une jam tifoz me te dy kto ekipe po normal qe tu kene me gjermant (me interin kam fillu me e ndjeke vec 2005 e mrapa) kam qejf me e marre bajerni.
sa per ata qe krahasojne fitoret ne kupe jo 4-0 e jo 1-0, o s kane pa ndeshjet o flasin me tifozllek.Futbolli ne seri A nuk asht ma i bukri ne bote po asht ma i vshtiri. Siena qe dikush permendi u mbyll me 10 vete mbas topit e s kishte burre nanet me kalu. Roma at nate lujti kickboxing e jo futboll.
Per mu te dy kto ekipe kane ba nji sezon te hatashem (bejrni vec pjesen e dyte), kane fitu cdo gja, dhe cilado ta fitojne ban tripleten dhe e meriton.
Se e kujt asht merita s mund ta thojne asnjeni.
bajerni e filloi keq, bundesliga te lejon me ba hapa fals se ekipet jane pak a shume ne nji nivel pervec bajernit, kjo u shfrytezu per fazen e dyte, ne nji kampionat tjeter bajerni mbas fazes te pare do kishte 15 pike diference me vendin e pare. Ne champions kthesa erdhi te ndeshja me juven ne torino, mandej ardhja e robben, vendosja titullar e badstuber e muller, largimi i brafheid e pranjic prej formacionit prunen rezultatet.
Te interi meritat i kane prej trajnerit deri te pergatitori fizik. Ansji pervec santonit nuk asht demtu per periudha te gjata, fizikisht jane ndoshta ekipi ma i fuqishem ne europe. Nuk asht e vertete se losin keq apo ndyte, me barcelonen asht e vetmja ndeshje qe kane lujte catenaccio (e vetmja mnyre per me i ndalu, reali ,arsenali e shume tjera kane provu me lujte haptas po e kane hanger sa krahu). M kujtohen shpejt e shpejt ndeshjet me barcen ne milano, me celsin ne londer, 2 derbyt me milanin e shume tjera ku kane dhane spektakel.
Sa per finalen harronje lojen e bukur, ka me kene emocionuse per ata qe jane tifoza me njenin prej finalistave po finale me loje te bukur ka kohe qe s shofim. E fundit ka kene real-leverkusen.
Une per vedi e shof n madrid kyt rradhe, jo n stadium vec
![Sad :-(](./images/smilies/icon_sad.gif)