VLLAZNIA-SHKUMBINI

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 20 Oct 2008 , 01:29

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 20 Oct 2008 , 02:22

i keni thane ju shume bukur te tana e une skam qa me thane
vec ishalla vllazen ka nej mendim ne njeni nga ju e te bajme dicka se nuk shtyhet ma.
asht gjznash me than albitri na ban me hile apo x apo y skuader na dhunon
e kena te keqen permrenda.
turp ti vijne
se tiranen se kap ma
e te dalin neser ne gazeta e te vejne gjoba demek
turp
i perjashtuar

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Mon, 20 Oct 2008 , 08:43

mire,po bahena tan bashk e po e heqim Fushajn.problemi asht se kush po vjen ne vend te tij????i njejti hor sepse ky asht futbolli ne Shqiperi.Admin naqe mos me fol per Tiranen sepse vjet ne finalen e kupes hyni presidenti ne dhomat e shveshjes e perjashtoi tre lojtar qe ne pjes te par.asht nje sistem qe i lejon keta plehna me ba keshtu

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Mon, 20 Oct 2008 , 13:13

Vllaznia, barazimi me Shkumbinin i kushton

Shkodranët nuk arrijnë dot të fitojnë, ndërsa peqinasit “rehabilitohen” pas humbjes
Vllaznia - Shkumbini 2 - 2

Shënues: Doçi 23′, Sinani 55′ / Rizvanolli 46′ e 90′
Vllaznia: Grima, Smajli, Belisha, Bashiç, Lici, Boadu (Rraboshta 90′), Nallbani, Dhëmbi, DoçI, Kaçi (Shtubina 80′), Sinani. Trajner: A.Canaj.
Shkumbini: Llani, Gallo, Grami (Gjata 36′), Shenaj, Pasha, Bizhyti (Delioski 63′), Mustafaj, Shameti, Xhyra, Rizvanolli, R.Dervishi (Gërço 78′). Trajner: G.Magani.
Gjyqtarë; A.Janku, G.Maloku, G.Qirici (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Smajli, Boadu, Grami, Mustafaj

“Radiografia”


6′- Rizvanolli, në një kundërsulm të shpejtë, futet në zonën shkodrane, por gjuan jashtë.
12′- Boadu ka përfituar një top të bukur brenda zonës peqinase, por gjuajtja e tij është e gabuar dhe përfundon jashtë.
23′- Kros nga e djathta në zonë për Doçin, që gjuan me kokë, topi përplaset fillimisht në tokë dhe Llani pastaj nuk arrin ta zotërojë në ajër, duke përfunduar në rrjetë. 1 0 për Vllazninë.
32′- Kros i Kaçit nga e djathta, por Llani ndërhyn saktë, duke shpëtuar portën e tij.
46′- Topi i nisur nga mesfusha përfundon në zonën shkodrane dhe aty Rizvanolli i vetëm përballë Grimës nuk e ka të vështirë të shënojë. Shkumbini barazon në 1 1.
55′- Inkursion i gjatë i Licit deri në zonën peqinase, aty pason te Sinani, që gjuan fort dhe shënon. 2 1 për Vllazninë.
56′- Goditje dënimi për Vllazninë, Sinani gjuan fort dhe Llani me shumë vështirësi e ka grushtuar topin.
58′- Aksion i gjatë i shkodranëve, Nallbani gjuan fort nga jashtë zone dhe Llani me shumë vështirësi e grushton topin.
67′- Smajli gjuan nga jashtë zone fort, topi kalon paksa mbi traversë.
69′- Kros i Doçit nga e majta për Boadu, që gjuan me kokë, por jashtë.
71′- Sinani futet në zonë gjuan, Llani grushton topin, që godet edhe traversën dhe përfundon jashtë.
89′- Mustafaj ka kaluar topin mbi Grimën dhe, kur ai po i afrohej vijës fatale, ndërhyn me kokë Smajli, duke shpëtuar bukur portën e tij.
90′- Rizvanolli ka arritur të shënojë, teksa brenda zonës shkodrane sërish është i saktë. Shkumbini barazon në 2-2.

Komenti
Vllaznia dhe Shkumbini e kanë mbyllur në barazim ndeshjen mes tyre të luajtur dje pasdite në “Loro Boriçi”. 2 2, një rezultat që natyrisht ka zhgënjyer shkodranët, të cilët e kishin menduar të kryer këtë ndeshje, teksa në 10 minutat e fundit të ndeshjes ata kanë lëshuar në fushë dhe për rrjedhojë kanë përfituar miqtë që kanë ndëshkuar.

Shkumbini kësisoj ka bërë të harrohet ajo humbje në ndeshjen e kaluar me Lushnjën brenda në Peqin, ndërsa në Shkodër tashmë askush nuk merret me lojën e bukur ndaj Dinamos, por ndaj skuadrës kanë filluar kritikat. Kuqeblutë nuk e kanë merituar të fitojnë dje, teksa nuk kanë bërë asgjë për të shënuar edhe një gol të tretë dhe për ta mbyllur takimin, por gjithçka ia kanë lënë në dorë fatit.

Pjesa e parë e takimit ka nisur më e mirë për Vllazninë, e cila është më kërkuese dhe madje arrin të shënojë e para me anë të Doçit. Rastet më pas nuk janë të shumta dhe kësisoj, me gjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, nuk do të ketë gol tjetër.

Pjesa e dytë nis ashtu siç nuk e kishte menduar askush. Peqinasit luajnë topin nga qendra dhe në aksionin e tyre të parë, arrijnë të çajnë në qendër mbrojtjen shkodrane me anë të Rizvanollit. Goli i ka shokuar vendësit, të cilët hidhen menjëherë në sulm dhe arrijmë brenda 10 minutash të gjejnë sërish avantazhin me anë të Sinanit.

Madje mund të kishin shënuar sërish edhe golin e tretë, por vrulli i shkodranëve bie më pas dhe sidomos pas minutës së 80 të, ata lëshojnë shumë në lojë. Nëse në një rast Smajli ka shpëtuar portën e tij, teksa ka larguar një top mbi vijën e portës, këtë gjë nuk ka mundur ta bëjë Grima në minutën e 90-të përballë Rizvanollit, që sërish ka ndëshkuar.

Një barazim që i ka dëshpëruar së tepërmi të gjithë në Shkodër, sepse prishen shumë plane në rrugën e tyre drejt arritjes së objektivave. Jo se kundërshtari nuk është i denjë dhe vlerësimi nuk i ishte bërë Shkumbinit, por Vllaznia e mendoi të fituar ndeshjen para kohe. Dhe në fakt kështu ka ndodhur edhe me Bylisin, apo disi edhe me Apoloninë.

Pra, shkodranët kalojnë në avantazh dhe e mendojnë të fituar ndeshjen, pa ushtruar presion më mbi kundërshtarin. Por nëse në dy ndeshje ia ka arritur edhe me lojë të dobët, dje ka rezultuar fatal ky lëshim, teksa duhet kujtuar që futbolli luhet deri në vërshëllimën e fundit.

Por ndërsa Vllaznisë do t’i kushtojë shumë ky barazim në objektivat e saj, Shkumbinit i ka shtuar për shtat ky rezultat, duke “rehabilituar” veten pas asaj humbjeje në javën e gjashtë. Por java tjetër rezervon sfida të vështira për të dy ekipet. Vllaznia do të udhëtojë në Kavajë, ku do të gjejë një Besë në formë tashmë, ndërsa Shkumbini do të presë Tiranën e vendit të parë.

Deklarojnë:
Agim Canaj, trajner i Vllaznisë

“Sigurisht që të vjen keq që e pësuam në fund, por dua të them se lojën në shumicën e kohës e kontrolluam ne. Kuptohet që nuk kishim përballë një kundërshtar të lehtë, pasi Shkumbini ndodhet vetëm një pikë larg nesh në renditje. Ajo çfarë ende nuk arrij të shpjegoj është se vazhdojmë të pësojmë gola foshnjarakë në mbrojtje. Kjo vjen edhe nga fakti se nga ndeshja në ndeshje ndryshojmë shumë pozicione dhe për rrjedhojë nuk kemi shumë alternativa. E rëndësishme është të ngrihemi sa më shpejt. Askujt nuk do t’i vinte çudi nëse ne do të fitonim javën e ardhshme në Kavajë, pasi ky do të jetë objektivi ynë.”

Gugash Magani, trajner i Shkumbinit:

“Jam shumë i kënaqur nga pika që morëm, sepse vinim pas një shock-u shumë të rëndë psikologjik në ndeshjen e kaluar me Lushnjën. Si shkoi loja, edhe mund të kishim fituar, por dua të them se te Shkumbini po vuajmë mungesën e personalitetit në fushë të disa lojtarëve. Për rrjedhojë, të dy golat e pësuar ishin më tepër dhuratë e mbrojtjes sonë. Gjithsesi, këto të meta duhet t’i riparojmë gjatë rrugës, sepse objektivat tona këtë sezon janë më ndryshe nga sezonet e tjera.”

Të veçanta:


- Ndeshjen e djeshme e kanë ndjekur rreth 1500 tifozë, të cilët duhet thënë se kanë dalë të zhgënjyer nga stadium pas barazimit të skuadrës së tyre.
- Nuk kanë munguar në këtë takim, përkrah presidentit të Vllaznisë, Fushaj, edhe dy drejtuesit e lartë të Shkumbinit, Ismaili dhe Sula. - Mjeshtrat e futbollit shkodran, Zmijani e Martini, vazhdojnë të mos i ndahen ndjekjes së skuadrës së tyre të zemrës në çdo ndeshje të saj.
- Një defekt elektrik ka bërë që dje për herë të parë, pas shumë kohësh, tabela elektronike e stadiumit “Loro Boriçi” të mos funksiononte.

Sporti Shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Mon, 20 Oct 2008 , 13:30

Miri wrote:Mjeshtrat e futbollit shkodran, Zmijani e Martini, vazhdojnë të mos i ndahen ndjekjes së skuadrës së tyre të zemrës në çdo ndeshje të saj.
Cili Zmijan asht ky?
Një defekt elektrik ka bërë që dje për herë të parë, pas shumë kohësh, tabela elektronike e stadiumit “Loro Boriçi” të mos funksiononte.
ishalla nuk rregullohet der kur analfabetat te msojn se shkruhet vendasit e jo vendesit. :oops:

blaudio
Antar
Antar
Posts: 33
Joined: Fri, 26 Sep 2008 , 18:01

Post by blaudio » Mon, 20 Oct 2008 , 16:09

A mund te them nje opinion personal?
C'eshte ky fenomen i cuditshem me shqiptaret: para ndeshjes te gjithe bertasin do fitojme thelle, ashtu si ne kete forum edhe per ndeshjen me Shkumbinin, ndersa pas ndeshjes te gjithe thone ISHTE E SHITUR, E DINTE GJITH SHKODRA?
E paskan blere kompanite e basteve???
A jeni ne vete?
Ashtu tha edhe Shkumbini javen e kaluar kur humbi me Lushnjen, ashtu tha edhe trajneri i Apolonise Gert Haxhiu pas ndeshjes me Flamurtarin.
A nuk e kuptoni qe kampionati shqiptar vendoset vetem ne ASG ne Shqiperi dhe nga BWIN ne bote? Dhe asnje kompani nuk pranon me shume se 1000 euro bast per ndeshje?
E paska shitur ndeshjen Vllaznia per 2000 euro fitim?
Po ashtu edhe Shkumbini e Apolonia?
Kjo eshte te flasesh ne tym, apo per te justifikuar humbjet e barazimet.
KAMPIONATI SHQIPTAR NUK KA SHUM DIFERENCA DHE NESE NJERA SKUADER TALLET NE FUSHE, PERFITON TJETRA.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Mon, 20 Oct 2008 , 19:06

blaudio wrote:A mund te them nje opinion personal?
C'eshte ky fenomen i cuditshem me shqiptaret: para ndeshjes te gjithe bertasin do fitojme thelle, ashtu si ne kete forum edhe per ndeshjen me Shkumbinin, ndersa pas ndeshjes te gjithe thone ISHTE E SHITUR, E DINTE GJITH SHKODRA?
E paskan blere kompanite e basteve???
A jeni ne vete?
Ashtu tha edhe Shkumbini javen e kaluar kur humbi me Lushnjen, ashtu tha edhe trajneri i Apolonise Gert Haxhiu pas ndeshjes me Flamurtarin.
A nuk e kuptoni qe kampionati shqiptar vendoset vetem ne ASG ne Shqiperi dhe nga BWIN ne bote? Dhe asnje kompani nuk pranon me shume se 1000 euro bast per ndeshje?
E paska shitur ndeshjen Vllaznia per 2000 euro fitim?
Po ashtu edhe Shkumbini e Apolonia?
Kjo eshte te flasesh ne tym, apo per te justifikuar humbjet e barazimet.
KAMPIONATI SHQIPTAR NUK KA SHUM DIFERENCA DHE NESE NJERA SKUADER TALLET NE FUSHE, PERFITON TJETRA.
blaudio
qe shiten ndeshjet ne shqipri dihet me kohe. e kan pranu edhe vete presidentat. nuk do te thote gje qe kompanite nuk pranojne me shum se 1000 euro, se mund te vihen 30 baste nga 1000 dhe eshte e njejta gje. pastaj bastet nuk vihen vetem ne kompani.
dakort qe shpesh flitet per shitje edhe per humbje te rregullta ne fushen e lojes, por ne rastin konkret mjafton te shofesh golat per te kuptuar se eshte shitur.
ne nuk flasim per te justifikuar humbjet apo barazimet, si thua ti, se te gjith do preferonim qe te ishte nje barazim i rregullt sesa nje turp si shitja e ndeshjes.

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Mon, 20 Oct 2008 , 19:40

N,Q,S KJO NDESHJE DEL QE KA QENE NDESHJE SKEDINE UNE PERVEDI NUK E SHOH ME KAMPIONATIN SHQIPTAR.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Mon, 20 Oct 2008 , 19:43

SHIT BLERJE NDESHJESH KA NE KAMPIONAT KETE E KEMI PATRE SHUME HERE VIT PAS VITI.
POR SHPRESOJ QE PISLLEKU TE MOS KET FILLUAR KAQ HERET SEPSE HALA NUK KA MBARUAR AS FAZA E PARE.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

blaudio
Antar
Antar
Posts: 33
Joined: Fri, 26 Sep 2008 , 18:01

Post by blaudio » Mon, 20 Oct 2008 , 19:56

Nejse, eshte e kote te debatojme, duhet te jesh bastexhi profesionist, per ta kuptuar qe keto gjera jane budallalleqe me thes... Nese ndeshjet shiten, behen per shuma te medha lekesh, ose per pislleqe me presidenteve.
Ne Shqiperi pislleqet i bejne presidentat, kete e dime te gjith, por ju lutem, mos besoni gomarlleqe te tipit ESHTE LUAJTUR TE KOMPANIT E BASTEVE...
Pse, Vllaznia hera e pare qe ben gabime? Me Apolonine mezi fitoi, me Bylis gjithashtu per pak pesoi golin e barazimit ne min 89, ne Vlore humbi, etj... I bie qe ato ndeshje kane qene te pastra dhe ajo kunder Shkumbinit jo????? Sikur te barazonte Bylis para pak javesh, te gjith do ngjireshin: U SHIT TE ASG-ja!
Absurditete tipike shqiptare, te tipit - Milani e shiti me Bolonjen, e bleu me Interin...
Varja

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 20 Oct 2008 , 21:11

Jane mase te verteta kta qe thoni ju dhe si lot topi por ka te drejte edhe vvllaznia qe kush do ta marrin ekipin mas tij???????????????
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Mon, 20 Oct 2008 , 21:25

blaudio wrote:Nejse, eshte e kote te debatojme, duhet te jesh bastexhi profesionist, per ta kuptuar qe keto gjera jane budallalleqe me thes... Nese ndeshjet shiten, behen per shuma te medha lekesh, ose per pislleqe me presidenteve.
Ne Shqiperi pislleqet i bejne presidentat, kete e dime te gjith, por ju lutem, mos besoni gomarlleqe te tipit ESHTE LUAJTUR TE KOMPANIT E BASTEVE...
Pse, Vllaznia hera e pare qe ben gabime? Me Apolonine mezi fitoi, me Bylis gjithashtu per pak pesoi golin e barazimit ne min 89, ne Vlore humbi, etj... I bie qe ato ndeshje kane qene te pastra dhe ajo kunder Shkumbinit jo????? Sikur te barazonte Bylis para pak javesh, te gjith do ngjireshin: U SHIT TE ASG-ja!
Absurditete tipike shqiptare, te tipit - Milani e shiti me Bolonjen, e bleu me Interin...
Varja
Besoj se di mjaftueshem per baste. Fatkeqsisht.
Me fal, po ti ku e di qe nuk jane vene shuma te medha lekesh?
Ti po kunderthuhesh, se fakti qe Vllaznia humbi edhe ne Vlore edhe nuk u fol per shitje tregon qe nuk perdoret per justifikim.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 21 Oct 2008 , 00:27

blaudio wrote:Nejse, eshte e kote te debatojme, duhet te jesh bastexhi profesionist, per ta kuptuar qe keto gjera jane budallalleqe me thes... Nese ndeshjet shiten, behen per shuma te medha lekesh, ose per pislleqe me presidenteve.
Ne Shqiperi pislleqet i bejne presidentat, kete e dime te gjith, por ju lutem, mos besoni gomarlleqe te tipit ESHTE LUAJTUR TE KOMPANIT E BASTEVE...
Pse, Vllaznia hera e pare qe ben gabime? Me Apolonine mezi fitoi, me Bylis gjithashtu per pak pesoi golin e barazimit ne min 89, ne Vlore humbi, etj... I bie qe ato ndeshje kane qene te pastra dhe ajo kunder Shkumbinit jo????? Sikur te barazonte Bylis para pak javesh, te gjith do ngjireshin: U SHIT TE ASG-ja!
Absurditete tipike shqiptare, te tipit - Milani e shiti me Bolonjen, e bleu me Interin...
Varja
faleminderit qe je pjese e forumit tone
je i mirepritur me mendimet tuaja
ke drejte qe thua ishim euforik per fitimin e takimit e tani flasim per shitje ndeshjesh.
une personalisht shaj presidencen dhe jo bastet sepse sic e the vete vllaznia nuk eshte se ka lujt nej sezon te mrekullueshem deri tani i the vete rezultatet dhe te jap plotesisht te drejte.
nuk kam shume njohuri ne lidhje me bastet 1 mije euroshe qe ti thua po te besoj perderisa nuk kam asnje informacion por te them dicka a mendon ti se vetem ne kompani bastesh italiane e europiane luhen ndeshjet :roll: NJE SHEMBULL TE QARTE KE KINEN DHE MALIN E ZI
kush eshte i zoti ti kontrolloje keto lloj kompanish ilegale besoj askush.
dhe per kete te siguroj une ty i nderuari blaudio se aty luhet shume e madhe.nuk eshte e mire te perdor emra personash por formacionin e kam shume te sakte.
vec nje rast te tregoj teuta-elbasani afersisht para 4 vitesh per kupe ishin dite e mia te para ne europe ne mes miqsh shqiptare 1 ore para ndeshjet moren telefonata qe ndeshja do lihej ne barazim dhe mbi tre gola
asaj kohe ishte elbasani super dhe nje teute e lodhur.ste genjej asnje fjale
nese je aktiv ne forum une e teproj duke sha vllaznine jo si skuader po drejtuesit dhe nuk i mbroj me termat ja kane lene apo e kane shitur po nese je ne vlore miku im e di mire se ate ndeshjen e vlores zoteria gjika e ka pas vendos qe ne tavoline pa fillu ndeshja.kete besoj sdo e mohosh.
respekte
i perjashtuar

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Tue, 21 Oct 2008 , 01:30

futbolli jone asht krejt i korruptum e kjo bahet diten per diell...njeni prej jush t me tregojne vec nji arsye pse presidentat mos ti blejne e shesin ndeshjet..kush si kontrollon,per tifoza s ja ndin hic,per ngjyra e fanele klubit jo e jo,kush nuk asht tu protestu..atehere pse te mos e bajne?

ndeshjet tone vehen n mal t zi mos te kene merak hic anetari prej vlonet se tane i kane durt e njyme ne "mjalte"...apo kujton se jane burra ma t mire ata..

mu m bahet qejfi kur fitojme po krejt pa emocion i shof rezultatet.Shpesh kam thane si ndjeki ma po prape s me rrihet se bluza e ekipit ma t vjeter n shqipni( se di a ka mrrite ky lajm ne elbasan apo hala) asht e rande e te ban per vedi..
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Tue, 21 Oct 2008 , 04:05

me te than te drejten per ndeshjen e vllazanise thojn te tan qe vllaznia ka shit ndeshjet,por du me than dicka qe asht shum e vertete qe smaili e shpetoj vllaznine pa hanger golin e dyte vetem ne minuten e 89.

mos vall jane 2 a 3 veta qe shesin ndeshjen ,dhe keta jane lojtaret.

nuk di qa me than por kur pash smailin qe heku ate top ne minuten e fundit para se me hanger golin e dyte ,mund te them qe ai lojtare lot me gjithe zemer.

kurse per golin e pare qe na kan ba ishte nje gabim foshnjak ,po ashtu edhe i dyti ,u la rizvanolli i lire e goli bani muuuu ,tamam siq tha shoku parafoles.
.nuk mendoj qe jane 11 lojtaret qe e bajn ket pune ,por jan vetyem dy mbrojtes qe mund te marrin pare nga kundershtari ,vetem per me lan golin.

nuk mund ta shoh kroniken mire se asht shum larg ,por ama goli i pare i tyne dhe goli i dyte i tyne asht lan nga mbrojtja jone qellimish.

sot sa fola me kushrinjt ,e nuk mendojn se e ka fajin presidenti qe shet ndeshjen ,por jane dy mbrojtsa bethqima qe haram ta ken qe lozin per vllaznine.

edhe un mendova qe asht fushaj qe i ban keto gjana,por tradhtine e kena ne mbrojtje ,dhe jan vetem 2 veta qe marrin pare mire nga kundershtari.

nuk di qa me than ma teper por tradhtine e kena ne mbrojtje e jan vetem 2 . nese dikush asht me mendimin tem ,le ta thojn ,por une mendoj se asht mese e sakte

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Tue, 21 Oct 2008 , 05:20

Antari blaudio, ti ke mendimin tend , ashtu si ne tonin, por une personalisht, ka disa kohe qe jam ne kete forum dhe rradhe here kam than se asht shit ndeshja dhe shume here e kam kundershtu ketu kete gje, ama ketu fola. Jo sepse humbem me Shkumbinin, sepse na kan rrah edhe taman ma pare, ama u dinte ne Shkoder kjo gje, dhe goli i fundit asht lan vete, e ka pa tan stadiumi, po ashtu fjale ne Shkoder jane qarkullu.
Nuk di a je shkodran a jo, ama ne Shkoder hapet muhabeti pa u ba mire, kete ta kesh te sigurt.

Po ashtu, persa i perket basteve sic the ti, bastet shkodranet (klyshat e presidentit) nuk i vejne ne Shkoder, por ne Mal te Zi, qe na eshte ba si lagje ne Shkoder pothuasje. Atje bahen tana pislleqet dhe ta kesh te sigurt qe nuk asht hera e pare ta marrsha, sepse une njof persona qe punojne ne rradhet e Vllaznise dhe nuk flasim kot. Kur hupim e pranojne, sepse nuk jemi fenomene, ama ketu nuk hupen se e meritoi Shkumbini, por per arsye tjera. Mandej me Shkumbinin nuk ka vit pothuasje qe ne kohen e Myftarit, qe nuk bashkepunojme me ta. Sdq, ti je i lire me mendu qe te dush.

Fpjalmi, nuk asht mbrojtja ma naqe qe na kane tradhtu, por tana i ban presidenti, aman pash Zoten, se kur u ba ai cfare burrit me dhan lek per Vllaznine, ai e ka marr Vllaznine me ba lek, e jo me lan lek, matrapaz i flliqte asht, e njofin tan se si e ka ba at biznes qe ka.

Ku ka me nder mbrojtsi me i ba lojna tan Shkodres. Ti po quditesh se lojtari paska shpetu porten, por keto jane hilet qe me ta mbush mendjen ty se nuk asht shit ma naqe, ti a e shikon se kane lujt taman, dhe ne fund krejt e kan lan qe mos te merret vesht gjoja se gabim ne fund te lojes. Ah ma fpjalmi, nuk jane te marre jo, jane profesionista se si me i ba lojnat qe me u duk te sakta, tan jeten jane marre me ate pune, pernjat nuk nxjerrim futboll na shqiptaret, sepse ne stervitemi se si me ba hile, jo si me fitu.

Nuk di gja, por mu me asht neverit futbolli shqiptar krejtesisht, tu fillu nga ekipet e tu maru tek kombtarja, i gjithi korrupsion.

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Tue, 21 Oct 2008 , 05:27

vllaznia1919 wrote:Jane mase te verteta kta qe thoni ju dhe si lot topi por ka te drejte edhe vvllaznia qe kush do ta marrin ekipin mas tij???????????????

Pikerisht, se nuk ka kush me e marr i ka mbet atij matrapazit. Ka ra parja n'dore t'horit. Nuk ka mbet gja tjeter me ba, vetem shif me sy e plas me zemer. Me vjen inat gjithe ai popull qe e perkrah ekipin me u mashtru nga nje person. Stadiumi me 1000 veta duke qene Vllaznia ne vend te dyte?! Nuk di a ka ba vaki najher?!

Ka persona ne Shkoder qe i rujne njata 3 mije ose 4 mije lek vetem me shku me pa Vllaznine ne stadium, dhe ai tallet me ta.
Prej fshatrave perreth Shkodres dhe Malsise vijne me pa ekipin e Vllaznise ne biqikleta disa, e ky shet ndeshjen.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: VLLAZNIA-SHKUMBINI

Post by Miri » Tue, 21 Oct 2008 , 12:44

GOLDIAN wrote:po e hapi une iher
ishalla me kam te mbare
kete ndeshje duhet me e fitu se sban dhe pse shkumbini kete sezon asht shume mire.
sduhet nenvleresim.
kete ndeshje ta fitojne vllaznia per naqen shkodranin 81 se ja kan nje borxh te vjeter :D
spo du me ja than rezultatin hic
edhe me 1-0 asht i kenaqur
une du 9 pike
shkumbinin besen e elbasanin sdu justifikime
vllazen euforia qe na dha shqiperia ishalla na e vazhdon vllaznia
ty asht me ta rras 1 kokerr denimit :lol: :lol: :lol: :lol:

blaudio
Antar
Antar
Posts: 33
Joined: Fri, 26 Sep 2008 , 18:01

Post by blaudio » Tue, 21 Oct 2008 , 15:41

Ne Evrope dhe ne Azi kampionati shqiptar nuk luhet, pervec Bwin qe pranon vetem shuma te vogla.
Per ne Mal te Zi nuk e di, por nuk ma merr mendja se kompanite malazeze bejne bamiresi, duke pranuar shuma te medha bastesh per barazimin e ndeshjes Vllaznia-Shkumbini.
Gjithsesi, un mbetem i mendimit qe ndeshjet ne Shqiperi i shesin e blejne presidentat, por jo per skedina. Jam dakord edhe me ate personin me lart qe thote se Flamurtari-Vllaznia u rregullua nga Gjika, ka mundesi, por jo per ta hedhur neper lloto. Per baste, presidentat tane te nderuar presin kupat e Evropes, dhe ne kete pike presidenti i Vllaznise eshte MJESHTER.

Jam kurioz vetem per dicka: dikush me lart thote qe ne Shkoder gjithcka merret vesh ende pa u gatuar: pse nuk doli dikush ne kete forum te thote KUJDES, se NDESHJA ESHTE E KOMBINUAR? Perse te gjith thonin DO FITOJME, MUNDESISHT ME SHUM GOLA?
E verteta eshte qe Vllaznia e ketij sezoni po luan me shume shume luhatje, natyrisht per shkak te ndryshimeve te medha ne merkaton e dobet verore, por edhe per problemet taktike te trajnerit Canaj, i cili eshte i afte vetem per loje ne kundersulm.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Tue, 21 Oct 2008 , 15:46

blaudio. pothuajse te gjithe pjestaret e ketij forumi jetojne jasht shtetit dhe nuk kane se si ta dine perpara ndeshjes se ça flitet ne shkoder.

Post Reply