Post
					
								by Edmond-Cela » Sun, 07 Oct  2007 , 23:33
			
			
			
			
			VLLAZNIA, BARAZIMI Qe JEP SHENJAT E  KTHESES             
MEJDAN ZHIVANI             
Pas nje jave te lene pas tashme per skuadren e Vllaznise, e cila ishte e mbushur me zhvillime mjaft interesante ne
 kampin shkodran, qe gjithsesi nuk mund te quhet se kane efekt  pozitiv, pavarsisht zhvillimeve te tyre, duket se per kuqeblute jane dhene shenjat e  para te ktheses se shumepritur, qofte ne loje apo edhe ne rezultat.  Kjo tregon se ndoshta shkodranet dalngadale do t’i largohen krizes, qe  thuajse i kishte kapluar ne te gjitha drejtimet ne pese javet e para te ketij  kampionati. Takimi i se shtunes ka paraqitur ne fushen e lojes nje  Vllazni krejt ndryshe nga pese javet e para. Jo vetem qe shkodranet moren nje pike me vlere ne kryeqytet, 
ku edhe mund te kishin marre me shume me pak
 kujdes, por edhe mund ta kishin 
lene kete pike, por ajo qe ka me shume rendesi
 per kete skuader eshte 
shpirti i larte i gares, qe shfaqi per 90 minuta,
 gjithashtu edhe ego per te 
fituar, qe nuk mungoi te asnje futbollist i ketij
 ekipi. Niveli i lojes se 
zhvilluar nga futbollistet  kuqeblu ndaj
 bardhebluve kryeqytetas, ka qene 
vertete shume shpresedhenes, jo vetem per
 tifozerine e ketij ekipi, por edhe 
per drejtuesit me te larte te ekipit shkodran,
 duke perfshire ketu edhe 
stafin teknik. Shkodranet qe vinin ne takimin
 ndaj Tiranes, te draumatizuar, 
qofte nga mosarritja e rezultateve te duhura ne
 pese javet e para, por edhe 
per zhvillimet e fundit ne radhet e tyre, ku ne
 fillim te javes u shkarkua 
perkohesisht, por me pas u kthyer perseri
 trajneri Josa, tregon qarte se 
Vllaznia nuk po kalonte nje periudhe te mire,
 prandaj takimi i se shtunes, 
me perpara konsiderohej akoma me i veshtire per
 ta. Por futbollistet e 
Vllaznise e mbajten fjalen e dhene para
 presidentit Valter Fushaj dhe mbare 
qytetit te Shkodres se do te jepnin maksimumin e
 tyre ne ccdo ndeshje, duke 
filluar qe nga takimi i radhes, per ta ndryshuar
 situaten. Dhe shenjat e 
para u dhane. Pavarsisht se pika e marre ne
 kryeqytet ndaj nje rivali si 
Tirana, per Vllaznine ka rendesine e vet te
 pamohueshme, por ne krahun 
tjeter me me rendesi per kuqeblute ka loja e
 zhvilluar. Ata luajten pa frike 
ndaj Tiranes, treguan karakter ne fushen e lojes,
 duke dhene gjithccka. Jane 
keta faktore qe Vllaznia jo pak here ne
 perballjet me Tiranen, i ka vuajtur 
ne aspketin psikologjik, por qe nuk ndodhi keshtu
 kesaj radhe. Edhe 
presidenti Fushaj duhet te jete i kenaqur me
 lojen e zhvilluar nga 
futbollistet e tij. Ne nje deklarim perpara
 ndeshjes, Fushaj shprehej “se 
deshironte te shikonte ekipin e tij te luante
 fuqishem dhe te tregonte 
vlerat e veta ne fushen e lojes ndaj Tiranes, ku
 per rezultati mund te jete 
edhe cceshtje fati”. Me kete ia linte te
 nenkuptonte se do te mjaftonte edhe 
me nje loje bindese kesaj radhe ndaj Tiranes,
 duke mos i kushtuar shume 
rendesi rezultatit te takimit, qe gjtihsesi e
 deshironte edhe ate. Por tani 
qe skuadra e Vllaznise ka funksionuar ne menyre
 perfekte, duke bindur me 
lojen e saj, por edhe duke marre rezultat te
 kenaqshem, sigurisht qe edhe 
“bosi” i kuqebluve do te jete tejet i kenaqur.
 Duket se deri diku Vllaznia 
ka dale ne lojen e vet ndaj Tiranes, por kjo
 paraqitje duhet qe te ruhet 
edhe per ndeshjet e tjera te kampionatit, cc’ka
 normalisht do t’i cconte 
shume shpejt shkodranet ne ate vend qe e meriton
 historia dhe fanella e 
tyre. Duket se ka te drejte edhe tekniku Josa kur
 shprehet se kjo paraqitje 
e bere ndaj Tiranes duhet te ruhet dhe te
 shikohet ne vazhdimesi, cc’ka le 
te nekuptoje se i druhet nje fakti te tille, duke
 pasur parasysh edhe faktin 
tjeter ndaj skuadrave rivale futbollistet e ccdo
 skaudre vetemotivohen. 
Gjithsesi e rednesishme per momentin per ekipin e
 Vllaznise ka fakti se jane 
dhene shenjat e para te ktheses ne loje dhe
 rezultat.
OPINION!
VLLAZNIA E DETYRUAR Te LUFTOJe NDAJ Te GJITHeVE
                NGA MEJDAN ZHIVANI
                Me apo pa dashje, por duket se
 eshte kthyer ne tradite se sa 
here qe vjen radha qe ekipi i Vllaznise te luaje
 perballe Tiranes, asaj i 
duhet te luaje dhe luftoje ndaj te gjithe
 faktoreve kryesor dhe anesor qe 
kane te bejne me nje perballje te tille. Nje fakt
 i tille u tregua shume 
qarte edhe ne takimin e fundit. Dhe keta faktore
 nisin qe nga percaktimi e 
arbitrave, menyra e tyre se si arbitrojne,
 mediat, FSHF-ja etj. Ndoshta 
dikujt i duket paksa e ccuditshme nje fraze e
 tille, por eshte realitet. 
Dikujt edhe mund te mos i ngjalle ndonje gje te
 veccante, pasi ashtu i eshte 
brumosur, por realiteti qendron krejt ndryshe.
 Gjithmone takimet midis 
Vllaznise dhe Tiranes kane ngjallur interesimin,
 jo vetem te tifozerive te 
dy skuadrave, por edhe te mbare Shqiperise. I
 njejti interesim duket se 
vazhdon edhe tani, por me nje ndryshim: shume
 gjera qe kane te bejne me 
fatet e nje takimi te tille paracaktohen me
 perpara, duke nisur qe nga 
arbitrimi. E themi me bindje te plote se ne keto
 sezonet e fundit, per nje 
njeri qe mund t’i shikoje gjerat me syrin e
 realitetit, na ka marre malli qe 
te shohim nje gjyqtare qe te arbitroje drejt dhe
 ne menyre te paanshme 
takimin midis dy skuadrave me te vjetra te vendit
 tone, Vllaznise e Tiranes. 
Kjo nuk ka ndodhur se gjyqtaret tane te futbollin
 nuk kane aftesi, por keta 
te fundit te mbrojtur pambarimisht nga FSHF-ja,
 ndersa kjo e fundit e 
uzorpuar me te gjitha menyrat dhe rrethanat nga
 drejtuesit e Tiranes, 
caktojne arbitra qe arbitrojne sipas qejfit, te
 diktuar dhe imponuar nga te 
tjeret, qe kuptohet qe ccdo gje do te jete ne
 krah te ekipit kryeqytetas. 
Takimi i se shtunes midis Tiranes dhe Vllaznise,
 mund te quhet si takimi me 
arbitrimin me korrekt ne keto sezonit e fundit
 nga nderkombetari Albano 
Janku, por edhe ketu kishte perseri fenomene per
 t’u ndalur, qe gjithsesi 
favorizimi shkoi ne krah te Tiranes. Por me i
 ccuditshem eshte fakti se si 
edhe te “ashtequajturit” specialiste te maviolave
 televizive nuk i kane 
kapur keto fragmente, qe kuptohet tashme qe behen
 me dashje, kur behet fjale 
per Tiranen, sepse nuk ka zot qe t’i thote. Ky
 quhet interes dhe jo realitet 
dhe profesionalizem. Pra edhe ketu Vllaznia
 shikohet me cinizem, ndersa 
Tirana me syrin e te priviligjuares. Por jo vetem
 kaq. Vllaznia ne te tilla 
raste, kjo ne menyre fare te pa kuptimte, ka
 kundra edhe median, qe ne shume 
raste me shume eshte ajo vizive, por nuk ngelet
 pas as ajo e shkruar. Behen 
ore te tera televizive dhe radioafonike dhe nje
 emer kaq i madh sa Vllaznia, 
jo vetem ne futbollin shqiptar, por edhe ate
 nderkombetar nuk ze fare vend, 
madje nje pjese e komentatoreve te ndryshem
 televiziv flasin sikur e kane 
shpikur ata futbollit dhe te tjeret nuk kane nuk
 e njohin fare nje realitet 
te tille. Por gabohen. Jo shume objektiv duken ne
 shume raste edhe mediat e 
shkruara, qe me dashje dhe per interesa te
 ndryshme, i shmangen realitetit, 
duke mbrojtur me ccdo kusht Tiranen, e duke e
 konsideruar ne kete menyre 
Vllaznine si nje skuader te dobet a thua se ajo
 ndodhet rastesisht ne 
Superlige. Por ky fenomen ka ndodhur vazhdimisht
 dhe do te vazhdoje te 
ndodhe, qe nuk eshte gje tjeter veccse nje
 semundje e diagnostikuar si 
“virus i pasherueshem ose vegel e pandreqshme ne
 duart e Tiranes”.  Edhe nje 
skuader e liges amatore nuk mund te konsiderohet
 keshtu. Pra edhe kesaj 
radhe, arbitrat, FSHF-ja, mediat etj, treguan
 edhe nje here hapur terhiqen 
ne shumicen e rasteve per hundesh nga Tirana dhe
 drejtuesit e saj dhe nuk 
mund ta thone hapur realitetin, por qendrojne te
 strukur perballe tyre. 
Gjithsesi historine dhe lavdine e Vllaznise nuk e
 perbejne segmente te 
caktuara, qe u duket se sot kane ne dore diccka
 dhe neser asgje....?!
GRIMA DHE LIKA DALIN Te DeMTUAR NGA NDESHJA E Se
 SHTUNeS
                Skuadra e Vllaznise ka luajtur
 mire dhe ka marre nje pike te 
shtunen ndaj Tiranes, por ka dale nga fusha e
 lojes edhe me dy futbolliste 
te demtuar. I pari dihet tashme, qe eshte
 mesfushori Gilman Lika, i cili ka 
fushen e lojes, i demtuar ne tendine, ne 45
 mintuat e para te kesaj 
ndeshjeje. Ndersa futbollisti tjeter i ekipit
 shkdoran, qe ka dale i demtuar 
nga kjo ndeshje ka qene portieri dhe kapiteni i
 Vllaznise Armir Grima. Ka 
qeen diku mesi i pjeses se pare, kur Abazaj ka
 nderhyrre ne menyre teresisht 
te gabuar ndaj Grimes, por qe ne ate rast eshte
 mjaftuar nga gjyqtari  
itakimit Janku vetem me ne faull ne favor te
 Vllaznise, por portieri i 
kuqebluve ka mbetur shume i demtuar ne kembe.
 Megjithate vete specifika e 
ndeshjes ndaj Tiranes, ka bere qe Grima te
 sakrifikonte deri ne fudin e 
ndeshjes, duke luajtur ne fushen e lojes, qe ne
 disa raste u be shpetimtari 
i i ekipit te tij. Por pas perfundimit te
 takimit, kur edhe ftohur trupi nga 
aktivizimi ne 90 minuta, portieri shkodran ka
 ndier dhimbje te forta, saqe 
sikur kampionati te mos ishte nderprere per dy
 jave, ai veshtire se mund te 
ishte bere per te luajtur diten e shtune te kesaj
 fundjave. Megjithate, jo 
vetem per Vllaznine, por edhe per vete Grimen,
 duket se nderprerja e 
kampionatit eshte me fat per ta, ne kete drejtim.
 Dy jave shpresohet te jene 
te mjaftueshme per t’u rikuperuar si Grima, ashtu
 edhe Lika. Ekipi i 
Vllaznise i kthehet sot fushes se stervitjen, ne
 oren 15.30. Kjo seance 
stervitore do te zhvillohet ne stadiumin “Loro
 Boricci”.
                                                
          Mejdan Zhivani
			
									
									Pa Buk e Uje Rri,  Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
 
[/color]