
Pyetje kam...ku ka lind Shtubina??? se thote ne Korce ne internet
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
Skodrinon wrote:Ndriçim Shtubina, drejt Riedit në Austri?
Vetë ai nuk ka dashur të flasë asgjë në lidhje me të ardhmen e tij, megjithatë, shokë të skuadrës së tij te Vllaznia kanë bërë të ditur se mesfushori Ndriçim Shtubina mund të lëvizë në ditët në vazhdim drejt Austrisë. Po ky burim ka bërë të ditur edhe ekipin ku mund të shkojë lojtari shkodran, pikërisht te Riedi, ish skuadra e Hamdi Salihit pak kohë më parë, njëkohësisht edhe e kosovarit Atdhe Nuhiu.
Nuk dihet ende saktësisht sa shanse ka për t’u realizuar kjo lëvizje, por vetë lojtari pak ditë më parë ka përmendur në prononcimet e tij si një nga mundësitë e lëvizjes edhe Austrinë. Riedi është zbuluar nga shokët e tij të skuadrës, ndërkohë që dilemë është skuadra ku mund të shkojë në Serinë B apo C të kampionatit italian.
Shtubina gjatë këtyre ditëve është marrë me nisjen e disa kasetave me ndeshje dhe golat e tij në klubet që e kërkojnë dhe tashmë duket qartë se ai nuk ka ndër mend të qëndrojë më në kampionatin shqiptar. Në sezonin e fundit, ndonëse nuk e nisi mirë atë, ka luajtur 28 ndeshje me Vllazninë dhe ka shënuar 6 gola, ndonëse ka luajtur gjithnjë si mesfushor krahu.