Humbja e paralajmëruar e Brigelit
Edhe Greqia, si shoqet e tjera të grupit tonë, i ka mundur mbrëmë kuqezinjtë tanë 2-0, pasi e ka bërë më parë këtë edhe Gjeorgjia, Danimarka, Ukraina dhe Turqia. Megjithatë, pavarësisht rezultatit negativ, kombëtarja jonë në Athinë, përballë kampionëve të Europës, të paktën është treguar disi më e mbledhur se në Stamboll, edhe pse mungesat kanë qenë të shumta. Ky 90-minutësh nis me një surprizë nga trajneri Brigel, i cili e ka lënë Igli Taren në stol, duke i besuarit Bogdanit të vetëm. Gjermani kuqezi e ka ndryshuar tërësisht skemën e lojës, në 4-5-1, duke kërkuar të përforcojë prapavijën. Mirëpo aty ku ka pasur më shumë futbollistë, pra në mesfushë, kemi çaluar sërish. Në mbrojtje, para portierit Lika, të konfirmuar tashmë, Brigeli i ka besuar korçarit Tefik Osmani, i cili duhet përgëzuar për lojën e tij, pasi ka pasur një punë tepër të vështirë, mbulimin e Haristeasit. Po kështu, në vend të Ardian Aliajt është aktivizuar Suad Lici, i cili gjithashtu ka bërë një paraqitje të mirë. Në këtë repart loje nuk duhet harruar pa u komplimentuar edhe Lorik Cana, bashkë me Elvin Beqirin, të cilët kanë qenë një siguri e madhe para Ilion Likës. Por, veç tyre, në repartin difensiv, sidomos gjatë pjesës së parë, ka qenë e tërhequr thuajse e gjithë skuadra, me përjashtim të sulmuesit të vetëm të deklaruar, Erion Bogdani. Kjo, pasi mesfusha nuk ka qenë e aftë ta zhvendosë lojën tonë në drejtim të portës kundërshtare, ashtu siç nuk ka rezultuar efikase në zbrapsjen e sulmeve të vendësve. Ashtu si në ndeshjen paraardhëse me Turqinë, kemi parë një Ervin Skelë krejtësisht në hije, shumë larg mundësive të tija, kështu që ka munguar fantazia e sulmeve të kombëtares sonë. Po kështu, në krahun e djathtë të mesfushës kuqezi janë konstatuar hapësira të lira, ku kundërshtari "vallëzonte", pasi Muka nuk e ka gjetur veten për aq sa u aktivizua. Futja në qendër e Klodian Duros ka qenë diçka pozitive, sepse ai, bashkë me Lalën, kanë qenë të vetmit që iu bënin barrikadë helenëve që në mesfushë. Në krahun e majtë është aktivizuar Haxhi, që në këtë ndeshje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, por gjirokastritit i ka munguar freskia fizike dhe shpërthimet e tij në këtë sektor të lojës. I shkëputur nga shokët e skuadrës ka mbetur gjatë gjithë kohës Bogdani, i cili, krejtësisht i vetëm dhe pa asnjë mbështetje nga mesfusha, e ka pasur krejtësisht të pamundur ta vërë në rrezik portën e grekëve. Në 30 minutat e para të ndeshjes, grekët e kanë shpërngulur totalisht lojën në gjysmëfushën tonë, ku kanë fituar rreth 8-9 goditje dënimi, njërën prej të cilave, në minutën e 33-të, e ka ekzekutuar mjeshtërisht Bazinas dhe e ka kthyer në gol Haristeas. Në fakt, edhe më parë vendësit kishin rrezikuar seriozisht, teksa kanë goditur dy herë traun e portës së Likës. Sidoqoftë, goli i parë i ka çliruar psikologjikisht vendësit, të cilët nuk e ndalojnë ofensivën e tyre drejt portës tonë deri në mbyllje të 45 minutave të para të lojës.
Në pjesën e dytë, Brigeli mundohet të përforcojë sulmin, i gjendur në disavantazh, teksa servir Rrakllin në vend të Mukës. Në të njëjtn kohë nxjerr Taren në nxehje. Kavajasi kuqezi, edhe pse ka qëndruar më shumë i tërhequr në mesfushë, duke shfrytëzuar daljet e shpejta nga krahu i djathtë i sulmit tonë, ka krijuar disa situata paniku në mbrojtjen kundërshtare, ndërkohë që Bogdani sërish nuk akoordohet me skuadrën. Minutat kalojnë dhe presioni i skuadrës sonë rritet, teksa e zhvendos lojën në gjysmëfushën helene. Në një moment të tillë, kur grekët luajnë disi të tërhequr, me synimin për të shfrytëzuar kundërsumin e tyre të shpejtë, trajneri Brigel nxjerr nga loja Bogdanin, duke e zëvendësuar "kokë për kokë" me Taren. Por kundërshtari merr masat e duhura, duke e markuar me dy futbollistë shtatlartin tonë kuqezi. Sidoqoftë, edhe ai pëson pak a shumë fatin e Bogdanit, sepse mbetet i izoluar, pasi mesfusha e skuadrës sonë nuk e furnizon me topa. Vetëm në një rast, kur Cana ka kombinuar bukur me Haxhin dhe ky i fundit kroson për Taren, ky i fundit është gjendur në pozita goli, por e ka goditur topin mjaft keq me kokë, duke humbur mundësinë e vetme deri në ato momente për kuqezinjtë. Ndeshja hyn në çerekorëshin e fundit dhe tensioni rritet. Vendësit bëjnë ndërrimet e mundshme, duke e freskuar lojën e tyre, ndërsa ne shikojmë më shumë nga porta kundërshtare. Por trajneri Brigel, në momentin më të papritur, bën një ndërrim krejtësisht të pashpjegueshëm, teksa nxjerr nga fusha një mesfushor që po luante mjaft mirë, Klodian Duron, dhe fut një mbrojtës. A thua po mbronte rezultatin 1-0 për helenët. Dhe grekët e shfrytëzojnë më së miri këtë lëvizje në skuadrën tonë, teksa shënojnë golin e dytë, ende pa u pozicionuar në vendin e tij kosovari i Elbasanit. Eshtë minuta e 85-të e ndeshjes dhe këtu, shpresat për një barazim të mundshëm, që në pjesën e dytë e kemi kërkuar aq shumë, marrin fund. Kanë mbetur edhe pesë minuta lojë, të cilat nuk mund të sjellin asgjë, veç një aksioni të bukur të Rrakllit, i cili shpërthen nga e djathta e sulmit tonë, harkon një top të bukur për Taren, por ky i fundit nuk gjendet në vendin e duhur. Gjyqtari francez i ndeshjes akordon edhe 3 minuta shtesë, por që s'kanë asnjë vlerë, pasi fitorja e grekëve është "hipotekuar" tashmë. Kuqezinjve s'u mbetet gjë tjetër veçse të nënshkruajnë kapitullimin e radhës, duke e nisur si mos më keq vitin 2005. Bashkë me ta edhe trajneri Brigel, i cili në fakt e kishte paralajmëruar këtë humbje një ditë më parë, në konferencën për shtyp, teksa i ka dhënë përqindjet maksimale të fitores vendësve. Duke dhënë kështu shembullin më të keq të kapitullimit, pa hyrë ende në betejë.
Greqi-Shqiperi 2-0
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 430
- Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
- Location: italia
- Contact:
PROBLEMET E BRIEGEL
"Deklaroj në këtë konferencë shtypi se ne kemi pasur probleme të mëdha me përbërjen e skuadrës. Sot luajtëm për herë të parë me djem të rinj, të cilët për herë të parë luajtën me ekipin kombëtar. Kjo ndeshje për këta djem të rinj është një e mirë për të ardhmen e tyre. U detyruam të kthejmë Canën nga mesfusha në mbrojtje dhe ndaj patëm edhe mangësi në mesfushë. Nëse Cana do të luante në mesfushë, loja jonë do të ishte ndryshe. Nuk e kam për zakon të përmend emra të veçantë futbollistësh, por sot Cana ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer. Thashë në fillim se kishim mungesa në formacion. Unë i uroj gjithë të mirat dhe suksese skuadrës greke dhe trajnerit të saj, Rehagel. Është e vështirë për të thënë se tifozeria shqiptare na mungoi apo jo sot. Në përgjithësi dua të theksoj se është keq për futbollin që një tifozeri e vendit mik nuk mund të ndjekë "live" ndeshjen në stadium. Diçka dua të theksoj, se nuk është normale kur nuk respektohet Himni kombëtar. Është akti më solemn dhe të gjithë duhet të respektojnë himnet kombëtare. Unë mendoj se shumica e popullit grek mendon kështu si mendoj edhe unë. Unë do të kisha dëshirë që sot të kishim skuadrën tonë të plotë, por nuk e patëm këtë mundësi".

90 MINUTA PA MORAL
Një ndeshje për të harruar, ku të themi se fituam Likën dhe Osmanin, por është pak shumë pak për një kombëtare. Ndeshje pa asnjë sulm, pa mesfushë, mbrojtje pa sulm, nuk mbahet mend që ekipi ynë të ketë bërë një qarkullim më të dobët të topit. Përjashto dy-tre sulme pjesën e dytë, sepse në pjesën e parë as që mendohej të kishte organizim loje. Por Bajko, ish-trajneri i kombëtares, pak minuta pas përfundimit të takimit, deklaron: "Vazhdon paraqitja jonë për të harruar futbollin mediokër, që u deklarua i humbur që në rreshtim. Rezultati i takimit, më shumë se i merituar, ishte një humbje që e justifikon mënyrën e luajtur. Në fillim kisha emocione dhe mendova se do të bënim diçka, por shumë shpejt s'pata aspak dëshirë dhe emocione, sepse Brigeli e kishte dorëzuar takimin në të gjitha aspektet. Kudo dallohej frikë, rreshtim në mbrojtje të pambrojtur, mesfushë që nuk organizon, që nuk bën presing dhe mbështet sulmin. Ka humbje me dinjitet, por kjo e sotmja është më shumë se e turpshme dhe nuk mund të justifikohet." Mënyra sesi rrodhën ngjarjet i ka lënë një shije të hidhur ish-teknikut, i cili mendon se skuadra nuk ishte e vendosur mirë. "Më mirë të luash futboll sesa të dorëzohesh ndaj çdo kundërshtari. Që në fillim, nga mënyra sesi i kryenin veprimet lojtarët, ne e kishin pranuar humbjen. Mendoja se zhurma duhej ta mobilizonte ekipin, të kish dyluftime, lojë në bllok dhe ide të qarta. Lojtarët duhej të luanin me kapicetiten e tyre dhe jo jashtë mundësive, por kjo nuk ndodhi. Të vendosesh në gjysmëfushën tëndë dhe mos të bësh asgjë drejt sulmit është filozofia që kundërshtari e kupton se je dorëzuar përballë kundërshtarit,"- komenton më tej Bajko. Gjithashtu, Neptun Bajko ndalet edhe tek episodet disi të çuditshme që kishin të bënin pikërisht me rreshtimin taktik dhe ndërrimet. Bajko ndalet pak dhe në sfidën me Turqinë, ku sidomos ka mbetur gojëhapur në momentin e futjes së Armend Dallkut në lojë. "Rreshtimi i një ekipi të mirë dallohët në rreshtimet mbrojtëse. Ne s'kemi mbrojtje. Ndërsa për sa u përket ndërrimeve, mua më çuditi fakti i mosaktivizimit të Rrakllit që në ndeshjen me Turqinë dhe të them të drejtën nuk e kam kuptuar. Ai duhej të kishte luajtur 20 minuta në Turqi për të qenë pjesë e grupit sonte, ndërsa aktivizimi i tij sot pa luajtuar asnjë minutë më parë, prapë më habit. Për sa i përket Dallkut, është ndërrimi më absurd që kam parë ndonjëherë. Ky ndërrim nuk qëndronte as teknikisht e as taktikisht. Nuk e di se si e ndërmorri një veprim të tillë. Kjo e sotmja (djeshmja) ishte një lojë fatale, që nuk e lidh asgjë me karakteristikat e futbollit shqiptar. Një lojë pa moral, pa shqiptarizëm. Një lojë jashtë çdo logjike futbollistike,"- përfundon deklaratën e tij ish-trajneri i kombëtare sonë, Neptun Bajko.

RADIOGRAFIA
Ilion Lika: Edhe këtë radhë dy gola të pësuar nga portieri 25-vjeçar, por edhe këtë herë përgjegjësia e humbjes nuk bie mbi të. Ndryshe nga ndeshja e pak ditëve më parë me Turqinë, Lika e filloi lojën dje me më shumë emocione. Ai e kontrolloi mirë zonën e tij, por nuk kishte qartësinë e duhur në momentet e disa prej goditjeve standarte. Pati një moment shpërqendrimi në pjesën e dytë, megjithatë, bëri më të mirën e mundshme. Me paraqitjen e bërë në dy ndeshjet e fundit, Lika tregoi se porta e kombëtares sonë e ka gjetur tashmë zotin e saj.
Lorik Cana: Një ndeshje mjaft e mirë për mesfushorin e kombëtares sonë, i cili dje luajti në qendër të mbrojtjes. Gjithmonë agresiv në mbulimin e kundërshtarit dhe vendimtar në spastrimin e zonës së rreptësisë gjatë goditjeve standarde. I dhuroi një top mjaft të bukur Tares, pas një depërtimi të gjatë, por që fatkeqësisht nuk u shfrytëzua si duhet nga sulmuesi i Bolonjës. Loja e Canës në takimin e djeshëm me Greqinë ishte shumë më e mirë se ajo me Turqinë.
Tefik Osmani: Një tjetër debutues i suksesshëm në kombëtaren tonë. Mbrojtësit 20-vjeçar të Elbasanit trajneri Brigel i besoi rolin e mbrojtësit të qendrës në një takim tejet të vështirë dhe Osmani e kaloi me mjaft sukses provën. Natyrisht që të mbulosh nga afër sulmuesin që me golat e tij e shpalli kampione të Europës Greqinë, është mjaft e vështirë, por Osmani nuk e humbi qetësinë dhe qartësinë e duhur në takimin e djeshëm. Duket se pikërisht ky lojtar do të jetë pasardhësi i Geri Çipit.
Suat Lici: Eksperienca e tij e gjatë ndoshta mund t'i kishte hyrë më shumë në punë trajnerit Brigel për takimin me Turqinë, kur gjermani jo vetëm që guxoi të luante me tre mbrojtës në fushën e një kundërshtari të fortë, por i besoi një lojtari mjaft të ri, siç ishte kosovari Dallku. Futbollisti i Vllaznisë luajti me profesionalizëm në 90-minutëshin e djeshëm, duke mbrojtur mirë në krahun e majtë.
Elvin Beqiri: Këtë radhë, mbrojtësi shkodran u aktivizua në djathtë të mbrojtjes, ku zhvilloi lojën e tij të zakonshme. Beqiri u mundua të shtynte sado pak përpara, por nuk mundi ta bënte këtë gjë, ashtu sikurse dhe shokët e tij, të cilët menduan më shumë për mbrojtjen. Pozitive për këtë lojtar mbetet qetësia që e karakterizon në lojën e tij.
Klodian Duro: Mesfushori elbasanas kishte ngritje të dukshme në lojën e tij, në krahasim me ndeshjen me Turqinë, ku nuk mundi të shfaqte asgjë nga vlerat e tij. I spostuar në qendër të mesfushës, Duro u shfaq tepër agresiv deri në momentin e zëvendësimit që askush nuk e kuptoi përse u krye. Ndoshta ky është pozicioni ideal për futbollistin e Arminias, i cili e shprehu qartë pakënaqësinë e tij ndaj vendimit të trajnerit gjerman.
Altin Lala: Edhe Lala u paraqit krejt ndryshe në takimin e djeshëm, duke fituar një pjesë të mirë të dyluftimeve në mesin e fushë dhe duke u përpjekur të ndihmojë sa më shumë sulmin anemik të skuadrës sonë. Ishte Lala i vërtetë që gjithmonë jep shpirtin në fushën e lojës, duke u dhënë kurajo të gjithë shokëve të skuadrës, por në momente të veçanta më nervoz se duhet.
Devi Muka: Loja mbrojtëse nuk është në natyrën e këtij lojtari. Gjithsesi, Muka duhet të kishte dhënë diçka më tepër në krahun e djathtë, duke pasur parasysh shpejtësinë dhe fantazinë e tij. Gjatë 45 minutave të para mesfushori i Tiranës nuk dha asgjë, pasi pati fare pak kontakte me topin. Loja jobindëse e tij e detyroi trajnerin Brigel ta zëvendësojë që në fillim të pjesës së dytë.
Altin Haxhi: Në takimin e djeshëm, Haxhi e pati mjaft të vështirë t'i fitonte dyluftimet me Seitaridhisin, kështu që nuk mundi ta ndihmonte sulmin tonë, duke mos dhënë thuajse asnjë kros nga krahu i majtë. Një ndeshje më dobët se ajo me Turqinë për të, por këtu normalisht ka të bëjë edhe lodhja fizike, sepse mosha e Haxhit është e madhe.
Ervin Skela: Është thënë shumë herë që roli i tij në fushë është vendimtar për lojën e skuadrës tonë, por edhe në takimin e djeshëm me Greqinë Skela nuk ishte në nivelin e duhur. Në mjaft raste u tregua i ngathët, duke e vonuar topin dhe duke dhënë pasime të gabuara për sulmuesit. Mesfushorit vlonjat prej kohësh i mungon freskia në fushë dhe kjo e ka dëmtuar jo pak lojën e përfaqësueses kuqezi.
Erion Bogdani: Fare pak mendoi për sulmin. Ishte sulmuesi i vetëm që trajneri Brigel hodhi në fushën e lojës që nga minuta e parë, megjithatë, Bogdani luajti shumë i tërhequr në mesfushë, duke mos rrezikuar asnjëherë seriozisht në portën e Nikopolidhisit. Sulmuesi i Veronës u përpoq shumë gjatë gjithë minutave që luajti, por edhe mbështetja e pakët nga lojtarët e tjerë ia zbehu rrezikshmërinë.
Altin Rraklli: Pati veprime mjaft të zgjuara të veteranit kuqezi që u aktivizua si mesfushor i djathtë në pjesën e dytë, por që nuk sollën rezultat. Për t'u admiruar kalimi që i bëri mbrojtësit Kiriakos, i cili e ndaloi në mënyrë të parregullt në hyrje të zonës, ashtu sikurse dhe pasimi i disa minutave më vonë për Taren, që nuk arriti ta devijonte topin drejt rrjetës.
Igli Tare: Qëndrimi i sulmuesit të Bolonjës në stol ndoshta është parë me sy kritik nga të gjithë, pasi dihet sa i rëndësishëm është Tare në lojën e skuadrës sonë. Në të vërtetë, pasi hyri në fushë, atij iu krijua mundësia për ta barazuar rezultatin, por goditja me kokë në rastin kur Cana krosoi një top të bukur në zonë, nuk ishte e saktë. Duhet të kishte qenë më i vëmendshëm edhe kur Rraklli futi atë top të bukur brenda zonës nga e djathta.
Armend Dallku: Edhe këtë herë aktivizimi i këtij lojtari nuk i ka sjellë fat kombëtares sonë, përkundrazi, sapo ai hyri në fushë, kundërshtari shënoi golin e dytë. Për lojën e tij nuk mund të thuhet asgjë, pasi u aktivizua pak minuta.

HIPOKRIZIA VENDASE
Monumentet e njerëzve të mëdhenj të Greqisë, janë çuditur tej mase. Ata një natë më parë kanë ulur kokën kur kanë "dëgjuar", ato që kanë thënë e bërë disa njerëz në stadiumin e "Nea Zmirnit". Por, një nënë shqiptare i ka qetësuar disi teksa në një nga ekranet e kanaleve televizivë vendas ka thënë: "Jo, ata që grisën flamurin shqiptar, ata që shanë e fyen, nuk duhet të jenë grekë". Sot, kanë heshtur monumentet për të folur njerëzit. Një nga gazetat më të njohura vendase shkruante: "Grekët dhe kultura mijëvjeçare në këtë vend nuk e meritojnë këtë njollë". Më tej, zëdhënësi i qeverisë, shtoi: "Energjitë dhe fanatizmi janë krejtë të huaja me shpirtin e sportit dhe veprimet e këqia të një pjese të vogël dënohen përgjithësisht nga shumica e grekëve". "Futbolli nuk prodhon dhunë..",- shkruhet në një deklaratë të bërë publike nga EPO. Greqi-Shqipëri është modeli se si mund të tensionohet një ndeshje. Greqi-Shqipëri është modeli i asaj risie që kërkojnë të prodhojnë mediat, federatat, qeveritë, tifozët. Greqi-Shqipëri është modeli i asaj ndeshjeje pa shumë "zhurmë", por që është kthyer çuditërisht si një sfidë për finalen e një botërori. Me fjalët Greqi-Shqipëri fillojnë emisionet e lajmeve. Me fjalët Greqi-Shqipëri fillojnë faqet e gazetave. Fjalët Greqi-Shqipëri i ndesh sot kudo në mjedisin helen. Me këtë ndeshje kanë filluar të merren të gjithë, tifozët e zjarrtë, por edhe ata që nuk kanë qenë kurrë në stadium. Me ndeshjen Greqi-Shqipëri kanë nisur të merren shoqata e forume. Për "nder" të saj kanë filluar të organizohen koncerte e mbrëmje të përbashkëta, të cilat sipas organizatorëve do të farkëtojnë e forcojnë miqësinë etj. Për futbollin folën këto ditë edhe dy presidentët e Greqisë dhe të Shqipërisë, edhe pse ishin mbledhur për diçka tjetër. Të gjitha këto bëhen në emër të futbollit. Por, siç po e lexoni, çuditërisht, tërë këtë zhurmë, në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale, e bëjnë ata që nuk merren fare me futboll, ata që nuk dinë ku i bie me shtëpi futbolli. Ndërsa ata që merren vërtetë me futboll kanë treguar gjithnjë se sporti, që ata kanë zgjedhur për të luajtur e për të jetuar, nuk është kështu. Futbolli është sporti i bukur, tërheqës, impresionues. Ai është një spektakël, ku secili ndjen kënaqësinë e vet. Për këtë flet edhe fakti se gjatë 12 ndeshjeve midis Greqisë dhe Shqipërisë nuk ka ndodhur asnjë incident në fushën e lojës. Por çuditërisht edhe mbrëmë në Karaiskaki u panë skena të ngjashme me ato çfarë pamë e dëgjuam një ditë më parë në "Nea Zmirni". Vetëm flamuri ynë kombëtar nuk u gris, pasi organizatorët e kishin vendosur atë shumë lart dhe nuk mund të arrihej pa shkallë. Sapo ekipi ynë doli në fushën e lojës, ai u fishkëllye në korr nga tifozët e shumtë. Por e kundërta ndodhi me futbollistët tanë, të cilët në shenjë respekti për tifozët vendas, i duartrokitën ata. Kujtuam se auditori i stadiumit të Faliros është më i kulturuar se ai i stadiumit të Panioniosit, por jo. Këtu mësuam se rrugaçëria nuk qenka produkt i një "grupi të vogël" siç u pëlqen t'i quajnë vendasit, por ajo paska bërë rrugë. Mjafton të kuptosh zhurmën e madhe që u bë kur u këndua Himni ynë kombëtar. Mjafton të kujtosh se gjatë transmetimit të tij muzika e Himnit tonë u ndërpre dy herë. Stadiumi i ri çuditërisht në korr këndonte të njëjtat sharje, madje me fjalë më banale, tamam si në në stadiumin e Paninoniosit. Ndonjë edhe mund të shajë, por kurrsesi një stadium i tërë. Tek i mendon të gjitha këto, të duket edhe e largët, por edhe e pabesueshme, fjala e vënë që titull të këtij shkrimi "Na falni". Veçojmë Ekipi ynë arriti në stadiumin Karaiskaki që në orën 20.00. Prani e tij në stadium u shqoqërua me fyerje. Madje kjo gjë bëhej për çdo futbollist kur përmendej emri i tij. Pak shqiptarë arritën të futen në stadium. Me shumë guxim ata shpalosen krenarë flamurin tonë kombëtar. Nëse Briegel ishte i saktë në kohen e miratuar për të mbajtur konferencë shtypi, Rehagel nuk u tregua i tillë, duke u vonuar shumë. Trajneri i Shqipërisë përmendi emrin e Rehagelit, duke e uruar atë, ndërsa Rehagel nuk e përmendi asnjëherë emrin e Briegelit. Në fillim gazetarët shqiptarë u caktuan për ta parë ndeshjen me tifozët grekë, por ata protestuan dhe pas kësaj ata e ndoqën ndeshjen në vendin që u takonte.

HUMBEM
Humbasim serish, kete here arena ku biem viktime eshte Pireu prane Athines. Kuqezinjte tane nuk bene me shume se sa pritej. Them keshtu nisur nga gjithshka u gatua perpara 2 ndeshjeve te rradhes qe zhvilluam me Stambollit, Turqi dhe Pireut ne Athine, Greqi. Demtime lojtaresh titullare dhe mungesa te tjeresh ne forme te mire per aresye qe dime. Pas disfates turke, nuk kane qene te shumte (per te mos thene asnje) ata qe prisnin kthesen ne vendin fqinj. Aresyeve qe permendem me lart iu shtua dhe atmosfera aspak miqesore dhe mikpritese qe u rezervua per delegacionin tone ne token e Olimpit dhe Perendive, nga te cilat duket se ata qe popullojne sot jugun e ballkanit nuk kane trasheguar asgje. Racizmi, cinizmi dhe egoizmi nuk sherbeu per asgje me shume se sa te gjithe dinim me pare per Greqine dhe greket.
Ne ndryshim nga sfida qe zhvilluam ne “Inonu” te Stambollit, ne “Karaiskaki” Briegel vendosi nje mbrojtje me kater lojtare, “dietrofront” e gjermanit qe duket se kete here ka degjuar edhe ndihmesit qe ka prane. Ajo qe bie ne sy eshte pranimi ne heshtje i realitetit te Bogdanit. Edhe ndaj Greqise shtatlarti qe po dominon ne Serie B dhe udheheq Hellas Verona, tregoi se jo rastesisht eshte shenuesi i dyte ne kampionatin kadet ne Apenine. Eshte munduar te jape me te miren dhe jo ne pak raste ka mbajtur ne gatishmeri te larte, mbrojtjen vendase. Dikush mund te thote se nuk beri ndonje gje te madhe, por mik i nderuar, ti qe mendon keshtu nuk duhet te harrosh periudhen e gjate te mosaktivizimit deri injorimin e Bogdanit nga traineri Hans Peter Briegel.
Paraqitje per tu vleresuar eshte ajo e Likes i cili edhe pse ka pesuar 4 gola ne dy ndeshjet e para, eshte serish nje portier me te ardhme qe do t’ia veshtiresoje gjerat Beqajt dhe Hidit. Per ne kjo eshte nje gje e mire, konkurenca padyshim do na sjelle nje pasardhes te denje post Strakosha.
Ne mesin e fushes kemi pare Mukajn qe bashke me kuartetin e “importuar” nga Stambolli tentuan te mbanin larg kundershtarin. Rezultati tashme dihet, pese mesfushoret tane e leshonin topin shume shpejt dhe madje “detyruan” Bogdanin te ushtronte pressing deri ne mbrojtjen tone, per fatin e keq pas atij faulli erdhi dhe goli i pare per Greqine. Ne vazhdim reparti i mesit nuk solli fantazine pritur nga Skela pse jo dhe Mukaj, por edhe presingun e Lales (nuk eshte ai i disa viteve me pare) me Haxhin (mbante shiritin e kapitenit). Menyre loje kjo qe iu shkonte per shtat vendasve te cilet kishin keshtu edhe me shume hapesire te gjelber per te organizuar gjithshka drejt portes se Likes. Edhe pjesa e dyte nuk pati ndonje ndryshim te madh ne lojen tone. Futja e Rrakllit dhe me mbrapa e Tares nuk sollen rezultatet e pritura. Sulmuesi i Tiranes ne kampionatin tone, mbeti shume i izoluar ne krahun e djathte (ndoshta ka ardhur koha qe ta falenderojme per kontributin e dhene, dhente zoti ta kuptoje vete qe duhet te largohet). Ndersa Tare per minutat e mbetura nuk mund te garantonte ndryshimin e rezultatit.
Ne fund pesojme nje gol serish ne qender atje ku me Çipin te gjithe menduan se nuk do te kishim probleme per pothuajse nje dekade. Mirepo demtimet dhe problemet psikologjike te lojtarit nuk po e lene te rikthehet. Adoptimet dhe zbulimet e Briegel & Staff nuk kane dhene rezultatet e pritshme. Ne Tirane perballe Ukraines Dallku u quajt nje gjysem zbulim dhe me paraqitjen e Stambollit shoi tere iluzionet. Normalisht eshte nje lojtar i ri, por qe kerkon kohen e tij per tu maturuar qofte edhe ne kombetare. Osmani gjithashtu. Ndaj Greqise ishte me i qete per sa kohe prane tij ishte Cana. Ne momentin e largimit te kosovarit drejt mesit te fushes “gropa” shfaqet dhe Lika nxjerr topin nga rrjeta.
Tani te gjithe mund te themi se e dinim qe keshtu do perfundonte, por po ashtu jam i ndergjegjshem se te gjithe prisnim me shume. Pse jo dy pike nga keto dy transferta. Por s’ke ç’te kur edhe demtimet jane kunder nje skuadre si kjo e jona. Lojtaret me pikatore dhe stoli i vaket jane plotesuar nga demtimet e Muratit dhe Hasit.
Ne fund uroj qe per ndeshjet e ardhshme Briegel dhe ndihmesit qe kane prane te eksperimentojne vertete. Po, po, te eksperimentojne pasi tashme vendin e peste e kemi te sigurte. Te pakten te gjejne lojtare te rinj qe do te na sherbejne per te ardhmen.
Aq me teper kur dime se edhe gjermani Briegel tashme eshte natyralizuar ne nje shqiptar te bindur qe nuk prish qejf dhe le jashte skuadre futbolliste qe po kalojne nje forme vertete mjaft te mire me klubet aktuale.
Kjo nuk ka te beje me profesionalizmin, rezultatet e fundit nuk lene vend per shfajesime.

- I Sapoardhur
- Posts: 3
- Joined: Sun, 30 Jan 2005 , 02:23
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia