Me fal po nuk e kuptova mire kete fjaline me siper nga dialekti. C'ti besh jam Lab Tirone.
Nqs doje te thoje qe me pelqejne Shkodranet meqe kam nusen Shkodrane, gabohesh. Per mua Shkodra eshte epitoma e kultures qytetare Shqiptare ne te gjitha pikpamjet. Eshte kulture e vjeter e fisnike qe u rrit ne menyre organike dhe nuk u krijua artificialisht si ajo e Tiranes komuniste ose sot e Tiranes post-komuniste ku jane perzier turli lloj njerezish.
Pastaj dialekti Shkodran eshte #1 ne Shqiperi. Ndoshta aty e dalloj nga qendrat tona te tjera kulturore si Gjirokastra ose Korca. Me origjine jam nga Gjirokastra po dialekti i tyre nuk durohet. Per Korcen s'po flas fare.
Shkodra flet me nje embelsi qe nuk e gjen ne asnje vend tjeter ne Shqiperi.
Per fat te keq ajo Shkoder qe pershkruaj une me sa degjoj nuk ekziston me. Shume Shkodrane te vjeter jane shperngulur dhe tani qyteti eshte mbushur me malesore. S'kam asgje kunder malesoreve po per ta sjelle Shkodren ne nivelin ku ka qene do u duhet edhe nja 100 vjet.