Europa League 2009-2010

Diskutoni per Kupen e Botes , Kupen e Europes , Ligen e Kampioneve , Kupen Uefa , Kupa Intertoto .

Moderator: Man in Redblue

Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Europa League 2009-2010

Post by Skodrinon » Mon, 01 Jun 2009 , 02:10

Europa League 2009-2010

Image

Ekipet pjesmarrese te turit te pare eliminator, 2 korrik-9 korrik

Maccabi Netanya (izrael)
Helsingborg (suedi)
FC Spartak Trnava (sllovaki)
Lech Poznan (poloni)
Haladás FC (hungari)
NK Slaven Belupo (croaci)
Anorthosis (cipro)
NK Rudar Velenje (slloveni)
FC Lahti (finlande)
Dinaburg FC (letoni)
FK Borac Banja Luka (bosnje)
FK V?tra (lituani)
Zimbru Chisinau (moldavi)
Derry City (irland)
Sligo Rovers (irland)
FK Renova (macedonia)
FK Milano (macedonia)
Keflavík (island)
Fram (island)
FC Dinamo Tbilisi (gjeorgji)
FC Olimpi Rustavi (gjeorgji)
Dynamo Minsk (billrusi)
MTZ-RIPO (billrusi)
Flora (estoni)
Trans (estoni)

FC Inter Baku (azer)
Simurq PFC (azer)
KS Vllaznia (shqipni)
Dinamo Tirana (shqipni)
Ararat (armeni)
Gandzasar (armeni)
Irtysh (kazakistan)
Lokomotiv Astana (kazakistan)
Linfield (irlanda veriut)
Lisburn Distillery FC (irlanda veriut)
Llanelli A.F.C. (uells)
The New Saints F.C. (uells)
B36 Tórshavn (ishujt faroe)
NSÍ Runavík (ishuj faroe)
FC Differdange 03 (luxemburg)
CS Grevenmacher (luxemburg)
Valletta FC (valletta)
Birkirkara FC (valletta)
FK Budu?nost Podgorica
FK Sutjeska (mali zi)
FC Santa Coloma (mali zi)
AC Juvenes/Dogana (andorra)
Rosenborg B.K. (Fair Play, Norvegia)
Randers FC(Fair Play, Danimarca)
Motherwell Football Club (Fair Play, Scozia)

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Europa League 2009-2010

Post by Skodrinon » Mon, 01 Jun 2009 , 02:12

un kisha dashte me na ra dinamo e tbilisit

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Europa League 2009-2010

Post by loroborici » Mon, 01 Jun 2009 , 03:09

Une do kisha preferue

Flora (estoni)
ose
Trans (estoni)
Vllaznia ne zemer
Image

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Europa League 2009-2010

Post by Ledi1920 » Mon, 01 Jun 2009 , 12:32

FK Milano (macedonia)
me ket do thoja une...
duke pa qe tirona e ka rraf shonset i keni dhe ju...


gjithsesi pa humor,duhet te merrni noj lojtar qe te shkoni sa me larg,nje pjese e grupit te vllaznise ma mbushin menjen keni ca lojtar qe kan dhon por eshte koha qe ti japin fund...
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Europa League 2009-2010

Post by fpjalmi » Tue, 02 Jun 2009 , 00:15

loroborici wrote:Une do kisha preferue

Flora (estoni)
ose
Trans (estoni)
po njatata kekan ekipert ma te lehta :D :D :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Europa League 2009-2010

Post by fpjalmi » Tue, 02 Jun 2009 , 00:16

Ledi1920 wrote:FK Milano (macedonia)
me ket do thoja une...
duke pa qe tirona e ka rraf shonset i keni dhe ju...


gjithsesi pa humor,duhet te merrni noj lojtar qe te shkoni sa me larg,nje pjese e grupit te vllaznise ma mbushin menjen keni ca lojtar qe kan dhon por eshte koha qe ti japin fund...
ashtu asht ledi ,por duhet me ia than presidentit tone keta fjale :D :D

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Europa League 2009-2010

Post by Skodrinon » Tue, 02 Jun 2009 , 03:10

ket vit ne europa league do te testohen arbitrat e zones. jane dy arbitra plus qi kan me surveju zonen e vijen e portes

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Europa League 2009-2010

Post by REINIS » Tue, 02 Jun 2009 , 11:54

Skodrinon wrote:ket vit ne europa league do te testohen arbitrat e zones. jane dy arbitra plus qi kan me surveju zonen e vijen e portes
E dhin futbollin. Jon tu e nryshu fare! :(
Varja po mu me pelqe mo shume ai futbolli i vjeter ku te lehen munci ene per diskutme mas neshjes. Kurse tashi po i bojn te gjitha precize. Nigjova ene qi topat do paisen me nji mikrocip qi trego kur kalohet vija fatale.
Last edited by Skodrinon on Tue, 02 Jun 2009 , 15:12, edited 1 time in total.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Europa League 2009-2010

Post by Skodrinon » Tue, 02 Jun 2009 , 15:26

REINIS wrote:
Skodrinon wrote:ket vit ne europa league do te testohen arbitrat e zones. jane dy arbitra plus qi kan me surveju zonen e vijen e portes
E dhin futbollin. Jon tu e nryshu fare! :(
Varja po mu me pelqe mo shume ai futbolli i vjeter ku te lehen munci ene per diskutme mas neshjes. Kurse tashi po i bojn te gjitha precize. Nigjova ene qi topat do paisen me nji mikrocip qi trego kur kalohet vija fatale.
ma mire kshtu. tana sportet evulojne, pse futbolli nuk u dashka? gjermania ka hupe ne 66-en nji kampinat botnor per faj te ansorit qi kujtoi se kishte kalu vijen topi. vone i ka shku pa marre masa se kan kalu 43 vjet

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Europa League 2009-2010

Post by loroborici » Tue, 02 Jun 2009 , 23:48

Turin e pare kena me e kalue.
Vllaznia ne zemer
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Europa League 2009-2010

Post by fpjalmi » Wed, 03 Jun 2009 , 03:33

Skodrinon wrote:
REINIS wrote:
Skodrinon wrote:ket vit ne europa league do te testohen arbitrat e zones. jane dy arbitra plus qi kan me surveju zonen e vijen e portes
E dhin futbollin. Jon tu e nryshu fare! :(
Varja po mu me pelqe mo shume ai futbolli i vjeter ku te lehen munci ene per diskutme mas neshjes. Kurse tashi po i bojn te gjitha precize. Nigjova ene qi topat do paisen me nji mikrocip qi trego kur kalohet vija fatale.
ma mire kshtu. tana sportet evulojne, pse futbolli nuk u dashka? gjermania ka hupe ne 66-en nji kampinat botnor per faj te ansorit qi kujtoi se kishte kalu vijen topi. vone i ka shku pa marre masa se kan kalu 43 vjet
te kishte ken ai albiter ,nuk do kishte fitu as barcelona me qelesin .

kam ndigju edhe un qe do jete nji albiter ashtu dhe nje tjeter me pa zonen e penalltise

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Europa League 2009-2010

Post by vllaznia1919 » Sun, 07 Jun 2009 , 20:15

Ishalla nej ekip izlandez. :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Europa League 2009-2010

Post by Edmond-Cela » Sun, 07 Jun 2009 , 20:24

kushdo qe te jet randesi ka me kalu turrin e pare nje here
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Europa League 2009-2010

Post by GOLDIAN » Mon, 08 Jun 2009 , 13:47

per mu ka randesi mu ba nje ekip i mire na mandej kush dojne te bijne
itu kena me ken ne u eleminoshim kena me than e ka shit valteri
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Europa League 2009-2010

Post by Skodrinon » Mon, 15 Jun 2009 , 16:22

Me nji prej ktyne kena me lujt

Rosenborg (Norvegji)
Anorthosis (Qipro)
Helsingborg (Suedi)
Motheruell (Skoci)
Randers (Danimarkë)
Polonia Varshavë (Poloni)
Bnei Yehuda (Izrael)
Spartak Trnava (Sllovaki)
Slaven Belupo (Kroaci)
FC Lahti (Finlandë)
Vetra (Lituani)
Sligo Rovers (Irlandë)
Dinaburg (Letoni)
Rudar Velenje (Slloveni)
Dinamo Minsk (Bjellorusi)
MTZ-RIPO (Bjellorusi)
Shiroki Brijeg (Bosnjë)
Szombatheli Haladas (Hungari)
Olimpi Rustavi (Gjeorgji)
Zestaponi (Gjeorgji)
Zimbru Çisinau (Moldavi)
Keflavik (Islandë)
Fram (Islandë)

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Europa League 2009-2010

Post by loroborici » Mon, 15 Jun 2009 , 22:58

Shqiptaret e Europa League


Kundërshtarët e Flamurtarit, Vllaznisë e Dinamos. Vlonjatët e nisin nga raundi i dytë, ndërsa blutë dhe kuqeblutë, nga raundi i parë. Shorti, rreziku vjen nga skandinavët dhe 10 ekipe elitare të turit II





LEONARD KARAJ- Tri skuadra shqiptare në Europa League. Kjo, falë formulës së re të vënë në zbatim nga presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. Sipas kësaj të fundit, Vllaznia e vendit të dytë dhe Dinamo e vendit të tretë në kampionatin shqiptar do të luajnë që nga raundi i parë i këtij kompeticioni, ndërsa fituesja e Kupës së Shqipërisë, Flamurtari, do ta nisë aventurën e saj nga raundi i dytë. Numri i skuadrave pjesëmarrëse në Europa League 2009-2010 është nxjerrë duke marrë parasysh rezultatet e të gjitha shteteve gjatë Kupës UEFA të sezonit të kaluar. E në bazë të kësaj formule, Shqipëria do të marrë pjesë me tri skuadra, ashtu sikundër edhe shumica e vendeve evropiane (47), përveç Andorës, Lihtenshtejnit dhe San Marinos, që kanë nga vetëm një skuadër dhe Anglisë, Spanjës e Greqisë, që do të kenë nga 4 skuadra.

Shorti

Nuk do të jetë aspak i lehtë shorti për skuadrat shqiptare, si për Vllazninë e Dinamon, që do ta nisin aventurën e tyre nga turi i parë, edhe për Flamurtarin, që do ta nisë nga turi i dytë. Më 22 qershor, ato do të njohin kundërshtarët e tyre. Për dinamovitët dhe kuqeblutë shkodranë rreziku kryesor vjen nga skuadrat skandinave. Rosenborgu, Helsingborgu, Randers, por edhe qipriotët e Anorthosis Famagusta të Arian Beqajt janë skuadrat, për të cilat do urohej që të evitoheshin. Një kundërshtar mjaft i fortë mund të konsiderohet edhe Polonia Varshava, si dhe izraelitët e Bnei Yehuda. Në sërën e skuadrave tona që mund të kalohen dhe që shpresohet që të bien në short janë FC Lahti (Finlandë), Vetra (Lituani), Sligo Rovers (Irlandë), Dinaburg (Letoni), Szombathelyi Haladas (Hungari), Olimpi Rustavi dhe Zestaponi (Gjeorgji), Zimbru Chisinau (Moldavi) dhe Keflavik e Fram (Islandë).

Flamurtari

Vlonjatët mund t’i gëzohen faktit se e nisin nga turi i dytë aventurën, por realisht ata janë edhe më të rrezikuarit në shortin që do të hidhet më 22 qershor. Përballë tyre do të jenë në një vazo skuadra si: Steaua e Bukureshtit, Bazeli i Zvicrës, turqit e Gallatasarajit, Aalborg, serbët e Cerna Zvezda-s, Brondby, Metalurh Donetsk, Žilina, Rapidi i Vjenës, NAC Breda, Larisa e deri te austriakët e Sturm Graz e qipriotët e Omonias së Klodian Duros. Thuajse 80 për qind e skuadrave që renditen si elitare të raundit të dytë janë teorikisht më lart se Flamurtari i Vlorës, fituese e Kupës së Shqipërisë për edicionin që sapo u mbyll. Vetëm ekipe si: Patrick's Athletic e Derry City (Irlandë), NK Gorica (Slloveni), Rijeka (Kroaci), Rabotnicki (Maqedoni), HJK Helsinki dhe Honka (Finlandë) mund të konsiderohen si të barabarta me kuqezinjtë vlonjatë.

Formula

UEFA ka parashikuar që këtë sezon në Europa League të marrin pjesë 193 skuadra nga 53 federata futbolli të kontinentit. Vetëm një skuadër, Shakhtar Donetsk e Ukrainës (fituese e Kupës UEFA e vitit të kaluar), do të marrë pjesë direkt në ndeshjet në grupe të këtij kompeticioni, pavarësisht se nuk arriti të kualifikohej nga kampionati ukrainas, pasi u mund në finale nga Vorskla Poltava e shqiptarëve Debatik Curri, Armend Dallku dhe Ahmet Januzi. Në raundin e parë do të marrin pjesë 46 skuadra, duke përfshirë këtu edhe Vllazninë e Dinamon nga Superliga shqiptare. Ky raund përbëhet nga 14 ekipet e renditura në vendin e dytë në kampionatet që renditen në bazë të koeficientit nga pozicioni 37-51 (përveç Lihtenshtejn); 29 ekipet që kanë zënë vendin e tretë në kampionate nga 22-51 (gjithmonë përveç Lihtenshtejn) dhe 3 ekipe që janë zgjedhur nga UEFA në bazë të “Iniciativës Fair Play”. Raundi i dytë ku do të luajë edhe Flamurtari do të ketë 80 skuadra; në të marrin pjesë 23 fitueset e raundit të parë, 24 fitueset e kupës në shtetet që renditen në bazë të koeficientit nga 30-53; 18 finalistet e kupës (por jo fituese) në kampionatet e shteteve nga 19-36; 6 ekipet e renditura të 3-at na kampionatet e shteteve nga 16-21; 6 ekipet e renditura të 4-at në kampionatet e shteteve nga 10-15 dhe 3 ekipet e renditura të 5-at në kampionatet e shteteve nga 7-9.

Raundi III

Në raundin e tretë do të marrin pjesë 70 skuadra, ku do të bëjnë pjesë: 40 fitueset e raundit të dytë, 12 fitueset e kupës në kampionatet e shteteve nga 18-29, 3 vendet e dyta në kampionatet e vendeve nga 16-18, 6 vendet e treta në shtetet nga 10-15, 3 vendet e 4-ta në shtetet nga 7-9, 3 vendet e 5-ta në shtetet nga 4-6 dhe 3 vendet e 6-ta në shtetet nga 1-3. Ndërsa në “Play-off raund” do të marrin pjesë 76 skuadra: 35 do të jenë fitueset e dala nga raundi i tretë, 17 fitueset e kupës në kampionatet e vendeve nga 1-17, 3 vendet e 3-ta në kampionatet e shteteve nga 7-9, 3 vendet e 4-ta në kampionatet e shteteve nga 4-6, 3 vendet e 5-ta në kampionatet e shteteve nga 1-3 dhe 15 skuadrat humbëse që do të dalin nga turi i tretë paraeliminator i “Champions League 2009–2010”.

Grupet

Në ndeshjet në grupe do të marrin pjesë 48 skuadra, të cilat do të dalin nga 38 skuadrat fituese të “play-off raund” si dhe 10 skuadrat që do të humbin në Champions League 2009–2010 “play-off raund”. Shorti do të hidhet më 28 gusht, ndërsa ndeshjet e para do të luhen më 17 shtator 2009. Pas ndeshjeve në grupe do të luhet raundi i 1/32, hedhja e shortit të të cilit do të bëhet më 18 dhjetor, kurse ndeshjet e para dhe ato të kthimit do të luhen më 18 shkurt dhe 25 shkurt 2010. Këtu do të marrin pjesë 24 skuadrat që do të renditen në vendet e para e të dyta në 12 grupet, si dhe 8 skuadrat që do të renditen në vendin e tretë në UEFA Champions League 2009–2010, ndeshjet në grupe.

Drejt finales

Dhe më pas raundi i K.O 1/16, ndeshjet e të cilit do të luhen më 11 mars dhe 18 mars 2010. Çerekfinalet janë llogaritur që të zhvillohen dy javë më vonë, 1 prill dhe 8 prill 2010, ndërsa gjysmëfinalet më 22 prill dhe 29 prill 2010. Finalja e madhe e këtij kompeticioni do të zhvillohet në “HSH Nordbank Arena” të Hamburgut, më 12 maj 2010.



--------------------------------------------------------------------------------

80
skuadra do përballen në raundin e dytë: 23 fitueset e raundit të parë, 24 fitueset e kupës në shtetet nga 30-53, 18 finalistet e kupës (por jo fituese) nga 19-36, 6 ekipet e renditura të 3-at të shteteve nga 16-21, 6 ekipet e renditura të 4-at të vendeve nga 10-15 dhe 3 ekipet e renditura të 5-at në kampionatet e shteteve nga 7-9.

70
Skuadra do të marrin pjesë në raundin e tretë, ku bëjnë pjesë 40 fitueset e raundit të dytë; 12 fitueset e kupës në kampionatet e vendeve nga 18-29, 3 vendet e dyta në kampionatet e vendeve nga 16-18, 6 vendet e treta në shtetet nga 10-15, 3 vendet e 4-ta në shtetet nga 7-9, 3 vendet e 5-ta në shtetet nga 4-6 dhe 3 vendet e 6-ta në shtetet nga 1-3.

76
skuadra do marrin pjesë në “play-off raund”, nga ku 35 janë fitueset e dala nga raundi i tretë, 17 fitueset e kupës në kampionatet e vendeve nga 1-17, 3 vendet e 3-ta në shtetet nga 7-9, 3 vendet e 4-ta nga shtetet prej 4-6, 3 vendet e 5-ta në kampionatet e shteteve nga 1-3 dhe 15 skuadrat humbëse që dalin nga turi i tretë paraeliminator i “Champions League 2009–2010”.


--------------------------------------------------------------------------------

Çudia Guingamp
Është e vetmja skuadër e kësaj liste të gjatë, e cila vjen nga Kategoria e Dytë e një kampionati (Francë). Kjo skuadër arriti të fitonte Kupën e Francës në finale ndaj Renë, duke u bërë e para në gjithë historinë e futbollit botëror, që ndonëse militon një kategori më poshtë, jo vetëm fiton një trofe të rëndësishëm, por do të luajë edhe në Kupat e Evropës. Guingamp do ta nisë aventurën e vet nga “play-off raund” në një rang me ekipe si: Everton, Aston Vila (Angli), Vilareal, Valencia (Spanjë), Lazio, Xhenoa (Itali), Verder Bremen, Hertha (Gjermani), Benfica (Portugali), Ajax (Holandë), etj.

Raundi i Parë
Hedhja e shortit: 22 qershor 2009
Ndeshjet e para: 2 korrik 2009
Ndeshjet e kthimit: 9 korrik 2009

Elitaret
Rosenborg (Norvegji)
Anorthosis (Qipro)
Helsingborg (Suedi)
Motheruell (Skoci)
Randers (Danimarkë)
Polonia Varshavë (Poloni)
Bnei Yehuda (Izrael)
Spartak Trnava (Sllovaki)
Slaven Belupo (Kroaci)
FC Lahti (Finlandë)
Vetra (Lituani)
Sligo Rovers (Irlandë)
Dinaburg (Letoni)
Rudar Velenje (Slloveni)
Dinamo Minsk (Bjellorusi)
MTZ-RIPO (Bjellorusi)
Shiroki Brijeg (Bosnjë)
Szombatheli Haladas (Hungari)
Olimpi Rustavi (Gjeorgji)
Zestaponi (Gjeorgji)
Zimbru Çisinau (Moldavi)
Keflavik (Islandë)
Fram (Islandë)

Sfidantët
Renova (Maqedoni)
Inter Baku (Azerbajxhan)
Simurq Zaqatala (Azerbajxhan)
Trans (Estoni)
Kalju (Estoni)
Vllaznia (Shqipëri)
Dinamo (Shqipëri)
Irtysh (Kazakistan)
Okzhetpes (Kazakistan)
Mika Yerevan (Armeni)
Banants Yerevan (Armeni)
Llanelli (Uells)
TNS (Uells)
Linfield (Irl. Veriut)
Lisburn (Irl. Veriut)
B36 Torshavn (Ishujt Faroe)
NSI Runavik (Ishujt Faroe)
UN Kaerjeng 97 (Luksemburg)
CS Grevenmasher (Luksemburg)
Buduçnost (Mal i Zi)
Sutjeska Niksiç (Mal i Zi)
Valeta (Maltë)
Birkirkara (Maltë)


Raundi i Dytë
Hedhja e shortit: 22 qershor 2009
Ndeshjet e para: 16 korrik 2009
Ndeshjet e kthimit: 23 korrik 2009

Elitaret
Steaua Bukuresht (Rumani)
Bazel (Zvicër)
Galatasaraj (Turqi)
Fitues i çiftit Rosenborg-Ekipi sfidues i shortuar
Alborg BK (Danimarkë)
Cerna Zvezda (Serbi)
Fitues i çiftit Anorthosis-Ekipi sfidues i shortuar
Brondbi IF (Danimarkë)
Metalurh Donetsk (Ukrainë)
Fitues i çiftit Helsingborg-Ekipi sfidues i shortuar
Zilina (Sllovaki)
Tromso (Norvegji)
Rapid Vjenë (Austri)
Pakos Ferreira (Portugali)
NAC Breda (Holandë)
Larisa (Greqi)
Elfsborg (Suedi)
Falkirk (Skoci)
Fitues i çiftit Motheruell-Ekipi sfidues i shortuar
Cherno More (Bullgari)
Gent (Belgjikë)
Fitues i çiftit Randers-Ekipi sfidues i shortuar
Sigma Olomouc (Çeki)
Legia Varshavë (Poloni)
Fitues i çiftit Polonia Varshavë-Ekipi sfidues i shortuar
Sturm Graz (Austri)
Dinamo Tbilisi (Gjeorgji)
Sevojno (Serbi)
Makabi Netanja (Izrael)
Fitues i çiftit Bnei Yehuda-Ekipi sfidues i shortuar
Omonia (Qipro)
Fitues i çiftit Spartak Trnava-Ekipi sfidues i shortuar
Patrik Atletik (Irlandë)
Derri Siti (Irlandë)
NK Gorica (Slloveni)
Rijeka (Kroaci)
Fitues i çiftit Slaven Belupo-Ekipi sfidues i shortuar
Rabotnicki (Maqedoni)
HJK Helsinki (Finlandë)
Honka (Finlandë)


Sfiduesit
Fitues i çiftit FC Lahti-Ekipi sfidues i shortuar
Suduva (Lituani)
FBK Kaunas (Lituani)
Fitues i çiftit Ventra-Ekipi sfidues i shortuar
Fitues i çiftit Sligo Rovers-Ekipi sfidues i shortuar
Liepajas Metalurgs (Letoni)
Skonto Riga (Letoni)
Fitues i çiftit Dinaburg-Ekipi sfidues i shortuar
Fitues i çiftit Rudar Velenje-Ekipi sfidues i shortuar
Naftan (Bjellorusi)
Fitues i çiftit Dinamo Minsk-Ekipi sfidues i shortuar
Fitues i çiftit MTZ-RIPO-Ekipi sfidues i shortuar
Slavija (Bosnjë-Hercegovinë)
Sarajevo (Bosnjë-Hercegovinë)
Fitues i çiftit Shiroki Brijeg-Ekipi sfidues i shortuar
Ujpest (Hungari)
Fitues i çiftit Szombatelyi Haladas-Ekipi sfidues i shortuar
Fitues i çiftit Olimpi Rustavi-Ekipi sfidues i shortuar
Fitues i çiftit Zestaponi-Ekipi sfidues i shortuar
Dacia Chisinau (Moldavi)
Iskra-Stal (Moldavi)
Fitues i çiftit Zimbru Chisinau-Ekipi sfidues i shortuar
KR Reykjavik (Islandë)
Fitues i çiftit Keflavik-Ekipi sfidues i shortuar
Fitues i çiftit Fram-Ekipi sfidues i shortuar
FC Vaduz (Lietenshtejn)
Milano (Maqedoni)
Karabakh (Azerbajxhan)
Flora (Estoni)
Flamurtari (Shqipëri)
Tobol (Kazakistan)
Gandzasar Kapan (Armeni)
Bangor Siti (Uells)
Krusaders (Irl. Veriut)
HB Torshavn (Ishujt Faroe)
Diferdange (Luksemburg)
Petrovac (Mal i Zi)
Sliema (Maltë)
Santa Coloma (Andorë)
Juvenes/Dogana (San Marino)


--------------------------------------------------------------------------------

47
federata të kontinentit evropian do të përfaqësohen nga tri skuadra sipas formulës në Euro League 2009-2010. Ndërkohë që vetëm 3 federata: Anglia, Spanja dhe Italia do të kenë nga 4 skuadra në bazë të koeficientit.

3
federata, ajo e Lihtenshtejnit, e Andorës dhe San Marinos do të përfaqësohen nga vetëm një skuadër në këtë kompeticion, pikërisht nga fituesja e kupës së këtyre vendeve, kjo për faktin se koeficientet e tyre janë më të ulëtat.

193
skuadra do të marrin pjesë në “UEFA Europa League 2009-2010” sipas formulës së re, nga 53 federata futbolli të kontinentit. Shtetet janë të renditura sipas koeficienteve të dala nga ndeshjet e sezonit të fundit të Kupës UEFA 2008–2009.

1
skuadër, Shakhtar Donetsk (Ukrainë), do të marrë pjesë direkt në ndeshjet në grupe të këtij kompeticioni si fitues i Kupës UEFA të vitit të kaluar, edhe pse nuk arriti të kualifikohej nga kampionati ukrainas (u mund në finale nga Vorskla Poltava).


--------------------------------------------------------------------------------

Raundi i Tretë
Hedhja e shortit: 17 korrik 2009
Ndeshjet e para: 30 korrik 2009
Ndeshjet e kthimit: 6 gusht 2009

AS Roma (Itali)
PSV Eindhoven (Holandë)
Hamburg (Gjermani)
Fenerbahçe (Turqi)
OSC Lilë (Francë)
SC Braga (Portugali)
Klub Bryzh (Belgjikë)
Austria Vjenë (Austri)
Metalist Kharkiv (Ukrainë)
Athletic Bilbao (Spanjë)
Hapoel Tel Aviv (Izrael)
Fulham (Angli)
CSKA Sofje (Bullgari)
Odense BK (Danimarkë)
Lech Poznan (Poloni)
Slovan Liberec (Çeki)
Aberdeen (Skoci)
Krylia Sovetov (Rusi)
Vaslui (Rumani)
PAOK Selanik (Greqi)
Young Boys (Zvicër)
Valerenga (Norvegji)
Fredrikstad (Norvegji)
Vojvodina (Serbi)
APOP (Qipro)
IFK Göteborg (Suedi)
Kosice (Sllovaki)
Hajduk Split (Kroaci)
Interblock (Slloveni)
Budapest Honved (Hungari)


“Play-off” Raund
Hedhja e shortit: 7 gusht 2009
Ndeshjet e para: 20 gusht 2009
Ndeshjet e kthimit: 27 gusht 2009
26 ekipet e mëposhtme janë kualifikuar direkt për në “play-off” Raund. Atyre do t’u bashkohen 35 ekipet fituese të dala nga Raundi i Tretë si dhe 15 ekipet humbëse të dala nga ndeshjet e raundit të tretë paraeliminator të Champions League 2009–10.

Everton (Angli)
Aston Vila (Angli)
Vilareal (Spanjë)
Valencia (Spanjë)
Lazio (Itali)
Xhenoa (Itali)
Guingamp (Francë)
Tuluzë (Francë)
Verder Bremen (Gjermani)
Herta BSC (Gjermani)
Amkar Perm (Rusi)
Zenit Petersburg (Rusi)
Dinamo Bukuresht (Rumani)
CFR Cluj (Rumani)
Benfica (Portugali)
Nacional (Portugali)
Heerenveen (Holandë)
Ajax (Holandë)
Heart (Skoci)
Trabzonspor (Turqi)
Vorskla Poltava (Ukrainë)
Rasing Genk (Belgjikë)
AEK Athinë (Greqi)
Teplice (Çeki)
Sion (Zvicër)
Liteks Loveç (Bullgari)


Ndeshjet në grupe
Hedhja e shortit: 28 gusht 2009
Java e parë: 17 shtator 2009
Java e fundit: 16-17 dhjetor 2009
38 skuadrave fituese që do të dalin nga play-off raund do t’u bashkëngjiten edhe 10 skuadrat që do të humbin në Champions League 2009–2010 play-off raund. Këto 48 skuadra do të formojnë 12 grupe me nga 4 ekipe secili.

Raundi 1/32
Hedhja e shortit: 18 dhjetor 2009
Ndeshjet e para: 18 shkurt 2010
Ndeshjet e kthimit: 25 shkurt 2010
Këtu do të marrin pjesë 24 skuadrat që do të renditen në vendet e para e të dyta në 12 grupet, si dhe 8 skuadrat që do të renditen në vendin e tretë në UEFA Champions League 2009–2010, në ndeshjet në grupe.

Raundi 1/16
Hedhja e shortit: 18 dhjetor 2009
Ndeshjet e para: 11 mars 2010
Ndeshjet e kthimit: 18 mars 2010

Çerekfinalet
Hedhja e shortit: 19 mars 2010
Ndeshjet e para: 1 prill 2010
Ndeshjet e kthimit: 8 prill 2010

Gjysmëfinalet
Hedhja e shortit: 19 mars 2010
Ndeshjet e para: 22 prill 2010
Ndeshjet e kthimit: 29 prill 2010

Finalja - 12 maj 2010
Stadiumi: “HSH Nordbank Arena”, Hamburg



(Panorama Sport)


E Hene, 15 Qershor 2009
Vllaznia ne zemer
Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Europa League 2009-2010

Post by vllaznia1919 » Mon, 15 Jun 2009 , 22:59

E thashe un me islandeze. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Europa League 2009-2010

Post by Admin » Wed, 17 Jun 2009 , 01:41

Une do te kisha preferu islandezet ose edhe skuadra irlandese duket se nuk ka nji tradite te madhe.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Europa League 2009-2010

Post by vllaznia1919 » Wed, 17 Jun 2009 , 20:19

Izlandezet i kam xan un.Hahahha.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Europa League 2009-2010

Post by Miri » Sun, 21 Jun 2009 , 07:55

Neser hillet shorti,behuni gadi shpirterisht :D
Anorthosi Qipro.

Post Reply