Post
by fpjalmi » Fri, 20 Feb 2009 , 23:46
Ramos: Më i lehtë
fitimi i Champions
“Në kampionat, përballë Barçës më të mirë të historisë”
Tekniku spanjoll bën një bilanc të 2 muajve të parë
Më shumë se dy
muaj kanë kalu
ar që kur më 9
dhjetor, Real Madridi vendosi
të mënjanojë Bernd
Shusterin dhe t’i besojë
Huande Ramosit, me një
objektiv të saktë: t’i japë besim
dhe shpirt një ekipi në
krizë identiteti, për të
kërkuar të përballojë sa më
mirë sfidën e Ligës së Kampionëve
me Liverpulin.
Huande bëri detyrën e tij.
E nëse nuk ka shkurtuar distancën
numerike që e ndan
nga Barcelona në renditje,
ka reduktuar diferencën
psikologjike me Liverpulin
që më parë ishte favorit.
“Unë nuk u thirra për të
zgjidhur një problem me
afatshkurtër. Në mënyrë
specifike, sipas analizës
time, kjo skuadër pësonte
shumë gola për lojtarët që
zotëronte dhe objektivin që
kishte. Skuadra iu fut
punës për të gjetur
zgjidhjen. Dhe rezultatet
ishin pozitive”.
Tetë fitore radhazi,
vetëm një gol i pësuar, por
edhe akuza se bëni tifozët
të flenë gjumë...
Më vjen keq për atë që u
përgjumën në atë 1-0 ndaj
Rasing Santanderit, sepse
humbëm fitoren 4-0 ndaj
Gijonit... Përtej shakave,
është e vërtetë që në disa
raste kemi fituar pa shkëlqyer.
Kemi fiksuar katër
1-0 dhe të gjithë në “Bernabeu”,
por njerëzit harrojnë
fitoret e bukura në transfertë,
duke dominuar.
Ja që refreni në Spanjë
është “Barça luan plot
madhështi, Madridi mërzit”...
E di. Shtypi ka nevojë për
krahasime, për të bërë bujë,
por unë e shoh ndryshe. Që
kur kam ardhur, kemi pasur
një ecuri me një pikë më
pak se Barcelona. Ata kanë
akumuluar një diferencë
golash +20, ne +18. Pa dyshim
po luajnë një futboll
brilant, por s’janë aq larg.
E po flasim për Barcelonën
më të mirë të historisë.
Por me 8 fitoret radhazi
keni “gërryer” vetëm 2
pikë. Të zhgënjyer?
Përkundrazi. Kjo ndjenjë
e zhgënjimit i takon shtypit,
njerëz të rrugës. Në
ambientin tonë ka shumë
kënaqësi, sepse puna që po
bëjmë jep frytet e saj.
Askush s’mendon për Barcelonën.
Makthi ynë i vetë
është të përmirësojmë lojën
tonë.
Është më e ndërlikuar të
bësh punë të mirë në
“Bernabeu”?
Në një farë mënyrë po,
sepse skuadrat vijnë këtu
për t’u mbrojtur dhe has
vështirësi për t’i thyer.
Me Liverpulin, tjetër
ekip taktik, kush shënon
një gol kualifikohet...
Unë po mendoj vetëm të
fitoj takimin e parë, duke
kërkuar të luaj sa më mirë.
Sigurisht që duke parë përvojën
time angleze dhe faktin
që Benitez është spanjoll,
nuk është se mes nesh
ka ndonjë sekret të madh.
Do të jetë e vështirë, por
varemi nga vetja.
Ndërsa, në kampionat
jo.
Ekzakt. Prandaj, nëse
dikush më pyet se çfarë
është më e lehtë të fitohet,
them Champions. Janë më
pak ndeshje dhe e kemi fatin
në dorën tonë. Mes fuqive
të mia nuk zotëroj atë
për të bërë Barcelonën që të
luajë keq. Megjithatë, nuk
jam dakord me atë që mendon
se këto dy muaj kanë
shërbyer vetëm për të përgatitur
Ligën e Kampionëve...
Por në rast se e fitoni,
kontrata juaj 6-mujore
mund të rinovohet automatikisht.
Po, por nuk dua të them
asgjë. Më 30 qershor do të
jem i lirë, duke menduar
për pushimet, ku do të pres
të njoh të ardhmen time dhe
të Realit të Madridit. Edhe
duke fituar titullin, nuk do
të kem probleme të mënjanohem,
nëse presidenti i ri,
që do të zgjidhet gjatë verës,
do të ketë ide të tjera.
Edhe Fabio Kanavaros i
skadon kontrata në qershor.
Po të ishte për mua, do
t’ia rinovoja menjëherë. Është
i integrueshëm, në formë
dhe i dhuron siguri e përvojë
skuadrës. Thjesht fakti që në
moshën e tij po luan në
nivele të larta, thotë shumë
për të. Është një profesionist
i madh në çdo aspekt