Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by Ujku » Sat, 23 May 2009 , 12:47

Erdhi dita e perballjes te shumpritur ku sot mer fund cdo gja per ket sezion futbollistik
sot tregohen vlerat prej te dyja skuadrave qe kan krysu te gjith kohen superligen
sot vertetohehet gjithca, se edhe arbitri asht i huaj
sot shifet shpirti i gares
sot ne tifozat do te kalojm kulmin e emocioneve
Sot do te fitojn Vllaznia me nim te zotit
SONTE FESTON SHKODRA titullin e 10

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by shv13 » Sat, 23 May 2009 , 14:38

s komentoj ma derisa t fillojne ndeshja vec per supersticiozitet...
1- nqs tirana lot vec per barazim e ka hanger dreqi,ta po ja bajme porten tabele qitjet.
2- sot kane rastin me ju diftu shkodres e shqipnise se cfare mallit jane.
3- nqs nuk kane as sot motivacione e stimuj me dhane shpirtin n fushe,mos pritshin ma me e veshe fanelen kuq e blu.

PARA VLLAZNIA!!
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by Admin » Sat, 23 May 2009 , 14:53

shv13 wrote:s komentoj ma derisa t fillojne ndeshja vec per supersticiozitet...
1- nqs tirana lot vec per barazim e ka hanger dreqi,ta po ja bajme porten tabele qitjet.
2- sot kane rastin me ju diftu shkodres e shqipnise se cfare mallit jane.
3- nqs nuk kane as sot motivacione e stimuj me dhane shpirtin n fushe,mos pritshin ma me e veshe fanelen kuq e blu.

PARA VLLAZNIA!!
Njashtu asht naqe, ishalla na nderojne sot!!
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by Edmond-Cela » Sat, 23 May 2009 , 15:33

burra ja nje video fantastike kushtuar skuadres ton te zemres vllaznia. golat e gjith sezonit foto e tej http://www.youtube.com/watch?v=3uxGCXW_XX8

tesh na mungon vetem trofeu
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by kuqeblu4ever » Sat, 23 May 2009 , 15:36

Te lumshin durt Edmond Cela,

Parashikimi jem:

Tirana -Vllaznia 1:2

Vllaznia kampione!
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by kuqeblu4ever » Sat, 23 May 2009 , 16:05

shv13 wrote:s komentoj ma derisa t fillojne ndeshja vec per supersticiozitet...
1- nqs tirana lot vec per barazim e ka hanger dreqi,ta po ja bajme porten tabele qitjet.
2- sot kane rastin me ju diftu shkodres e shqipnise se cfare mallit jane.
3- nqs nuk kane as sot motivacione e stimuj me dhane shpirtin n fushe,mos pritshin ma me e veshe fanelen kuq e blu.

PARA VLLAZNIA!!
Te lumte goja,

qe Vllaznia do ja nxjerrin shkumen sot Tiranes ajo dihet, shpresojme qe edhe rezultati ti pergjigjet lojes e qe fati te ndihmojne ma te mirin, nqs ndodh keshtu atehere fitorja asht e jona.

:psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg:
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 17:00

te lumte dora mondi.
shum e bukur .

edhe komentatorja ne fund tha dicka shum te bukur dhe ne moment te bukur.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by Skodrinon » Sat, 23 May 2009 , 17:28

Shifni fodullekun e nji injorantit si refik halili. po vazhdojne me veprimet e shpifuna si kur hodhen lek ne fushe ne ndeshjen kunder nesh. edhe e fotografojne e e qesin ne faqe t'pare te gazetave. po jane ma legena redaktort qi pranojn
kuku per futbollin shqiptar qi e drejtojn halabakt

Premio e Halilit, një thes me para për titulli

Image

Titulli i 24-t i Tiranës mund t’i mbushë plot xhepat e bardhebluve. Bëhet fjalë për premion, nëse kalon edhe pengesën e radhës, Vllazninë, jo për pjesën e mbetur të kontratave e rrogave të lojtarëve. Një ditë para ndeshjes, në “Chateau Linza”, hotelin ku ishte akomoduar Tirana, kryedonatori Halili i ka shokuar lojtarët bardheblu, teksa ka zbritur nga makina e tij një thes plot me para. Lojtarët e Tiranës kanë qenë duke ngrënë darkën, të gjithë së bashku, kur Halili e ka vënë thesin e parave në mes të tavolinës, duke iu drejtuar të tijve: “Hapeni dhe shikojeni. Ky thes me para është për juve. Fitoni titullin dhe 120 milionët që janë brenda tij, janë tuajat. Këto para janë premio për ndeshjen me Vllazninë, për fitimin e titullit dhe nuk ka të bëjë me pjesën e mbetur të kontratave dhe rrogën e fundit, që keni akoma pa e marrë. Kërkoj nga ju që të jepni maksimumin në fushën e lojës, jo vetëm për të marrë këto para, por për të nderuar fanellën bardheblu, për të mos cuar dëm djersën dhe mundin e një edicioni të tërë. Unë, si president, por edhe tërë dashamirësit bardheblu, i kemi sytë nga ju. Bëjeni edhe ju tuajën, ashtu sic keni treguar dhe keni mundësi, që këto para të shkojnë në xhepat tuaj, që titulli të vishet bardheblu, që të festojmë të gjithë së bashku,” – ka thënë Halili, duke ia dorëzuar thesin me 120 milionë lekë në të kapitenit Muka.

Nderkohe, premoi te majme per fitoren e titullit ka vene edhe presidenti i Vllaznise, Valter Fushaj. Ky i fundit u ka premtuar nga 10 mije dollare per koke lojtareve, nese mundin Tiranen dhe ngrene trofeun e kampionatit te 70-te kombetar.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 17:33

Tirana-Vllaznia, sot “ndahet” titulli
23/05/2009 09:00

Dy skuadra, 33 jave, nje titull. Sot ne oren 19:00, ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”, Tirana dhe Vllaznia ndajne trofeun qe kane lakmuar pergjate gjithe sezonit.

Kampionia e Shqiperise do te percaktohet pikerisht nga dueli ne javen e fundit te kampionatit dhe spektakli eshte i garantuar. Nje sfide qe ka filluar qe prej javes se pare te Kategorise Superiore (me barazimin 0-0 ne “Loro Boriçi”) dhe qe ka vazhduar ne distance deri ne diten e se vertetes.

Bardheblute dhe shkodranet e drejtuar nga Dervish Haxhiosmanoviç jane skuadrat qe absolutisht kane dominuar. Por, ne ndeshjen vendimtare Tirana eshte dukshem me e favorizuar. Perpos faktit qe ndeshen ne shtepine e tyre, ku do te gezojne mbeshtetjen e nje numri te madh tifozesh, kryeqytetasit mund t’i lejojne vetes luksin e dy rezultateve: per te fituar titullin, thjesht nuk duhet te humbasin.

Ne kampin tjeter, Vllaznia kerkon vetem tri piket dhe kane projektuar nje skuader ofensive. Shkodranet do te hidhen ne kerkim te golit, qe prej fershellimes se pare te gjyqtarit Vladimir Hrinak. “Bilbili” sllovak, i asistuar nga Radomir Sluk dhe Vlastislav Laskovski, eshte i perzgjedhuri i FSHF-se per “finalen” e sezonit

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 17:38

skodrinon.

me duket se nuk tapo i marrin ata pare

asht nji fjale shih me sy e plas me zemer.

i shalla tapo i ndodh tiranes sot :D :D :D :D

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by Skodrinon » Sat, 23 May 2009 , 17:41

Tirana nuk rezervon asnjë vend për medien shkodrane

Ndodh edhe kështu. Në gjithë botën, media ka vendin e vet në stadium, aq më tepër ajo e skuadrës mike, siç është në rastin konkret ajo e Shkodrës. Edhe me rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s ka vendin e caktuar në stadium për të tilla raste, por që nuk ka ndodhur kështu këtë herë me klubin e Tiranës, që tërësisht në mënyrë të pakuptimtë nuk ka preferuar të respektojnë rregullat. Mbrëmjen e së enjtes në zyrat e klubit të futbollit “Vllaznia” ka mbërritur një shkresë nga klubi bardheblu, që bën të ditur se e ka të pamundur të sigurojë një vend për mediat shkodrane, me justifikimin se e ka në dorë drejtoria e stadiumit “Qemal Stafa”. Por kjo duket e pamoralshme dhe e papranueshme


TURP PER TIRANEN PER KTO PISLLEQE
IHER TIFOZAT, TASH MEDIAT

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by shv13 » Sat, 23 May 2009 , 17:46

ishalla ju bijne krese tane kta pislleqe qe jane tu ba e tane kto presione.Po ky asht stili i bardhebluve...
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 17:52

Tifozëria kuqeblu kërkon të
ndezë stadiumin ‘Qemal Stafa’
Duket se qyteti verior prej më tepër se një jave ka jetuar me ethet
e takimit të sotëm, që do të luhet në stadiumin “Qemal Stafa”.
Interesimit të jashtëzakonshëm të opinionit për të ndjekur direkt
këtë ndeshje nga shkallët e stadiumit, i është përgjigjur menjëherë
presidenca e klubit shkodran, e cila ka vënë në dispozicion të
tifozërisë 10 autobusë falas. Ata do të nisen drejt kryeqytetit në
orën 15:00, pranë stadiumit “Loro Boriçi”, teksa pritet që gjatë
gjithë rrugës të shoqërohen me polici, deri në hyrje të “Qemal
Stafës”, por sigurisht që edhe këtu do të ketë masa të rrepta
sigurie. Kjo vjen, pasi në takimin e fundit të gjysmëfinales së
Kupës së Shqipërisë, tifozëria shkodrane u dhunua nga policia
në mënyrë barbare dhe pa asnjë shkak. Për këtë duket se janë
marrë të gjitha masat, që tifozët kuqeblu, jo vetëm rrugës, por
edhe në stadium të shoqërohen me polici, e cila do të mbajë
përgjegjësi të plotë për çdo lloj incidenti. Përveç 10 autobusëve të
vendosur nga presidenca, do të jenë edhe dhjetëra makina të
tjera nga qyteti i Shkodrës, që do të vërshojnë drejt kryeqytetit
ditën e sotme. Në fakt, tifozët që do të përkrahin Vllazninë nuk do
të jenë vetëm nga Shkodra, por nga të gjitha rrethet e veriut të
vendit. Pavarësisht vështirësive të hasura nga klubi i Tiranës për
rezervimin e biletave, shkodranët janë të bindur se nuk do t’i
ndalojë njeri për të përkrahur ekipin e tyre të zemrës. Një titull i
festuar në “Qemal Stafa” do t’u shijonte shumë kuqebluve. A.U.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 17:57

ec te marrsha te keqen.

deri tash punet jan vaj.

asht e vertete qe gjysmefinalet e kupes jena rrah nga tirana .

kur vllaznia del ne finale nuk ka burre nanet qe na del para .

un mendoj te nje fitore dhe mendojm se edhe pse tirana ka 2 rezultate ne favor ,vllaznia jone e zemres mendoj se do te marrin ate qe don sepse do ta kerkoj

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 17:58

Formacioni pritet të ketë ndryshme
Shumë pozitiv për kuqeblutë është fakti se për sfidën e fundit me Tiranën, janë të gatshëm të
gjithë futbollistët. Kjo e ka vënë, në një farë mënyre, para një dileme të madhe stafin teknik, për
të zgjedhur 11-in që do të hedhë në fushë. Sipas burimeve nga kampi shkodran, formacioni
pritet që të ketë ndryshime në takimin e sotëm, të cilat mbeten të pazbuluara. Megjithatë, duke
iu referuar pak a shumë formacionit të ndeshjeve të fundit, duket se Grima do të jetë i
palëvizshëm në portë, ndërsa në mbrojtje do të jenë Lici, Bashiç, Beqiri dhe Smajli. Mesfusha
do të ketë në përbërje Shtubinën (edhe pse në pikëpyetje ky, pasi është i dëmtuar), Belishën,
Nallbanin dhe Boadunë. Ndërsa në sulm do të jetë dyshja Dhëmbi-Sinani. Gjithsesi, fillimi i
ndeshjes do të zbulojë formacionin e vërtetë, sepse gjithçka duket se është lënë enigmë.
Kuqeblutë, që prej së enjtes janë akomoduar në hotel “Dyrrah” në Durrës dhe dje, në fushën
sportive “Tofik Jashari” të Shijakut, kanë kryer seancën e fundit stërvitore.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 18:01

ka sum mundesi qe formacioni te jete ky

GRIMA
SMAJLI
bashiq
beqiri
lici
boudu
nallbani
belisha
shtubina
dhembi
sinani

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 18:01

ARMANDO CUNGU
Ka provuar më 7 maj të vitit 2008 të ngrejë trofeun
e parë si trajner dhe tani synon të dytin, po me
Vllazninë. Ky është objektivi dhe dëshira e zëvendëstrajnerit
të shkodranëve, Armando Cungu, i
cili edhe ai, si gjithë pjesa tjetër e stafit teknik, beson
te kolektiviteti i skuadrës. “E kam thënë vazhdimisht
se asgjë nuk ka përfunduar. Nuk shtrohet
problemi se Tirana ka kaluar një pikë përpara, por
se ndoshta skuadra, nisur nga disa faktorë, është
ngarkuar shumë psikologjikisht dhe moralisht. Edhe
sikur të fitonim me Lushnjën, në Tiranë përsëri do
të shkonim me besimin për të fituar, sikurse do të
“Besoj shumë tek kolektiviteti i ekipit”
shkojmë edhe tani. Për mua titulli kampion është
plotësisht i arritshëm dhe kam besim se do të ‘vijë’
në Shkodër të shtunën në darkë. Vllaznia i ka potencialet
për një gjë të tillë. Shpresojmë të rezultojë
kështu, sepse edhe gjendja e skuadrës ka ardhur
duke u përmirësuar ndjeshëm në aspektin moral e
psikologjik. Gjithashtu, shpresoj shumë se tifozëria
shkodrane që ka qenë ndër vite, edhe tani, do të
jetë në përkrahje të ekipit të zemrës. Tifozët duhet
të kenë durim, se janë edhe 90 minuta në lojë për
kampionatin dhe gjithçka mund të ndodhë”, - deklaroi
Cungu për “Panorama Sport”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 18:04

Parandjenja - Pas trajnerit
të parë të Vllaznisë, një tjetër
pjesëtar i stafit teknik që beson
tek titulli kampion është legjenda
e portës shkodrane, Paulin
Ndoja. Nisur edhe nga eksperienca
e tij si trajner (pasi edhe
si ish-portier i kuqebluve në
vitet ‘70-të ka qenë mjaft i suksesshëm)
dhe fati, por gjithçka
bazuar te forca e skuadrës së
tij, ai shprehet i bindur se në
përballjen me Tiranën ekipi
kuqeblu shkon me ide të qarta.
“Tirana është një skuadër e
fortë dhe me lojtarë cilësorë në
përbërje. Ajo ka ardhur deri
këtu me shumë meritë, por ashtu
siç është aktualisht skuadra
kryeqytetase në vend të parë,
mund të ishim edhe ne.
Megjithatë, në këtë rast ne shohim
punën tonë dhe besojmë te
forca e grupit të Vllaznisë. Në
përbërje kemi futbollistë të talentuar
dhe me eksperiencë, të
cilët kanë dhënë prova edhe më
parë, se dinë të fitojnë ndeshje
të tilla, madje edhe të ngrenë
trofe. Këtë do ta provojmë edhe
nesër (sot). Madje, kam një
parandjenjë të fortë se do të
shpallemi kampion”, - ka
thënë përgatitësi i portierëve të
Vllaznisë, Paulin Ndoja.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 18:06

Para finales, ka luftë
nervash në ‘Facebook’
Sukaj del hapur: Vllaznia kampion, ejani shijoni emocionet
Tifozët kuqeblu dhe bardheblu bëjnë debat në internet


Përtej deklaratave
nga të dyja kampet,
një tjetër luftë
nervash ka lindur në “Facebook”
para finales Tirana-
Vllaznia. Këtu janë përfshirë
tifozët bardheblu dhe
ata kuqeblu, por natyrisht
edhe lojtarët, të cilët nuk
kanë se si t’i shmangen
manisë së “Facebook”-ut.
Mjaftoi vetëm një citim i sulmuesit
të Vllaznisë, Xhevahir
Sukaj, që në faqen e tij
personale të hapej një debat
i madh, ku nuk u lanë pas
as ofendimet e ndërsjellta
mes tifozëve. Sukaj, duke
besuar verbërisht tek forca
e kuqebluve, kishte shkruar:
“Vllaznia kampion.
Hajdeni shijoni këto emocione!”
Janë gati 80 komente,
të cilat nisën me
urime dhe përfunduan me
sharje. Tifozët e Vllaznisë,
duke treguar se janë të
“dashuruar” me lojën e
Sukajt, janë gati të vënë bast
se “Xhevo” do të shënojë
kundër bardhebluve. Ka të
tjerë që i kërkojnë medoemos
autokritikë, pas zhgënjimit
të tij dhe skuadrës në
ndeshjen me Lushnjën. Në
biseda futen edhe tifozë të
ndryshëm, qoftë të Elbasanit,
Flamurtarit etj. “Ultrasit
e Elbasanit janë përkrah Vllaznisë
nesër (sot) në “Qemal
Stafa”. Do ta shikojë Tirana
se cilët janë ultrasit
verdheblu”, - komentonte
një tifoz i Elbasanit, i cili i
mërzitur nga ekipi i zemrës,
premton se do të bëj tifo për
kuqeblutë. Komentet e tifozëve
vazhdojnë me shpejtësi,
teksa dallon një prej
tyre, para se gjithçka të kthehej
në replika.
“Jam tifoz me Flamurtarin,
por për ne në Vlorë më mirë
ta fitojë kampionatin Vllaznia,
sesa Tirana. Jemi me
ty Sukaj. Ishalla shënon”, -
shkruante Arbri nga Vlora.
Replikat
Momenti i replikave vjen
kur në statusin e Xhevahir
Sukajt, lënë komente tifozët e
Tiranës. Natyrisht, futbollisti
qëndron indiferent, por për ta
mbrojtur atë në “Facebook”
janë tifozët e zjarrtë shkodranë.
I pari tifoz bardheblu i bën të
ditur Sukajt se Vllaznia nuk ka
shanse të fitojë me Tiranën.
“Mos ëndërro kot Xhevo, kampion
është vetëm Tirana”, -
komentonte Armandi nga Tirana.
“Hakmarrja” shkodrane
vjen direkt. “Do të përsëritet
historia. Edhe sezonin e kaluar
e quajtët të fituar ndeshjen
finale të Kupës, por ishte Sukaj
ai që shënoi, duke i treguar
targën Nallbanit”. Edhe pse
ofendimet ekzistojnë, në fund
ka paqe dhe gjithçka i lihet verdiktit
që do të japë sot fusha,
megjithëse optimizmi te shkodranët
duket mjaft i lartë. Edhe
tifozë të Tiranës arrijnë deri në
atë pikë, saqë t’i urojnë suksese
Vllaznisë dhe Sukajt.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Finalja e kampionatit TIRANA - VLLAZNIA

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 18:08

POLITIKA NË STADIUM


Finalja Tirana-Vllaznia,
por edhe Topi kundër Topallit\




Politika zbret në fushë. Këtë sezon më shumë se kurrë
politikanë nga të dyja kahet janë parë mjaft të “devotshëm”
për skuadrat ku ata janë zgjedhur, ndaj edhe
finalja e mbrëmjes së sotme në “Qemal Stafa” nuk kishte
sesi t’i shpëtonte syrit të këtyre të fundit. Nga njëraanë është presidenti i vendit, z.Bamir Topi, i njohur
si tifozi Nr.1 i skuadrës së Tiranës dhe nga ana
tjetër, kryetarja e Parlamentit, znj.Jozefina Topalli,
e cila ishte e para që uroi Vllazninë vitin e kaluar
pas fitimit të Kupës së Shqipërisë. Duket se të
njëjtën gjë dëshiron të bëjë edhe këtë vit, për më
tepër vit elektoral, znj.Topalli. Thashethemet e
ditëve të fundit flasin për një interesim të kryeparlamentares,
e cila shpreson të festojë hapjen e
fushatës elektorale në qarkuan e Shkodrës me
trofeun e titullit kampion nga ana e Vllaznisë. Nuk
mbetet pas presidenti as Topi, i cili është edhe
president nderi i skuadrës bardheblu. Natyrisht,
njëshi i Shqipërisë do të jetë si gjithmonë në tribunën
e “Qemal Stafës”, me shpresën që këtë
herë nuk do të zhgënjehet si në finalen e kupës

Post Reply