Tirana le per ne Shkoder kualifikimin

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Tirana le per ne Shkoder kualifikimin

Post by piero » Thu, 07 Apr 2005 , 12:02

Tirana, në takimin e parë të kupës, mposht Vllazninë me rezultatin minimal 1-0, duke e lënë të hapur kualifikimin për në finale. Dje, në "Qemal Stafa", bardheblutë nuk mundën dot të shënonin më shumë se një gol, kështu që duhet të presin edhe ndeshjen tjetër për të shpresuar te finalja e kupës. Ndërsa Vllaznia, ndonëse ka humbur në kryeqytet, pas ndeshjes ka mbetur disi më e kënaqur, duke pasur parasysh epërsinë e fushës në përballjen tjetër. Në fakt, takimi i djeshëm ka pasur dy anë të ndryshme: një pjesë të parë me shumë raste dhe më e fortë nga të dyja skuadrat dhe një pjesë të dytë kryesisht e dobët. Kryeqytetasit, që ndodhen në krye të tabelës së klasifikimit, gjatë pjesës së parë krijuan shumë më tepër raste, megjithatë në fund arritën ta përfundonin ndeshjen në avantazh të një goli. Fjodor Xhafa, pak minuta para përfundimit të takimit, merr një top të saktë nga Bulku dhe konkretizon me sukses aksionin e bardhebluve. Gjatë tërë 45-minutëshit të parë të këtij takimi janë parë në fushë dy skuadra kërkuese dhe të motivuara për ta fituar ndeshjen. Jo vetëm Tirana, por edhe Vllaznia ka pasur raste të pastra për shënim. Megjithatë, loja në këtë pjesë ka qenë pak a shumë e pëlqyeshme dhe me emocione. Të dyja skuadrat organizuan aksione model dhe herë tregohej e rrezikshme Tirana e herë Vllaznia. Djemtë e Starovës patën njëfarë epërsie dhe për këtë u shpërblyen me golin e vetëm të takimit. Pra, pjesa e dytë nuk solli asnjë ndryshim, por, përkundrazi, në këtë 45-minutësh loja e të dyja skuadrave ra ndjeshëm. Kryesuesit e kampionatit, në fakt patën më shumë mundësi për ta dyfishuar rezultatin, madje humbën edhe një 11-metërsh. Vllaznia u përpoq të bënte ndonjë lëvizje në mesfushë, për të shpresuar te barazimi dhe deri në fund e kërkoi golin, por pa e vënë shumë në vështirësi Nallbanin. Me e rrezikuar edhe në këtë pjesë të dytë qe porta shkodrane. Megjithatë, pas fërshëllimës së fundit të Jankut, kampionët në fuqi u largua disi të pakënaqur për shkak se nuk mundën dot ta siguronin kualifikimin që në takimin e parë, ashtu siç e kishin planifikuar para ndeshjes. Si përfundim, Vllaznia dhe Tirana kanë menduar ta zgjidhin çështjen e kualifikimit në ndeshjen tjetër. Në "Loro Boriçi", një prej dy skuadrave që i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar do të presë një biletë për në finalen e Kupës së Shqipërisë. Deklaruan... Sulejman Starova, trajner i Tiranës: "Një fitore minimale, që e lë kualifikimin të hapur për ndeshjen tjetër. Po të kishim fituar me rezultat 2-0 mund ta kishim më të lehtë në Shkodër. Megjithatë, loja jonë në takimin e sotëm pati anë të mira dhe anë negative. Në pjesën e parë ishim më kërkues dhe luajtëm përgjithësisht mirë. Kurse në pjesën e dytë ekipi pati njëfarë rënieje. U vunë re shenja lodhjeje pas minutës së 50-të tëtakimit. Kështu nuk mundëm dot të shënonim golin e dytë të ndeshjes. Megjithatë, edhe fitorja 1-0 është në anën tonë, kështu që duhet presim ndeshjen tjetër për të shpresuar te kualifikimi." Agim Medja, trajner i Vllaznisë: "Parashikonim një ndeshje më të fortë, duke qenë se përballë kishim Tiranën, një skuadër me mjaft elementë cilësorë. Por nuk ndodhi kështu, ose më mirë vetëm pjesa e parë ishte me nivel. Ne mund të kishim shënuar të paktën një gol në këtë pjesë, pasi na u krijuan mundësitë, por nuk arritëm dot. Në pjesën e dytë nuk luajtëm mirë, pasi duhet të marrim parasysh faktin që në përbërje kemi disa lojtarë të rinj, pa eksperiencën e duhur. Tashmë na mbetet të presim ndeshjen e kthimit të kupës, e cila do të luhet në Shkodër. Sigurisht që do të kërkojmë kualifikimin, duke qenë se edhe nga rezultati i ndeshjes së parë çdo gjë është e hapur." Të veçanta... - Në tribunën "vip" ishin të pranishëm disa nga donatorët e Tiranës, si dhe presidenti i Vllaznisë. - Një ndeshje mes dy prej skuadrave të mëdha të futbollit tonë, për habi, nuk solli shumë tifozë në stadium. - Në tribunën "vip" nuk mungonin politikanë të ndryshëm, midis të cilëve ishte edhe kreu i KESH-it, Harasani, i cili erdhi për të parë pjesën e dytë. - Muka ia dorëzoi Sinës shiritin e kapitenit. - Behari është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, që i solli më pas të kuqen në sekondat e fundit të takimit.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 07 Apr 2005 , 13:22

Tirana e Teuta, vendasit me fitore minimale

Tirana e Teuta kane arritur te fitojne dje, nga 1-0, perkatesisht ndaj Vllaznise e Partizanit, ne gjysmefinalet e para te Kupes te Shqiperise. Bardheblute shenuan golin e vetem ne "Qemal Stafa", ne minuten e 41-te, me ane te sulmuesit Fjodor Xhafaj, ndersa nje minute me pare, ne te 40-en, durrsaket kishin kaluar ne epersi ndaj te kuqve, po me ane te nje sulmuesi, Daniel Xhafajt.

Ne "Qemal Stafa", dy ekipet zhvilluan nje ndeshje me hope, here me zoterimin e njeres dhe here me dominimin e tjetres. Tirana e nisi me mire takimin, por me pas shkodranet u treguan te rrezikshem me ane te Abilios, por Nallbani ishte i sigurt ne porten vendase. Ne 41', Xhafa mori nje top ne hyrje te zones, nga Ervin Bulku, doli i vetem perballe Shehit dhe shenoi pa problem. Rreth 2 minuta me pas, shkodranet goditen shtyllen e djathte pingule te portes te Nallbanit e me pas, ky i fundit shpetoi porten pas tentatives te Abilios.

Pjesa e dyte nisi me mire per Tiranen, qe ne 54' fitoi nje penallti, pas nje aksioni te Rrakllit ne zone. Kapiteni Mukaj gjuajti, por Shehi grushtoi me aftesi. Ritmi i lojes nuk ishte i larte, ndersa ne minutat e fundit Agolli goditi shtyllen per Tiranen, qe iu afrua edhe nje here golit te dyte, por pa e shenuar dot. Ne minutat e fundit, te dyja skuadrat u kenaqen me rezultatin 1-0.

Trajneri tiranas, Starova u shpreh se "fituam me merite, por kualifikimi mbetet i hapur dhe do vendoset ne ndeshjen qe do luhet ne Shkoder". Kolegu i tij shkodran, Medja tha: "Me 0-1 nuk jemi jashte luftes per ne finale dhe do synojme gjithcka ne ndeshjen e dyte. Ndonese kemi mjaft lojtare te rinj e te paafirmuar, do bejme tonen".

Ne "Niko Dovana", Teuta e luajti me mire pjesen e pare, duke shenuar me Xhafajn ne 40' dhe duke goditur shtyllen traversale te Agollit, ne minuten e 43-te, pas nje gjuajtje te sulmuesit tjeter, Mancakut. Ne pjesen e dyte, te dyja skuadrat u perpoqen mjaft dhe Xhafaj per Teuten e Sokol Bulku per Partizanin paten mundesi shenimi, pa arritur te ndryshonin shifrat.

Gjysmefinalet

Tirana-Vlllaznia 1-0

1-0 Xhafa 41'

Teuta-Partizani 1-0

1-0 Xhafaj 40'

Kthimi, me 20 prill

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Thu, 07 Apr 2005 , 14:58

Turp e faqja zeze tesh i kena mube shpresat totalisht.Kshu nuk ecet ne nuk kena 11she skuadret lene ma dona me pase edhe rrezerva qe jane te afte sa ato,marre me ndi kush!
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

Post Reply