Post
by kuqeblu » Tue, 10 Jul 2007 , 19:12
M'falni qi po futem ne kyt diskutim, po deshta me shtu edhe un dica:
Metamam qi nuk e kan fajin tifozat e Tirans qi ekipi asht i pakonkurrushem, ka 6 lojtar komtarjet, etj etj. Fajin e kan leku dhe drejtusat. Po per kyt gja m'vjen inat, qi kapeni si tifoza te leku dhe matrapazlleku i drejtusave tuj, dhe jo te shpirti i ekipit. Veq nji shemull du me te dhan: shif reastin e West Ham United, ne Angli njifen si humbsat simpatik, se asnjiher si ka ec; n'tan historin e tyne kan fitu nji FA cup edhe nji Kup Kupash. Per ma teper, nuk jan shqu najher si ekip qi kan lek t'mall, po ama tifozat e tyne jan ner tifozat qi e dojn ekipin e tyne ma shum n'Angli. Kyt sezon West Hami ra prej kategorijet, po neshjen e funit tifozat e tyne po knoshin si me pas fitu Premier Ligen.
Pranej i nap te drejt sportistit qi tha se "jeni kthy prej te persekutum ne persekutor", edhe kjo gja po duket edhe te nryshimi i mentalitetit te tifozave: po krenoheni per kampjonatet e fitume me lekun e mall, e jo per ngjyrat e ekipit. Pritna zot me falimentu sponsoleshat e me ra Tirana n'kategori t'dyt, s'ma merr menja qi ka me pas ma shum se 10 tifoza tuj n'stadium. Ju simjet qi dolt kampjon edhe veq 15-20 fanatics shkoshit neper neshje. N'1962-shin kur Vllaznia, fatkeqsisht, lujti n'kaqtegori te dyt se tan futbollistat ma te mir i kishte marr Partizani si ushtar, fusha e Shkoders, m'thet baba (ka edhe fotografi), ka pas pak a shum numrin ma t'mall te tifozave (rreth 7000 ishte kapaciteti) per cdo neshje gjat tan sezonit n'krahasim me vitet 1955-1965. E mu m'bahet qefi qi ka pas tan at milet qi shkoshin neper neshje me i dhan zemer ekipit kur lushin n'kategori te dyt, e jo veq kur fitoshin noj kampionat.
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???
