Federata Greke e Futbollit merr vendimin ekstrem ndaj bashkatdhetarëve tanë
Përsëri për biletat. Bëhet fjalë për ato që do të dalin treg dhe jo për ato që janë shitur. Po kur njihesh me faktin tashmë të përsëritur se edhe ato u takojnë grekëve, atëherë gjithçka merr kuptimin e duhur. Sigurisht, për ta kuptuar më mirë këtë që po them, po i referohem sajtit të Federatës Greke të Futbollit të datës së djeshme, 21 mars. Nën titullin "Bileta të tjera për ndeshjen Greqi-Shqipëri", shkruhet: "Federata Shqiptare e Futbollit nuk bëri kërkesë për bileta për ndeshjen e fazës kualifikuese të Botërorit 2006, Greqi-Shqipëri. Me vendimin e EPO-s (Federata Greke e Futbollit) 1500 bileta do të hidhen në treg për tifozët grekë të mërkurën, më 23.3.2005, nga sporteli i sheshit Koriu (sporteli do të funksionojë nga ora 10.00). Numri i biletave që do të shiten i përkasin 5-përqindëshit të biletave që i takonin skuadrës mike në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mbas shortit të Botërorit 2006. Në marrëveshje parashikohet gjithashtu se kërkesa për bileta bëhet më e vona 14 ditë para zhvillimit të ndeshjes. Kujtojmë se çdo tifoz ka të drejtë të blejë deri 2 bileta, mbasi të tregojë "Astinomiqi Taftotitën". Pra, shuhet edhe shpresa e fundit që shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj të pajisen me bileta. Gjërat janë thënë krejt hapur dhe nuk lënë asnjë vend për ekuivok. Pra, do të shkojnë të paraqiten për të marrë biletat ata tifozë që paraqesin "Astinomiqi Taftotitën", një letërnjoftim, të cilën sot për sot e disponojnë vetëm grekët. Pra, federata greke nuk është tundur fare as nga lutjet e tifozëve shqiptarë, as nga kërkesat plotësisht të drejta të gazetarëve grekë në një letër të bërë publike me siglën "Shqiptarë mirë se të vini!" Federata greke ka bërë sikur nuk sheh e nuk dëgjon, edhe pse në mjaft kanale televizive greke janë shfaqur njerëz të ndryshëm, të cilët kanë thënë se shqiptarët duhet ta shikojnë kombëtaren e tyre në Faliro. Mirëpo vendimi për të mos u dhënë bileta shqiptarëve, duket se është pjekur me kohë në zyrat e Federatës Greke të Futbollit. Të enjten ata nxorën në treg borxhin që u kishte atyre FSHF-ja për një ndeshje të luajtur në qershor të vitit 2001 në Kretë. Ndërsa në njoftimin e botuar në sajtin e saj, federata greke kujton: "Në marrëveshje parashikohet gjithashtu se kërkesa për bileta bëhet më e vona 14 ditë para zhvillimit të ndeshjes." Pra, nëse qenka ky rregull, i cili paska qenë vendosur më parë, përse ngrihet borxhi, që federata shqiptare i ka asaj greke? Nuk ka dyshim që gjithçka ka si qëllim që shqiptarët të mos jenë të pranishëm në stadiumin e Faliros në mbrëmjen e 30 marsit. Nëse 4 vjet më parë ndeshja u dërgua të zhvillohej në Kretë, tani është hedhur në treg "Frika e shqiptarëve". Fjalët e botuara pak kohë më parë në një të përditshme sportive vendëse, se "mundësia e ndodhjes në stadiumin e Faliros të shqiptarëve, mund të bëhet "shkëndijë" që do t'i vërë... zjarrin ndeshjes", nuk kanë nevojë për koment.
Biletat e shqiptarëve do t'u shiten grekëve
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
FSHF ankohet në FIFA për biletat
Federata Shqiptare e Futbollit ka dërguar dje në FIFA një letër në lidhjet me problemet e fundit që kjo federatë ka pasur me homologen greke në lidhje me biletat e takimit të 30 marsit. Fakti është bërë i ditur dje nga zëdhënësi i shtypit në federatë, Lysien Nurishmi. Sipas këtij të fundit, drejtuesit e federatës sonë kanë përpiluar një letër, e cila tashmë është nisur në FIFA, me të cilën institucioni ynë i futbollit proteston për problemet e mëdha që po ngrihen nga pala greke para takimit me Shqipërinë më 30 mars. Shkak për këtë letër është bërë çështja tashmë e njohur e biletave për ndeshjen Greqi-Shqipëri, të cilat pala greke nuk dëshiron t'ua kalojë shqiptarëve, duke nxjerrë pretekstin e një borxhi të vjetër. "Pra, siç tashmë e keni marrë vesh, problemi i biletave të takimit Greqi-Shqipëri i 30 marsit nuk është zgjidhur ende. Për këtë qëllim, ne, si federatë, kemi dërguar një letër në FIFA. Në këtë letër, federata jonë shpjegon qartë problemin e biletave dhe pozicionin e palës sonë. Ne i kërkojmë FIFA-s që ajo të ndërhyjë për këtë çështje, e cila është shumë delikate. Ne kërkojmë vetëm pjesën tonë të biletave, të cilët grekët po mundohen të mos e japin,"është shprehur dje Nurishmi. Sipas tij, për paratë që pretendon pala greke nuk ka asgjë të re. Sipas zyrtarëve të federatës, ato para nuk rezultojnë të jenë borxh te pala greke. Ndërkohë, FSHF, në letrën dërguar FIFA-s nuk është ankuar vetëm për problemin e biletave. Federata ka shpjeguar edhe problemin e racizmit në shitjen e biletave nga pala greke. FSHF-ja ka bërë një rezyme të të gjithë gjendjes së nderë që grekët po ngrenë para takimit të 30 marsit. "Në letrën e dërguar FIFA-s, ne kemi bërë publike edhe shqetësimet e tjera që kanë lidhje me këtë ndeshje. Kështu, ne jemi ankuar për problemin e vizave, të cilat tashmë për në Greqi janë ndërprerë fare. Po kështu, ne i kemi kërkuar FIFA-s që të shohë me kujdes problemin e shitjes së lirë të biletave. U kemi shpjeguar atyre se në Greqi biletat nuk u shiten shqiptarëve. Madje ato shiten nëpër sportele të ndryshme me pasaportë në dorë si e si që shqiptarët të mos blejnë bileta për takimin e 30 marsit,"ka vijuar më tej Nurishmi. Sipas drejtuesve të federatës, nga kjo letër në formë proteste pritet një reagim i shpejtë nga FIFA. Kjo e fundit duhet të vërë dorë në gjithë këto probleme që, sipas FSHF-së, janë prezente në Greqi. Tashmë i mbetet FIFA-s të shohë situatën dhe të veprojë nëse e sheh të arsyeshme.

FSHF, ultimatumi i fundit për EPO-n
Burime zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit kanë pohuar dje se ky institucion i ka bërë një kërkesë të dytë homologes së saj greke për të punën e biletave. Sipas zëdhënësit të shtypit në federatë, Lysien Nurishmi, FSHF-ja sot ka bërë kërkesën e fundit për çështjen e biletave në Federatën Greke të Futbollit. "Tani që flasim federata jonë ka nisur kërkesën e fundit për biletat për ndeshjen me Greqinë. Ne i kemi kërkuar palës greke vetëm 5-përqindëshin e biletave që na takon në bazë të rregullores së FIFA-s, asgjë më tepër. Ne do të presim deri sot në mëngjes dhe më pas do të ndërmarrim veprimet tona. Për momentin nuk mund të them se cila do të jetë lëvizja jonë e ardhshme. Për këtë do të vendosin drejtuesit. Ne si FSHF u kemi kërkuar për herë të fundit grekëve biletat që na takojnë me të drejtë. Shpresojmë që gjithçka të mbyllet sa më shpejt,"është shprehur dje zëdhënësi i shtypit në federatë. Pra, edhe në herë tjetër, federata jonë po mundohet që çështjen e biletave ta zgjidhë me dialog dhe jo me forcë, paçka se dje ka dërguar në FIFA një protestë zyrtare për punën e biletave.