Miri wrote:Une mendoj qe Bushati nuk ka dasht me fitu ndeshjet se po te kishte dasht kishe bere 11 ne 11 + edhe 2 tjerat qe do lozin.
Fpjali te rikujtoj qe ne fillim te janarit kur Duro ishte akoma tranjeri Bushati me Gonin ishin ne mal te zi per lojtare dhe ti po thua qe ka pasur vetem 3 dite kohe,
Duro te la 6 pike nga vendi i 2-te tani je -11 pike nga ky vend si dhe 10 pike nga i 3-ti cila eshte ecuria e Bushatit?
Miri , deri ne 8 ndeshje qe ka ba bushati si tranier , kena marr ma shum pike se kena marr me duron per tan fazen e pare , mundesisht pa lojtaret qe u largune ne fund te fazes se pare , dhe me lojtare te rinj .
Ti tashti po thu qe ishim 6 pike prej vendit te dyte ne fazen e pare. Tashti qe po lozin 2 akademite pa asnji titullare dhe jena jasht objektivit , mos don me llogarite keto ndeshje qe po lozim me akademine a dhe me than shih sa shum pike jena larg vendit te dyte? Miri , tashti dihet qe ndeshjet luhen me pa se kush mund te bin syte e bushatit prej lojtareve te akademise , dhe nuk llogaritet faza e pare njesoj si faza e dyte , kur jena jasht objektivit , por vleresohet tranieri qe po punon me te rinjte ne keto ndeshjet e fundit qe kan met.
Fitume me skenderbeun ne korce me gjysen e ekipit qe ishin te rinj , dhe ne fazen e pare skenderbeu na shkaterroi ne shkoder e na turpnoi qysh ne ndeshjen hapese
Morem 3 pike me kukesin ne fazen e dyte , me ate kukes qe shkaterroi flamurtarin dhe tiranen nga 5 0 dhe 6 me 1 dhe ishim me gjysen e lojtareve te rinj, kurse fazen e pare na pshtoi zoti pa na derrmu kukesi dhe rrezultati 0-0 ishte nje mrekulli e zotit .
Shkaterrume Teuten me 70 perqind te ekipit qe ishin te ri , kurse ne fazen e pare na shkaterroi teuta.
Me pak fjale , dora e Bushatit shkaterroi 3 skuadrat ma te mira te kampionatit , ato qe mbajn vendin e pare , vendin e dyte dhe vendin e trete, mundesisht edhe pa lojtaret ma te mire qe iken prej Vllaznise ne fazen e pare.
Miri , ti e din shum mire qe kur mbaron faza e pare, asht shum e veshtire me gjet lojtare per fazen e dyte, dhe kuptohet qe ato lojtare qe bushati provoi , ishin ma te keqinj se lojtaret aktual qe kena sot , sepse nuk gjenden lojtaret ne gjysmen e kampionatit sepse jan te gjithe ne kontrate deri ne fund te kampionatit, dhe kur e ka marre vllaznine qela me bushatin , nuk ka pas as kohe , dhe ti e din shum mire kur duro nuk ikte prej vllaznise sepse donte leket e kontrates deri ne fund , e nuk e kishte mendjen tek skuadra , deri sa e mori partizani dhe e heku mbas 4 javesh , mbas rrezultateve te mira qe dha dhe me partizanin

ku sa iku prej partizanit , partizani shkoi nga vendi i 10 ne vendin e dyte , dhe po te vazhdonte duro , e hodhi ne nji kategori ma poshte .