Post
by fpjalmi » Fri, 20 Feb 2009 , 23:55
Fergi: E mbyllëm garën e titullit
“Kurrë nuk thuhet kurrë, por është e drejtë të them se Çelsi e Arsenali janë jashtë”
Trajneri i Junajtid e quan të mbaruar kampionatin dhe hedh sytë nga Champions
Trajneri i “Djajve të
kuq” Sër Aleks Ferguson,
beson se
edhe në periudhë dëmtimesh
skuadra e tij nuk do të lejojë
që rivalët e tij për titull kampion
të Premier Ligës të marrin
kreun deri në javën e fundit.
Pas një fitoreje tjetër
rutinë, kësaj radhe ndaj Fulhamit
3-0 në mbrëmjen e së
mërkurës, skuadra e Sër Aleks
Fergusonit, Mançester
Junajtid, arriti të thellojë
edhe më tepër diferencën nga
ndjekësit, duke shkuar pesë
pikë larg Liverpulit. Edhe
pse i pret një periudhë e
ngarkuar ndeshjesh në kampionat,
kupë dhe në Ligën e
Kampioneve tekniku skocez
është optimist dhe hedh
poshtë idenë e një kolapsi të
skuadrës së tij në kompeticionet
e vogla. Në fakt, “Djajtë
e kuq” janë përballur me
një situatë të tillë, në sezonin
e vitit 1997-98, kur Arsenali,
ndonëse 12 pikë larg,
arriti ta përfundojnë sezonin
në krye të renditjes. Sipas
Fergusonit, një gjë e tillë
nuk mund të përsëritet nga
Çelsi, apo Arsenali, ndërkohë
që lufta me Liverpulin shihet
ende e hapur. “Kurrë nuk
thuhet kurrë, por është e drejtë
nëse them se Çelsi dhe Arsenali
tashmë kanë marrë tatëpjetën
(në luftën për titull). Çdo
gjë mund të ndodhë sigurisht.
Kemi qenë 12 pikë larg nga
Arsenali në 1998-ën, por për
faj të mungesave të shumta të
lojtarëve e humbëm titullin.
Një histori e ngjashme me këtë
nuk mund të ndodhë në këtë
sezon, pasi edhe në javët e
fundit kemi treguar se jemi në
formë shumë të mirë. Në formacion
janë bërë gjithmonë
ndryshime të vazhdueshme,
por rezultatet nuk kanë ndryshuar.
Kjo tregon se jemi
skuadër e madhe që me çfarëdo
ekipi të luajmë, arrijmë të
marrim rezultat pozitiv”, tha
për “Sky Sports”, 66-vjeçari.
Mbrëmjen e së mërkurës,
Mançester Junajtid mori një
fitore të lehtë përballë
skuadrës londineze të FulhamitFulhamit.
Rrugën e golave në
këtë sfidë e hapi veterani Pol
Skolls, ndërkaq Dimitar Berbatov
dhe Uejn Runi do të
regjistronin emrat e tyre në
listën e golashënuesve të
takimit. 35-vjeçari nuk spikat
për anën oratorike, megjith-
atë, sipas Fergusonit, karriera
e tij i frymëzon gjithnjë e më
tepër të rinjtë për të zhvilluar
futboll të bukur. “Poli edhe
në stërvitje përpiqet të japë më
të mirën e tij çdo ditë. Përpiqet
të më lërë pa mend. Është futbollist
fantastik. Disa nga
lëvizjet e tij me topin janë akoma
të mrekullueshme edhe
pse është në fund karriere.
Djemtë e tjerë kanë një
shembull të mirë si për futbollin,
ashtu edhe për jetën
jashtë botës së sportit”, shtoi
66-vjeçari Ferguson.