Kupa e Shqiperis 2008-2009

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Skodrinon » Wed, 25 Feb 2009 , 14:21

reinis
fitusja e vllaznia-dinamo, ne gjysfinale lun me fitusen e shkumbini-besa?

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by GOLDIAN » Wed, 25 Feb 2009 , 20:07

dinamo e siguroj kualifikimin me sot
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Miri » Thu, 26 Feb 2009 , 13:36

Nuk ka siguru gja ala por ba me lujt prep ishtu si dje sigurisht qe e ka siguru.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Miri » Fri, 27 Feb 2009 , 14:08

Shkumbini-Besa mbyllet me gurë dhe grushta

Edhe njëherë përballja mes Shkumbinit dhe Besës nuk ka mbetur pa provokuar incidente, teksa këtë herë shënjestra kryesore është bërë arbitri i ndeshjes Lorenc Jemini. Ky i fundit nuk dha një penallti të rregullt në ndeshjen me Dinamon dhe natyrisht që kjo s’ishte harruar. Në fakt, gjithçka ishte e pritshme pas problemeve në dy përballjet e kampionatit, por dje në tribunë mungonte deputeti Dashnor Sula dhe në pankinë nuk ishte më Ilir Daja. Shkumbini shënoi në minutën e 68-të me Mustafajn, por 4 minuta para përfundimit, Haliti, i futur si zëvendësues, barazoi shifrat. Që nga ky moment, në fushë ishte gjithçka horror. Roland Dervishi merr dy kartona të verdhë të njëpasnjëshëm dhe arbitri e nxjerr jashtë. Ndërsa Arlind Nora ka ndërhyrë mjaft ashpër ndaj një kundërshtari, duke marrë një karton të kuq të drejtëpërdrejtë. Në këto çaste, arbitri Jemini është vënë në shënjestrën e tifozerisë peqinase, që edhe njëherë tregoi se mbetet mjaft e dhunshme. Ndonëse kartonat ishin të dy të merituar, askush nuk e pranoi këtë, madje drejtuesit e Shkumbinit tentuan të largonin skuadrën nga ndeshja. Në fushë vërshuan shishe e gurë, megjithatë ndërhyrja e forcave speciale bëri që situata të vihej nën kontroll. Grushta edhe ndaj lojtarëve të Besës, të cilët dhunohen për herë të dytë në fushën e Peqinit.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Miri » Fri, 27 Feb 2009 , 14:09

Shume mire ju kane bere biles nuk e di nese kan ra ndopak n`to :evil:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by GOLDIAN » Fri, 27 Feb 2009 , 15:30

ky a futboll e rivalitet e jo si une me tironsin e me ledin qe vetem me fjale rrahena :lol:
i perjashtuar

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Ledi1920 » Fri, 27 Feb 2009 , 15:31

GOLDIAN wrote:ky a futboll e rivalitet e jo si une me tironsin e me ledin qe vetem me fjale rrahena :lol:

eshte tamam sporti i paster...fair play komplet
Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by vllaznia1919 » Sun, 08 Mar 2009 , 16:57

Nuk gjun me gur ktu Goldi se ka frige se i thehet ekrani i pc-s! :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by GOLDIAN » Sun, 08 Mar 2009 , 18:59

vllaznia1919 wrote:Nuk gjun me gur ktu Goldi se ka frige se i thehet ekrani i pc-s! :lol: :lol: :lol: :lol:
apo se kam kompjuter dum dum
i perjashtuar

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by jeti » Wed, 11 Mar 2009 , 20:38

Vllaznia kërkon kualifikimin në tavolinë

Ndërkohë, një “rrufe” ka dalë pas ndeshjes nga klubi shkodran, e cila duket se do ta “përpijë” Dinamon, duke ia mohuar gjysmëfinalen klubit kampion në fuqi. Bëhet fjalë për një pikë në rregulloren e aktivitetit, sipas të cilës, një lojtar nuk mund të luajë me dy skuadra brenda një sezoni, në të njejtin aktivitet (në rastin konkret, në Kupën e Shqipërisë) me dy skuadra. Gjë që Dinamo e ka bërë. Fjala është për Elis Bakajn, i cili ka luajtur në Kupë me Partizanin, deri në fund të vitit 2008, ndërkohë që e ka bërë këtë gjë edhe me Dinamon në cerekfinalen e kthimit. Pra, ka konsumuar shkeljen e pikës respektive të rregullores së aktivitetit, cka i ka bërë shkodranët të hidhen në “sulm”. Ata kanë reklamuar shkeljen dhe i kanë kërkuar zyrtarisht FSHF-së kalimin e tyre në gjysmëfinale, sic e parashikon edhe pika përkatëse në rregullore. Kështu, duket se cerekfinalet e Kupës së Shqipërisë do të vijojnë edhe më tej, jo më në fushën e lojës, por në ballafaqimin juridik, të nisur tashmë, mes Vllaznisë dhe Dinamos me rregulloret e garës, ku Elis Bakaj ka shumë gjasa t’i kushtojë Dinamos skualifikimin nga Kupa dhe kalimin në gjysmëfinale të Vllaznisë. Ky reklamim i Vllaznisë duket se do të nxjerrë sërish zbuluar disa klube, që nuk dinë dhe nuk zbatojnë rregulloret e aktivitetit, sepse në të njejtën situatë është edhe Flamurtari, edhe pse u skualifikua në fushën e lojës, që aktivizoi Merxhën, që ka luajtur brenda këtij sezoni edhe me Elbasanin në Kupë, ashtu si edhe Bakalli e Gjondeda, të Partizanit, që në fazën e parë, në vitin 2008, kanë përfaqësuar Elbasanin dhe Teutën. Në këto pozita ishte edhe Elbasani, me Qorrin, që ka provuar të veshë brenda këtij sezoni dy fanella, të Teutës dhe të Elbasanit. Tashmë i mbetet FSHF-së të vendosë, edhe pse rregullorja është krejtësisht e qartë, që nënvizon: “Një futbollist nuk mund të luajë me dy skuadra Brenda një sezoni, në të njejtin aktivitet kombëtar”. Nëse ndodh kjo, pasoja dihet. Skuadra që e ka shkelur këtë rregull, skualifikohet automatikisht në tavolinë.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by jeti » Wed, 11 Mar 2009 , 20:44

Ne baze te ligjit na jena te kualifikum ne tavolin, por ta shofim se c'fare interpretimit po i ban FSHF-ja...
Ta po nxjerrin ndonje bisht se kyt gabim e kan ba edhe skuadrat e tjera...
Ligji asht i qarte ishalla po e zbatojne pa hile.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by GOLDIAN » Wed, 11 Mar 2009 , 20:58

fshf ka per te na dhan te drejt
sepse na takon
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Miri » Wed, 11 Mar 2009 , 21:12

Kjo eshte rregullorja dhe shpresoj ne kete rast te miratohet.

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Ujku » Wed, 11 Mar 2009 , 21:32

A esht e vertetkjo qe thohet, se rregullorja esht ishtu a?

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by GOLDIAN » Wed, 11 Mar 2009 , 22:13

Ujku wrote:A esht e vertetkjo qe thohet, se rregullorja esht ishtu a?
po naqe neni 36 i rregullores se fshf pika 25
LOJTARI NE KUPEN E SHQIPERISE KA TE DREJTE TE MARR PJESE NE NJE SEZON VETEM ME NJE SKUADER

por a do fitojme ndeshjen ne tavoline ket se di
i perjashtuar

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by jeti » Wed, 11 Mar 2009 , 22:56

NENI 36
LOJTARI


1. Lojtari njeh dhe zbaton te gjitha rregulloret qe kane te bejne me aktivitetin futbollistik
kombetar zyrtar ku merr pjese dhe “Statusin e lojtarit”.
2. Lojtaret e rregjistruar (federuar) me nje klub, shoqate apo shoqeri, nuk kane te drejte te
zhvillojne aktivitet apo veprimtari tjeter sportive gjate nje sezoni.
3. Lojtari eshte i detyruar te beje kontrollin mjeksor perpara fillimit te aktivitetit .
4. Lojtari mban nje kopje te kontrates se lidhur me klubin.
5.Lojtari në protokoll duhet te mbaje numurin qe ka te regjistruar në listen e federimit.
6.Lojtari nuk duhet te mbaje sende te forta gjate lojes (varese, vath, byzylyk, unaza etj).
7.Lojtari eshte i detyruar ti bindet te gjitha urdherave qe jep arbitri para gjate apo pas
ndeshjes.
8. Lojtari eshte i detyruar t’i nenshtrohet kontrolleve anti doping, nese i kerkohet nga
personat e ngarkuar per kete kontroll.
9. Lojtari qe ploteson numurin 3 (tre) te kartonave te verdhe (KV) te marre, nuk luan nje
ndeshje.
10. Lojtaret e ekipit kombetar A , qe vijne nga jashte shtetit, mbasi te përmbushin te gjitha
kerkesat e rregulloreve, kane te drejte te regjistrohen deri ne dt. 31 Janar 2009.
11.Lojtaret e ekipeve te moshave, qe jane te regjistruar në FSHF, kane te drejte te aktivizohen
me te rriturit e klubit te tyre.
12.Lojtari i ekipit te te rinjve, nuk ka te drejte te aktivizohet në dy ndeshje në nje dite.
13.Lojtari qe aktivizohet në kampionatin e moshave , kur ka masa disiplinore , nuk ka te
drejte te aktivizohet me ekipin e te rriturve deri sa te shlyej masen disiplinore.
14.Lojtari qe pas perfundimit te kontrates deshiron te aktivizohet në kompeticionet evropiane
me klubin, shoqaten apo shoqerine qe ka luajtur sezonin qe perfundoi, duhet te nenshkruaj me
kete ekip nje shtojce apo kontrate provizore, ndryshe lojtari pasi perfundon kontraten eshte i lire.
15.Lojtari nuk lejohet qe te mbaje poshte fanelles shkrime te ndryshme qe fyejne, bejne
propagande politike, diskriminim racial, gjinor, krahinor, kom betar, etj shkrime te kesaj natyre.
16.Lojtari nuk ka te drejte te jap intervista ku cenohet personaliteti i zyrtareve te futbollit si
te FSHF-se, kundershtarit, trajnere, arbitra, vezhgues etj.
17.Lojtaret qe vijne nga jashte Shqiperise per tu aktivizuar në kampionatin tone, duhet te
njohin dhe respektojne “Statusin e lojtarit”
18.Ne se aktivizohet nje futbollist i pa regjistruar në protokoll ekipi humbet ndeshjen 2:0.
19.Lojtari i ndeshkuar me mase disiplinore, nuk lejohet qe te aktivizohet në asnje strukture.
20. Lojtari do ti kryej te vecuara denimet e marra në kampionat nga ato në kupe per KV dhe KK.
RREGULLORE E VEPRIMTARISË FUTBOLLISTIKE TË FSHF-së
91
21. Kur lojtari ka nje ose dy KV dhe dhe pastaj merr nje KK, kryerja e denimit per KK, nuk
eleminon KV.
22. Kur lojtari merr nje karton te kuq jo per arsye disiplinore, nuk luan vetem ndeshjen
pasardhese.
23. Mosha per pjesmarrjen e te rinjeve dhe femijeve në aktivitetin zyrtar te FSHF te jete vit
“kalendarik”.
24. Lojtari i nje Ekipi qe ploteson kushtet e punesimit dhe federimit, mund te federohet
edhe si lojtar i atij ekipi
25.Lojtari ne Kupen e Shqiperise, ka te drejte te marre pjese ne nje sezon vetem me nje
ekip.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by jeti » Wed, 11 Mar 2009 , 22:59

neni 36 dhe pika 25 jane ma te qarta se uji i burimit... :lol:
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Miri » Sun, 15 Mar 2009 , 08:53

Shuhen dyshimet, Vllaznia e Flamurtari kualifikohen

Pavarësisht intepretimit që do të bëhet të mërkurën, tashmë duket se Flamurtari do të jetë skuadra e katërt gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë. Nuk ka dyshime se Vllaznia do të kalojë në katërshe, pasi shkelja e Dinamos është e pastër dhe rregullorja në raste të tilla flet qartë. Por, çështja më komplekse, ajo mes Flamurtarit dhe Partizanit, duket se do t'u shkojë vlonjatëve. Dy ditë më parë, FSHF nëpërmjet zëdhënësit të saj Kokona, bëri të ditur se edhe skuadra nga Vlora kishte pasur një futbollist (Eriol Merxhën) që ka qenë në pankinë për Elbasanin në fazën e parë. Sipas këtij interpretimi, të dyja klubet kanë kryer shkelje dhe një zgjidhje mund të ishte zhvillimi i një ndeshje shtesë. Por, pas konsultimeve të shumta, ndoshta edhe me juristë të UEFA-s, është arritur në përfundimin se qëndrimi i Merxhës në pankinë nuk mund të quhet aktivizim faktiv. Në fakt, interpretimin përfundimtar do të bëhet ditën e mërkurë nga Komisioni i Disiplinës, por gjërat duket se do të shkojnë në këtë linjë. Në mënyrë jo-zyrtare, drejtuesit e Federatës kanë bërë të ditur se problemi është shumë kompleks, i parë në dritën e zhvillimeve të reja. Kjo, për shkak se edhe Partizani nuk do ta pranojë kurrë të zhvillojë një ndeshje shtesë, ashtu si edhe Flamurtari, që në bazë të rregullores, reklamon gabimin e bërë nga të kuqtë.
Çështja
Kaosi në Kupën e Shqipërisë ka vazhduar edhe dje, teksa në FSHF tashmë janë dorëzuar në gjetjen e mundësive të tjera. Pas mbledhjes të zhvilluar dy ditë më parë, mes presidentit të Federatës Duka, dy zëvendësve të tij Nuri e Kasmi, anëtarit të Komitetit Ekzekutiv Skënder Hyka, sekretarit Bici dhe shefit të Garave Shulku, është arritur në përfundimin se kjo çështje nuk lë shumë vend për diskutime, duke qenë se klubet kanë shkelur haptazi rregulloren. Thënë ndryshe, Flamurtari dhe Vllaznia do të jenë në gjysmëfinale, duke nxjerrë jashtë kompeticionit në këtë mënyrë Partizanin e Dinamon. Vendimi zyrtarisht do të jepet ditën e mërkurë, por shanset për dy ekipet e kryeqytetit duken vërtetë të vogla.
Shpëtim Gjika
Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Vlorës dhe njëkohësisht numri 1 i klubit Flamurtari, Shpëtim Gjika nuk e diskuton kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Duke folur dje për "Gazetën Shqiptare", ai deklaroi se do të presë vendimin e Komisionit të Disiplinës, por, sipas tij, rregullorja është e qartë. "Partizani nuk ka asnjë shans, sepse është kokë e këmbë brenda në këtë histori", tha Gjika. "Unë nuk kam dëshirë të bëj shumë komente, pasi ne do të presim vendimin e komisioneve të Federatës, por mund të them se rregullorja është e qartë dhe Flamurtari duhet të jetë në gjysmëfinale të Kupës. Për momentin kjo është ajo që mund të them, sepse ne kemi depozituar një ankesë të argumentuar", shtoi më tej kreu i klubit vlonjat.

Gazeta Shqiptare

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by GOLDIAN » Sun, 15 Mar 2009 , 10:27

po flamurtari pse kualifikohet????
edhe ata kane aktivizu nje lojtar si partizani
kane aktivizu merxhen

a asht zyrtare kjo a?????
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kupa e Shqiperis 2008-2009

Post by Miri » Sun, 15 Mar 2009 , 10:58

GOLDIAN wrote:po flamurtari pse kualifikohet????
edhe ata kane aktivizu nje lojtar si partizani
kane aktivizu merxhen

a asht zyrtare kjo a?????
Nuk ashte asgje zyrtare akoma por shpresojme te jete keshtu sic shkruhet me siper.
me duket se ky lojtari i flamurtarit nuk asht aktivizu kur asht ken te elbasani thjesht asht ken ne stol te rrezertvave.

Post Reply