Asht gjynah me lan talenta si shoku i ktij e shum te tjer neper Evrop me na ik per dursh 
--------------------------------------------------------------------------------------
Arsenali, 280 mijë euro për 16-vjeçarin shqiptar
22 Mars - Tashmë nuk përbën ndonjë sekret, edhe pse çudia është e madhe. Mediat greke, nëpërmjet faqeve të tyre të internetit, kanë bërë publik lajmin e bujshëm, që vjen nga qyteti i vogël grek Volos. Bëhet fjalë për Lori Kerin, shqiptarin 16 vjeçar, që luan me skuadrën inferiore të Magnesiakos. Por, nuk janë vetëm mediat greke, që e kanë bërë publik këtë fakt. Për djaloshin shqiptar ka shkruar me superlativa edhe gazeta britanike "Sport Daily".
Nën titullin "Raca e Ninëve", midis të tjerave thuhet: "Talenti 16 vjeçar shqiptar, Lori Keri, mendohet një ndër futbollistët më shpresëdhënës që ka futbolli i Thesalisë. Ai është një qendërsulmues që luan me këmbën e majtë në skuadrën e Magnesiakos dhe padyshim dallohet si më i miri i brezit të ri të futbollistëve të Thesalisë. Kjo vërtetohet nga ato çka ai ka paraqitur sivjet. Në skuadrën e tij ka qenë lojtar bazë dhe i pazëvendësueshëm. Me ekipin e tij ka luajtur në 24 ndeshje dhe ka shënuar 24 gola. Keri ka dhënë gjithashtu edhe 18 asiste për gol".
Lori, siç e thërrasin shkurt talentin shqiptar, është fëmijë i një emigranti ekonomik shqiptar dhe qysh në fillim të periudhës së sivjetme gjendet në objektiv të skuadrave të mëdha të Athinës e të Selanikut. Por jo vetëm të këtyre. Sipas gazetës së njohur britanike "Sport Dajly", që këtu e 4 muaj më parë talenti shqiptar ndodhet nën vëzhgimin e klubit të njohur anglez Arsenal.
Siç shkruhet në këtë gazetë, kryevëzhguesi i Arsenalit dhe krahu i djathë i trajnerit të njohur Arsen Venger, Tomas Kohts, është gjëndur dy herë në Volos për të vëzhguar asin shqiptar. Ato çfarë ai ka parë tek futbollisti i vogël nga Shqipëria i ka shkruar pikërisht në gazetën e njohur angleze. Por "Sport Dajly", Kohts ka pohuar: "Arsenali ka gjetur në Greqi një futbollist të vogël, këmbartë, që quhet Lori Keri, dhe mendon të paguaj 280 mijë euro dhe ta marrë atë, duke i ofruar një kontratë 5 vjeçare".
Duke u ndalur në karakteristikat e shqiptarit të vogël, kryevëzhguesi anglez, Kohts, për "Sport Dajly" shkruan: "Lori ka një gjendje teknike të shkëlqyer dhe në mënyrë të shkëlqyer e përdor topin. Luan me kokë dhe godet bukur në ajër. Shqiptari ka një guxim të pabesueshëm në lojë për moshën e tij. Ka një pjekuri të veçantë taktike dhe gjuan nga larg. Ai gjuan mirë edhe goditjet nga faulli. Pason në mënyrë të përkryer dhe ka një një nuhatje të veçantë për të shënuar gola. Ai mund ta "martojë" spektaklin me thelbin e lojës së futbollit. Përveç talentit, shqiptari i vogël duket se ka edhe personalitet të dukshëm. Të dhëna këto që e sjellin shumë më përpara në krahasim me bashkëmoshatarët e tij. Keri është një futbollist që ka krijuar shpresa të mëdha për të ardhmen. Ai ka të dhëna të rralla, që vetëm tek 17 vjeçari Sotir Nini janë parë, kur ai ishte në akadeninë e Panathinaikosit".
Mësohet se kryemenaxheri anglez Tomas Kohts ka bashkëpunuar me menaxherin grek Dhimitris Barbotis, i cili është ai që zbulojë atëherë spanjollin 15 vjeçar Çesk Fabregas nga akademitë e Barcelonës dhe e çoi atë tek Arsenali. Gjithashtu, ai bëri pjesë të Arsenalit edhe çekun Tomas Roziçki, portierin Jens Lehman dhe bjellorusin Aleksandër Hleb. Pra bëhet fjalë për specialistë shumë të njohur, të cilët nuk kanë gabuar deri tani në vlerësimet e tyre. Me sa duket edhe zbulimi i tyre i fundit është i kalibrave të mëdha. Ndaj Arsenali po shpejton ta bëjë talentin shqiptar sa më shpejt pronë të tij. Në ditët e ardhshme Lori Keri, i shoqëruar nga babai dhe një përfaqësues i klubit të madh anglez, do të shkojnë së shpejti në Londër, ku futbollisti i ri shqiptar do të njihet me skuadrën dhe njerëzit që janë shumë të interesuar për marrjen e tij. Mësohet gjithashtu se për futbollistin e talentuar 16 vjeçar nga Shqipëria ka një interesim të veçantë edhe nga klubet e mëdha të Greqisë si Olimpiakos, Panathinaikos, AEK, por edhe Skoda e Ksanthit. Greqia paska qenë një tokë pjellore për të rritur talentët e mëdhenj shqiptarë. Panajoti Kone, Sotir Nini, Renaldo Rama, Enea Koliçi, Bruno Guri etj, etj, e tani edhe Lori Keri, janë disa nga ata të "vegjël", që ne po i njohim si të mëdhenj. Me siguri që në Greqi do të ketë edhe të tjerë talentë të mëdhenj shqiptarë, që fatkeqësisht po bëhen pre e menaxherëve të huaj. E ndërsa flas me krenari për këto talentë, që synojnë klubet më të njohur të kontinentit, nuk mund të mos thërras me forcë: Ku janë shqiptarët, specialistët, federata!
Marre nga
Tifozat Kuq e Zi