Post
by vllaznia1919 » Tue, 04 Jul 2006 , 13:24
Hysen Zmijani, stoli 50 me 50
Per momentin, pika me delikate e “ceshtjes Vllaznia” duket se eshte problemi i caktimit te trajnerit. Nga sa merret vesh nga presidenca, problemet e tjera organizative, qofte te perberjes se skuadres, por edhe te stafit drejtues te klubit, jane vene ne vije, por ajo qe e frenon zyrtarizimin e tyre eshte njohja e atij qe do te ulet ne pankinen e Vllaznise. Sepse, sikurse kuptohet, ai qe te marre persiper kete detyre do te jete edhe personi, i cili do te mbaje pergjegjesine kryesore per mbarevajtjen e skuadres. Kete e thekson edhe presidenti Fushaj, i cili e pranon se disa nga zgjidhjet e Vllaznise se re thuajse jane gati per t’u publikuar, por, ato, sipas tij, nuk mund te zyrtarizohen kurrsesi pa qene ne sinkron edhe me emrin e trajnerit, qe parashikohet te kete edhe hapesirat per te percaktuar ndonje preference qe ai mund te kete.
Perqendrimi, te shkodrani i njohur
Eshte thene disa here se pankina e Vllaznise gjendet ne mes te trajnerit gjerman dhe shkodranit Hysen Zmijani, por zhvillimet e reja flasin per nje avancim te situates ne favor te ketij te fundit. Madje, burimet thone se nga ana e presidences nje gje e tille thuajse e ka marre viston, duke ia “faturuar” Hysen Zmijanit postin e teknikut te Vllaznise. Nderkaq, nese ka ndonje pengese, ajo tashme eshte ne anen e vete Zmijanit, i cili, sikurse thone burimet, ne te gjitha pikat e ofertes se kontrates ka rene dakord, madje eshte mjaft i kenaqur, por e vetmja gje qe e mundon eshte skuadra, nese ajo do te kete mundesi qe te grumbulloje futbollistet cilesore titullare, te premtuar nga ana e presidentit Fushaj. “Eshte nje gje qe me mundon jo pak, eshte shprehur Zmijani, sepse une dua qe, nese e bej kete hap, i cili per momentin nuk do te ishte i vogel per mua, te mos deshtoj ne sipermarrjen time. Ardhjen time ne Shkoder deshiroj ta shoqeroj me nje sukses te sezonit, qofte ne kampionati, kupe, por edhe te pjesemarrjes ne Kupat e Europes, nje nga kerkeat themelore qe kane ne objektivin e tyre te gjitha skuadrat e elites”, ka nenvizuar ish futbollisti i njohur shkodran. Duke folur per kete teme, i mirenjohuri Hysen Zmijani thote se “ne bisedat me presidentin Fushaj eshte marre nje garanci mjaft e madhe per veshjen e disa lojtareve cilesore me fanellen kuqeblu dhe kjo eshte nje gje mjaft e mire. Keshtu qe, me kete ritem qe po ecen presidenca, kam bindjen se edhe ne do te arrijme drejt konkretizimit te pranimit te detyres”. Megjithate, opinioni shkodran ka qene ne pritje te vendimit qe do te merrte dyshja Fushaj Zmijani. Pas takimit te pre, ata paten lene te dielen, ose te henen, per te bere konkludimin e marreveshjes. Dhe, ne fakt, nje gje e tille eshte realizuar ne oret e vona te mbremjes se djeshme. Takimi ne mes tyre ka patur vetem nje destinacion, ate te percaktimit te asaj qe ata kane projektuar dite me pare. Ne pamje te pare, nisur edhe nga informacionet qe vijne nga ky takim, thuhet se gjerat vazhdojne te jene ne ato pozita si dite me pare. Te pakten keshtu jemi te detyruar te shprehemi edhe ne, kur te dy palet kane qene te rezervuara ne dhenien e informacionit per median. Sidoqofte, kembenguljes sone shume vone i eshte pergjigjur permes telefonit presidenti Fushaj. “Kemi biseduar gjate me Zmijanin dhe mund t’ju them se ai vazhdon te jete ne planet tona per te marre kete post. Une mund t’ju them vetem kaq, qe zyrtarsisht akoma nuk kemi vendosur dhe se pozitat e Zmijanit jane 50 me 50. Sidodoqofte, deri te enjten, them se edhe kjo pune do te marre fund. Madje, ju konfirmoj se e merkura, ose e enjtja, do te jene ditet kur, pervec trajnerit, do te prezantojne edhe emrat e stafit te ri te Vllaznise”, eshte prononcuar per “Sport Ekspres” presidenti i Vllaznise, Fushaj.