Besnik Sulaj dhe Gjergj Ruli,lëshojnë deklaratën bombë:
"Skuadra e Elbasanit përdor doping"
Plas çështja "doping" në kampionatin shqiptar. Janë pikërisht drejtuesit më të lartë të klubit "Dinamo", të cilët kanë marrë përsipër të vendosin para përgjegjësisë ato skuadra që stimulojnë futbollistët e tyre me anë të substancave të ndaluara psikomotore. Për presidentin Besnik Sulaj dhe shefin e klubit, Gjergj Ruli, duhet të fillojë medoemos hetimi nga ana organet kompetente, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, për të gjetur fajtorët që duan të përfitojnë në rrugë të paligjshme. Akuza e dy krerëve më të lartë të Dinamos është e përqendruar më shumë te skuadra e Elbasanit, e cila në këtë sezon ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme fizike, duke hedhur shumë hije dyshimi. Në deklarimin e tyre Sulaj dhe Ruli bëjnë të ditur se do t'i bëjnë një kërkesë zyrtare qeverisë së futbollit shqiptar, që në këtë fundsezoni të marrë një vendim për bërjen analizave të të gjithë futbollistëve të superligës. Nëse një gjë e tillë nuk realizohet, presidenti dhe shefi i klubit blu kërcënojnë se do ta çojnë çështjen "doping" në organet më të larta të UEFA-s.
Sulaj: Urgjentisht, analizat Elbasanit
Ka qenë shumë i prerë në lidhje me problemin në fjalë presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj. Bosi i bluve është i bindur se në kampionatin shqiptar janë disa futbollistë që përdorin substanca të ndaluara. Edhe pse nuk jep emra konkretë, Sulaj i ka dyshimet e tij më të mëdha te skuadra e Elbasanit, që në këtë kampionat ka bërë paraqitje të një forme fizike që të ngjason me kampionatin italian. "Së bashku me shefin e klubit, Gjergj Rulin, kam marrë përsipër të bëj të ditur se në kampionatin shqiptar konsumohen doza të substancave të ndaluara farmaceutike. Për këtë, do t'i bëjmë një kërkesë zyrtare Federatës Shqiptare të Futbollit, që të nisë urgjentisht bërjen e analizave të gjakut dhe urinës për të gjithë futbollistët e superligës. Po habitem në këtë sezon me formën fizike që po tregojnë sidomos futbollistët e Elbasanit dhe për këtë kërkoj që në përfundim të ndeshjes të së shtunës, një komision i caktuar të bëjë të gjitha analizat e nevojshme atyre dhe Dinamos njëkohësisht. Mendoj se tani është koha e përshtatshme që t'i themi "ndal" një problemi shumë të madh që ka zaptuar kampionatet më të forta në botë dhe që prej disa muajsh po jep shenja edhe në Shqipëri. Nëse Federata Shqiptare e Futbollit nuk do ta marrë parasysh kërkesën tonë, ne do të jemi të detyruar që t'i drejtohemi organizmit më të lartë të UEFA-s për të vendosur drejtësinë në vend."
Ruli: Koha e duhur për një hap të tillë
Sipas shefit të bluve, fundsezoni është periudha më e mirë që të gjithë futbollistëve t'u bëhen analizat e gjakut dhe të urinës, për të provuar nëse kanë ose jo shenja të përdorimit të substancave të ndaluara. "Nga informacionet që kam, periudha më e mirë për realizimin e këtyre analizave është fundi i sezonit. Fakti që pasojat e përdorimit të substancave psikomotore mbeten deri në 6 muaj në gjak, do të thotë se jemi në kohën e duhur për të ndërmarrë një hap të tillë. Edhe unë kam dyshimet e mia për elbasanasit, të cilët në këtë sezon kanë dhënë një rendiment që nuk shihet në kampionatin shqiptar. Për këtë po bëjmë gati një kërkesë zyrtare drejtuar federatës sonë, e cila ndoshta në bashkëpunim edhe me prokurorinë, të nisë hetimet dhe njëkohësisht analizat e çështjes së shumëpërfolur "doping". Në realizimin e këtyre analizave, duhet të përfshihen edhe ekipet e tjera të superligës, së bashku edhe me Dinamon, ku me çdo kusht të vihen para përgjegjësisë fajtorët," - e mbyll deklarimin e tij shefi i klubit "Dinamo", Gjergj Ruli.
Dopingu ne Kampionatin shqipetar
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Elbasani: Tek ne nuk ka doping!
Sapo kanë mësuar se presidenti dhe shefi i klubit "Dinamo" e akuzojnë skuadrën e Elbasanit për përdorim dopingu, verdheblutë kanë kërkuar të argumentojnë të kundërtën përpara mediave nëpërmjet presidentit Arben Laze dhe trajnerit Artan Bushati. Rreth orës 10:30 të së mërkurës, dy figurat kryesore të verdhebluve, tepër të qetë, kanë komunikuar me gazetarët rreth asaj që ka deklaruar në formë akuze presidenti dhe stafi i klubit të Dinamos. Interesimi i gazetarëve ka qenë i pazakontë për të mësuar sa më shumë detaje nga njëshi i verdhebluve, i cili nga ana e tij është përpjekur që më së shumti të mohojë akuzat e ngritura nga drejtuesit e klubit "Dinamo". Presidenti i verdhebluve ka bërë një deklaratë për shtyp lidhur me pavërtetësinë e akuzave të bëra publike, duke renditur një sërë argumentesh.
"Në radhë të parë, jemi befasuar nga deklarata e publikuar në një gazetë sportive nga presidenti dhe shefi i klubit "Dinamo", sikur Elbasani gjatë këtij edicioni ka përdorur doping. Me një deklaratë dashakeqe, të mbushur me shpifje, ata hedhin poshtë vlerat sportive dhe financiare të klubit të Elbasanit. Ky klub me traditë të hershme, historia e të cilit fillon që në vitin 1913, do të mbetet i pastër dhe nuk mund ta njollosë askush. Rezultatet e shkëlqyera të arritura nga ana e ekipit tonë deri tani janë fryt i punës së të gjithë klubit dhe e grupit të futbollistëve të talentuar. Si mund të akuzohet në mënyrë kaq banale dhe pa asnjë bazë një ekip si Elbasani, që ka në përbërje të tij lojtarë profesionistë, një pjesë e të cilëve edhe anëtarë të ekipeve tona kombëtare? Nuk do të kishte kuptim që lojtarë të cilët janë në fillimet e karrierës së tyre të jenë përdorues të dopingut. Nuk më duket bindëse për shumë arsye akuza e ngritur, aq më tepër që një pjesë e futbollistëve tanë janë emra të shquar të kampionatit të superligës. Nga ana tjetër, akuza duket bajate në një kohë që nga ekipi ynë luajnë me kombëtaren disa lojtarë, të cilët në asnjë mënyrë FSHF-ja nuk do t'i lejonte të bëheshin anëtarë të ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë. Në ekipin e Elbasanit ka futbollistë me dinjitet, si Oltion Osmani, që është shpallur kampion me Vllazninë, Julian Ahmataj me Dinamon, Nevil Dede me Tiranën, Safet Osja me Vllazninë, Skerdi Bejzade me Partizanin, Albert Kaçi me Vllazninë, Klodian Asllani me Dinamon, Klevis Dalipi në Portugali, si dhe lojtarë të nderuar të kombëtares, si Armend Dallku, Tefik Osmani, Hetlem Çapja dhe Mardian Kacollja. Në këto kushte, klubi i futbollit "Elbasani" është i hapur t'u nënshtrohet pa përjashtim të gjitha analizave që do të kërkojë FSHF-ja. Kjo çështje është në nderin e FSHF-së që t'i shkojë deri në fund. Presidenca e Elbasanit do të bëjë padi civile dhe penale për akuzat e pabaza. Të mbajnë përgjegjësi ata që e kanë sajuar këtë makinacion,"- përfundon deklarata për shtyp e presidencës së Elbasanit.
Më pas, presidenti Arben Laze dhe trajneri Artan Bushati u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

- Tifoz nderi
- Posts: 430
- Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
- Location: italia
- Contact:
Asht pak si me spec kjo gja.Se kot nuk thojne se ku ka za nuk asht pa gja.Prandaj them se duhet marre seriozisht parasysh kjo pune se nuk asht pak.Perderisa ne Shipni nuk jane mjetet e nevojshme per kontroll antidoping atehere eshte nje gja e thjeshte mu ba nga ekipet.Ishalla nuk asht e vertete se kjo e demton shume futbollin.Ktu ne Itali u ba nami se Gatuzo para disa javesh refuzoi te bante analizat edhe pse asht zgjedhje e lire me i ba ose jo.Dopingu e shkaterron futbollin sidomos ate te tonin qe asht shume i varfen.Prandaj duhen marre sa ma shpejt masat qe te parandalohet kjo gja e keqe ne shqipni,qe brezat e futbollistave te rinj te mos e njohin ate. 

nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia