
Kandidat jane qujt, vvllaznia. E kam pas edhe une Grimen e nja 3-4 lojtare te tjere kandidat te "7 nentori". E maj mend se fillume tu bertit "Vllazni Vllazni" n'koridor e na nisi n'shpi drejtori

N'ate moshe qi ishim na u dukshin kushedi se ca
Un jam parrucjan po kam jetu pak kohe edhe n'xhabije. Gjaja e pare qi m'vjen n'mend per sa i perket futbollit asht se kishim 3 fusha. Per kta qi e njofin ate zone te Parruces, dy te mdhaja (te shkolla N.Mjeda e te "dekori") e nji per calcetto mas MAPO-s. Me porta persmarit, pa pase nevoje me vu gur a canta

. Sot, ajo e "dekorit" (ku stampojshim edhe numrat n'fanela

) asht parking, mas MAPO-s kane ndertu e zgjanu oborret, kurse ate te shkolles e pat marre ish-pronari nqs nuk gaboj e nuk e di a egziston ma. Admini duhet t'a dijn.
Nuk du me fole si plak se 30 vjec jam

, po ne ket aspekt kena ken ma me fat na se fmit e sotcem qi kan Play Station e internet edhe e kalojne diten ndejun para ekranit.
Dikund ka mesi i viteve 90 (deri para rrumujave) u zhvillote kampionati i lagjeve te "fusha e lkurave". Jo per fmi por per ma t'mdhejt. Nji vit m'kujtohet e pat fitu lagjja Iliria (e magjypve) n'finale me Parrucen. Magjypt me uniforme si t'brazilit

po lujshin mire kodoshat.
Ne lidhje me futbollistat, n'Parruce kam pase kojshi Roland Lucin, qi bate 2-3 pasime me ne fmit e lagjes sa here kalote, e ma vone pat ardhe F.Rragami me shpi do vjet. N'Xhabije Premcin, S.Bizin (edhe Brikenon), e pak ma larg Din Zhegen.
Edhe zv presidentin....
Ne nji hymje me gjyshin rrite nji i moshum, Radovani mbiemnin. Emnin taman nuk ia kujtoj por zotni Lace i thojshim. E takojsha shpesh ne shkalla por vetem mbasi vdiq mora vesh se kishte ken futbollist i Vllaznise dy here kampione ne vitet fill mbas clirim/pushtimit. M'vjen inat se do t'a kisha pyt per L.Boricin e per shume gjana te tjera t'a kisha dite.
Sa nostalgji, sidomos per Parrucen. S'ka si ajo lagje.
Mos t'ju vijn keq ju te lagjeve tjera mor, mos filloni me m'sha :p

)