci.